Politikë

  • Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Republikën Federative të Brazilit ka zhvilluar në sërë takimesh, mes tyre atë me homologun Mauro Luiz Iecker Vieira si dhe Ministrin e Shtetit për Turizmin, Alberto Alves. Nënshkruhet marrëveshja për Transportin Ajror.
  • Mbyllet analiza e zgjedhjeve, PD
    drejt krijimit të 20 degëve të reja

    Sot dhe nesër Partia Demokratike finalizon procesin e analizës në të gjitha degët e saj. Dy degët e fundit të cilat ende s’kanë analizuar votën e 21 qershorit, sipas udhëzimit të datës 4 tetor të kryetarit demokrat, Lulzim Basha, janë ajo e Tropojës dhe Peqinit. 

  • Nishani "përplaset" me Felajn
    refuzon t'i bëjë burrin prokuro

    Bashkëshorti i Ministres së Marrëdhënieve me Parlamentin Ermonela Felaj ka humbur mundësinë për tu bërë pjesë e trupës së prokurorëve. Bledar Velikaj i është rrëzuar dekreti, dhe për pasojë ai do të vijojë të qëndrojë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Vendimi për refuzimin e dekretimit të tij prokuror është marrë nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i cili nga 9 propozimet për prokurorë të bërë nga kryeprokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, ka vendosur të miratojë vetëm 7 prej propozimeve, ndërkohë që dy të tjerë janë refuzuar. 

  • Islami: Primi elektoral, propozim
    politik, duhet diskutim i gjerë 

    Deputeti i PD, Kastriot Islami, si një prej politikanëve më me përvojë në vend dhe njëherazi ekspert i çështjeve zgjedhore, thotë se diskutimet për ndryshimin e Kodit Elektoral, duhet t’i nënshtrohen një analize të thellë dhe të studiohen me kujdes.

  • Ironizon Bejko: Ne provincialët 
    presim të tjerë të mëdhenj nga Tirana 

    Ditët e fundit, dega e PD-së në Gjirokastër është vizituar nga 2 kandidatët, Ervin Salianji dhe Oriela Nebijaj, të cilët kanë zhvilluar takime me strukturat rinore atje. Bejko: Prisnim te tjere te medhenj nga Tirana. 

  • Artan Gaçi: Tenderat fitohen nga
    të njëjtët njerëz /Intervista e plotë

    Përqendrimit i tenderave publik vetëm në pak duar është ngritur si shqetësim nga deputeti socialist, Artan Gaci në seancën e kësaj të mërkure ne komisionin e veprimtarive prodhuese . socialisti gaci thotë për mediat se ndonse ka një farë përmirsimi të këtij fenomeni 25 vjecar problemi i shpërndarjes së tyre mbetet ende prezent.

  • Mbrojtje e të drejtave të njeriut 
    ​Ligjet miratojnë konventën e KE

    Komisioni për Çështjet Ligjore shqyrtoi dhe miratoi projektligjin “Për ratifikimin e protokollit nr. 15, të Konventës Europiane, për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”.

  • Shtyhet sërish progres-raporti
    për Shqipërinë, del më 10 nënto

    Progres Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë do të publikohet javën e ardshme. Ky fakt mësohet nga Shqiptarja.com përmes burimeve nga Brukseli, të cilat saktësojnë se ky raport do të bëhet publik më 10 nëntor, të martën e ardhshme. Shkak i shtyrjes janë zgjedhjet në Turqi dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe për vendet e tjera jo vetëm për Shqipërinë. 

  • Kukës, Bashkia harron “Lagjen e Re”
    asnjë investim në infrastrukturë

    Lagjia e re në Kukës vijon të jetë ndër më të diskriminuarat e Bashkisë, sa i përket investimeve. Infrastruktura rrugore në këtë zonë është në gjendje të rëndë, rrjetet e energjisë dhe kanalizimeve janë ndërtuar vetë nga banorët, ndërsa premtimet e pushtetit vendor kanë mbetur vetëm në letër.

  • PD: Qeveria rriti taksat, por
     mblodhën 70 mln euro më pak

    Partia Demokratike është shprehur këtë të mërkurë përmes deputetes Jorida Tabaku se ndryshe nga ajo që "qeveria e gjeneratës tjetër", premtoi për nxjerjen e vendit nga kriza ekonomike, raporti i KLSH-së tregon të kundërtën. U mblodhën 70 milionë euro më pak nga tatimet dhe doganat.

  • Dorëhiqet kreu i PD Krujë, Vogli
     "Strazimiri fajtor për humbjen"

    Një përplasje me deputetin demokrat Gent Strazimiri, ka çuar në dorëheqjen e kryetarit të Partisë Demokratike të degës së Krujës Dragush Vogli. Dorëheqja e tij është konfirmuar për Shqiptarja.com dhe mësohet se vjen pas debateve për analizën e zgjedhjeve vendore të 2015-ës, e ku demokratët e humbën bashkinë e Krujës.

  • Basha thërret popullin: Qeveria
    në duart e mafies, ta largojmë
    Video/Eshte vertet kaq i nxehur?

    Lideri i opozitës Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë. Kryedemokrati doli në një deklaratë të posaçme për mediat për të listuar të gjitha lidhjet kriminale, që sipas tij ka qeveria me bandat e trafikut të drogës. Basha tha se së bashku me qytetarët, PD ka detyrën ta largojë një orë e më parë këtë qeveri.  VIDEO

  • Topi: Të ndryshohet Kushtetuta
     Asnjë "mea-culpa" për 2008-ën

    Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi e ka konsideruar situatën plitike në vend si tepër të rëndë, ku zgjidhja e vetme sipas tij shihet tek ndryshimi i Kushtetutës. Gjatë një konference për shtyp, ish-presidenti i vendit solli në vëmendje edhe ndryshimet kushtetuese në prill të vitit 2008, duke shtuar se deri tani nuk ka asnjë "mea-culpa"për atë që ndodhi.

  • Drejtësia, Manjani: Përfshirja e
    PD e detyrueshme, s'kemi votat

    Nënkryetari i LSI Ylli Manjani është i mendimit se reforma ne drejtesi nuk mund të bëhet pa konsensusin politik të palëve, e veçanërisht të Partisë Demokratike për të cilën Manjani ndan vlerësim sa i përket propozimeve të tyre për reformën. "Marredheniet me PS normale, por dy partite me ritme te ndryshme". Veza ndaj Rames, Manjani: "Eshte mire qe rinia shqiptare eshte gjalle"

  • Emërimet, PD: Zgjerim të hetimeve 
    PS: Komisioni sërish drejt dështimit

    Komisioni hetimor për emërimet në administratën publike miratoi dje, në mbledhjen e dytë të tij, vetëm rregulloren, ndërsa shtyri votimin për planin hetimor, për shkak të mungesës së përfaqësuesve të opozitës.

  • Grida Duma rikthehet në PD 5 muaj 
    pas humbjes së zgjedhjeve lokale

    Grida Duma, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, është rikthyer zyrtarisht si pjesë aktive e jetës politike të partisë më të madhe të opozitës. 

  • Kamëz, të majtës i ikin 3 këshilltarë
    Pjerin Ndreu: I bleu Xhelal Mziu 

    Rrokadë në këshillin bashkiak, shkarkohet kryetari i këshillit bashkiak. Tre këshilltarë kanë braktisur të majtën duke iu bashkuar të djathtës duke krijuar kështu maxhorancë të re në Këshillin Bashkiak Kamëz. Pas krijimit të shumicës së re, kanë qenë më shumë se 1/3 e anëtarëve të Këshillit Bashkiak Kamëz që kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit në rend dite, duke shkarkuar kryetarin, sekretarin dhe nënkryetarët e Këshillit. 

  • Duma: Rama s'mbajti asnjë premtim 
     është turisti më i pasur në Shqipëri

    Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet që u bëri shqiptarëve para dy viteve. Sekretarja për marrëdhëniet me publikun ne PD  Grida Duma, tha se Rama është turisti më i pasur i vendit ndërsa kopjoi  PD për pullën e taksës për biznesin e vogël. VIDEO
    Duma rikthehet në PD 5 muaj pas humbjes së zgjedhjeve

  • Meta reporterëve të Komisionit të
    Venecias: Mos lejoni gabimet e '08-s

    Kreu i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një takimi me Raporterët e Komisionit të Venecias ka deklaruar se opinioni i këtij komisioni është shumë i rëndësishëm për të garantuar që propozimet për ndryshime kushtetuese të prodhojnë një sistem drejtësie të besueshëm dhe efikas.

  • Meta mesazh Ramës dhe Bashës:
    Të mos përsërisim gabimet e 2008

    Të nxjerrësh mësime nga e shkuara, sidomos kur bëhet fjalë për ndërhyrje ne Kushtetutën e vendit. Këtë mesazh ka dashur të përcjellë kryetari i Parlamentit Ilir Meta aleatit të tij Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha teksa fliste për reformën në sistemin gjyqësor. Sipas Metës propozimet e LSI-së adresuar komisionit të Venecias synojnë të përmirësojnë draftin e paraqitur nga ekspertët.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv