Politikë
-
Komisioni parlamentar për reformën në drejtësi ka tërhequr vëmendjen për konfliktin mes Presidentit dhe Kuvendit, e cila po sjell dhe mos funksionimin e plotë në sistemin e drejtësisë. 14 Qershor 2015, 08:00
-
Nishani me homologun gjerman:
13 Qershor 2015, 10:43
Masa për frenimin e azilkërkuesvePresidenti i Republikës, Bujar Nishani u takua në Berlin me homologun gjerman, Joachim Gauck, me të cilin bisedoi për forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. Në përgjigje të interesit të Presidentit Gauck lidhur me numrin në rritje të azilkërkuesve shqiptarë, Kreu i Shtetit shqiptar vuri në dukje se ka udhëzuar qeverinë për të lehtësuar maksimalisht riatdhesimin dhe riintegrimin e tyre si dhe vijimin e fushatës sensibilizuese për dekurajimin dhe frenimin e këtij fenomeni shqetësues.
-
Servet Pëllumbi: Zgjedhje të
13 Qershor 2015, 07:20
brendshme në PS pas 21 QershoritIsh-kryetari i Kuvendit dhe një nga themeluesit e Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi, shpreh pakënaqësi për angazhimin politik dhe grintën e treguar nga kasta e re e kësaj force politike. Në 24 vjetorin e themelimit të PS, Pëllumbi kërkon nga deputetët dhe anëtarët e rinj të kësaj partie që të mos e shohin Partinë Socialiste si një histori pas së cilës mund të fshihen, por të ndërtojnë një realitet konkret që t’i shërbejë edhe brezave të ardhshëm.
-
Basha nga Berati: Askush s’mund
12 Qershor 2015, 23:28
t’a ndalë fitoren e 21 qershoritKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar nga Berati se asgjë dhe askush nuk mund t’a ndalë vrullin e fitores së 21 qershorit pasi ajo është fitorja e çdo qytetari që kërkon punë dhe dinjitet.
-
Rama:Sulmet ndaj gruas së Veliajt
12 Qershor 2015, 22:46
nga partia e dëshpëruar,që ha vetvetenSulmet e PD ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt i ka dënuar edhe kryeministri Rama i cili ka reaguar përmes rrjetit social “Twitter”. “Sulmet e Shqupit ndaj gruas se Erion Veliajt jane faqja e zeze e nje partie te deshperuar pa ide dhe pa drejtim qe po ha perdite vetveten!”- shkruan kryeministri Rana në rrjetin social facebook.
-
24 vjetori i themelimit të PS, Dokle:
12 Qershor 2015, 17:41
Suksesi te reformimi i vazhdueshëm24 vjetori partinë më të madhe në mazhorancë e gjen jo në një atmosferë festive, por në punë për shkak të fushatës dhe zgjedhjeve lokale që mbahen javën tjetër. Deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle njëkohësisht një themelues i kësaj force politike, në një intervistë për A1 Report flet për momentet më të vështira, por edhe domethënëse gjatë 24 viteve. Ndjekim kronikën për atmosferën brenda kampit të majtë.
VIDEO -
Akuzat e PD, Zyra e Veliajt:Ajola
12 Qershor 2015, 16:27
asnjëherë avokate e Becchettit
Arkiva-Lajmet për çështjen 'Becchetti'Panik nga PD për zgjedhjet e 21 qershorit i ka cilësuar Zyra për shtyp e Erion Veliajt akuzat personale që Partia Demokratike ka hedhur mbi bashkëshorten e kandidatit të mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, duke sqaruar edhe përfshirjen e emrit të Ajola Xoxës në çështjen Beccheti.Në reagim theksohet se Ajola Xoxa nuk ka qenë në asnjë moment personalisht përfaqësuese ligjore për Francescho Becchettin, apo për ndonjë prej kompanive të tij.
Hetuesit:Në llogaritë e Becchettit gjetëm më pak se 100 mijë euro -
Integrimi, Lammert: Përmbushni
12 Qershor 2015, 14:34
kushtet, s'do përsërisim gabimetPresidenti Bujar Nishani, gjatë vizitës në Berlin, është takuar me Presidentin e Bundestagut, Norbert Lammert me të cilin ka diskutuar mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nishani theksoi se, pavarësisht sfidave për përmbushjen e standardeve të kërkuara, Shqipëria është shumë e vendosur që ta çojë përpara këtë proces duke kryer reformat e nevojshme.
VIDEO -
24 vjet PS, Rama: Festojmë me
12 Qershor 2015, 11:01
fitoren e zgjedhjeve në 21 qershoKëtë 12 Qershor shënohen 24 vjet nga dita e themelimit të Partisë Socialiste, një “ditëlindje” që ashtu si edhe në vitet e shkuara nuk ka kaluar pa urimin e udhëheqësit të kësaj force politike. “Gëzuar”, - e nis urimin e tij në Facebook kryeministri, duke shprehur më tej respekt e mirënjohje për personat që e krijuan dhe e drejtuan PS.
VIDEO -
Bashkiakët e rinj, ja personeli
12 Qershor 2015, 11:43
që emërojnë dhe shkarkojnëDrejtuesit e rinj të pushtetit vendor ashtu siç edhe ishte parashikuar do të jenë të plotëfuqishëm për emërimin dhe shkarkimin e personelit në bashkitë e reja. Kryeministri Edi Rama në takimin informues që zhvilloi dje me ministrat e kabinetit të tij qeverisës nën sloganin “E nesërmja”, bëri publike disa nga kompetencat e reja që do të marrin drejtuesit vendor pas zgjedhjeve të 21 qershorit.
VIDEO -
Nishani në Berlin: Krenar për rolin
12 Qershor 2015, 11:08
konstruktiv të Shqipërisë në rajonPresidenti, Bujar Nishani ka marrë pjesë në mbrëmjen e Takimit të 20-të Ndërkombëtar të Berlinit, ku ishte i Ftuar Nderi dhe folës kryesor. Mesazhi i Nishanit u fokusua në nevojën e ruajtjes së vlerave të përbashkëta morale e shoqërore si dhe në promovimin e harmonisë fetare në Shqipëri dhe rolit e kontributit të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
-
Lame përgjigje opozitës: Nuk ka
12 Qershor 2015, 08:00
kamatë për faturat e legalizimeveQeveria nuk po ndërmerr asnjë propozim ligjor që të vendosë kamatëvonesa për atë që nuk paguajnë në kohë faturën e legalizimeve. Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, tha për “Shqiptarja.com” se deklarata e bërë në Kuvend nga Edi Paloka është një abuzim i pabazuar në asnjë fakt dhe e ftoi atë të publikojë çdo shkresë të mundshme që mund të mbështesë akuzën.
-
Basha kredi për tender 10 mln $
11 Qershor 2015, 23:19
10 ditë para se të lë BashkinëDhjetë ditë para se të lë drejtimin e Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Lulzim Basha, njëherësh lideri i opozitës ka shpallur një tender me vlerë 10 milionë dollarë për ujësjellës-kanalizime.
VIDEO -
Rama mungon në Kuvend, Topalli
11 Qershor 2015, 19:14
“çmallet” me foton e tij në FacebookMosprezencën e kryeministrit Rama në Kuvend duket se e ka ndjerë më shumë ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli e cila është fotografuar gjatë seancës, teksa shikon foton e kreut të qeverisë në Facebook përmes telefonit të saj.
VIDEO
FOTO -
Mal Berisha e ministri grek 'sherr'
11 Qershor 2015, 18:09
në Oxford për Shqipërinë e MadheAkuza të rënda janë lëshuar në drejtim të Shqipërisë nga ministri i jashtëm grek Nikoz Kotzias në një takim të zhvilluar në universitetin e Oxfordit ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i vendit tonë në Londër Mal Berisha.
-
Pafajësia/ Ndreu PD-së: Vratë në
11 Qershor 2015, 17:28
Bulevard e Gërdec, s'ju skuq faqjaDeputetët e mazhorancës dhe opozitës janë përfshirë në një debat të ashpër lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë që shpalli të pafajshëm dy deputetët e Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka për dhunën e ushtruar ndaj kolegut demokrat, Gent Strazimiri. Topalli: Nuk ma mbyllni gojën. Ndreu: Më çojnë SMS mos i bini më se rritet Strazimiri në përgjegjësi
-
"Vora" në Kuvend, shpërthen
11 Qershor 2015, 16:52
Mediu- L.Ramës: Ik ore bastard!Debate të ashpra të cilat kanë rrezikuar të kalojnë në përplasje fizike mes deputetëve janë shfaqur në sallën e parlamentit në seancën plenare të kësaj të enjteje ne lidhje me denoncimin e LSI-se per shtim te votuesve fiktive nga ana e Bashkise se Vores e cila drejtohet nga Fiqiri Ismaili, i cili edhe ne keto zgjedhje garon nen siglen e Partise Demokratike. Mediu deputetit te LSI Robert Bitri: Hajde dalim jashtë, ta tregoj unë. Mediu-Luan Rames: Ik ore bastard
Patozi: Humbisni në Vorë! Meta: Me qetësi e dashuri
Zbulohet irritimi i Mediut për “Vorën”...krushk me Fiqiriun
VIDEO/Debati në Kuvend mes Mediut dhe Luan Ramës
Konferenca për shtyp e Luan Rames
Replika e Metes pas akuzave të Mediut -
Ligji i legalizimeve,Paloka:Po mbroni
11 Qershor 2015, 09:16
vilat, Braçe: Mos u merr me rrugeçëMinistrja Eglantina Gjermeni gjatë prezantimit për ndryshimet në ligjin për legalizimet, ka kritikuar vendimmarrjen nga ALUIZNI kur në pushtet ka qenë Partia Demokratike. Sipas Gjermenit, legalizimet e kryera në vitet 2011-2013 kanë qenë problematike. Ajo theksoi se 1 në 2 prej legalizimeve të asaj periudhe ka përfunduar në Gjykatë.
VIDEO -
Qeveria miraton marrëveshjen me
10 Qershor 2015, 22:42
Gjermaninë për sigurinë e digaveNë mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë vemdimesh, kështu u vendos miratiminë parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2009, për projektin "Energji ujore dhe siguria e digave në kaskadën e Drinit".
-
Halimi: Gjykata vendim të turpshëm
10 Qershor 2015, 14:10
për deputetët e paprekshëm të RamësStandard të rrënuar të Gjykatës e ka vlerësuar deputeti demokrat Eduard Halimi vendimin e gjykatës së Lartë që shpalli të pafajshëm dy deputetët socialistët Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka për dhunën ndaj kolegut Gent Strazimiri.
VIDEO