Politikë

  •  Qëndrimeve të forta të demokratëve të cilët i cilësuan këto zgjedhje si me standarde të shkatërruara, u ka dhënë përgjigje ish kryeministri Pandeli Majko.Deputeti socialist ka thënë në Kuvend, se zgjedhjet e 21 qershorit ishin shumë të mirë. Sipas tij, nëse do të ishte e kundërta, demokratët do kishin hedhur në erë Kuvendin.
  • Pr/ligji, ndryshohen kompetencat e
    Presidentit për shkarkimet në ushtri

    Reforma në ligjin për “për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, është rikthyer sërish për diskutim në parlament.  VIDEO

  • Foto/Pas zgjedhjeve, Astrit Patozi 
    i pafat edhe në kazinonë e Budvas

    Pas humbjes në zgjedhje Astrit Patozi ka provuar fatin diku tjetër këtë herë në kazino, por mesa duket as atje nuk i ka ecur. Deputeti demokrat është fotografuar në një Kazino në Budva të Malit të Zi, ku nga çfarë dallohet nga këto pamje kuptohet që është duke humbur edhe në lojë.

  • "25-vjetori i ambasadave", Rama
    ironizon mesazhin e Bashës

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mesazhin me rastin e 25-vjetorit të hyrjes së qytetarëve në ambasada. Basha shprehet se në vend të festimeve, ky përvjetor na bën të reflektojmë. Ai i referohet zgjedhjeve të 21 qershorit, sipas të cilit janë manipuluar. Menjëherë pas mesazhit të Bashës, ka reaguar kryeministri, Edi Rama. “Duke lexuar përkujtimin e Lulzim Bashës për hedhjen e njerëzve përtej gardheve të ambasadave m'u duk sikur i ka vajtur mendja të bëjë të njëjtën gjë”, tha Rama.

  • Ende pa ligj për dekriminalizimin
    shtyhet deri më 31 dhjetor komisioni

    Konferenca e Kryetarëve para se të niste seanca plenare ka marrë vendim të shtyjë afatin e Komisionit të posaçëm parlamentar për dekriminalizimin deri më 31 dhjetor. Ishte Partia Demokratike e cila kërkoi që afati i komisionit të shtyhej pas dështimit të palëve politike për të kryer ndryshimet e nevojshme ne ligj për dekriminalizimin

  • Berisha kërcënon me vdekje
    Stërkajn: E di ku do përfundosh!

    Berisha gjatë replikave me deputetin socialist Paulin Stërkaj në lidhje me procesin zgjedhor, e ka kërcënuar atë me vdekje.  "Shko qëllo me pistoletë ti demokratët, po e di mirë ti se do përfundosh, atje ku përfundojnë të gjithë". Pergjigjet Sterkaj: Je bere qesharak! Nuk kam përdor pistoletë kur kam qënë në polici jo më tani që jam deputeti më i votuar”
     

  • Protesta e Berishës për zgjedhjet:
    Kisha menduar të digjia mandatin

    Ish-kryeministri Berisha dha një deklaratë të fortë kur tha se ishte në gjendje të digjte edhe mandatin e tij në shenjë proteste ndaj këtyre zgjedhjeve vendore, të cilat sipas deputetit demokrat nuk ishin të lira.  VIDEO

  • Patozi kundër Bashës: Kemi
    humbur, s'bëhet dasëm në vaki!

    Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi është një tjetër zë brenda së djathtës që rrit edhe më tonet e kritikës kundër liderit të opozitës Lulzim Basha në lidhje me humbjen e PD-së në këto zgjedhje vendore, që kryedemokrati Basha e cilësoi fitore! Nga foltorja e Kuvendit në seancën plenare të kësaj të enjteje, në analizën e Patozit Partia Demokratike i ka humbur qartësisht zgjedhjet.
    VIDEO
    ​Berisha del kundër Topallit
    Topalli kundër Bashës: Kemi rënie
    Foto/ Pas zgjedhjeve, Astrit Patozi i pafat edhe në kazinonë e Budvas

  • Kuvend, opozita i rikthehet bojkotit, 
    mazhoranca miraton e vetme ligjet

    Deputetët e opozitës janë larguar nga seanca parlamentare në momentin që kanë kaluar për miratimin projektligjet. Me 77 vota pro, Kuvendi votoi ligjin “Për miratimin e përjashtimeve nga taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti i kushtëzuar, sipas marrëveshjes së garancisë në lidhje me marrëveshjen e huas, për financimin e zbatimit të projektit për ndërtimin e rrjeteve numerike (digjitale) DVB-T2 të transmetuesit publik (RTSH)”.  VIDEO

  • 25 vjet nga 2 Korriku i 1990, ngjarja 
    që "gjunjëzoi" regjimin komunist

    Përkujtohet 2 Korriku 1990, 25 vjetori i hapjes së ambasadave, dita kur u ça muri i izolimit. Është konsideruar dhe konsiderohet si rënia e ”Murit të Berlinit” shqiptar pasi ndau perëndimin me lindjen.  VIDEO

  • Fred Abrahams: Berisha u prish me
    SHBA kur filloi lojën jashtë kufijve

    Fred Abrahams thotë, se libri i tij është edhe një kritikë ndaj intelektualëve të Shqipërisë, që në përgjithësi, kanë dështuar në sfidimin e dogmave dhe të shërbyerin si një zë i pavarur. Sipas Abrahams, ia vlen të përmendet se prishja e Berishës me SHBA nuk lidhej me gjyqet farsë, spiunimin e opozitës apo arrestimet e gazetarëve, por ajo erdhi kur ai filloi të luante jashtë kufijve me çështjen e Omonias dhe të Greqisë.

  • Topi: FRD parti e vërtetë, gati për
    zgjedhjet e 2017,keqardhje për PD

    Partia Fryma e Re Demokratike ka mbledhur sot Asamblenë e saj Parlamentare. Kreu i saj, Bamir Topi tha se këto ishin zgjedhjet e dyta për FRD-në dhe tashmë kjo forcë politike është një partie e vërtetë dhe për këtë është shumë i lutur.  VIDEO

  • KQZ rrëzon kërkesën e LSI për
    pavlefshmëri të rezultatit në Vorë

    Komisioni Qendror Zgjedhor ka rrëzuar me 4 vota kërkesën ankimore të LSI për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjve në Vorë. Përfaqësuesi i LSI në KQZ, Ylli Manjani pas dhënies së verdiktit deklaroi se do ta adresojnë çështjen edhe në instancat e tjera, kjo pasi vendimi i KQZ për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve erdhi për shkak kompetencash dhe jo për shkak se fenomeni nuk ekziston.  VIDEO

  • Ekskluzive/ "Venecia":Ndryshoni
    Kushtetutën për dekriminalizim
    PDF-Raporti i Komisionit të Venecias

    Ekskluzive/ Pas dështimit të mazhorancës dhe opozitës për të realizuar ndryshimet ligjore brenda 30 qershorit për të dekriminalizuar politikën dhe administratën publike, Komisioni Venecias u ka dorëzuar anëtarëve të Komisionit të Posaccëm Parlamentar raportin paraprak mbi përjashtimin e të inkriminuarve nga jeta politke.  VIDEO

  • Rama: Më 2017 PS 150 mijë anëtarë,
    shtatori analizë, dhjetor kongresi

    Kreu i mazhorancës Edi Rama pavarësisht fitores në zgjedhjet vendore të 21 qershorit bashkë me aleatët, duke marrë drejtimin e 46 bashkive, nga 61 bashki në gjithë vendin, ka qenë kritik ndaj deputetëve, ministrave dhe drejtorëve në ato zona bastion ku e majta ka shënuar humbje. 

  • "Ditëlindja e SHBA-ve" bën bashkë
    politikanët shqiptarë, por vetëm kaq

    Ambasada Amerikane në Shqipëri ka freskuar politikanët shqiptarë dhe klimën politike të nxehur pas zgjedhjeve vendore. Ditëlindja e 239 e SHBA mblodhi të gjithë politikanët e vendit në një ceremoni përkujtimi të 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  VIDEO

  • Qeveria miraton marrëveshjen me
    SHBA për kontrollin e narkotikëve

    Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e së mërkurës një sërë vendimesh të rënëdësishme. Qeveria vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për kontrollin e narkotikëve dhe zbatimin e ligjit.

  • ​Berisha kundër Topallit mbron Bashën
    "Një votë e opozitës sa tre të qeverisë"

    Shumë zyrtarë të Partisë Demokratike janë përpjekur të gjejnë “një anë pozitive” nga rezultati i zgjedhjeve të21 qershorit, por që deri tani kanë dështuar.
    Përpjekja më e fundit është bërë nga lideri historik, Sali Berisha, i cili thotë se një votë e opozitës është e vlefshme sa tri vota për qeverinë.

  • Dule me OSBE/ODIHR: Zgjedhjet
    ishin 2 hapa para dhe 3 hapa pas

    Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule gjatë një takimi me Andrew Bruce, përfaqësuesin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR ka dhënë vlerësimin për procesin e 21 qershorit. Pas falënderimit të kontributit të veçantë të Misionit  të OSBE/ODIHR, Dule theksoj se në vlerësimin e tij dhe të partisë që ai drejton, këto zgjedhje ishin dy hapa para dhe tre hapa mbrapa.

  • Kreu i OSBE Rauning: Reforma në
     drejtësi thelbësore për të ardhmen

    Reforma në drejtësi është thelbësore për të ardhmen e vendit dhe përmirësimin e situatës në këtë fushë. Në këtë pikë kanë qenë pothuajse dakord të gjithë ekspertët që kanë punuar për hartimin e platformës që po diskutohet për këtë reformë, por edhe ambasadorët e prezencës së OSBE-së dhe i  Gjermanisë në vendin tonë.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv