Politikë
-
Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë dyditore në Stokholm, ku është ftuar të mbajë fjalën kryesore në samitin “Creative Time”. Ditën e sotme, kreu i qeverisë Rama takoi Kryeministrin suedez Stefan Löfven me të cilin bisedoi mbi marrëdhëniet dypalëshe gjatë një drekë pune të organizuar në selinë e qeverisë së Suedisë.
VIDEO 14 Nëntor 2014, 15:35
-
Bushati takon Stoltenberg, ftesë
14 Nëntor 2014, 12:00
Sekretarit të NATO për vizitëBRUKSEL-Ministri Bushati, duke vlerësuar lart rolin dhe praninë e KFOR-it në Kosovë, përsëriti qëndrimin e Shqipërisë për domosdoshmërinë që NATO të ketë marrëdhënie institucionale me Kosovën.
-
KQZ i hap rrugë referendumeve për
14 Nëntor 2014, 18:05
"territorialen", rrëzon kërkesën e PSKomisioni Qendror i Zgjedhjeve i hap rrugë, referendumit për reformën territoriale. Pas një mbledhje që zgjati përmbi gjashtë orë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, vendosi të miratoje me 4 vota pro, kërkesën e nismëtarëve për pajisjen me fletë-tip për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për referendum vendor të 129 komuna dhe bashki.
Referendumet, Lleshi nxjerr zbuluar Partinë Demokratike -
Progres-raporti, Harito: Punonjës
14 Nëntor 2014, 09:45
pa arsimin përkatës në administratëPjesëtarët e Komisionit të Integrimit kanë adresuar çështjen e punësimeve të paligjshme në poste drejtuese në administratë, duke kërkuar një zgjidhje nga ministrja e Inovacionit Milena Harito. Nga ana saj ministrja shpjegoi se janë 120 punësime të tilla në 9 mijë punonjësit që gëzojnë statusin e Nëpunësit Civil, për të cilët është lënë një afat prej 2 vitesh që të plotësojnë kriteret.
VIDEO -
Rama: Njohja e Kosovës nga Serbia
13 Nëntor 2014, 22:59
i shërben integrimit të rajonit në BEKanë kaluar dy ditë, por vizita e Kryeministrit Rama në Beograd dhe në Preshevë vazhdon të dominojë me komente dhe analiza, por edhe me mendime të njerëzve të thjeshtë nëpër rrjetet sociale, jo thjesht për shkak se ajo ishte një vizitë historike ende pa nisur, për shkak se një Kryeministër i Shqipërisë shkelte Beogradin pas 68 vjetësh, por edhe për atë që ndodhi më pas në konferencën për shtyp me Kryeministrin Vuçiç.
-
Zërat brenda PD, Selami sekretar
14 Nëntor 2014, 07:28
i Përgjithshëm i demokratëveStrukturat e Partisë Demokratike, megjithëse me një hap të ngadaltë janë në rrugën e rikonfigurimit të tyre. Ka disa ditë që ka filluar gara për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, kjo garë po zhvillohet mes Enkeled Alibeajt, Arben Ristanit dhe Eduard Selamit.
-
DASH notë pozitive për
14 Nëntor 2014, 07:24
vizitën e Ramës në BeogradDepartamenti Amerikan i Shtetit dha dje qëndrimin e tij zytar lidhur me vizitën e Ramës në Beograd.
-
Paskal Milo: Shqipëria e Serbia
14 Nëntor 2014, 07:20
ndryshim të kushtetutaveIsh-kreu i diplomacisë shqiptare është më se i qartë në atë që ai e cilëson si çelësi i artë që mund të hapë një kapitull të ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë.
-
Kom. i Ligjeve "kënaq" institucionet
14 Nëntor 2014, 07:53
e pavarura me shtesë fondeshBuxheti i vitit të ardhshëm ka lënë të pakënaqur deputetët e Partisë Socialiste, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë me institucionet e pavarura.
-
Banka e Shqipërisë, ja 4 emrat e
14 Nëntor 2014, 07:17
Nishanit për Guvernatorin e riPresidenti i Republikës ka përzgjedhur katër emra për guvernator të Bankës së Shqipërisë. Burime për gazetën “Shqiptarja.com” pohuan se në tryezën e Nishanit ndohen katër kandidatura për të marrë drejtimin e Bankës së Shqipërisë.
VIDEO
BSH,Gjoni 'harron' zëvëndësimin e stafit, enigmë pasuesi i Bitrajt
Rama: Guvernatori i ri jo me profil politik, por nga financat
Guvernatori i BSH, Meta: Vullnet i mirë për zgjidhje konsensusuale
Guvernatori i huaj? Ruçi: Duhet ndryshuar ligji, të hetohet vjedhja -
Buxheti '15, Prokuroria:Numër i lartë
13 Nëntor 2014, 18:22
dosjesh, Manja: Të rishpërndahenNë Komisionin e Ligjeve është diskutuar edhe për buxhetin e vitit 2015 për Prokurorinë e Përgjithshme. Sipas përfaqësuesit të Prokurorisë së Përgjithshme në komision tha se ngarkesa për çdo prokuror sa i takon numrit të çështjeve që shqyrton çdo vit ka ardhur në rritje, ndërsa mungojnë kapacitetet e nevojshme për studimin e ngarkesës.
-
Janjiç:Anulimi i vizitës së Ramës
13 Nëntor 2014, 17:48
në Serbi do ishte një katastrofë
VIDEO/ Intervista e plotë me JanjicNëse do të ishte anuluar vizita e kryeministrit Rama në Serbi, do të kishte qenë një katastrofë. Kështu shprehet Dusan Janjic, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike, që organizoi të hënën një forum mbi bashkëpunimin Shqipëri-Serbi, ku i ftuar ishte edhe kreu i qeverisë shqiptare. Tashmë në Tiranë, për një tjetër konferencë mbi marrëdhëniet mes dy vendeve tona, Janjiç thotë për mikrofonin e “A1 Report” se fakti që asnjë prej palëve nuk hoqi dorë nga vizita është sinjali më i mirë për marrëdhëniet mes dy vendeve.
VIDEO -
Qafzezi: Qeveria po u vështirëson
13 Nëntor 2014, 16:58
jetën njerëzve me largimet nga punaShoqata për Mbrojtjen e të Larguarve nga Administrata ka kryer homazhe para kryeministrisë për 43-vjeçarin Sami Hani nga Burreli, i cili i ka dhënë fund jetës së tij dy ditë më parë duke u vetëhelmuar. Shoqata akuzon qeverinë se largimi nga puna po ua bën jetën e vështirë dhe kushte të rënda ekonomike.
VIDEO -
Buxheti i pushtetit vendor, Klosi: Jo
13 Nëntor 2014, 16:02
logjike. Cani: Formula sipas USAIDDeputetët e Partisë Socialiste në Komisionin e Ligjeve i kanë shprehur publikisht ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, pakënaqësitë për buxhetin e 2015-s. Shpërndarja e parave nëpër qarqe të ndryshme sipas deputeteve është e pakuptimtë, pasi qarqet e mëdha si Tirana e Durrësi të diskriminohen duke përfituar më pak grante se një qark i vogël si Dibra .
VIDEO
Buxheti 2015, KVV: Më shumë fonde për zgjedhjet vendore -
Hahn: PD stop bojkotit! Reformat
13 Nëntor 2014, 14:23
e BE kërkojnë dialog parlamenta“Opozita të lërë bojkotin dhe të bëhet pjesë e jetës parlamentare në vend.” Apeli i radhës për opozitën në vendin tonë, këtë radhë ka ardhur nga Komisionieri i ri për Zgjerim i Komisionit Evropian Johannes Hann, gjatë takimit të parë mes tij dhe Ministrit tonë të Jashtëm Ditmir Bushati në Bruksel. Bllokimi për 5 vjet i zgjerimit të BE, Hahn: Vendet të bëhen gati për 2020. Nga ana e tij Ministri Bushati: Qeveria e vendosur për implementimin e reformave
VIDEO -
Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, Vlahutin:
13 Nëntor 2014, 13:18
Projekti i BE-së është një projekt paqejeMarrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë kanë qenë në qendër të diskutimeve të Konferencës me temë “Procesi i Integrimit në BE dhe e Ardhmja e Marrëdhënieve Shqiptaro-Serbe”, organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM).
-
PD: Rendi në pikën më të ulët,
13 Nëntor 2014, 12:48
militantët po kapin Policinë e ShtetitPartia Demokratike e ka cilësuar situatën e rendit në vend në pikë të hallit. Deputeti demokrat Arben Ristani në një konferencë për mediat tha se futja e militantëve në Policinë e Shtetit, po sjell pasoja dhe rënien e sigurisë publike. Ristani tha se po zhbëhen standartet e arritura me milionat e partnerëve amerikanë dhe europianë në trajnime dhe rritjen e kapaciteteve të oficerëve tanë.
VIDEO -
Ambasadori Melo: Vizita e Ramës
13 Nëntor 2014, 11:59
në Serbi, moment i ri për RajoninAmbasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo, e konsideron vizitën e Kryeministrit Rama në Beograd si një ngjarje historike si në aspektin dypalësh, ashtu edhe në drejtim të bashkëpunimit rajonal.
-
Shpërthimet me tritol,Tahiri: S'do
13 Nëntor 2014, 11:48
lejojmë atë që ndodhi 1 vit më parëI pyetur nga mediat, pas mbarimit të raportimit në Komisionin e Ligjieve, për dy shpërthimet e fundit ( atë në Kamëz dhe në zyrat e OSHEE në Fushë-Krujë), Tahiri tha se po hetohet.
-
Rama në Serbi, Dade: Kapitull i ri
13 Nëntor 2014, 11:48
Bumçi: Historike vetëm nga kohaE pranishme në panelin e konferencës “Procesi i Integrimit në BE dhe e Ardhmja e Marrëdhënieve Shqiptaro-Serbe” , deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade tha se marrëdhëniet mes dy shteteve tashmë shënojnë një kapitull të ri. Bumci: Vizita historike vetem ne kohe, Serbia tregoi papergjegjshmeri.