Politikë
-
Një nga vendet skeptike, Britania e Madhe, do të mbështesë Shqipërinë për statusin e vendit kandidat. Sipas “The Sunday Times”, duke iu referuar burimeve zyrtare qeveritare pritet që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE.
VIDEO 15 Qershor 2014, 08:45
-
Peleshi: Dëmshpërblimi i CEZ
15 Qershor 2014, 09:00
i lartë, të shmanget arbitrazhiPrishja e njëanshme e kontratës nga ish-qeveria Berisha me kompaninë “CEZ”, që shkakton një dëm prej 200 milionë eurosh, konsiderohet nga qeveria Rama si shifër e lartë. Në një intervistë për “A1 Report”, Zv. Kryeministri Niko Peleshi, u shpreh se, qeveria po negocion me seriozitet për të arritur një marrëveshje të mirë me kompaninë çeke.
-
LSI: S'ka mocion ndaj ministrave
15 Qershor 2014, 08:39
deklarata e Kadelit është personaleDeklarata e deputetit Xhovalin Kadeli duket se e ka vënë në pozitë të paqartë grupin parlamentar të LSI. Burimet kanë bërë të ditur se nuk ka asnjë nismë të LSI mbi mandatin e ministrave të qeverisë Rama. Madje, dhe vetë nënkryetari i kësaj partie Ylli Manjani ka theksuar se qëndrimi i Kadelit është personal.
-
Ndryshimi i Kodit të Familjes, gati
15 Qershor 2014, 08:29
plani për legalizim të martesave gayQeveria po përgatit një plan masash për ndryshimin e Kodit të Familjes për LGBT. Në planin e veprimit për përmbushjen e pesë rekomandimeve për integrimin e vendit në Bashkimin Europian theksohet se deri në fund të muajit qershor do të përgatiten ndryshimet për në Kodin e Familjes për të mbrojtur LGBT.
-
Degët e PD, Basha i qëndron në
15 Qershor 2014, 08:20
‘kokë’ zgjedhjes të krerëve të rinjLulzim Basha zbret vetë në bazën e partisë për të zgjedhur kryetarët e degëve. Ditën e djeshme kreu i PD-së qëndroi për më shumë se 7 orë në Sarandë ku u zhvillua procesi i votimit, i cili ishte një odise më vete, përsa i përket zgjedhjes së kryetarit të ri të degës.
PD Sarandë zgjedh kreun e ri, Hariz Mema fiton me diferencë të vogël
Basha: Gati për nisje të re, do të promovojmë vlera jo narkotrafikantë -
Administrata, në gusht orari deri më
15 Qershor 2014, 07:40
13.00, e shtuna punë, shkak vapaAdministrata shtetërore pritet që gjithë muajin gusht të punojë me orar të reduktuar. Po përgatitet projekti për t’u miratuar në qeveri sipas të cilit orari i punës për nëpunësit do të jetë nga ora 08.00 e mëngjesit deri në orën 13.00 të pasmesditës.
-
PD Sarandë zgjedh kreun e ri, Hariz
14 Qershor 2014, 19:55
Mema fiton me diferencë të vogëlDega e Partisë Demokratike në Sarandë ka zgjedhur kreun e ri të saj, i cili është Hariz Mema.
-
Strazimiri:Nëse gjaku i tij do
14 Qershor 2014, 18:52
kishte vlerë nuk do e dhuronteDeputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka reaguar përmes rrjetit social për deklaratën e kryeministrit Rama, pasi dhuroi gjak për fëmijët talasemikë.
-
Rama për "Francë 24": S'jemi
14 Qershor 2014, 17:56
vend mysliman, por europianNë intervistën e dhënë për televizionin francez “France24” kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e procesit të integrimit europian për Shqipërisë. Kreu i qeverisë u është drejtuar vendeve të BE-së, duke u shprehur se “Shqipëria nuk është një vend mysliman, por është një vend europian”, që dëshiron t’i bashkohet familjes evropiane.
VIDEO -
“Greqi-Shqipëri, paqe e rrejshme"
14 Qershor 2014, 13:58
Idrizi: Librat, më shumë zë për çamëtNë sallën e Akademisë së Shkencave, Shpëtim Idrizi i kërkoi historianëve dhe shkencëtarëve më shumë vëmendje dhe zë për faktet historike që i përkasin genocidit çam të 100 viteve më parë. Idrizi u shpreh në kuadër të konferencës organizuar për trashëgiminë kulturore të çamëve ku të ftuar ishin përfaqësues nga Kosova e Presheva.
VIDEO -
Basha: Gati për nisje të re, do të
14 Qershor 2014, 10:28
promovojmë vlera jo narkotrafikantëMAT/ Kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte i pranishëm në Kuvendin e Zgjedhor të Matit ku u zgjodh Kryetari i PD për këtë degë, por në njoftimin zyrtar të PD nuk bëhet i ditur emri i tij. Ai theksoi se Partia Demokratike po përgatitet për një nisje të re pas daljes në opozitë duke shtuar se zgjedhjet në PD po sjellin forca dhe energji të reja.
VIDEO -
FOTOLAJM/ Këshilltari i Nishanit
14 Qershor 2014, 09:17
në krah të Bashës në fushatëKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në qytetin e Fierit, në kuadër të zgjedhjeve për këtë parti. Në krah të tij ishte Ylli Asllani, këshilltar i presidentit Bujar Nishani për pushtetin vendor, i deleguari i PD për analizën dhe zgjedhjet në Fier.
-
'Siguria', përgjimet e SHIU, sherr
14 Qershor 2014, 09:05
Braho - Noka për “Enver Hoxhën”Ligji u miratua dje në parim vetëm me votat e mazhorancës dge parashikon se objekti i përgjimit të Agjencisë të Inteligjencës të jetë vetëm brenda FA. Sharje dhe akuza në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Sigurisë ku si objekt ishte Presidenti Nishani. Braho: Berisha bënte analiza urine Enverit. Noka: Ti ke vrarë një person gjatë diktaturës.
-
Territorialja, Himara të kthehet
14 Qershor 2014, 09:00
me 52 komuna si në vitet 1800Kalimi i Himarës si rreth në ndarjen e re territoriale ka sjellë një tjetër propozim nga ai i qeverisë.
-
Koço Kokëdhima: Qëndrimi
14 Qershor 2014, 00:52
i Bollanos pa argumenteDeputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima i ka cilësuar të pa mbështetura qëndrimet e OMONIA-s në lidhje me ndarjen e re administrative të Himarës. Kokëdhima shprehet se, njerëzit e Bollanos që kundërshtojnë një gjë të tillë nuk kanë asnjë argument të arsyeshëm.
-
Hetimi i serverit të Tatimeve
14 Qershor 2014, 07:50
PS dhe PD me dy raporteKomisioni Hetimor për zbardhjen e ngjarjes së serverit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve duket se do të marrë përgjigjen përfundimtare në mbledhjen e radhës të Konferencës së Kryetarëve.
-
Ndryshimi në ligj, 50 për qind
14 Qershor 2014, 07:40
e parlamentit me gra deputeteQeveria kërkon të rrisë femrat në parlament duke ndryshuar kodin zgjedhor. Sipas amendamenteve të propozuara nga qeveria, 50% e Kuvendit duhet të përbëhet nga femra dhe 50 nga meshkuj në varësi të rezultatit.
VIDEO -
Gjykata e Lartë, Nishani prova e
14 Qershor 2014, 07:25
tretë e forcës me mazhorancënNishani e provon për herë të tretë forcën me Kuvendin. Ditën e djeshme kreu i shtetit shpalli garën për postin vakant në Gjykatën e Lartë, garë e cila hapet për herë të tretë, pasi dy dekretimet e mëparshme janë rrëzuar nga mazhoranca.
-
Meta takim lamtumire me
13 Qershor 2014, 21:50
Ambasadorin e Rumanisë, StanilaKryetari i Kuvendit Ilir Meta ka pritur në një takim lamtumire ambasadorin e Rumanisë në Shqiperi Viorel Stanila, ndërsa ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Rumanisë ndaj integrimit evropian të Shqipërisë.
-
Integrimi i Ballkanit, Rama takohet
13 Qershor 2014, 19:51
sërish me Merkel në 28 gushtKryeministri Edi Rama do shtrëngojë dorën për herë të dytë me kancelaren gjermane Angela Merkel në fund të muajit gusht. Takimi do të zhvillohet në një konferencë të iniciuar nga Kancelarja gjermane për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.