Politikë
-
Pas deklaratës së kryeministrit Rama, që shprehu qëndrimin e tij lidhur me çështjen e avionit të ulur në Divjakë dhe tentativës për trafik droge, ka reaguar këtë mbrëmje edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai tha: "Me paranojë shembullore e tregoi historinë e drogës, si një inskenim i forcave të errëta kundër tij. Një italian, sipas tij, rrezikoi të hynte në burg për t’i bërë keq Ramës."
VIDEO 13 Maj 2014, 21:16
-
Kryeministri turk Erdogan nesër në
13 Maj 2014, 19:55
Tiranë, takim me Ramën e NishaninKryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan sëbashku me 7 ministra të kabinetit të tij qeveritar do të vijë paraditen e nesërme në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Në orën 15:50 – 16:20 është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e të dy kryeministrave, Rama - Erdoan.
-
“Avioni”, Rama: Film i shpifur
14 Maj 2014, 08:20
politik, ne nuk jemi KolumbiKryeministri Rama iu përgjigj akuzave të opozitës idhur me avionin e bllokuar në bregdetin e Divjakës dhe garantoi se lufta ndaj krimit dhe trafiqeve nuk rresht, duke mos i bërë asnjë amnisti këtyre fenomeneve.Rama e ka quajtur ngjarjen një film të servirur, një shfaqje të shëmtuar, që synon të manipulojë shqiptarët.
Ambasadori gjerman shigjeton PD-në: Trafiku i drogës ekzistonte para shtatorit
PS: 'PD shpif para statusit, policia në krye të detyrës'
BE: Shqipëriatë tregojë që po lufton trafikun
FOTOLAJM/ Droga në Divjakë Noka "ndërton" avion prej letre
Ekskluzive/ Pamje të avionit në Divjakë
FOTO -
"Territorialja" mbyll seancat
13 Maj 2014, 18:09
dëgjimore, të premten variantetKomisioni për reformën territoriale do të shqyrtojë të premten variantet e mundshme që do të sjellë Ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi, ndërsa kryetari i komisionit Bashkim Fino i dha një shans tjetër opozitës që të jetë e pranishme të premten për të zgjedhur mbi variantin që asaj i duket më i vlefshëm.
-
SHBA mbështet reformën territoriale
13 Maj 2014, 17:20
Luan Rama garantohet nga MooreDeputeti i LSI-së Luan Rama, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Sigurisë është takuar sot në Departamentin Amerikan të Shtetit me Jonathan Moore. Moore ka përforcuar faktin se “e mbështesim Shqipërinë në rrugën e reformave, veçanërisht të atyre në drejtësi dhe territori."
-
Protesta e PD, Braçe: Vrasësi Basha
13 Maj 2014, 16:51
po mbështetet nga Nishani e LlallaDeputeti socialist i Divjakës, Erion Braçe, e konsideron “ultimatumin” e kryedemokratit Basha për dorëheqjen e Qeverisë si të mbështetur “nga Presidenti i Republikës dhe nga kryeprokurorit Llalla, garantë të mosndëshkimit të një pushteti kriminal".
-
PS: 'PD po shpif para vendimit për
13 Maj 2014, 15:04
statusin, policia në krye të detyrës'Partia Socialiste ka akuzuar opozitën se po dëmton imazhin e Shqipërisë kur pritet të marrë statusin e vendit kandidat, në lidhje me. Deputeti i PS, Besnik Baraj, i cilësoi shpifje akuzat e opozitës ndaj policisë së shtetit, ndërsa shtoi se po punohet fort në luftën kundër trafikut të drogës.
-
Prioritetet e KE, Gjosha në Bruksel
13 Maj 2014, 14:20
"Udhërrëfyesi me masa ambicioze"Ministrja e integrimit Evropian, Klajda Gjosha mori sot pjesë në Bruksel në Konferencën “Shteti i së drejtës dhe procesi i reformave në Shqipëri”, organizuar nga Fondacioni Hanns Seidel.
-
Rama mbyll vizitën në Vjenë
13 Maj 2014, 14:23
"Integrimi synimi ynë më madhor"Kryeminitri Edi Rama ka mbylluar vizitën e tij në Vjenë duke e konsideruar integrimin europian si më të rëndësishmin dhe si një instrument i modernizimit real për Shqipërinë . Rama ka shtuar se qeveria shqiptare e sheh integrimin si procesin e ndërtimit europian brenda vendit.
VIDEO
FOTOGALERI -
Droga, Berisha do ikjen e Ramës
13 Maj 2014, 14:15
por për Gërdecin nuk u dorëhoq!Prioritet i axhendës së qytetarëve shqiptarë duhet të jetë largimi i qeverisë Rama nga pushteti. Thirrja publike është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë të posacme për shtyp për avionin e bllokuar në Divjakë dhe trafikun e drogës në vend.
VIDEO -
Bruksel, Gjosha raporton për MSA
13 Maj 2014, 12:58
'Procesi i integrimit, fiton Shqipëria'Ministrja e Integrimit Evropian, raportoi në Këshill për mbarëvajtjen e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, duke u fokusuar në kriterin ekonomik, përafrimin e legjislacionit me BE-në dhe bashkëpunimin financiar. Gjosha u shpreh se Shqipëria ka shënuar progres për zbatimin e MSA-së.
-
Mblidhet grupi parlamentar i PS
13 Maj 2014, 12:50
diskuton miratimin e projektligjeveGrupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot në mesditë një mbledhje me dyer të mbyllura. Mësohet se mbledhja, e cila zgjati për rreth 25 minuta është drejtuar nga Kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi.
-
Bojkoton PD, kërkon seancë të
13 Maj 2014, 11:44
jashtëzakonshme, gati protestaOpozita bojkoton komisionet duke kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit, pas bllokimit të avionit që dyshohet se do të ngarkohej me drogë në Divjakë. Paloka kërkoi që Kuvendi të shtyjë rendin e ditës të planifikuar të enjten për një tjetër datë, ndryshe "do të jetë e papranueshme". Basha mbledh vendorët për protestën e së enjtes, ku do kërkohet largimi i Ramës.
VIDEO -
PD: Komision i ri për hetimin e
13 Maj 2014, 09:06
trafikut të drogës në gjithë vendinPD kërkon ngritjen e një komisioni të ri hetimor për të verifikuar të dhënat për atë që opozita e cilëson “fenomenin” e rritjes së trafikut të drogës, përfshirë këtu përdorimin e hapësirës ajrore nga narkotrafikantët. "Të hetojë edhe rolin e funksionarëve publik dhe masat e marra nga organet e pushtetit ekzekutiv përballë këtyre fakteve".
VIDEO -
Reforma Territoriale, OJF: Jo më
13 Maj 2014, 08:23
këshilla komunarë, 40 njësi vendoreOrganizatat jo Fitimprurëse kërkuan dje që këshillat komunarët të shkrihen dhe të mos ekzistojnë më. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Reformën Territoriale u kërkua shkrirja e këshillave të komunave, 40 njësi vendore.
-
Hetimi i Policisë, PD kërkon
13 Maj 2014, 08:15
të fusë në burg Hysni BurgajnPrezantohet raporti i opozitës në Komisionin Hetimor për lëvizjet në administratën e Policisë së Shtetit, rekomandim Prokurorisë për të çuar për ndjekje penale ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj me motivacionin për shpërdorim detyre.
-
Fyle: Qeveria e opozita të punojnë
12 Maj 2014, 21:05
bashkë për çështjet e rëndësishmeKëshilli i Stabilizimit dhe Asociimit, i cili mblidhet një herë në vit, mbajti sot takimi e gjashtë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Ky takim dhjetohej nga Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Komisioneri Štefan Füle përfaqësoi Komisionin Evropian, ndërsa u shpreh se “është e rëndësishme që qeveria dhe opozita të bashkëpunojnë për çështjet e rëndësishme”.
VIDEO -
Toponimet, Shqipëri-Greqi: Lejohet
12 Maj 2014, 20:00
kalimi sa të dalin pasaportat e rejaSot, Shqipëria dhe Greqia kanë zgjidhur në Bruksel, mosmarrëveshjen e toponimeve në pasaportat e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi. Bushati e Venizellos kanë rënë dakord që deri në përgatitjen e pasaportave të reja, do të lejohet lëvizja e qytetarëve në kufirin ndërmjet dy vendeve
-
Bushati e Venizelos nënshkruajnë
12 Maj 2014, 19:55
marrëveshjen për toponimetMinistri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek Evangelos Venizelos kanë arritur një marrëveshje përfundimtare lidhur me çështjen e toponimeve. Në takimin në Bruksel ministrat e Jashtëm vendosën që deri në datën 1 janar të vitit 2015 të realizohet një katalog i ri zyrtar për të shmangur problemet e shtetasve shqiptarë.
-
"Basha i shpëtoi burgut,dosja në
12 Maj 2014, 18:03
gjykatë 2 ditë pasi kaloi afati"“Basha është në kërkim nga drejtësia shqiptare për dy vepra penale” tha deputeti socialist Balla në studion e A1REPORT, duke shtuar se “Të shikosh dosjen që ka bërë prokuroria ndaj tij për rrugën Durrës – Kukës, dënohet me 5-7 vjet burg, por prokuroria ka pasur një afat deri në dy vjet për ta dërguar materialin në gjykatë dhe vetëm dy ditë pasi kaloi afatin e çoi dhe Basha nuk u hetua kurrë.”