Politikë

  • Deputeti i Partisë Socialiste për zonën e Divjakës, Erion Braçe ka reaguar lidhur me ngjarjen ku një avion italian u bllokua në zonën e Divjakës, ndërsa një makinë me 460 kilogramë drogë u gjet pranë saj. Duke vënë theksin në rëndësinë e hetimit të kësaj ngjarje për të zbuluar nëse piloti italian dhe transportuesi i drogës ishin të përfshirë në trafik, Braçe në një lidhje telefonike për “A1 Report”, përjashton përfshirjen e Divjakasve në këtë ngjarje, duke e quajtur atë “një ngjarje të importuar”.
  • Tahiri: Po verifikojmë nëse
    avioni ka lidhje me drogën

    Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një deklaratë për mediat ka sqaruar ngjarjen, duke theksuar se avioni ka bërë ulje në plazhin e Divjakës në orën 14:40, dhe se forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje kanë konstatuar se avioni ka qenë bosh. Por është identifikaur një makinë me 460 kg kanabis. Policia po heton për të zbuluar nëse ka pasur një bashkëpunim mes tyre për trafik droge.

  • Braçe: Berisha shpif, avioni u
    bllokua nga operacioni i policisë

    Pas reagimit të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me avionin e bllokuar në Divjakë, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe. Berisha shkruante se avioni nuk është ndaluar gjatë një operacioni të policisë, por është rrëzuar nga mbingarkesa. Ndërsa deputeti socialist i zonës së Divjakës akuzon ish-kryeministrin për shpifje, duke u shprehur se “Nuk ka avion të rrëzuar e nuk ka avion të rrëzuar nga mbipesha".

  • Berisha: Rama - Meta shndërruan 
    Shqipërinë në Kolumbinë e Europës

    Ish kryeministri i vendit Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me operacionin e ndalimit të avionit të ndaluar në Divjakë, i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike. Në postimin e tij Berisha shprehet se avioni nuk është kapur nga policia, por sipas tij ka rënë nga mbingarkesa.

  • PD: Rama shpjegime pse drejtori i
    Ujësjellësit të Patosit ndryshoi emë

    Partia Demokratike, në një dalje për mediat, ka kërkuar nga qeveria transparencë për emërimin e drejtorit të Ujësjellësit në Patos. Koordinatorja e PD për mediat, Silvi Bardhi tha se qeveria duhet të tregojë se pse drejtori i Ujësjellësit ka ndryshuar emër si dhe cilat janë kriteret e përzgjedhjes së tij.

  • Peleshi: 29 Nëntori, pasaporta jonë
    europiane, të rinjtë fokus i festimeve

    Në 70-vjetorin e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, 29 Nëntori do të jetë data ku aktivitetet do të kulmojnë për të përkujtuar çlirimin e vendit. Nga mbledhja e Komisionit Shtetëror për përkujtimin e Ngjarjeve Jubilare gjatët vitit 2014, zëvendskryeministri Niko Peleshi, tha se filozofia e aktiviteteve këtë vit do të jetë përfshirja e brezit të ri. VIDEO

  • PD: "Rama të sqarojë akuzat e
    Thimios", PS: "Janë përralla"

    Mazhoranca dhe opozit a kanë replikuar lidhur me dëshminë e Gjergji Thimio I cili akuzohet për vjedhjen e disa veprave të artit . Sipas PD, dëshmia e Thimio, tregon implikim të kryeministrit Rama në vjedhjen e tyre, ndërsa kërkuan hetime nga prokuroria. Ndërkohë PS ka reaguar duke i cilësuar akuzat e opozitës si përralla.

  • PD kërkesë Nishanit: Jepi një
    dekoratë të lartë Doris Pack

    Gjashtë deputet të Partisë Demokratike i kanë kërkuar dje Presidentit të vendit Bujar Nishani që të dekorojë me një titull të lartë europarlamentaren evropiane, Doris Pack. Nëpërmjet një letre, Pollo, Tabaku, Mediu, Bumçi, Shehu dhe Bregu i kërkojnë Nishanit që ta dekorojë për shkak të kontributit që Pack ka dhënë në rrugën integruese të Shqipërinë në BE.

  • Basha shkoi për t'i qetësuar, sherr
    mes militantëve të PD në Durrës

    Lulzim Basha shkoi dje në Durrës për të qetësuar bazën e partisë, pas konfliktit që kishte lindur. Pas publikimit të udhëzimit të parë të Bashës lidhur me procesin reformues të PD-së, situata në bazën e partisë në Durrës ka degraduar në konflikte të hapura ndërmjet militantëve përsa i përket emrave që do të marrin kryesinë e kësaj dege.

  • “Xhuka” Kushtetuesja më 27
    Maj shqyrton padinë e Nishanit

    Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë në datë 27 maj padinë e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani për mosmarrëveshjen e kompetencave lidhur me shkarkimin e ish-kryetares së ILDKP-së Zana Xhuka. Akuza: Janë cënuar kompetencat e Presidentit në emërimin e Ganajt.

  • Amnistia e “Korçës”, PD kërkon 
    ndëshkimin e komisionerëve të PS

    PD i është drejtuar Kuvendit nëpërmjet një projektligji për të ndryshuar amnistinë e votuar një muaj më parë për zgjedhjet e mbajtura në 2013 në Korçë.Përmes Oerd Bylykbashit e Arben Ristanit, opozita ka përgatitur një projektligj nga ku synohet që nga përfitimi nga amnistia të përjashtohen komisonerët e PS-së.

  • Fillojnë peticionet, komunat kërkojnë
    të qeverisin të vetme

    Pas tetë mbledhjeve dhe seancave dëgjimore me grupet e interesit në Komisionin e Reformës Administrative-Territoriale, janë depozituar peticionet e para në të cilat kërkohet bashkimi vullnetar mes komunave  apo edhe autonomi dhe qeverisje si njësi të vetme administrative. 

  • Eksplozivi ndaj arkitektes, PD
    "Rama po dështon në detyrën e tij"

    Partia Demokratike ka reaguar pas ngjarjes ku u përfshi nga flakët makina e arkitektes Entela Çano pas vendosjes së një sasie eksplozivi. Sipas zëdhënëses për shtyp, Laura Vorspi kjo tregon dështim të kryeministrit dhe ministrit të brendshëm lidhur me situatën e rendit në vend, ndërsa shtoi se situata e e rendit në vend po përkeqësohet.  

  • Qeveria heq vizat me Rusinë
    PD: "Po sfidohet SHBA dhe BE"

    Në një reagim telefonik për A1 Report, ish-ministri i jashtëm Aldo Bumçi tha Shqipëria po sfidon SHBA dhe Europën e bashkuar, pasi këto të fundit kanë vendosur sanksione karshi Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës. Nga ana tjetër Ministria e Jashtme: "Kjo është një praktikë normale në prag të sezonit turistik që është ndërmarrë dhe nga PD"

  • Komisioni për drogën, Çuko i vizaton
    PD-së avion me pilotë si Pinoku

    Konstituohet Komisioni hetimor për akuzat e PD se Forcat e Armatosura janë përfshirë në trafikun e drogës. Zgjidhet sekretar deputetja e LSI, Silvi Caka. Deputetit Arben Çuko vizaton një avion duke ja kaluar deputetëve të opozitës. Me një detaj: Pilotët janë vizatuar me hundën si “Pinoku”. Në fillim të mbledhjes, Strazimiri përshëndet kryetaren Felaj me grusht! FOTO

  • Fyle: Çdo vend që do të bëhet 
    pjesë e BE, të jetë i besueshëm

    Komisioneri për Zgjerim i BE Stefan Fyle, gjatë takimit të ministrave të jashtëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor tha se nëse një vend dëshiron të bëhet anëtar i BE dhe të marrë pjesë në procesin e integrimit, do të duhet të jetë i besuesëm dhe të ketë performancë përsa i përket përmbushjes së kushteve që i kërkohen.

  • Kokëdhima: Ti Sali je i mallkuar
    të kam lënë në duart e perëndisë

    Seanca e djeshme parlamentare ka shkaktuar sërish përplasje mes deputetit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe deputetit socialist Koço Kokëdhima. Berisha iu drejtua Kokëdhimës duke i thënë, “mos vidh”. Kokëdhima, i është kundërpërgjigjur duke i thënë se është ai që ka futur vendin në katastrofë.

     

  • Dita e Europës, Gjosha: BE
    nuk është më një ëndërr e largët

    Rruga e vendit drejt integrimit europian dhe reformat e realizuara nga Shqipëria në kuadër të këtij procesi janë vënë në fokus të aktiviteteve të organizuara në kuadër të Ditës së Europës. Rama: Nevoja për Europën i bëri të gjithë vendet në Ballkan të hapin një faqe të re.
    VIDEO FOTOGALERI

  • Territorialja, Ndërkombëtarët:
    Reforma konsolidon njësitë vendore

    Komuniteti Ndërkombëtar shpreh mbështetje për realizimin e reformës administrative-territoriale. Të pranishëm në mbledhjen e komisionit për këtë reformë, përfaqësues të Komunitetit Ndërkombëtar kanë theksuar rëndësinë e realizimit të kësaj reforme, e cila sipas tyre do të konsolidojë njësitë e qeverisjes vendore, pasi “Sistemi aktual i qeverisjes vendore i paqëndrueshëm”. VIDEO

  • Basha: Vota, i vetmi pushtet në
    PD për të zgjedhur drejtuesit e rinj

    Analiza për rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit ka qenë në fokus të një takimi që kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar me anëtarët e strukturës së kësaj partie në Durrës. Duke u ndalur tek zgjedhjet brenda PD, Basha tha se vota është i vetmi pushtet që do të funksionojë në PD për të zgjedhur drejtuesit e rinj. VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv