Politikë

  • INTERVISTA/Ish-ministrja e Jashtme, anëtarja e kryesisë dhe deputete e Partisë Socialiste Arta Dade në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" është shprehur se opozita e bashkuar në një front të gjërë dhe e udhëhequr nga PS do të mundë Berishën dhe do ta dërgojnë atë përpara drejtësisë.
  • Vendimi, Berisha i jep 13
    milionë lekë fond Presidencës

    Kryeministri Berisha i jep një fond prej 13 milionë lekësh Presidencës. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë. Sipas vendimit të bërë publik në faqen zyrtare të Kryeministrisë theksohet se është përcaktuar një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2012, miratuar për Presidencën.

  • Hidrocentralet, Berisha sulmon
    Lubonjën: Je eksponent i PS-së

    Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kryeministri Berisha sulmoi analistin Fatos Lubonja, duke e quajtur “eksponent të PS”, që po kërkon të dëmtojë ëndrrën e shqiptarëve për një Shqipëri superenergjetike. Sulmon dhe Ramën: Je i vetmi që në internacionale shkon si bllokues.

  • Petro Koçi: Opozita, anemike
    populli është sehirxhi

    INTERVISTA/ Kryetari i PSV '91 është shprehur se kryeministri Berisha me 20 vjetët e tij shqiptarët i ka koritur para botës, nga njëra anë si popull i nënshtruar dhe sehirxhi dhe nga ana tjetër si opozitë anemike dhe nganjëherë bashkëpunëtore e koniukturës aktuale politike.

  • Dashnor Sula: Në PD ka njerëz
    që nuk hapin gojën, rrinë kot

    Dashnor Sula, deputeti i Partisë Demokratike në një intervistë për TV A1 Report ka hedhur poshtë idenë e referendumit të nxjerrë në sipërfaqe nga kryeministri Berisha. Sula është për një kufizim imuniteti në Parlament

  • Braçe akuza Fullanit: Bukë e sport
    investoj për punonjësit e bankës

    "Kur thua që shqiptarët janë prirur ndaj kursimit dhe investimet janë të dobeta, ke moral ti që shpenzon për ushqim e sport? Natyrisht që nuk ke pikën e turpit! Je vërtetë zyrtari më i pacipë i këtij shteti, por i denjë për të dhe luksin e tij".

  • Haxhinasto: LSI-ja kundër
    referendumit për imunitetin

    Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto tha sot në lidhje me çështjen e imunitetit se Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) është kundër referendumit popullor për këtë kauzë. Sipas Haxhinastos, zgjidhja për imunitetin mund të vijë në Parlament, ndaj për LSI konsensusi mes palëve mund të shmangë referendumin.

  • Sistemi i ri, reduktohet me 2/3 nr.
    i inspektoriateve, procedura 12 ditë

    Kryeministri Berisha tha sot se reforma e inspektoriateve është “në fazën e kurorëzimit ligjor të saj”, deklaratë e cila erdhi gjatë mbledhje së Task-Forcës për këtë kauzë. Sipas Kryeministrit, “ajo hap një kapitull të ri në përpjekjet e maxhorancës për një klimë sa më miqësore dhe të favorshme kundrejt biznesit dhe mbi të gjitha për një konkurueshmëri të lirë dhe të hapur”.

  • Rama drejt Afrikës së Jugut, merr
    pjesë në kongresin e internacionales

    Në këtë kongres do te marrin pjese 162 liderë te partive politike nga e gjithë bota, te cilët do te zgjedhin edhe Presidentin e Internacionales Socialiste. Ne punimet e këtij kongresi do te mbaje një fjalim edhe lideri i opozitës, Edi Rama.

  • Fotoja Berisha- Cameron, Ministria:
    Blerjen e kërkuan britanikët

    Në përgjigje të një kërkese drejtuar nga deputetët e PS-së për skandalin e radhës, ministria e jashtme, përmes ministrit Edmond Panariti, pranoi faktin, duke dhënë edhe detaje se si ishte porositur dhe blerë foto e takimit mes dy kryeministrave.

  • Diplomatët shqiptarë në SHBA
    300 mijë dollarë gjoba

    Diplomatët shqiptarë në kryeqytetet e botës, si Nju Jork e Londer, shkelin rregullat e qarkullimit dhe të parkimit, duke marrë ndëshkime të rënda që duhen paguar me paratë e buxhetit të shtetit. Britanikët: Benz-i i zi i ambasadës, shkelje 13,880 stërlina. (Foto ilustruese)

  • SHISH, Presidenti Nishani: Ja
    pse e shkarkova Bahri Shaqirin

    Në një intervistë televizive, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, tha se shkarkimi dhe emërimi i kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) është një nga kompetencat ligjore të Kryeministrit dhe jo të tijat, ndërsa shtoi se akuzat e opozitës janë të pabaza. Në lidhje me nivelin e korrupsionit në sistemin e drejtësisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u shpreh se duhen akte të tjera ligjore nga KLD. Nishani: "Prokuroria duhet ridimensionuar".

  • Negociatat me Greqinë, Panariti
    përgenjeshtron veten

    Negociatat me Greqinë për kufirin detar kanë vënë në vështirësi qeverinë shqiptare. Brenda dy javësh ministri i Jashtëm ka pohuar ngritjen e një grupi pune e më pas është detyruar të përgënjeshtrojë veten. Mes dy pohimeve publike të Panaritit është një deklaratë e kryeministrit që mohon të jenë kryer bisedime.

  • Rama: Shqipëria digjet kryeministri krihet

    Kryetari i PS-së nënvizion se në 7 vjet vendi ka humbur nga zjarret e abuzimet e pafundme aq shumë sipërfaqe pyjore sa s`ka humbur në 100 vjet shtet të marra së bashku.

  • Grupi PS letër Nishanit: Kujdes
    me paktin detar me Greqinë

    Grupi kuvendor i PS-së nëpërmjet një letre të hapur i kërkon presidentit të Republikës të reagojë diplomatikisht në mënyrën më energjitike për çështjet e hapura me Greqinë, siç është ajo e marrëveshjes për përcaktimin e kufijve detarë por dhe ndalimet në kufi: "Ndërhyj të mos përsëritet skenari i vjetër"

  • Majko: Si në 1996, po shkojmë
    drejt manipulimit të zgjedhjeve

    Anëtari i kryesisë socialiste Pandeli Majko paralajmëron rrezikun e përsëritjes së fenomeve të zgjedhjeve të 1996. Deputeti socialist Pandeli Majko në adresën e tij në facebook publikoi dje një analizë me titullin “Sindromi “ARTURO UI”

  • Faqet zyrtare on-line, Berisha
    vë Nishanin, Panariti ruan Topin

    Bamir Topi apo Bujar Nishani? Cili prej tyre është Presidenti aktual i Republikës së Shqipërisë? Faqja zyrtare në internet e Këshillit të Ministrave dhe ajo e Ministrisë së Punëve të Jashtme ndajnë qëndrime të ndryshme për emrin e kreut të shtetit. Ndërsa Berisha ka përditësuar të dhënat duke vendosur Nishanin, ministri Panariti mban ende për President Bamir Topin.

  • Zjarret, FRD: Presidenti hesht
    Qeveria e paaftë për zgjidhjen

    Në lidhje me zjarret në vend, Fryma e Re Demokratike ka akuzuar institucionet përgjegjëse për menaxhimin e tyre, por edhe Presidentin e Republikës se po hesht dhe po tregohet indiferent para zgjidhjes së situatës.FRD: Duhet një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare me përfaqësues edhe të qeverisjes lokale, me qëllim koordinimin dhe marrjen e masave për shuarjen e zjarreve.

  • Statusi, Meta:Të mos humbim
    kohë, ta marrim në 100 vjeto

    Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në një takim në Jalë me të rinj nga LRI-ja e Fierit, i ka bërë apel politikës shqiptare që të plotësoi kriteret për marrjen e statusit kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian.

  • Imuniteti, PD: Rama të mos
    pengojë Referendumin Popullo

    Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli reagoi sot në lidhje me deklaratën e kreut të PS, Edi Rama duke përsëritur thirrjen për të mos I penguar deputetët e tij në firmosjen e kërkesës për referendum popullor për heqjen e imunitetit.Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli reagoi sot në lidhje me deklaratën e kreut të PS, Edi Rama duke përsëritur thirrjen për të mos I penguar deputetët e tij në firmosjen e kërkesës për referendum popullor për heqjen e imunitetit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv