Politikë

  • Në një intervistë për Shqiptarja.com, Ardian Visha komenton votimin e djeshëm në Parlament. Ai thotë se votimi nuk ishte demokratik, por “ishte një votim provë për Presidentin e Republikës”. Ndërkaq, Visha justifikon votën e deputetit Fatmir Mediu, që ka qenë klient i tij në procesin "Gërdeci" - "Ka qenë një votë e detyruar".
    Elvis Çefa shkon në KLD, sherr në Kuvend
    SONDAZH - Si e perceptuat votimin e Elvis Çefës në Kuvend? - VOTO
    VIDEO| Berisha – deputetëve: Ua përsëris 21 janarin
    Meta: Mungesa, vendim politik
  • Sequi: Presidenti i ardhshëm
    të zgjidhet sipas Kushtetutës

    Ambasadori i BE-së Ettore Sequi gjatë një interviste në studion e ABC News ka folur mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai u ndal kryesisht në atë që përfiton vendi ynë në rastin e marrjes së statusit kandidat për në BE.

  • KLD, Meta: Visha s’ka humbur
    Rama dhe Berisha të takohen

    Rezultati i votimit mbi anëtarin e ri KLD-së sot në Kuvend “mund të kishte pasur pasoja të tjera nëse situata do të kishte qenë e çliruar politikisht”. Kështu është shprehur sot lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, gjatë një interviste në emisionin Top Story në televizionin Top Channel.

  • Rama: Berisha pa
    shumicë, i iku truri

    Incidenti me votimin e anëtarit të ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë sot në Kuvend është “shprehja më spektakolare e daljes së Kryeministrit nga shinat e trurit”. Është një lum i vërtetë Edi Rama që shpërthem përpara gazetarëve në një konferencë për shtyp të zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

  • Berisha: Duhet një
    qëndrim i ri ndaj mjedisit

    Është i domosdoshëm një qëndrim i ri ndaj mjedisit. Kryeministri Berisha, në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Turizmit e ka përqëndruar fjalën e tij në çështjet e mjedisit, kryesisht të menaxhimit të mbeturinave që sipas Berishës i gjen në çdo cep e në çdo skaj duke dhënë për ne një imazh që nuk e kemi dhe nuk duhet ta kemi.

  • Konflikti, Gjykata Kushtetuese
    kundër Topit mbi dekretet

    Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë pretendimin e Presidentit të Republikës, Bamir Topit, në lidhje me konfliktin me Kuvendin mbi dekretet e anëtarëve të kësaj gjykate.

  • Anëtari i KLD, Patozi:
    Ruçi gënjen mbi votimin

    Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka përgënjeshtruar deklaratat e homologut të tij socialist Ruçi në lidhje me votimin e sotëm në Kuvend të anëtarit të ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

  • Albpetroli, Berisha:
    Privatizimi godet korrupsionin

    “Privatizimi është rruga më e sigurtë për të goditur korrupsionin” dhe për këtë arsye Qeveria shqiptare vendosi privatizimin e Albpetrolit. Pohimi ka ardhur nga Kryeministri Sali Berisha i cili, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, tha se ekzekutivi i drejtuar prej tij “synon të valorizojë në maksimum” e “të rrisë eviçencën e përdorimit të burimeve energjitike të vendit”.

  • Anëtari i KLD, Ruçi: U tentua
    vjedhja e votës së parlamentarëve

    Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se procedurat që kërkonte të aprovonte mazhoranca në votimin për anëtarin e ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë kishin si synim identifikimin e votuesve dhe si rrjedhim vjedhjen e votës së parlamentarëve.

  • Moisiu: Presidenti me 71 vota
    nënpunës i mazhorancës

    Ish presidenti mori pjesë në një tryezë organizuar nga Forumi Civil, ku u shpreh kundër zgjedhjes së Presidentit me shumicë të thjeshtë votash. Në tryezë ka marrë pjesë edhe ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth. “Zgjedhja me 71 vota ka rrezik ta kthejë Presidentin në një nëpunës të emëruar nga maxhoranca”, tha Moisiu.

  • Topalli: Ruçi rrëmbeu fletët e votimit

    Nëpërmjet një deklarate për mediat, Kryetarja e Kuvendit dënoi dhunën e organizuar të një grupi deputetësh të opozitës, me qëllim bllokimin e procedurave të votimit në seancën e sotme parlamentare. Sipas saj, kreu i grupit kuvendor Ruçi ka rrëmbyer fletët e votimit.

  • Deklarata e pasurisë, rrogë
    deri në shtator për Halimin

    Ministri i Drejtësisë Halimi në deklaratën e tij të pasurisë, e cila botohet sot eksluzivisht nga Shqiptarja.com ka përfshirë 4 ditët e muajit shtator në listëpagesën e Avokaturës së Shtetit por dhe deputetit.

  • Berisha – deputetëve: Ua
    përsëris 21 janarin

    Deputeti socialist Taulant Balla ka publikuar në rrjetin social Facebook disa prej momenteve të tensionit mes deputetëve socialistë, kryeministrit Berisha dhe kryeparlamentares Topalli. Sali Berisha: E provuat më 21 Janar, doni ta provoni përsëri. Këtu jam jua bëj prapë si më 21 Janar.

  • Arbër Xhaferri: Kur do të
    ndodhë bashkimi kombëta

    Që të mbijetojmë në Ballkanin e trazuar na duhet një shtet funksional. “Nacionalizmi është faktori kryesor që bën dhe shpërbën një shtet. Rrjedhimisht, një popull pa strukturë shtetërore nuk mund të mbijetojë, të krijojë, të seleksionojë vlerat dhe bartësit e tyre, të rritë kapacitetet e tij në çdo fushë”- kështu predikon politikani dhe filozofi i shquar i çështjes shqiptare, Arbën Xhaferri, ( ne foto) në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës Shekulli.

  • Kuvendi voton raportin
    Konomi deputeti i ri i PS

    Me 138 vota pro dhe asnjë kundër, deputetët kanë miratuar raportin e Këshillit të Rregullores. Sipas listës së dorëzuar nga PS, pas dorëheqjës së Rudina Seserit dhe refuzimit të Gjon Bardhit (kryebashkiak i Fushë Krujës), emri që pritet t’i shtohet grupit kuvendor socialist është Edison Konomi.

  • Presidenti i ri, takohen Fatos Nano
    dhe Rexhep Mejdani

    Ish-kryeministri, Fatos Nano, ka filluar takimet intensive për të arritur synim e tij te hershem per tu bere Presidnet i vendit. Burime pranë ish-kreut të Partisë Socialiste bëjnë të ditur se vetëm pak ditë më parë ai ka takuar ish-Presidentin e Republikës, Rexhep Meidani.

  • LSI, Manjani: Skeptikë për
    numërimin elektronik

    Ylli Manjani, sekretar për cështjet ligjore në LSI dekalroi sot se kjo parti mbështet idenë e numërimit elektronik të votave në zgjedhjet e ardhshme, por shprehet skeptik lidhur me realizimin e këtij qëllimi.

  • Kukan: Zgjerimi i BE? Pas
    Kroacisë radha e Malit të Zi

    Në një intervistë ekskluzive për Balkananalysis.com, kreu i delegacionit të Parlamentit Europian, Eduard Kukan, jep një pamje të qartë të procesit të zgjerimit dhe trendit në rajon. Kukan tregon se vendi i parë i cili mund të anëtarësohet pas Kroacisë është Mali i Zi, por edhe për këtë do të duhen gati 7-8 vjet. Shqipëria? Për Eduard Kukan, vendi sapo ka dalë nga një ngërç i gjatë, edhe pse Komisioni Evropian është duke punuar fort në Tiranë.

  • Presidenti Topi në Turqi
    në samitin Euro-aziatik

    Presidenti Bamir Topi ndodhet ne Turqi, ku do të marrë pjesë në Samitin e 15-të Ekonomik Euro-aziatik. Presidenti do t'i drejtohet te pranishmeve ne samit me nje fjale, e cila do te perqendrohet te zhvillimet më të fundit në Shqipëri.

  • Ilir Beqja: Ministri Halimi
    të japë dorëheqjen

    Ish-deputeti i PS komenton deklaratat e ministrit të Drejtësisë. "Gjykata Kushtetuese ka thënë se papajtueshmëria e dypunësimit të deputetit lind me marrjen e mandatit dhe jo me ushtrimin e tij".
    VIDEO- Intervista, Halimi: Largohem nëse provohet
    SONDAZH - Gjykoni se ministri duhet të japë dorëheqjen?
    Halimi deputet, u pagua edhe si Avokat i Shtetit

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv