Politikë

  • Prifti komentoi deklaratat e bëra nga lideri i PS-së Rama, i cili deklaroi dje se është tentuar të blihet vota e dy deputetëve të PS nga ana e PD për presidentin e ri të vendit.
  • Dritan Prifti:Opozita mocion
    shkarkimi për Berishën

    Deputeti Prifti zbuloi skenarin e mundshëm që po organizohet nga opozita, e cila pritet të kërkojë mocion mosbesimi për qeverinë Berisha para zgjedhjes së Presidentit "Berisha e Meta s'flasin, komunikimi me sekserë"

  • Goditet METE e LSI, "hiqen" 7
    drejtorë dhe gruaja e Mediut

    Departamenti i Administratës Publike ka shpallur garën për postet e gjashtë drejtorëve dhe një drejtori të përgjithshëm të ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.  Ndër ata që zëvendësohen ka zyrtarë karriere, por edhe figura të njohura në LSI, si dhe gruaja e ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu.(foto arkiv, Ilir Meta, Sali Berisha)
    Koncensionet, KLSH: Ndjekje penale për 5 drejtues të METE

  • Topi takon amerikanët:
    Politika larg duart nga gjyqësori

    Presidenti Bamir Topi ka përsëritur edhe njëherë apelin e tij që politika t’i mbajë duart larg gjyësorit. Ky mesazh është përcjellë gjatë takimit të zhvilluar sot në Tiranë me gjyqtarët e Gjykatës amerikane të Apelit, Xhon Uoker dhe Kliford Uallas.

  • Dështon reforma zgjedhore
    KQZ  “i ngecet” Parlamentit

    Ka përfunduar pa asnje marrëveshje mbldhja e sotme e Komisionit Prarlamentar të Reformës zgjedhore. Dy palët kryesore politike jo vetëm që nuk kanë gjetur një zgjidhje për formulën e KQZ, por kanë injrouar dhe rekomandimet e ODIHR për numërimin elektronik.

  • Gjyqi me Kuliqaj, "rrëzohet"  Tahiri
    PS: Drejtësia e lidhur me pushtetin

    Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e deputetit të PS Samiri Tahiri për të përjashtuar nga trupi gjykues gjyqtaren Fatime Decolli në procesin gjyqësor që po zhvillohet mes tij dhe nëndrejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Agron Kulicaj.

  • Topalli si Berisha:
    Turqit me gjak shqipta

    Kryetarja e Parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli, është e një mendje me Kryeministrin Berisha: në venat e turqve rrjedh edhe gjak shqiptari! Ndërsa priti një delegacion me parlamentarë të Turqisë, Topalli shprehu sot lumturinë e saj që mes tyre kishte edhe deputetë me origjinë shqiptare.

  • Zbulohet raporti i KiE: Shqipëria
    favorizon donacionet anonime

    Një raport i ditëve të fundit të Këshillit të Europës nënvizon se Shqipëria, Malta dhe Danimarka janë të vetmet vendeve në Europë të cilat “ligjërojnë” donacionet anonime në financimin e partive politike. Në këtë mënyrë, sipas KiE, në vendin tonë lejohet zyrtarisht edhe financimi nga grupet kriminale, akt për të cilin nuk ka asnjë sanksion ligjor.

  • PD: Akuzat e Ramës, shashkë
    e një fantazie të sëmurë

    Partia Demokratike ka reaguar duke hedhur poshtë akuzat e liderit socialist Edi Rama, sipas të cilit selia blu ka tentuar të blejë dy deputetë të PS.

  • Berisha vë në gojën e Ramiz
    Alisë deklaratën e Hajdarit

    Kryeministri Berisha dje në mbledhjen e grupit parlamentar ka bërë një rikthim të fortë në vite, teksa ka përmendur si deklaratë të presidentit të fundit komunist Ramiz Alia, një deklaratë të fortë të liderit të Dhjetorit Azem Hajdari para zgjedhjeve të 31 marsit 1991 në Krujë.

  • “Kodi Zgjedhor” në fije të perit
    sot shansi i fundit PD- PS

    Anëtari i shtatë i KQZ, reflektimi mbi kritikat e ODIHR, hapja e kutive të materialeve zgjedhore, dhe përgatitja e raportit përfundimtar do të jenë pikat ku do të mbështet sot komisioni i Reformës Zgjedhore. Mbledhja sot në orën 18:00.

  • AK: Rishikim të koncensioneve
    me mafian serbe dhe atë greke

    Aleanca Kuq e Zi paralajmëron rishikim të total të koncesioneve te realizuara nga qeveria, që kjo forcë politike i konsideron abuzive dhe korruptive. Kreu i AK, Kreshnik Spahiu se do të rishihen të gjitha koncensionet që sipas tij Berisha i ka kryer me mafian serbe dhe ate greke.

  • Brukseli: Probleme me pronat
    hetim të plotë 21 janarit

    Në dokumentin final të miratuar pas takimit të Këshillit të MSA, Shqipëri – BE renditen pikat kyçe ku Shqipëria, sipas Komisionit Europian ka bërë progres, por edhe ku duhet të punohet. Sipas zyrtarëvë evropiane krahas kritereve politike, politika shqiptare nuk duhet të vonojë më zgjidhjen e çështjes së pronës, hetimit të 21 janarit.

  • Presidenti, Rama: Berisha
    tentativë të blejë 2 vota në PS

    Kryetari i Partisë Socialiste akuzoi kryeministrin Berisha se ka kërkuar të blejë votat e dy deputetëve për kandidaturën për president pasi nuk i ka votat. Rama në Grupin PS: Nuk pranojmë asnjë kandidat nga PD dhe nuk synojmë të nominojmë asnjë emër nga PS. Duam një president që të mos jetë noter i asnjë partie. Do gjendet konsesus per reformën zgjedhore.
    Ruçi: S'përjashtohet aleanca me LSI

  • KE:Statusi në dorë të politikës
    jepini fund reformave

    Në pëfundim të takimit të katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimi Shqipëri – BE, komisioneri europian Stefan Fyle i kërkoi partive politike të mbyllin deri më 24 maj miratimin e reformës zgjedhore dhe atë parlamentare. Fyle deklaroi se afati i sotëm për reformën zgjedhore (15 maj) nuk është një mur betoni. Presidenti i ri të zgjidhet sipas frymës kushtetuese. (Në foto: Konferenca sot në Bruksel)

  • Toka bujqësore, PS akuza qeverisë
    “Po ia vidhnin pronarëve në vend”

    Në komisionin e ligjeve kanë nisur debatet mbi projektligjin e paraqitur nga ministria e bujqësisë “Për kalimin në pronësi pa shpërblim te tokës bujqësore”. Të majtët kanë rezervuar kritika për projektligjin, i cili sipas tyre favorizon vjedhjen e pronës.

  • Topalli presidente?
    Kopjon stilin e Obamës

    Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli kuron imazhin online të websitit duke imituar në detaje një nga faqet më të rëndësishme në botë, atë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama.

  • Ruçi: Me LSI kundër Berishës?
    Asgjë nuk përjashtohet

    Kryetari i grupit Parlamentar të PS-së mbështeti lëvizjet e fundit politike të kryetarit Rama dhe takimin e tij jozyrtar me kreun e LSI-së, Ilir Meta. Duke folur në emisionin "Arena" të gazetarit Roland Qafoku, Ruçi u shpreh se takimi nuk ishte i papritur. Ngjarjet e djalit tim po përdoren politikisht

  • Reagon ODIHR: Ende herët
    për numërimin elektronik

    ODIHR, përsërit qëndrimin se është ende herët që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të futen të përdorim teknologjitë e reja të votimit.

  • Gafa e Berishës me deputetët
    ngatërron Alinë me Azemin

    Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se është një humbje e kujtesës nga ana e kryeministrit kur sulmon Ramën se po përsërit thëniet e Ramiz Alisë, kur thotë se në vend ka 1 milion të papunë, 1 milion hajdutë edhe 1 milion komunistë”. (Në foto: Azem Hajdari, Sali Berisha e Gramoz Pashko në dhjetor 1990)

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv