Politikë

  • Rama i kërkoi Bashës të flasë për këta emra, por ky i fundit anashkaloi përgjigjen e drejtpërdrejtë, duke kaluar sërish në sulme e akuza. Kreu demokrat u ndal te vendimi për djegien e mbetjeve, duke thënë se pronari i vetëm i 3 incineratorëve i është Rama dhe ministri Arben Ahmetaj.
  • Noka i ndërhyn nga salla,Rama me
    ironi Bashës: Foli këtij 'shkopi'!

    Është shoqëruar me debate dhe përplasje të forta mes palëve seanca e sotme plenare, e cila pritet të miratojë buxhetin e 2018. Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha kanë zhvilluar një sërë replikash të forta për çështje të ndryshme, duke u ndalur kryesisht te krimi dhe droga. 

  • Rama-Bashës: Financuesi i PD
    po ndërton Rrugën e Arbrit/Emri

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për pastrim parash lidhur me projektin e investimeve 1 miliard dollarë. Rama solli sërish në vëmendje emrat e biznesmenëve që ka marrë tenderë për ndërtimin e rrugëve, ndërsa për herë të parë zbuloi emrin e biznesmenit Rrok Gjoka që ka marrë me koncesion Rrugën e Arbrit. VIDEO

  • 'Tatimorët terrorizuan klientët',
    Rama s'ia përton Bashës me ironi

    Menjëherë pasi Basha rrëfeu një eksperiencë personale në një restorant në periferi të Tiranës, ku sipas tij, tatimorët kishin terrorizuar klientët dhe pronarët, ka ardhur reagimi i Ramës. Ky i fundit e pyeti Bashës se si ka mundësi që restoranti ishte plot, duke shtuar me ironi se PD e ka bërë qamet situatën. 

  • Rama-Bashës:Do të prezantoj
    me Bilalin, por dëgjoje mirë ...!

    Ky shtetas u kthye në një temë debati në seancën e sotme plenare mes mazhorancës dhe opozitës, teksa këta të fundit kërkonin të dinin si u pagua ai për foton. Në lidhje me këtë, Rama i tha Bashës se do ta prezantojë me Bilalin, dhe se edhe ai do të duhet ta kalojë atë që kaloi taksisti, pra përballjen me drejtësinë.

  • Basha rrëfen incidentin,ç'ndodhi në
    lokalin ku po drekonte me vajzën e gruan

    Kreu i PD, Lulzim Basha, ka treguar një eksperience personale me tatimorët në një lokal në periferi të Tiranës. Nga foltorja e Kuvendit, kreu demokrat tha se ishte një ngjarje skandaloze, ku tatimorët u futën në lokal dhe nisën të numëronin faturat dhe pjatat e çdo klienti. 

  • Rama kujtoi takimin,Berisha:Kërkove
    të varen komunistët, po babai jot?

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer bisedën që ka bërë me Edi Ramën në janar të vitit 1991. Takimi i parë mes tyre u soll në vëmendje nga kryeministri Rama gjatë fjalimit në foltoren e Kuvendit duke zbuluar se çfarë i kishte thënë Berisha në atë takim.  VIDEO

  • Berisha me emra:Kush janë 'kokat'
    e trafikut të drogës pas Tahirit

    Ish-kryeministri Sali Berisha ja përmendur tre emra, që sipas tij, janë në krye të trafikut të dorgës nga Shqipëria, përveç ish-ministrit Saimir Tahiri. Berisha tha se lajmet nga Greqia bënë me dije se në krye nuk është vetëm Tahiri, por edhe njerëz të afërt të Ramës. 

  • Rama:Quajte llum të përndjekurit
    Berisha:The të varen komunistët

    Amendamenti i Partisë Demokratike për ish-të përndjekurit politik ka sjell përplasje në Kuvend mes ish-kryeministrit Berisha dhe kryeministrit Rama. Ky i fundit u shpreh se në 1991, Berisha i kishte thënë se po tentohet të nxirret nga burgu llumi i Shqipërisë. Në kundërpërgjigje, Berisha mohoi këtë qëndrim, duke u pohuar se ishte Rama ai që i kishte kërkuar varjen e komunistëve nëpër shtylla.  VIDEO

  • 'Forca e Ligjit',Basha:Qesharak,
    Rama është i  papërgjegjshëm

    Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në sallën e Kuvendit. Basha tha se operacioni “Forca e Ligjit” është qesharak dhe se nuk ka dhënë asnjë rezultat. Sipas tij, Rama dhe Xhafaj nuk mund ta luftojnë krimin, dhe se në Vlorë ku kryeministri është deputet dhe ministri ka origjinën vijon lufta mes bandave me kallash e dinamit. VIDEO

  • Buxheti,Rama: Propozimet e PD 
    asgjë e re, programi elektoral i 2005

    Gjatë kësaj seance parlamentare, ka mbajtur fjalën kryeministri Rama, i cili ka komentuar 16 amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike. Sipas kryeministrit Rama propozimet e PD e rrisin borxhin publik me 10% dhe këto propozime nuk janë asgjë më shumë se sa programi elektoral i PD në 2005. VIDEO

  • Mandati, PS anashkalon Llallën
    për Klement Zgurin vendoset sot

    Në Konferencën e Kryetarëve, zhvilluara para nisjes së seancës së sotme plenare, është diskutuar kërkesa e PS për përfshirjen në kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit, shkarkimi i Klement Zgurit nga kryetar i KQZ.

  • Noka s'kontrollon nervat,i kthehet
    keq Spiropalit:Kush ju bë grua Bilalit?!

    Teksa deputetja e PS, Elisa Spiropali, pyeste Lulzim Bashën se ku i gjeti 1 milion dollar për lobim në SHBA, nuk kanë munguar pyetjet e forta dhe thumbuese as nga deputetët e djathtë. Ka qenë deputeti Flamur Noka, i cili nuk e ka përmbajtur veten ndaj Spiropalit, teksa pyeti nga salla se kush ju bë grua Bilalit në Amerikë, kush ju vu në krah.

  • VD/Berisha-Spiropalit: Gishtat i
    ngrite kur ishe çupëz, pastaj...!

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka thumbuar deputeten socialiste, Elisa Spiropali, pasi kjo e fundit akuzoi ashpër kreun e PD, Lulzim Basha, për kontratën 1 milion dollarëshe në SHBA. Berisha ka ndërhyrë nga salla, duke i thënë Spiropalit se i ngriti gishtat kur ishte çupë, por më pas i futi në konteiner. VIDEO

  • Lobimi 1 mln $, Spiropali: Ti
    Lulzim Basha nuk ke këllqe...

    Deputetja e PS, Elisa Spiropali ka thumbuar kryetarin demokrat, Lulzim Basha duke i thënë se nuk ka këllqe të japë përgjigje për skemën e lobimit 1 milion dollarë në SHBA, para këto të shpenzuara gjatë qëndrimit në Çadër dhe gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 qershorit.  VIDEO

  • Noka-socialistëve: Na bëtë gazin
    e botës,ja si na shohin të huajt

    Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës, duke thënë se po i nxinë faqen vendit. Nga foltorja e Kuvendit, Noka ju kërkoi socialistëve të mos thonë më që opozita po balton dhe po i nxin, pasi janë vetë ata që i kanë nxirë faqen vendin dhe shqiptarëve. 

  • Lobimi 1 mln USD,Balla:Kallëzim
    penal Bashës për pastrim parash

    Kontrata lobuese 1 milion dollarë e partisë Demokratike në SHBA është kthyer në një temë debati edhe në seancën e sotme plenare. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, ka vijuar akuzat e forta ndaj PD dhe kreut Lulzim Basha dhe në foltoren e Kuvendit, teksa tha se ky i fundit duhet të dënohet për disa vepra të rënda penale. Sipas tij, PS do të kallëzojë në Prokurori kreun e PD për pastrim parash, duke shtuar se partinë që ja falën e ktheu në makinë larëse parash. VIDEO

  • Basha-Ballës: Ç'bëre në Rumani
    me të akuzuarin e Elbasanit?

    Duke iu drejtuar kryeministrit Rama, Basha tha që ta pyesë se pse ka udhëtuar dhe çfarë ka bërë në Rumani Balla me një të akuzuar nga Prokuroria e Elbasanit.  VIDEO

  • Kryebashkiaku i PD del kundër
    Bashës,çfarë bëri më 29 Nëntor

    Ajo i ka kryer homazhet e vetme, ku ditën zyrtare të çlirimit të Shqipërisë ka ditën 28 nëntor dhe për rrjedhojë i ka kryer homazhet në këtë ditë. Por, ajo që ka tërhequr vëmendje është kryebashkiaku i djathtë në Bashkinë e Pogradecit, Eduart Kapri, i cili ndryshe nga anëtarët e PD në mbarë vendin, të cilët nuk kanë kryer asnjë homazh më 29 nëntor, ka zhvilluar homazhe, si dhe disa aktivitete kulturore në qytetin që ai drejton. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv