Politikë

  • Debate të forta kanë përfshirë sot komisionin parlamentar të Politikës së Jashtme, ku po diskutohej projektbuxheti për vitin e ardhshëm. Ka qenë deputeti demokrat, Kastriot Islami, ai i cili i është drejtuar me fjalor rruge ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. VIDEO
  • Rama: Tregjet e kafshëve si
    në mesjetë, situata alarmante

    Në një takim me kryebashkiakët për tregjet e kafshëve, kryeministri Rama deklaroi se situata është alarmante dhe se nga data 1 dhjetor të gjitha kafshët që shkojnë në treg të jenë të shoqëruara me certifikatë veterinare ose do të sekuestrohen. Rama u shpreh se do të marrë fund situata e therjes së kafshëve në rrugë dhe e tregtimit të mishit.  VIDEO

  • Fyerjet, përjashtohet 10 ditë
    Flamur Noka: Do ta bëj sërish

    Byroja e Kuvendit është mbledhur pasditen e sotme nën drejtimin e n/ kryetares Valentina Leskaj, pas letrës së dërguar nga Komisioni i Sigurisë për masë ndaj deputetit të PD, Flamur Noka për incidentin me ministrin Tahiri.  VIDEO

  • Procesverbali, mungesa e Bregut
    merakos Metën: Ishte në avion?

    PD bojkotoi Konferencën e Kryetarëve në 3 nëntor kur për herë të parë, ministri i Financave do të prezantonte buxhetin e ardhshëm. Largimi i Edi Palokës dhe Edmond Spahos ka krijuar një paqartësi juridike në lidhje me kuorumin, çka ka bërë që mazhoranca të hedhë sytë nga deputetja kritike e Bashës, Majlinda Bregu. 

  • Ligji i ri, izolohen Nishani- Gjin
    Gjoni, ndalen emërimet e KLD 

    Ka një arsye të fortë se pse shumica e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nën influencën e kryetarit Bujar Nishani dhe partisë më të madhe në opozitë, nxitoi ditët e fundit duke mundësuar vlerësime, transferime, komandime dhe emërime gjyqtarësh në gjykatat e shkallës së parë dhe apelit.  VIDEO

  • Gjykata Kushtetuese rrezikon
    negociatat,shtyn Vetingun në 2017

    Pavarësisht presionit të pazakontë të Perëndimit për zhbllokimin dhe zbatimin e Vetingut, Gjykata Kushtetuese ka lënë dje në fuqi vendimin për pezullimin e ligjit, i cili parashikon pastrimin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. 

  • Vetting për politikanët? Manja:
    Ne japim llogari para votuesve

    Gjykata Kushtetuese rikonformoi sot vendimin e saj për pezullimin e ligjit të Vettingut, duke hedhur poshtë kërkesën e Kuvendit për heqjen e masës së pezullimit

  • Kolonjë, Rama: Vota juaj, mësim
    për shitësit e broçkullave

    "Vota juaj është një borxh i madh". Me këto fjalë iu drejtua kryeministri Edi Rama kolonjarëve, në aktivitetin e organizuar pas fitores së thellë të Ilia Stefos në zgjedhjet e 20 nëntorit  VIDEO

  • Telefonata,Tsipras-Ramës:
    Minoriteti kusht për integrimin

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun grek Tsipras. Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit grek, iniciativa për bashkëbisedimin telefonik  ishte e kryeministrit Rama

  • Topi: FRD del në koalicion
     me atë që i garanton votat 

    Gjatë takimit me strukturat drejtuese të rretheve Tiranë, Durrës, Elbasan, Kukës, Lezhë, Shkodër dhe Dibër, kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, e vuri theksin te zhvillimet aktuale politike si dhe te e ardhmja FRD-së. Topi tha se FRD nuk ka vendosur ende se me cilin koalicion do shkojë në zgjedhje, ndërsa theksoi se kushti mbetet garantimi i votës. 

  • Steinmeier-Bushatit: 'Drejtësia' 
    tregues i konsolidimit politik

    Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë në Berlin. Takimin e parë të kësaj vizite, Ministri Bushati e pati me homologun e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.

  • Sherr te ‘Siguria’, Noka fyen
    Brahon:Të dh... mu në kryetar!

    Ka degjeneruar në fyerje të rënda mbledhja e Komisionit të Sigurisë sot në Kuvend, ku po raportonte ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Flamur Noka ka shpërthyer në fyerje të rënda ndaj kryetarit të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho  VIDEO

  • Vettingu, Kushtetuesja 'rrëzon'
    Kuvendin, lë në fuqi pezullimin

    Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Kuvendit për heqjen e masës së pezullimit ndaj ligjit të Vettingut. Kërkesa u parashtrua sot gjatë seancës ku u dëgjuan palët e përfshira në proces. Në prani edhe të dy ambasadorëve, atij të SHBA, Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin, trupa e Kushtetueses i ka qëndruar vendimit të 25 tetorit, që çoi në pezullimin e efekteve të ligjit.  VIDEO

  • Sali Berisha: Ata që duan kombin
    kosovar janë gjak i vijës jugosllave

    Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se ata që duan komb kosovar janë gjak i vijës jugosllave.

  • Humbja e 5-të, mesazhi i Bashës
    për shtabin, PD skenar radikal

    Mes opozitës dhe shqiptarëve duket se ka një thyerje të madhe besimi. Partia Demokratike ka pësuar disfatën e pestë, të tretën radhazi që kur drejtimin e saj e mori Lulzim Basha, duke marrë kësisoj një tjetër mesazh dhe paralajmërim për zgjedhjet parlamentare në 2017. 

  • PS, Braçe skeptik për ligjin e
    mbetjeve, Rama: Të presim

    Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar socialist është përqendruar në tre pika: buxheti i vitit 2017, zgjedhjet në Kolonjë dhe “fati” i ligjit të mbetjeve. Qysh në fillim të mbledhjes, Gramoz Ruçi ju ka kërkuar deputetëve të partisë së tij e po ashtu edhe ministrave e kryetarëve të komisioneve që të veprohet shpejt me buxhetin. 

  • Drejtësia, hendeku financiar 
    mungojnë 60% e fondeve të nevojshme 

    Fatura financiare prej 175 milionë eurosh për zbatimin e reformës në drejtësi është një “kafshatë që nuk kapërdihet” për buxhetin e shtetit shqiptar, i cili në një vit buxhetor e llogarit 4 miliardë euro. 

  • Fatura/ Drejtësia i kushton
    175 milionë euro buxhetit

    VKM për Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë për 2017-2020. Hendeku financiar, mungojne 60% e fondeve te nevojshme. Tetë janë objektivat në funksion të të cilave do të investohen shumat marramendëse. I pari është forcimi i pavarësisë dhe llogaridhënies nga institucionet e drejtësisë dhe pritet të kushtojë 53.5 milionë uro.  VIDEO

  • Çuçi: Jo lista të hapura, sistem
    proporcional kombëtar me prim

    Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi i ftuar në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo" në Report Tv deklaroi se Shiqpëria nuk është e përgatitur për lista të hapur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2017."Për listat e hapura ka qëndrime personale. Unë mendoj që Shqipëria nuk është e përgatitur për lista të hapura. Por mund të ketë diskutime për ndryshim sistemi. Unë personalisht mendoj se sistemi duhet riparë, të shkojmë drejt një sistemi më kombëtar, propocional kombëtar me bonus apo me prim sikur quhet, sikur e kanë edhe fqinjët tanë"deklaroi Bledi Çuçi.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv