Politikë

  • Erjo Mile është një 23 vjeçar fierak i cili kërkon të drejtorë forumin rinor socialist. Studenti i sociologjisë, dhe anëtari i Rrjetit të Studentëve Ekselentë, nuk nguron të kritikojë qeverinë Rama për punën e bërë deri tani. Në një intervistë për Shqiptarja.com ai tregon për objektivat në drejtim të FRESSH-it, ku dominon kërkesa për meritokraci dhe transparencë në vendimmarrje. 
  • Ambasadori rus Karpushin:
    Moska është gati të presë Ramën

    Intervista Ekskluzive/Refuzimi i ftesave dhe pengesat mes dy vendeve. Reforma në Drejtësi, e palejueshme ndërhyrja në çështjet e brendshme. Ja e vërteta e inspektimit të ushtarakëve rusë në Shqipëri. NATO linjë konfrontuese, po i afrohet kufijve tanë nën pretekstin e “Kërcënimit rus”.  VIDEO

  • ​Çështja çame, Meta i përgjigjet
    PDIU: Spekulime, duhet zgjidhje

    Kryetari i Parlamentit Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të eksponentëve të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, lidhur me qëndrimet e tij në Athinë, për çështjen çame. Meta ka theksuar se çështja çame nuk zgjidhet me protagonizëm spekulativ, por me krijimin e një klime pozitive midis dy vendeve.

  • “Žrtvovanje”: Edi Rama në Beograd 
    me bombë dore në “Kurban”-in e tij

    Edi Rama do të dalë pas dy ditësh në publikun serb me një “bombë dore”, gati për shpërthim. Mjeti shpërthyes, natyrisht i kthyer në art është edhe kopertina e “Kurban”-it të Ramës në gjuhën serbe që do të prezantohen nga media e fuqishme opozitare serbe B92, që është dhe mbështetësi i librit të kryeministrit shqiptar. 

  • ​Debate për marrëveshjen e CEZ 
    Spaho:Dredharak,Shalsi:Mashtrues

    Mbledhja e komisionit hetimor për marrëveshjen e CEZ me qeverinë shqiptare është shoqëruar nga debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Ishin Edmond Spaho dhe Eduard Shalsi ata të cilët u përfshinë nga debatet deri edhe në fyerje ndaj njëri-tjetrit për arsyet e mosmbledhjes së komisionit hetimor.   VIDEO

  • Komisioni hetimor për CEZ, Leskaj:
    Denoncuam aferën një vit më parë

    Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, raportoi sot përpara komisionit hetimor për hetimin e marrëveshjes së qeverisë shqiptare me CEZ-in. Leskaj u shpreh se rreth një vit më parë, ka qenë KLSH institucioni që ka paditur në Prokurori aferën, sipas tij, të dëmit që i ishte shkaktuar buxhetit të shtetit në shifrën 479 mln euro. 

  • Çështja Çame, deputeti i PDIU sulmon
    ashpër Metën: Qëndrime antishqiptare

    Deputeti Aqif Rakipi ka qenë shumë i ashpër me kreun e Kuvendit Ilir Meta në lidhje me qëndrimet e tij mbajtur gjatë vizitës tre ditore në Greqi. Sipas ligjvënësit të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kreu i Parlamentit duhet ta kishte ngritur çështjen çame.
     

  • Edi Rama: Si Kryeministër mu
    zbardhën flokët, kuptova vendin

    Kryeministri shqiptar Edi Rama viziton redaksinë e gazetës gjermane, Hamburger Abendblatt, në Hamburg, ku flet mbi synimet në Shqipëri, paragjykimet dhe refugjatët. “Ky funksion i ka zbardhur flokët e mi“, thotë Edi Rama, Kryeministëri i 12-të i Shqipërisë, i cili e mori detyrën në vitin 2013. “Por ai më ka mësuar ta kuptoj më mirë vendin tim. Shpresoj vetëm që të mos zhgënjej njerëzit", ka thënë Rama. 

  • Visar Ymeri: Tre arsye pse Rama 
    duhet të anulojë vizitën në Serbi

    Lëvizja Vetëvendosje i kërkon kryeministrit, Edi Rama, të anulojë vizitën në Serbi. Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka renditur tre arsye të cilat sipas tij janë të mjaftueshme për t'i thënë Jo vizitës së Ramës në Beograd.
     

  • Rama nis vizitën në Serbi, pritet
    nga Daçiç, nesër takimi me Vuçiç

    Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën në Serbi. Ai ka mbërritur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Beograd, ku është pritur në aeroport nga shefi diplomacisë serbe e zëvendëskryeministri e Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç. Rama ndodhet në Serbi, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Nishit dhe atë të Sigurisë në Beogard, në datat 13 dhe 14 tetor.

  • ​Basha thirrje për bashkim: Të
    gjithë kundër krimit dhe drogës

    Është koha për bashkimin të gjitha vlerave kundër krimit dhe drogës. Me këtë thirrje u drejtohet kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shqiptarëve, Shoqërisë Civile, qytetarëve me dhe pa parti për tu bashkuar kundër mazhorancës e për ta vijuar këtë përballje deri në zgjedhjet e ardhshme.  VIDEO
     

  • Debati Duma-Çili, ironizon Topalli:
    Komedia mbaroi, duartrokisni miq!

    Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka ironizuar debatin mes analistit Henri Çili dhe Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma. Pas përfundimit të emisionit “Studio e Hapur”, ku Duma dhe Çili u përfshinë në një debat të tendosur, Topalli ka shkruar në Facebook, duke e cilësuar të gjithë këtë si komedi.

  • Sulmet ndaj Donald Lu, Selami: 
    Riciklim i mbetjeve të diktaturës

    Deputeti i Partisë Demokratike ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Berisha. Sulmin ndaj ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu, Eduard Selami e cilëson si riciklim i mbetjeve nga diktatura komuniste. “Sulmet kunder ambasadorit amerikan, riciklim i mbetjeve nga diktatura komuniste”, shkruan deputeti Selami në rrjetin social Twitter.

  • Komisioni hetimor për CEZ, PS
    kërkesë Metës: Të zgjatet afati i tij 

    Partia Socialiste ka kërkuar zgjatjen e kohëzgjatjes së komisionit për hetimin e privatizimit të OSSH në favor të CEZ edhe për tre muaj të tjerë. 

  • Alibeaj: Rama dhe Tahiri mbrojtën
    kokat e 21 tonë kanabis në Vlorë

    Kreu i departamentit për rendin dhe sigurinë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat është shprehur se çdo javë ndodh një ngjarje dhe një skandal që hedh poshtë propagandën e Edi Ramës për rendin dhe për shtetin që ai thotë se po bën.  VIDEO

  • Mbetjet, Nishani me ricikluesit:
    Çështja nuk duhet të politizohet 

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot, me kërkesën e tyre, përfaqësues të Industrisë së Riciklimit në vend dhe anëtarë të Shoqatës së Ricikluesve, të cilët  i parashtruan Kreut të Shtetit pikëpamjet, argumentet dhe pozicionin e tyre mbi efektet negative që mund të ketë mosdekretimi i Ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve ku ka thënë se çështja nuk duhet të politizohet.

  • Meta-Tsiprasit: Plagën edhe
    kur e përkëdhel, prapë e lëndon
    Deputeti i PDIU sulmon ashpër Metën

    Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Greqi, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit sot në Athinë në një takim nga Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras. Gjatë takimit, Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Greqia i ka dhënë Shqipërisë në anëtarësimin e saj në NATO, në marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat në BE dhe që jep ndaj ecurisë së saj në procesin e integrimit evropian.  FOTO  VIDEO 

  • ​Basha: Policia u tradhtua nga
    pazaret e krimit të Ramës e Tahirit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të kryeministrit e ministrit të Brendshëm bërë në aktivitetin e quajtur, “Policia e gjeneratës tjetër”

  • Batutat/Rama: Ministrit nuk ia
    rrisim rrogën, as kryeministrit

    Kryeministri i vendit Edi Rama teksa ka folur në aktivitetin ‘Policia e gjeneratës tjetër’ i ndalur tek rritja e pagave, ka përcjellë batuta duke mos kursyer Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, por as veten.  VIDEO

  • ​Rama si Reagan: Qeveria nuk
    është zgjidhja, por problemi

    Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës “Policia e gjeneratës së re” është ndalur në disa shprehi. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se i beson fjalës së republikanit, President i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan, në vitet 1981 -1989. Rama thekson: Nuk jemi qeveri e përsosur, por kjo opozitë nuk është alternativë

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv