Politikë

  • Përballë heshtjes së deritanishme të demokratëve, aleati i tyre i madh, LSI nuk ka vonuar përgjigjen ndaj ftesës së kryesocialistit Rama për të nisur dialogun për një president konsensual. Sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama ishte mbrëmë i ftuar në emsionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka. “Nuk është çudi që të ndodhë një takim Rama- Meta”, tha ai.
  • 21 janari, Braçe: Dënim për ata
    që qëlluan mbi turmën

    Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas vendimit të prokurorisë për të dorëzuar në prokurori dosjen me 4 të pandehur për vrasjet e 21 janarit 2011. “Mirë Prendi e Llupo vranë tre protestues, po këta 10 të tjerët që dolën të pafajshëm a qëlluan ndaj protestuesve? Se s'vranë s’janë pa faj!”, shkruan Braçe në profilin e tij në Facebook.

  • Partia e re e Topit: Ja emrat
    kryesorë që i bashkëngjiten

    Gazeta Shqiptarja.com publikon sot emrat që për të djathtën kanë dhënë kontribute prej vitesh por që nga dita e djeshme janë pjesë e FRD-së. Besnik Mustafaj: FRD do nxjerr të djathtën nga atrofia politike.

  • Braçe i lutet Berishës: Kush
    shqiptar shkoi në Hënë?

    Deputetin socialist, Erjon Braçe, e ka kapur një merak i madh: kush është shqiptari që paskësh shkuar në Hënë? “Sot, Sali Berisha në fjalën e tij para grupit të deputetëve të PD njoftoi një zbulim të madh: një shqiptar në Amerikë kishte shkuar në Hënë”, shkruante Braçe në profilin e tij në Facebook.

  • Fyle:Vij në Tiranë për reformat

    Politika shqiptare mundi të arrinte gjithpërfshirjen dhe ne jemi gati të ndihmojmë Shqipërinë. Mesazhet optimiste nga Brukseli vijnë përmes komisionierit Fyle I cili pritet të vizitojë Tiranën në 3 Maj. Pak para kësaj vizite Fyle nuk kursen optimizimin per konsesusin e deritanishëm të arritur nga politika shqiptare, por dhe apelin që konsesusi të vazhdojë.

  • Fryma e re Demokratike, formulari
    i anëtarësimit në facebook

    Partia me e re, "Fryma e Re Demokratike" ka marrë përkrahje të gjerë nga frekuentuesit e rrjetit social facebook. Që nga momenti kur është hapur,  të shtunën, deri të hënën në mesditë, rreth orës 14:00 numëronte rreth 442 pëlqime, (like) të cilat mund të konsiderohen si mbështetje për partinë e re të qendrës së djathtë e cila sot u shpall zyrtarisht.

  • Berisha – deputetëve PD:
    Ja çfarë bëra në Amerikë

    Kryeministri është ndalur thuajse në cdo takim të vizitës, e cila sipas tij ka kulmuar me takimin me sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton. Berisha nuk komenton partinë e re të krijuar sot.

  • Rama letër Berishës: Dialog
    për zgjedhjen e presidentit

    Kryetari i PS, Edi Rama i kërkon kryeministrit Berisha dhe të gjitha partive parlamentare të nisin dialogun për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Nëpërmjet një letre të hapur, shpërndarë sot pas mesditës, kryesocialisti Rama i drejtohet në emër kryeministrit Berisha, lidhur me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Rama: Nisim dialogun për një president garant të Kushtetutës.

  • PS-Bregut: Mashtruat
    Brukselin me shifrat e krimit

    Opozita ka akuzuar mazhorancën se ka mashtruar Brukselin në raportimet e saj lidhur me reformat në vend. Gjatë një seancë degjimore me Ministren e Integrimit Majlinda Bregu në Komisionin Parlamentar të Integrimit deputeti Taulant Balla ka akuzuar qeverinë së ka gënjyer në lidhje me dhënat e paraqitura prej saj në lidhje me luftën kundër krimit

  • Lind FRD,Oketa:Jemi djathtas
    prioritet shtresa e mesme

    Partia e re "Fryma e Re Demokratike" u zyrtarizua sot si forca më e re politike në Shqipëri. Oketa: Jemi parti e të gjithë shqiptarëve. Në vjeshtë zgjedhim kryetarin e ri. (Në foto: Grupi nismëtar gjatë prezantimit të piketave kryesore)
    SONDAZH - Cilën parti të djathtë vlersoni? - VOTO

  • Ulqin, Rama: Të çelet universiteti
    i shqiptarëve në Mal të Zi

    E djela i ka gjetur drejtuesit e PS në Malin e Zi. Në takimet e zhvilluara me shqiptgarët, kryesocialisti ka vlerësuar rolin e tyre në jetën politiko-sociale të Malit të Zi. “Pa shqiptarët në Mal të Zi nuk do kishte pavarësi. Qeveria këtu duhet të jetë e ndërgjegjshme e të respektojë të drejtat”, tha Rama gjatë takimit në Ulqin. (Në foto: Kryesocialisti Rama)

  • Dekreti i Gjykatës së Lartë
    PD do të rrëzojë presidentin

    Gazeta "MAPO" shkruan sot se grupi parlamentar i PD ka vendosur të mos miratojë dekretin e Presidentit për emërimin e Artan Zenelit si anëtar të Gjykatës së Lartë.

  • Presidenti, Moisiu: Jo nga PD
    Qeveri teknike për zgjedhje

    INTERVISTA E PLOTE/ Ish-kreu i shtetit Alfred Moisiu në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" është shprehur kundër zgjedhjes së një presidenti nga një parti politike, pasi do të dëmtonte demokracinë në vend. Ish-Presidenti: Nano më i sofistikuar se Berisha, njeh institucionin e dorëheqjes

  • Komisioni i sigurisë, Dogjani: Demi
    mori urdhër të anulonte mbledhjen

    Komisioni i Sigurisë ditën e premte anuloi mbledhjen për të shqyrtuar kërkesat e ardhura nga tre gjeneralët. Mbledhja u anulua pas një konusltimi që Leonard Demi pati me drejtorin juridik të Kuvendit. Dogjani: Qeveria është e kapur nga mafia dhe krimi i organizuar

  • Të djathtët e KQZ-së
    turizëm elektoral në Francë

    Anëtarët e djathtë në KQZ-së kanë shkuar pesë ditë për të ndjekur zgjedhjet presidenciale në Francë, pa marrë me vete anëtarët e majtë dhe madje pa marrë, sipas ligjit, edhe kundërfirmën e nënkryetares së KQZ-së, Dëshira Subashi.

  • Berisha në 100 vjetorin e Vatrës
    Ngritët zërin e lirisë së shqiptarëve

    Pjesëmarrja në ceremoninë festive të 100 vjetorit të Federatës Pan Shqiptare "Vatra" mbyll vizitën zyrtare të kryeministrit Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri vlerësoi ndihmën e dhënë që cështje të rëndësishme të shqiptarëve të qendrorin në vëmendje të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. ( ne foto Kryeministri Berisha në ceremoninë e festimeve të 100 vjetorit të Federatës Pan Shqiptare "Vatra")

  • AK: Berisha s' do korrektimin
    të sistemit se mban pushtetin

    Aleanca Kuq e Zi nëpërmjet një deklarate për shtyp i bëri thirrje sot partive të vogla të mos gënjehen nga firma e Berishës për dakordësinë e tij për ndryshimin e sistemit zgjedhor. AK: Ne gati të hyjmë në zgjedhje me këtë sistem. Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka tagrin të bëjë ndryshimet.   

  • Prova e presidentit, Kaçin:
    Politikanët shqiptarë, démode

    Numri dy i delegacionit të PE për Evropen Juglindore Kaçin e konsideron politikanët shqiptarë demode dhe në rast se dhe këtë herë nuk gjejnë konsensus për emrin e ri të presidentit, ata do dëmtojnë imazhin e tyre e të Shqipërisë dhe më shumë.

  • Ceka e Topalli marrin
    propozim për President

    Demokristiani Zef Bushati ka propozuar Jozefina Topallin për Presidente, ndërkohë që po dje dhe PAD propozon presidentin e saj Neritan Ceka për postin e kryetarit të shtetit, duke e çuar në tre numrin e kandidatëve për president.

  • Halimi: Gjykata Administrative
    nis punën në fillim të vitit që vjen

    Pas kalimit të projektligjit për krijimin e Gjykatës Administartive në Komisionin e Ligjeve, pritet që ajo të nisë punën në fillim të vitit që vjen. Kjo është deklaruar nga ministri i drejtësisë, Eduard Halimi, në një intervistë për ABC News. Halimi theksoi se do të ketë 6 gjykata të nivelit të parë, nje gjykatë apeli dhe një Kolegj i Lartë Administrativ. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë do të ketë një numër 14 - 18 gjyqtarë, ndërsa Gjykata e Shkallës së Dytë, ajo e Apelit do të ketë 6-8 gjyqtarë

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv