Politikë

  • Një ditë para protestës, organizatorët në partinë demokratike po merren me detajet e fundit të betejes pa kthim kundër qeveirsë. Mësohet se marshimi me në krye kryetarin e PD Lulzim Basha nis në orën 11:00 nga sheshi Skëndërbej me përballjen para kryeministrisë. Fjalimet e qytetarëve dhe drejtuesve të PD do të zgjasin mbi 5 orë, ndërsa në fund do të këtë fjalën kryetari Basha. Mësohet se ish kryeministri Berisha nuk do të përshëndesë. 
    8 dhjetori, Degët drejt përgatitjeve të fundit
    Partitë opozitare ftojnë qytetarët
     
  • “Rama kërkon të largohet”, Berisha
    shkruan në FB:Nuk i shpëton popullit

    Një ditë përpara organizimit të protestës së thirrur nga Partia Demokratike, ish Kryeministri Sali Berisha ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, ku ka theksuar se Kryeministri Rama po tenton të largohet.

  • “8 Dhjetori”, partitë opozitare
    ftojnë qytetarët për pjesëmarrje

    Partitë e vogla, aleate të Partisë demokratike, i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin marshimin që do të mbahet nesër në sheshin “Skëndërbej” të thirrur nga PD-ja. 

  • Veliaj-Kuvendit: Na jepni dorë të lirë
    të shkarkojmë nëpunësit pa shkollë

    Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka kërkuar parlamentit të krijojë mundësitë ligjore që të ketë dorë të lirë në emërimet dhe shkarkimet në radhët e administratës bashkiake. Sipas tij pengesë është bërë ligji i Nëpunësit Civil, nën mbrojtjen e të cilit sipas Veliajt, janë një seri militantësh të pakualifikuar dhe që nuk mund të shkarkohen pa pasur penalitete financiare.

  • Rama: Gratë punëtore vuajnë
    parazitizmin e burrave dembelë

    Gratë janë punëtore, ndërsa burrat dembelë e parazitarë. Ishte ky mendimi i kryeministrit Edi Rama i shprehur në Konferencën Kombëtare "Gratë Shqiptare në rrugën drejt politikës dhe vendimmarrjes". Sa i përket përfshirjes së grave në jetën publike dhe politike, Rama tha se ka ende shumë punë për të bërë.  VIDEO

     

  • 8 dhjetori dhe protesta e opozitës
    Degët drejt përgatitjeve të fundit

    Një ditë përpara mbajtjes së protestës së paralajmëruar nga opozita, degët e Partisë Demokratike në rrethe janë drejt përgatitjeve të fundit, ku i po i bëjnë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në këtë marshimin masiv. Ndërkohë, selia blu në Tiranë e ka konsideruar 8 dhjetorin si "ditën e historisë dhe të kujtesës, si dita e largimit të qeverisë aktuale".

  • Basha uron zgjedhjen e Këlliçit në
    krye të FRPD-së,rinia pasuri e çmua

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar zgjedhjen e kreut të ri të Forumit Rinor të PD-së. Basha duke uruar për fitoren Belind Këlliçin shprehet se, rinia mbete pasuria më e çmuar e PD-së.

  • Belind Këlliçi kreu i ri i FRPD-së:
    'Jo garë, por leksion demokracie'

    Belind Këllici do të jetë kryetari i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. 10 mijë anëtarë të FRPD-së zgjodhën drejtuesin e ri, pas 20 debateve kombëtare. Në fund, Këlliçi arriti të marrë më shumë vota se dy kandidatët e tjerë Ervin Salianjit dhe Oriela Nebiaj. Pas numërimit dhe të votave në Konventën e Tiranës, Këlliçi mori 4 706 vota, Salianji 4 132 dhe Nebiaj me 1 105 vota.

  • "8 dhjetori", Peza: Bashën nuk e
    duan në parti. Duma: Jeni në panik

    Dy selitët e partive kryesore këtë të diel kanë shkëmbyer akuza dhe kundërakuza në distancë. Në qendër të deklaratave ishte protesta e paralajmëruar nga opozita më 8 dhjetor.  VIDEO

  • Basha: Në 8 Dhjetor marshim 
    historik, të largojmë qeverinë

    Kreu i Demokratëve ka bërë një thirrje me tone të ashpra për pjesëmarrje në marshimin historik të 8 Dhjetorit sipas tij. Basha ka shfrytëzuar konventën e FRPD-së për pjesmarrje në protestë për të larguar qeverinë katastrofë Rama-Meta sipas Bashës.Tre kandidiatët në garë Belind Këllici, Ervin Salianji dhe Oriela Nebiaj shpalosën platfromën e tyre para mijëra të rinjëve demokratë.Këlliçi: Sot të nisim rrugën e rikthimit të PD në pushtet. Salianji: S'ka të rinj të LSI-së dhe LRI-së në forumin e PD. Nebiaj: Platforma ime si e Partisë Demokratike.
    VIDEO

  • Të rinjtë demokratë vendosin sot
    me votë për kryetarin e FRPD-së

    Në orën 11:00 të rinjtë demokratë të kryeqytetit do të mblidhen në Pallatin e kongreseve për të votëbesuar drejtuesin e forumit. Pas 19 takimesh në konventat në rrethe, afërsisht 10 mijë të rinj të partisë më të madhe opozitare, do të votojnë sot në Tiranë për pasuesin e Gerti Bogdanit në krye të FRPD, mes Belind Këllicit, Ervin Salianjit dhe Oriela Nebiajt.

  • Në pikëpyetje ngjitja e Berishës
    në podium, Basha: Mblidhni rrethet

    Protesta e PD/ Protesta e Partisë Demokratike në datën 8 dhjetor pritet të ketë tone më të ndezura nga ajo çfarë është parë në dy vitet e fundit. Burimet kanë bërë të ditur se kryetarëve të PD-së në rrethe u është kërkuar që pjesëmarrësve në protesta t’u sqarohet se tubimi mund të zgjasë përtej parashikimeve, por duke mos lejuar krijimin e incidenteve

  • Prapaskenat në Kuvend, si i
    mblodhi mazhoranca 84 vota

    Gazeta Shqiptarja.com zbardh bisedimet mes Shpëtim Idrizit të PDIU-së dhe kryeministrit Rama për votimin e Kodeve që kërkonin shumicë të cilësuar prej 84 votash në seancën maratonë të së premtes që zgjati deri orët e para të së shtunës. Sigurimi i votave nuk ka qenë aspak i lehtë për mazhorancën. LSI shpërndan votat për hetimin e CEZ - Meta pro, Braho kundër. Blushi, Ndocaj dhe Ndoka kundër ashpërsimit të gjobave ndaj biznesit. Majko abstenon për pronat. Qeveria jep dy variante të ndryshme për buxhetin afatmesësm 2016-2018.

  • ​Arben Ndoka s’heq dorë nga PS:
    Më eficentë se asnjëherë më parë

    Ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka nuk ka hequr dorë nga angazhimi i tij politik. Në një postim të fundit në rrjetin social Facebook, ai duket shumë i angazhuar për ringritjen e strukturave të PS-së. Ai duket në foto në takime me koordinatorët e partisë, duke diskutuar, siç thotë ai, për krijimin e një strukture të mirëorganizuar.

  • "8 dhjetori", Basha: Qeveri teknike
    dhe zgjedhje të parakohshme

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka një kërkesë për mazhorancën dhe ato janë zgjedhjet e parakohshme. Por, përveç zgjedhjeve të parakohshme Basha kërkon dhe qeveri teknike duke argumentuar se qeveria aktuale nuk garanton dot zgjedhje të lira. Basha në një intervitë për Top Channel thekson se mënyra për arritjen e kësaj kërkese politike janë protestat. 

  • Basha-Ramës:Mos hapni shampanjën
    nuk e ndalni dot marshimin e popullit

    PD do të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese Kodin Penal dhe ligjin e pronave të miratuar orët e para të mëngjesit të së shtunës vetëm me votat e maxhorancës. Ndonëse ata me forcën e kartonëve shpallën të pahetueshme aferën e CEZ, e vërteta dhe marshimi i shqiptarëve nuk do të ndalet. Kështu ka deklaruar lideri i opozitës Lulzim Basha, një ditë pas rrëzimit në parlament të propozimit të PD-së për hetimin ndërkombëtar të "CEZ".

  • Ermelinda Meksi në Vjenë, drejton 
     aktivitetin Ekonomik në OSBE

    Ermelinda Meksi do të drejtojë aktivitetin ekonomik të Sekretariatit Eknomik në OSBE. Përzgjedhjen e saj në këtë pozicion, Meksi e ka konsideruar si një vlerësim për të dhe për Shqipërinë.

  • Rama-bizneseve: Sigurohuni
    po na vjen mosha e pensionit!

    Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë të shtunë në qytetin e Kukësit, në kuadër të turit “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”. Kryefjalë e Ramës, edhe sot, ishte procesi i shtetndërtimit nëpërmjet reformave që qeveria ka ndërmarrë, duke shtuar se “ nuk do të ndalet”, pasi “këto operacione janë të dhimbshme por janë e vetmja mundësi për të shpëtuar ekonominë nga kanceri që e kishte kapur për fyti”.  VIDEO

  • Debati/ Rama-Spahos: S'kam
    koment më ke paralizuar sonte

    Pas fjalës së Spahos, kryeministri Rama ngrihet në këmbë për tu larguar nga seanca plenare.Ndërkohë debati dhe replika me deputetit demokrat Edmond Spaho kanë shkaktuar disa të qeshura në sallë. Ja debatet  VIDEO

  • Balla lexon kartolinën që i ka çuar
    Kapos, Berisha kërcënon Ramën

    Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë diskutimeve në Kuvend për buxhetin e vitit 2016, ka lexuar një kartolinë të vitit 1979. Bëhet fjalë për një kartolë që ish-kryeministri Sali Berisha i ka dërguar Hysni Kapos, ish-drejtues i Partisë Komuniste. Kjo gjë solli të qeshura në sallë, ndërsa Berisha në replikën e tij reagoi ashpër duke kërcënuar Ramën. “Mos u largo nga zyra më 8 dhjetor”, iu drejtua Berisha.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv