Politikë
-
Revolta e qytetarëve në protestë nuk ishte skenar por realitet për shkak të keqqeverisjes. Kështu e ka komentuar protestën e PD-sw kryetari i kësaj force politike Lulzim Basha. Ndërsa për ish-kryeministrin Sali Berisha bunkeri është simbol autentik i Enver Hoxhës. Në punimet e Forumit për Liri dhe Demokraci, si Basha ashtu dhe Berisha shohin si zgjidhje të situatës qeverinë teknike pasi nuk besojnë në zgjedhje të lira me kryeministër Edi Ramën. VIDEO 10 Dhjetor 2015, 12:29
-
Letra/ Meta grupeve: Të ngrihet
9 Dhjetor 2015, 22:55
komision për reformën zgjedhoreKreu i Kuvendit Ilir Meta përmes një letre drejtuar krerëve të grupeve parlamentare, kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për të filluar procesin e reformës zgjedhore. Meta u kërkon krerëve të grupeve parlamentare që në përfundim të konsultimeve ndërmjet grupeve, të dërgojnë në Kuvend kërkesën me projektvendimin për formalizimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar në të cilin do të përcaktohet objektivi, mënyra e ushtrimit të këtij komisioni dhe raportet e përfaqësimit në të. Sipas Metës kryerja në kohë e këtij procesi ëhstë garanci për zgjedhje sipas standarteve ndërkombëtare.
-
Topalli e ftuar në Berlin, fjalim për
9 Dhjetor 2015, 19:18
25-vjetorin e rënies së komunizmitIsh-kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli ishte e ftuar nga Fondacioni Konrad Adenauer në Gjermani për të reflektuar rreth sfidave të demokracisë në Shqipëri 25 vjet pas rënies së komunizmit.
-
Protesta e PD, Ristani: Policia po
9 Dhjetor 2015, 18:14
ushtron dhunë ndaj të ndaluarëveNjë ditë pas protestës së opozitës deputetët demokratë kanë qenë në komisariatet e policisë në Tiranë për të ndjekur nga afër situatën me të ndaluarit. Sekretari i përgjithshëm I PD, Arben Ristani, tha se personat e ndaluar janë dhunuar nga policia ndërsa nuk janë lejuar të takohen me të afërmit. VIDEO
-
Rama: Serbia? Një armik i dashur
9 Dhjetor 2015, 16:59
Kosova? Toka dhe shpirti shqiptar...Shtat i fortë, më shumë se dy metra i gjatë, zë të thellë. Edi Rama ka luajtur basketboll, vetëm për Dinamon e Tiranës, më vonë për ekipin kombëtar. Ai ishte një artist, Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe është për dy vjet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Kështu e nis intervistën me kreun e qeverisë shqiptare gazeta gjermane “Der Freitag”.
-
Kritikat ndaj Bashës, Topalli
9 Dhjetor 2015, 11:19
bojkoton protestën e PD-sëNdonëse u proklamua si një protestë e opozitës së bashkuar, ku si specifikë e organizimit ishte edhe kontributi i partive aleate, nga ana tjetër vetë Partia Demokratike nuk ishte e plotë. Ish numri dy i kësaj force politike, Jozefina Topalli ka bojkotuar tubimin para Kryeministrisë, duke konfirmuar problemet e saj me lidershipin demokrat.
-
Nishani dekoron Berishën, në
8 Dhjetor 2015, 21:08
ceremoni mungoi Vlahutin e LuPresidenti i Republikës gjatë pritjes në ditën e 25 vjetorit të rënies së komunizimit ka dekoruar disa prej nismëtarëve të dhjetorit `90 mes tyre edhe ish kryeminsitrit Berisha. Nishani ka vlerësuar ishkryeministrin Sali Berisha me dekoratën e “Flamurit Kombëtar” .Nga Presidenca nuk ka asnjë distancimi nga dhuna në protestë dhe për këtë ambasadori i SHBA Donald Lu dhe ajo e BE Romana Vlahutin kanë refuzuar pjesëmarrjen ne këtë pritje. VIDEO
"Nishani "bujar" dekoron Berishën, pritet kthim-vizita e krushqisë"
-
Basha: Mirënjohje! I dhatë kuptim
8 Dhjetor 2015, 19:08
lirisë (por aty pati vetëm dhunë)!Ndërsa protesta e opozitës degjeneroi në dhunë, lideri demokrat Lulzim Basha i është drejtuar me falenderime qytetarëve që sipas tij i dhanë kuptim lirisë. Demonstratën e mbajtur në ditën simbol të rënies së regjimit komunist 8-dhjetorin e lëvizjes studentore 25 vjet më parë, Basha e vlerëson si çlirim të vendit nga korrupsioni dhe krimi. Basha thotë në mesazhin e tij pas protestës, se marshimi nuk do të ndalet derisa qeveria të largohet.
-
Videolajm/ Bashës s'i bëjnë efekt
8 Dhjetor 2015, 17:51
vezët, ngjiret sërish para turmësEdhe pse vezët ishin në qendër të protestës së opozitës, kryedemokratit Lulzim Basha duket se nuk i kanë dhënë efektin e duhur për zërin. Kreut të Partisë Demokratike iu ngjir disa herë zëri ndërsa mbante fjalë para turmës së protestuesve në podiumin e ngritur para kryeministrisë. VIDEO
-
Përvjetori i Ditës së Rinisë, Rama:
8 Dhjetor 2015, 17:34
Shqiptarët u tradhëtuan nga politikaNdërsa kryeministria ishte e rrethuar nga protestues, shefi i qeverisë ishte pranë selisë socialiste, në një aktivitet për rininë organizuar tek kisha ortodokse. Rama foli pikërisht për ato reforma që përbën kauzën e PD-së për të nxjerrë njerëzit në shesh. Reforma që sipas tij, kanë mbështetjen popullore pavarësisht filtrave partiake.
-
Basha: O rrëzojmë qeverinë, o të
8 Dhjetor 2015, 13:39
pranojmë rrëzimin e Shqipërisë!"O të rrëzojmë qeverinë, o të pranojmë rrëzimin e popullit dhe të Shqipërisë". Me këto fjalë u është drejtuar lideri i opozitës Lulzim Basha, mijëra qytetarëve që protestuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Zgjidhja e vetme sipas tij ëhstë krijimi i një qeveri teknike që do ta ccojë vendin në zgjehdje të parakohshme. Basha paralajmëroi se protesta e sotme është fillimi i një stine protestash.
-
Ndarja nga jeta e Imzot Rrok
8 Dhjetor 2015, 12:27
Mirditës, Meta:Humbje e madheKryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet komunitetit katolik për ndarjen nga jeta të Imzot Rrok Mirdiës,, Arqipeshkv Metropolit i Durrës-Tiranë. Ai e ka cilësuar si një humbje të madhe.
-
8 Dhjetori, Nishani mbledh në
8 Dhjetor 2015, 10:55
një panel Ramën dhe Berishën“25 vite pas rënjes së sitemit komunist, Shqipëria përballet me dy armiq kryesor: Korrupsioni dhe krimi i organizuar”. Kjo ka qenë dekarata e bërë nga ish kryeministri i vendit, Sali Berisha i cili ka theksuar se gjëndja është dëshpëruese, por shpreson që shqiptarët sërish do ia dalin, ashtu siç ia dolë të rrëzonin sistemin komunist nga diktatori Enver Hoxha. VIDEO
-
Degjeneron protesta e PD, gurë
8 Dhjetor 2015, 07:55
kryeministrisë, flakë bunkerit
SHBA:Dënojmë dhunën /Demonstrata per 25 vjetorin e levizjes studentore te dhjetorit 1990 degjeneroi ne dhune. Protestuesit te grumbulluar fillimisht para kryeministrise qelluan godinen me gure, tymues blu, veze dhe shishe me boje. Pas thirrjes se lidereve te PD, protestuesit u transferuan prane godines se Ministrise se Brendshme duke i vene zjarrin bunkerit qe sapo ishte ndertuar si instalacion artistik. Policia ka shmangur çdo perplasje te drejtperdrejte me protestuesit. Me gure jane qelluar dhe xhamat e disa Ministrive. Protestuesit dogjen edhe skelat e Ministrise, e cila eshte ne rikostruksion ndersa thyen me gure xhamat e dritareve te godines.
Tahiri: Shfaqje e shëmtuar e fytyrës së shkatrrimtarëve të vërtetë
Braçe për protestën: Basha e Berisha kërkojnë destabilizim
Fotolajm/Paqja në mes të dhunës por e moshuara më pas zhgënjen!
Turma e dhunshme, Garda shotganë me plumba plastikë
Ja pasojat e protestës së dhunshme, nis pastrimi
Fotolajm/ Protesta në të gjitha senset
Foto/Tensionohet situata në protesë
Foto/Masat e policisë për protestën e PD-së VIDEO-Masat e policisë
Shinasi Rama: Protesta e PD, tallje me popullin
Hofman tek bunkeri, Bozdo: Po tëvinin bukerin e Hitlerit në Gjermani?
FOTO/ Ja personi që filloi i pari vandalizimin e Kryeministrisë
-
Buxheti 2016, Kuvendi kërkon
8 Dhjetor 2015, 07:35
fond shtesë për zyrat e deputetëveZbardhen propozimet në Byronë e parlamentit. Kërkohen dhe 46 milionë lekë për dëmshpërblimin e deputetëve që iu mbaj paga nga Topalli. Kuvendi i Shqipërisë kërkon një fond shtesë prej 136 milionë lekësh të reja për buxhetin e vitit 2016. Ministria e Financave i ka akorduar këtij institucioni vlerën e 1,080 mld lekëve, ndërsa Kuvendi kërkon fondin prej 1.216 mld lekëve.
-
Dade kritika të ashpra Ramës:
7 Dhjetor 2015, 21:44
"Duhen ndryshime në qeveri"Deputetja e PS Arta Dade, ndjen keqardhje që në partinë e saj gjërat nuk po shkojnë siç duhet. E ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" zonja Dade ka kritikuar ashpër kryeministrin Rama duke radhitur një sërë problematikash, nga mosfunksionimi i strukturave të PS-së, drejtimi i socialistëve nga një kryetar pa mandat, e deri tek listat zgjedhore dhe emërimet arbitrare që sipas saj janë bërë për të promovuar njerëz jo profesionistë që janë veçse kosto për Partinë Socialiste. Ndryshime në qeveri? Dade: Është gjëja më normale kur ka sensibilizim të opinionit publik.
-
Basha fton qytetarët të marrin
7 Dhjetor 2015, 21:01
pjesë në protest me një mesazhKryedemokrati Basha një ditë para protestës së paralajmëruar për rrëzimin e qeverisë i ka dërguar një mesazh të gjithë mbështetësve të tij në numrat e telefonave.
-
CEZ-i, Pronat dhe Kodi Penal, ja
7 Dhjetor 2015, 19:22
si u ndanë votat e mazhorancësSeanca maratonë e Kuvendit të premten e kaluar zgjati deri në orën 02:00 të mëngjesit të së shtunës, atëherë kur deputetët hodhën në votim projektligje dhe disa ndryshime në Kode të rëndësishme të konsideruara "sprovë" për mazhorancën. Kjo pasi për miratimin e tyre duhej të garantohej minimumi 84 vota, pasi kërkojnë shumicë të cilësuar. Shqiptarja.com zbardh votimin që deputetet kanë kryer për ndëryshimet në Kodin Penal, ligjin e pronave dhe hetimin e CEZ.
-
Basha: Nesër 8 dhjetori i dytë, të
7 Dhjetor 2015, 17:57
rinjtë të gjithë në këmbë për lirinë
“8 dhjetori i dytë i rinisë dhe i shqiptarëve që do të largojnë sërish krimin dhe korrupsionin.” Kështu e ka pagëzuar protestën e opozitës kryetari i PD Lulzim Basha. Gjatë prezantimit të kryetarit të ri të FRPD Belind Këlliçi dhe në mesazhin e tij për protestën kryetari Basha ka theksuar rolin që kanë të rinjtë për të qëndruar në këmbë e për të larguar keqqeverisjen. VIDEO
Berisha: Rama po kërkon të lërë vendin -
Skenari i protestës së PD, 5 orë
7 Dhjetor 2015, 15:17
fjalime...por ndoshta edhe vezë!Një ditë para protestës, organizatorët në partinë demokratike po merren me detajet e fundit të betejes pa kthim kundër qeveirsë. Mësohet se marshimi me në krye kryetarin e PD Lulzim Basha nis në orën 11:00 nga sheshi Skëndërbej me përballjen para kryeministrisë. Fjalimet e qytetarëve dhe drejtuesve të PD do të zgjasin mbi 5 orë, ndërsa në fund do të këtë fjalën kryetari Basha. Mësohet se ish kryeministri Berisha nuk do të përshëndesë.
8 dhjetori, Degët drejt përgatitjeve të fundit
Partitë opozitare ftojnë qytetarët