Politikë

  • Pas prezantimit të Bankës Amerikane të Investimeve ku ishte i pranishëm kryeministri Rama hyn në foltoren e Kuvendit dhe ulet pranë deputetit Majko me të cilin duket se shkëmben disa batuta
  • Britania emëron ambasadorin e ri në
    Shqipëri, diplomatin Duncan Norman

    Tashmë Britania do të ketë një ambasador të ri në Shqipëri  i cili zëvendëson ambasadorin Nicholas Cannon. Duncan Norman është ambasadori i ri britanik, që do të marrë detyrën në Tiranë në Qershor të vitit 2016,

  • Majko: Na presin ditë të vështira
    Ametaj: Ditët e vështira kaluan

    Ndërsa diskutohet projekti më i rëndësishëm ekonomik i vitit të ardhshëm buxheti 2016 edhe në radhët e maxhorancës u shfaqën qëndrime të ndryshme për të ardhmen e ekonomisë në vend. Ish-kryeministri Pandeli Majko foli për ditë të vështira e kjo u hodh poshtë nga ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj.  VIDEO

  • "Sa herë të shoh ty aq më
    shumë kam respekt për pulat"

    Një ndër akuzat e opozitës kundër kryeministrit Rama, është se qeveria e majtë në dy vite pushtet nuk ka bërë investime në rrugë. Përgjigjja e mazhorancës ka qenë gjithmonë e njëjtë: Se demokratët bënë gropë në buxhetin e shtetit duke shpërdoruar fonde për rrugë jashtë standardeve.
    VIDEO

  • Tahiri: Në këtë sallë këto 48 orë të
    vjen turp të rrish, duartroket opozita

    Ministri Tahiri kryefjalën e diskutimit të tij në foltoren e Kuvendit e kishte për fjalorin e turpshëm që po përdoren në seancë “Në këtë sallë 48 orët e fundit te vjen turp të rrish”- tha Tahiri duke i bërë thirrje të gjithë atyre të ndershmëve jashtë parlamentit se nuk ka vetëm këtë kategori por dhe të ndershëm që e duan këtë vend.  VIDEO

  • Protesta, Majko: U duhet biznesit 
    Kodheli: Ne s'do vrasim në shesh

    Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2016 deputeti socialist Pandeli Majko foli lidhur me protestën që Demokratët kanë paralajmëruar se do të mbahet më 8 Dhjetor. Majko shtoi se protesta u duhet atyre 300 biznesmenëve që dalin para kyreministrisë dhe kërkojnë gjoba të ulëta, u duhet ish-ushtarakëve jo PD. Ndërkohë që Ministri Kodheli shtoi se e sigurtë që Mazhoranca nuk do të veprojë si Opozita, nuk do të vrasë në shesh.

  • Protesta e opozitës, Patozi: Edi
    Ramës "i djeg" që tani 8 dhjetori

    Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi i ktheu përgjigje kryeministrit Edi Rama për batutat që hodhi ndaj opozitës për "revolucionin e 8 dhjetorit". Edhe pse ju duk i çuditshëm që kreu i qeverisë e përmendi shpesh protestën e opozitës gjatë fjalimit të tij prezantues për projektbuxhetin, Patozi tha se në tubimin masiv të së martës do të mungojnë shumë qytetarët

  • Deputetëve s'u del gjumi nga seanca
    maratonë, s'ka 84 vota për 4 Kodet

    Edhe pse ishte njoftuar votimi i kodeve dhe projektligjeve të tjera të rëndësishme që kërkojnë 84 vota që në fillim të seancës për buxhetin, kjo gjë nuk ka ndodhur. Seanca nisi me vonesë pasi deputetet nuk ishin mbledhur..ndoshta kjo për faktin se ende nuk i kishte dalë gjumi për shkak të seancës maratonë të së enjtes e cila zgjati deri në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm  VIDEO

  • "Parlament o fjalë palarë - të rëntë
       pika, të shkoi dita duke sharë"

    Kthimi i Kuvendit në një duel akuzash e kundërakuzash, fyerjesh e batutash, ka nxitur deputetin Namik Dokle të "thurë" një poezi. "Shkolla e sharjeve" e ka titulluar Dokle këtë poezi

  • Rama: S'ka zgjedhje të parakohshme 
    nuk ju vjen populli pas në këtë sport
    Patozi: Do mungojnë qytetarët e burgosu

    Më 8 dhjetor opozita ka paralajmëruar mbajtjen e një tubimi masiv të cilin nuk e konsideron vetëm një protestë kundër qeverisë, por një mundësi zgjidhje për të çuar vendin në zgjedhje të parakoshme dhe në krijimin e një qeverie teknike. Për herë të parë kryeministri Edi Rama është artikuluar për kërkesën e demokratëve për zgjedhje të parakohshme duke shprehur bindje se populli shqitpar nuk do t'i drejtohet kutive të votimit para vitit 2017-ës.

  • Berisha: Buxheti i katastrofës
    Rama tregon Stambollin për naftën

    “Nëse për 2 vite me rradhë unë kam denoncuar buxhetin e gropës, kësaj here me keqardhje denoncoj buxhetin e katastrofës,” Kështu e cilësoi buxhetin për 2016-ën ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit. Sa i përket uljes së cmimit të naftës në bursat ndërkombëtare, si një faktor për mosrealizimin e të ardhurave sipas Ramës, Berisha iu përgjigj se vetëm në Shqipëri, nuk ka ulje të naftës.

  • Berisha: Bëra shumë mirë që ju thash
    të ikni nga Shqipëria, përgjigjet Rama

    Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është aspak i penduar për thirrjen që i bëri shqiptarëve që të largohen nga vendi, madje thotë se ka bërë shumë mirë që ju drejtua me këtë apel. Rama: Të iki populli që këtu, që t'ju vi radha juve

  • Videolajm/ 5 minuta batuta nga
    fjalimi 2 orësh i kryeministrit Rama

    Qeshni e shqyeni gojën, gjenerator i zjarrit në pantallona, të shoh ty dhe më rritet respekti për pulat, rrugë për dumlla, ikën të dalë jashtë për arsye moshe....këto ishin disa nga batutat që "spikatën" në fjalën e gjatë që kryeministri Edi Rama mbajti këtë të premte në Kuvendin e Shqipërisë në një seancë maratonë që diskuton për projektbuxhetin e vitit 2016.  VIDEO

  • Manjani: Ligji i vjetër një listë
    dëshirash, tani i japim zgjidhje

    Parlamenti ka diskutuar mbrëmë pas mesnate projektligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave. Sa i përket pronarëve, maxhoranca ka kërkuar mbështetjen e draftit duke e konsideruar atë si një zgjidhje përfundimtare të çështjes së pronave në Shqipëri. Sipas Ministrit Manjani, ligji i vjetër parashikon vetëm një listë dëshirash dhe nuk i jep zgjidhje.

  • Blushi: Një brez u persekutua 
    tani edhe bijtë dhe nipat e tyre

    Ben Blushi ka qenë kundër projektligjit të mazhorancës për pronat. Blushi tha se në mënyrën se si është formuluar ky ligj, nuk i jep zgjidhje problemeve të pronarëve. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai u shpreh se prej 70 vitesh pronarëve po iu mohohet prona.

  • Informaliteti, Rama "mek" deputetët
    e opozitës: Pse burgu për ç'a është?!

     Një pjesë e fjalës së kryeministrit Edi Rama ku po i jepte përgjigje akuzave të opozitës për gjobat e larta ndaj shkelësve të ligjit, ka ngjallur të qeshura në sallën e Kuvendit në radhët e deputetëve demokratë, por të qeshurës nuk i ka shpëtuar as deputeti i PDIU-së Tahir Muhedini. Rama: Gjoba të larta për të varfërit? "Po burgu për cfarë është bërë?!  VIDEO

  • Miratohet pr.ligji për buxhetin 
    Jo hetimit ndërkombëtar të CEZ
    Video - Batutat

    Votimi në Parlament u mbajt në orën 02:00 për projektligjet e diskutuara në rendin e ditës. Debate të ashpra dhe kundërshtime janë ngritur nga ana e Partisë Demokratike mbi Pr. buxhetin e vitit 2016 të propozuar nga qeveria e majtë. Një tjetër projektligj tepër i diskutuar ishte dhe ‘hetimi ndërkombëtar i CEZ’ i cili mori vetëm 52 vota pro, 63 kundër dhe 1 abstenim duke u rrëzuar si projektligj.
    Tahiri: Në këtë sallë këto 48 orë të vjen turp të rrish

  • Rama i përgjigjet opozitës: Ja
    pse nuk realizuam dot të ardhurat

    Kryeministri Edi Rama çeli seancën e sotme të Kuvendit duke prezantuar projekt-buxhetin e vitit 2016.  Shefi i qeverisë i dha përgjigje akuzave të opozitës se mosrealizimi i parashikuar i mbledhjes së të ardhurave është bërë pasi paratë vidhen, duke radhitur të gjitha arsyet që nuk kapën dot pritshmëritë e qeverisë.  VIDEO

  • Koçi: Protesta e PD-së, për të
    penguar reformën në drejtësi 

    Petro Koçi, Kryetari i Partisë Socialiste të Vërtetë ’91 e konsideron protestën që do të mbahet nga opozita më 8 dhjetor, si një përpjekje të saj për të penguar reformën në Drejtësi. Ai ka shtuar se Partia Demokratike është kundër kësaj reforme, ndaj dhe ka thirrur protestë.

  • 8 Dhjetori,Basha degëve:
    Pjesëmarrje sa më e madhe

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur kryetarët e partisë në rrethe, ku iu ka kërkuar mobilizim të lartë, pasi në protestën e 8 dhjetorit duhet të ketë një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve. Kreu iu ka thënë krerëve të partisë, që të vazhdonjnë punën në respekt të statutit dhe të mos ndikohen nga thashethemet. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv