Politikë

  • Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni inspektoi sot dy prej 8 projekteve te Fondit te Zhvillimit të Rajoneve në bashkinë e Fierit.
    Bëhet fjalë për projektin “Rikualifikimi urban i rrugës Muharrem Agolli (Pedonale)”si dhe “Rikonstruksioni i bulevardit Jakov Xoxa“.  Punimet për projektin e bulervardit u ndoqën nga afër nga Ministrja Gjermeni e shoqëruar nga kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi.
  • Dekriminalizimi, Basha: Erë e re
    pa krimin e veshur me pushtet

    Edhe kreu i Demokratëve Lulzim Basha përmes një statusi në rrjetin e tij social e vlerësoi miratimin e ligjit për Dekriminalizimin duke theksuar kryesisht se është fillimi i një ere të re pa krim të veshur me pushtet dhe e anasjellta

  • Pengmarrja në Mali, Bushati: Po
    ndjekim me shqetësim situatën

    Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me situatën e pengmarrjes në Mali. Në një postim në rrjetin social Tëiter, Bushati shkruan:  “Duke ndjekur me shqetësim të madh situatën në Mali. Mendimet tona janë me pengjet e mbajtura në hotelin në Bamako”, shkruan ministri Bushati.

  • Dekriminalizimi, Fleckenstein
    "Tashmë miratimi dhe zbatimi"

    Miratimi i projektligjit për Dekriminalizimin është përshendetur menjëherë nga raportuesi i Shqipërisë në parlamentin Europian Knut Fleckenstein. Sipas tij tashmë mbetet miratimi dhe zbatimi i këtij ligji.

  • Debatet/ Deputetët PS irritohen
    me Kokëdhimën:"Ulu aty e voto" 

    Gjatë votimit për shfuqizimin e projektligjit “Për etikën në Policinë e Shtetit” ka patur mjaft debate të ashpra edhe midis deputetëve të Partisë Socialiste.Në kohën që deputetët e opozitës kanë tentuar të largohen nga seanca ka dashur të largohet edhe deputeti socialist Kokëdhima, por u ndalua nga Balla e Fino.

  • 2 vjet pa Olldashin, Basha: Me të
    në krah do ta kisha më të lehtë

    Kjo e premte përkon me dy vjetorin e vdekjes së deputetittë PD Sokol Olldashi.Miqtë kolegët dhe familjarët e kanë kujtuar ndarjen e parakohshme nga jeta të tij.Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Lulzim Basha shprehet se vlerat e Sokolit janë të gjalla dhe të forta, “ashtu si dëshira e vullneti i çdo demokrati për të ecur përpara”. 

  • Mazhoranca s’bën 84 vota
    miratohet ‘Etika në Polici

    Pas debateve të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, Kuvendi votoi dje 73 vota “pro” projektligjin për shfuqizimin e ligjit 8291, Kodi i Etikës së Policisë. Po kështu me 74 vota “pro” u miratua edhe kalendari i pr/ligjit të buxhetit të shtetit për vitin 2016. 

  • Topalli depoziton projektligj për
    pronat: Shtyni afatin për AKKP

    Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli ka depozituar në Kuvend një projektligj për kthimin e pronave. Në relacionin e saj ajo argumenton se duhet shtyrë afati i funksionimit të AKKP-së, deri në fund të vitit 2016. Sipas Topallit, qeveria ka dështuar gjatë këtyre dy viteve me procesin e njohjes, kthimit apo kompensimit të pronave.

  •  Balla-Topallit: Bashkë biem dakord
     në një pikë, Luli s’bën për kryeta

    Deputeti socialist, Taulant Balla, shfrytëzoi sërish sot foltoren e Kuvendit për të “ngacmuar” raportet e brishta mes ish numrit dy të PD-së, Jozefina Topalli dhe liderit aktual demokrat, Lulzim Basha. Balla iu drejtua Topallit se bie plotësisht dakord me të në një pikë, që sipas tij, Lulzim Basha nuk bën për kryetar i PD-së. 

  • Berisha mbron gjyqtarin: Lani
    gojën kur flisni për Gjin GjoninVD/Tahirit i thyhet këmba e karriges

    Ministri Tahiri ngriti domosdoshmërinë e miratimit të reformës në drejtësi, për të larguar nga sistemi gjyqtarë si Gjin Gjoni, që u akuzua për fshehje të pasurisë. Nëse reformohet sistemi gjyqësor, Tahiri u shpreh i gatshëm të përballet para drejtësisë me cilindo. Këtë, ai e shesh si të vetmen mundësi për t'i dhënë fund akuzave të vazhdueshme që ngrihen në Kuvend. Por ish-kryeministri Berisha i ka dalë në mbrojtje Gjin Gjonit, duke thënë se ai ja doli të provojë para drejtësisë se ishin shpifje.  VIDEO
    Balla-Topallit: Jemi dakord, Luli s’bën për kryetar
    Debate Berisha-Majko/Berisha kërkon Ramën

  • Siguria në Rajon, Rama takon
    Erdogan, u fol dhe për refugjatët

    Kryeministri Rama u takua sot në Stamboll, me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. Në qendër të bisedës ishte situata e sigurisë në rajon, si pjesë e sfidës së përbashkët kundër terrorizmit,  kriza e refugjatëve sirianë si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit në atë vend, si dhe nevoja për të zhvilluar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

  • Berisha kërkon Ramën në Kuvend
    Kryeministri e përshëndet nga Turqia

    Ish-kryeministri Sali Berisha duket se nuk e shijon debatin e të enjteve në seancë plenare, nëse në sallë nuk është kreu i qeverisë Edi Rama. Edhe këtë të enjte deputeti demokrat Berisha kërkoi të dijë se ku ndodhet kryeministri Rama dhe përse nuk është i pranishëm në sallë. Leskaj: Eshtë në Turqi, po takon Erdogan. Rama poston foto ne Twitter me Presidentin.

  • Berisha: Na drejtojnë Shullazët
    Majko: Pse s'vepron Kryeprokurori?

    Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me një sërë debatesh të ashpra kur po diskutohet projektligji për etikën në polici. Deputeti Pandeli Majko me një ton të ashpër në replikën e tij ndaj ish-kryeministrit Berisha e vuri theksin tek mosveprimi i Prokurorit të Përgjitshëm për të gjitha akuzat që opozita ngre në këtë parlament. Majko tha se në Shqipëri kemi krijuar një sistem të paprekshmish prandaj dhe duhet Reforma në Drejtësi  VIDEO

  • Rama në Turqi: Ka vetëm krizë
    nga injoranca jo krizë energjetike 

    Gjatë takimit në Samitin Ekonomik në Turqi, kryeministri Rama u shpreh se nuk ka krizë energjitike por nga injoranca. Sipas tij, Shqipëria po konsolidon pozicionin e saj në rajon përsa i përket energjisë.
     
     

  • Gara për FRPD, Ervin Salianji
    fiton në Lushnje, thellon epërsinë

    Konventa e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në degën e Lushnjes është fituar nga Ervin Salianji. Pas debatet mes 3 kandidatëve, rreth 250 të rinj të rrethit të Lushnjes iu drejtuan kutive të votimit, ku më i votuari rezultati Salianji me 138 vota, i ndjekur nga Belind Këlliçi me 108, ndërsa Oriela Nebijaj mori 17 vota. 

  • PD: Qeveria ka bllokuar për 2
    vjet kompensimin e pronarëve

    Opozita ka akuzuar dje qeverinë se ka bllokuar prej dy vjetësh procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Kreu republikan, Fatmir Mediu i kërkoi qeverisë arsyet e këtij bllokimi. “Kush kanë qenë arsyet që për më shumë se tre vjet nuk janë kompensuar më pronarët e ligjshëm? 

  • Përplasja/ Kryetarët e PD-së:
    Platforma, kalkulim interesash

    Pak ditë pas prezantimit të katër alternativave për riorganizimin e degëve të PD në rrethe, kryedemokrati i Gjirokastrës, Durrësit, i Vlorës dhe ai i Elbasanit janë kundër çdo propozimi që sipas tyre fut në ngërç organizimin dhe funksionimin e PD. Të kontaktuar nga “Shqiptarja.com” ata nuk fshehin as skepticizmin e tyre se të tilla projekte i hartojnë ata të cilët duan të sigurojnë një mandat deputeti në zgjedhjet e ardhshme. 

  • ​Basha: 3150 kg drogë në dy ditë
    duhet pastruar Shqipëria nga droga

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një status në Facebook shkruan se, policia italiane në dy ditët e fundit ka kapur 3150 kg drogë të nisur nga portet shqiptare. Basha e lidh trafikun e drogës me zyrtarë të qeverisë duke thënë se, është emergjente pastrimi i Shqipërisë nga droga, trafikantët dhe kumbarët e tyre në qeveri.

  • Rama:Ballkani ka nevojë për Europën

    Europa ka nevojë për Ballkanin njësoj siç Ballkani ka nevojë për Europën. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama gjatë takimit me Sekretarit të Shtetit për Punët e Jashtme në Britaninë  e Madhe, Philip Hammond.

  • Alberto Cutillo është Ambasadori
    i ri i Italisë, kredencialet te Nishani

    Alberto Cutillo do të jetë ambasadori i Italisë në Tiranë. Ai ka paraqitur sot zyrtarisht letrat kredenciale para presidentit Bujar Nishani. Cutillo merr kështu dhe formalisht detyrën duke zëvendësuar Massimo Gaiani-n në përfundim të mandatit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv