Politikë

  • Pas Krujës, kandidati për kryetar të FRPD-së, Ervin Salianji ka regjistruar një fitore të thellë edhe në Korçë. Në Konvetën e zhvilluar sot në qytetin juglindor, kanë votuar më shumë se 600 të rinj të Forumit Rinor demokrat. Pas debateve mes kandidatëve dhe votimit të anëtarësisë, Ervin Salianji ka marrë 381 vota, Belind Këlliçi 144 dhe Oriela Nebijaj 15 vota. 
  • Gjosha: Duhet Bashkëpunim i
    Institucione me shoqërinë civile

    Ministria e Integrimit Europian organizoi sot në Tiranë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim konsultimin e progres-raportit të fundit të KE-së për vendin tonë, problematikat dhe prioritetet e evidentuara në këtë dokument.

  • Rama: Lidhja e qytetit Shantou me
    Durrësin, shtron rrugën për zhvillim

    Kryeministri Rama në samitin Ekonomik të Kinës. Rama theksoi se takimi i këtij viti konfirmon më së miri vullnetin politik dhe angazhimin e 17 vendeve pjesëmarrëse, për të rritur nivelin e bashkëpunimit, në shtyllat kryesore të tij. Lidhja e qytetit Shantou tha Rama ku nis Rruga e Mëndafshit në Kinë, me qytetin e Durrësit, qyteti unë i dytë më i madh do të shtrojë rrugën për zhvillimin e portit të Durrësit.

  • Basha: Më 8 dhjetor protestë në
    Tiranë, të marrim në dorë fatet

    Kryetari i Demokratëve në një takim me banorët e Vaut të Dejës ka folur lidhur me krizën ekonomike që sipas tij ka përfshirë vendin. Ai ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste më datën 8 dhjetor kundër qeverisë.

  • CEZ, 'Ligjet' rrëzojnë PD, ndryshime
    kushtetuese për hetim ndërkombëtar?

    Deputetët e PS në Komisionin e Ligjeve kanë rrëzuar kërkesën e demokratëve për hetim ndërkombëtar të CEZ. Deputetët e LSI abstenojne. Deputetët e mazhorancës ngritën nevojën për rishikime kushtetuese të cilat i hapin rrugë hetimit ndërkombëtar të çështjeve sensitive.

  • Meta niset për Itali, kafe 'porosish'
    me Idrizin për seancën e së enjtes

    Kryetari i Parlamentit njëkohësisht kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta është takuar sot me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe nënkryetarin e LSI-së Petrit Vasili. Meta nuk do të jetë i pranishëm në seancën e radhës plenare pasi sot niset në një vizitë zyrtare në Itali dhe në Gjermani, e në këtë takim i ka dhënë direktivat nënkryetarit të Kuvendit Idrizi për seancën

  • Vasili: Dekriminalizimi bie mbi
    përgjegjësi individuale jo partiake

    Ligji për dekrimininalizimin e Kuvendit bie mbi përgjegjësi individuale dhe jo partiake sipas nënkryetarit të LSI Petrit Vasili. I ftuar në emisionin Rreze Dielli në Report Tv zoti Vasili tha se rekordet kriminale nuk lindën në vitin 2013 dhe u zhvilluan në 2015 por janë një problem madhor që ka ekzistuar prej kohësh dhe të gjithë kemi jetuar me to.
    PDF- Ndryshimet kushtetuese

  • Investimet, Shqipëria tryezë në
    Tiranë me Italinë dhe Serbinë

    Vitin e ardhshëm diplomacia shqiptare pritet të zhvillojë disa aktivitete të rëndësishme sa i takon intensifikimit të zhvillimeve dypalëshe dhe bashkëpunimit rajonal. Në vitin 2016 do të ketë një takim trepalësh mes qeverisë shqiptare, asaj italiane dhe asaj serbe.

  • Dekriminalizimi, ja katër nenet 
      që ndryshojnë në Kushtetutë
    PDF/Ja ndryshimet Kushtetuese

    Zbardhen pikat ku ranë dakord deputetët e PS-PD-LSI për dekriminalizimin e politikës dhe administratës. Për deputetët e dënuar që nuk dorëzojnë mandatin do të vendosë Gjykata Kushtetuese.Rishikohet dhe neni për të drejtën për të votuar e për t'u zgjedhur. 

  • Ervin Salianji “merr” Krujën,
    ngushtohet diferenca me Këlliçin

    Zgjedhjet për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike u zhvillon sot në Krujë, ku fitues u shpall Ervin Salianji me 182 vota, i ndjekur nga Oriela Nebijaj me 89 vota dhe Belind Këlliçi me 76 vota. Në rang kombëtar vazhdon të kryesojë Këlliçi me 253 vota më shumë se Salianji, kur kanë mbetur edhe 11 Konventa për t’u zhvilluar deri në përfundim të garës për kryetarin e FRPD.

  • ​Rama nis vizitën 3-ditore në Kinë
    merr pjesë në samitin në Suzhou

    Kryeministri, Edi Rama u nis sot, për një vizitë 3-ditore në Kinë, për të marrë pjesë në takimin e 4-t të nivelit të lartë në kuadër të nismës së bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

  • Mbledhje e qetë e grupit të PS
    porosi për seancën e së enjtes

    Ka zgjatur pak minuta mbledhja e grupit parlamentar socialist këtë të hënë. Deputetët kanë ndarë detyrat dhe kanë marrë porositë për seancën e së enjtes. Ndërsa një numër i konsiderueshëm prej tyre mungonin për shkak të angazhimit paralel në komisionin e Ligjeve.

  • Meta: Ka një përpjekje për të
    dëmtuar imazhin politik të LSI 

    Ilir Meta në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të forcës politike që drejton foli për një përpjekje për prishjen e imazhit politik të LSI-së. Kreu i LSI-së theksoi se kjo vjen për shkak të rritjes në elektorat të partisë së tij. “Ka një përpjekje për të dëmtuar imazhin politik të LSI-së në mënyrë të padrejtë. Përgjigja jonë ndaj gjithë atyre që janë të shqetësuar për rritjen e LSI-së është transparencë maksimale dhe në çdo gjë", u shpreh Meta.  VIDEO

  • Blushi qeverisë: Borxhe për luks 
    s'pashë një metër rrugë në 2 vjet

    Qeveria merr borxh për vepra luksi dhe shqiptarët janë të detyruar të paguajnë për të. Duke artikuluar kritika të ashpra ndaj ekzekutivit, deputeti i maxhorancës Ben Blushi debatoi ashpër në komisionin e jashtëm me zëvendësministrin e Financave. Blushi tha se nuk mund të merren borxhe për pensione pasi një politikë e tillë rezulton e dështuar.  VIDEO

  • Mandati i Kokëdhimës, Kushtetuesja
    do të shprehet online para fundvitit

    Gjykata Kushtetuese njoftoi se brenda vitit do të shprehet në lidhje me kërkesën e opozitës për heqien e mandatit të deputetit socialist Koço Kokëdhima, teksa i dha fund shqyrtimit gjyqësor. Gjatë shqyrtimit 1/5 e deputetëve të opozitës pretenduan se Kokëdhima ka shkelur 150 herë kushtetutën duke përfituar tendera me para publike. 

  • Lu: Ministra të korruptuar frikë nga
    drejtësia, Ristani: E ka me Tahirin

    Ministri Tahiri raportoi në Komisionin e Ligjeve lidhje me marrëveshjen për shërbimin policor me Kroacinë, por demokratët menjëherë janë hedhur në "sulm" duke akuzuar se Shqipëria është kthyer në bahçe të kanabisit. Madje deputeti Ristani, tha se deklarata që ambasadori amerikan Donald Lu bëri pak ditë më parë se "ministra të korruptuar i tremben reformës në drejtësi", adresohet pikërisht ndaj ministrit Saimir Tahiri.

  • Balla: Dekriminalizimi nuk prek
    zyrtarët pa vendim të formës së prerë

    Hyrja në fuqi e ligjit për Dekriminalizimin pas miratimit në Parlament nuk e ndërpret aspak  mandatin e të zgjedhurve në funksionet publike për aq kohë sa nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë.Ky fakt është konfirmuar nga nënkryetari Balla

  • Gjykatë për krimet e komunizmit
    Doda: Shqipëria të bëjë si Estonia

    Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi dhe deputetja Mesila Doda mbështesin nismën e ministrit të Drejtësisë së Estonisë për ngritjen e plaftormës europiane për dënimin e krimeve të komunizmit, si dhe ngritjen e Gjykatës Ndërkombëtare që do të quhet Nuremberg 2. Deputetja Doda thotë se përveçse kanë nisur amendamentet përkatëse ligjore në Kuvend, do t'i dërgohet një kërkesë zyrtare për këtë çështje edhe ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

  • Terrorizmi, Rama: S'ka vend për
    panik. Tusk: S'na frikësojnë dot

    Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk dhe kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama në deklaratën e bërë pas takimit në kryeministri dhanë mesazhin se pas sulmeve terroriste në Paris më 13 nëntor, nuk ka vend për panik. "Shqipëria do të marrë çdo masë të mundshme, jeta do të vazhdoi normalisht", tha Rama. "Sot në Tiranë, Paris, Bruksel, njerëzit ndjejnë të njëjtën shpresë dhe frikë, por shpresa është më e fortë. Besoj fort që terroristët nuk do na frikësojnë sepse liria dhe solidariteti janë më të forta se dhuna dhe frika", u shpreh Tusk.  VIDEO

  • PD përfundon analizën e zgjedhjeve
    Ristani: Draft për shtimin e degëve

    Partia Demokratike ka finalizuar analizën e rezultatit zgjedhor në të gjitha degët e saj në rrethe ndërsa po hartohet drafti përfundimtar që do t'i paraqitet kryesisë së madhe të PD-së. Arben Ristani thotë për Shqiptarja.com se do të propozohet krijimi i degëve të reja , por nuk përjashton mundësinë që drejtues degësh do të mbajnë përgjegjësi për humbjen .
     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv