Politikë

  • Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me një sërë debatesh të ashpra kur po diskutohet projektligji për etikën në polici. Deputeti Pandeli Majko me një ton të ashpër në replikën e tij ndaj ish-kryeministrit Berisha e vuri theksin tek mosveprimi i Prokurorit të Përgjitshëm për të gjitha akuzat që opozita ngre në këtë parlament. Majko tha se në Shqipëri kemi krijuar një sistem të paprekshmish prandaj dhe duhet Reforma në Drejtësi  VIDEO
  • Rama në Turqi: Ka vetëm krizë
    nga injoranca jo krizë energjetike 

    Gjatë takimit në Samitin Ekonomik në Turqi, kryeministri Rama u shpreh se nuk ka krizë energjitike por nga injoranca. Sipas tij, Shqipëria po konsolidon pozicionin e saj në rajon përsa i përket energjisë.
     
     

  • Gara për FRPD, Ervin Salianji
    fiton në Lushnje, thellon epërsinë

    Konventa e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në degën e Lushnjes është fituar nga Ervin Salianji. Pas debatet mes 3 kandidatëve, rreth 250 të rinj të rrethit të Lushnjes iu drejtuan kutive të votimit, ku më i votuari rezultati Salianji me 138 vota, i ndjekur nga Belind Këlliçi me 108, ndërsa Oriela Nebijaj mori 17 vota. 

  • PD: Qeveria ka bllokuar për 2
    vjet kompensimin e pronarëve

    Opozita ka akuzuar dje qeverinë se ka bllokuar prej dy vjetësh procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Kreu republikan, Fatmir Mediu i kërkoi qeverisë arsyet e këtij bllokimi. “Kush kanë qenë arsyet që për më shumë se tre vjet nuk janë kompensuar më pronarët e ligjshëm? 

  • Përplasja/ Kryetarët e PD-së:
    Platforma, kalkulim interesash

    Pak ditë pas prezantimit të katër alternativave për riorganizimin e degëve të PD në rrethe, kryedemokrati i Gjirokastrës, Durrësit, i Vlorës dhe ai i Elbasanit janë kundër çdo propozimi që sipas tyre fut në ngërç organizimin dhe funksionimin e PD. Të kontaktuar nga “Shqiptarja.com” ata nuk fshehin as skepticizmin e tyre se të tilla projekte i hartojnë ata të cilët duan të sigurojnë një mandat deputeti në zgjedhjet e ardhshme. 

  • ​Basha: 3150 kg drogë në dy ditë
    duhet pastruar Shqipëria nga droga

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një status në Facebook shkruan se, policia italiane në dy ditët e fundit ka kapur 3150 kg drogë të nisur nga portet shqiptare. Basha e lidh trafikun e drogës me zyrtarë të qeverisë duke thënë se, është emergjente pastrimi i Shqipërisë nga droga, trafikantët dhe kumbarët e tyre në qeveri.

  • Rama:Ballkani ka nevojë për Europën

    Europa ka nevojë për Ballkanin njësoj siç Ballkani ka nevojë për Europën. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama gjatë takimit me Sekretarit të Shtetit për Punët e Jashtme në Britaninë  e Madhe, Philip Hammond.

  • Alberto Cutillo është Ambasadori
    i ri i Italisë, kredencialet te Nishani

    Alberto Cutillo do të jetë ambasadori i Italisë në Tiranë. Ai ka paraqitur sot zyrtarisht letrat kredenciale para presidentit Bujar Nishani. Cutillo merr kështu dhe formalisht detyrën duke zëvendësuar Massimo Gaiani-n në përfundim të mandatit.

  • ​Mazhoranca: Drejtësia përgjegjëse 
      për lënien të lirë të kriminelëve

    Një ditë pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili artikuloi emra të krimineleve që lëvizin të lirë, ministra e deputetët të mazhorancës kanë dhënë reagimet e tyre. Për ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani reforma në drejtësi është mjaft e rëndësishme për të zgjidhur pikërisht këtë shqetësim. Për Kryetarin e Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho mazhoranca nuk duhet të ketë frikë, por duhet të vetëpastrohet. Lidhur me deklaratën e ambasadorit për faktin se ka dhe ministria dhe deputetët që i tremben reformës në drejtësi, deputeti socialist, xhemal Qefalia tha se, do të ishte mirë të artikuloheshi emra konkretë të deputetëve apo ministrave të inkriminuar nëse ka.  VIDEO

  • Serveri i Tatimeve, Briseida
    Shehaj në komision?Debate

    Komisioni hetimor për “Serverin e Tatimeve” do të thërrasë për të dhënë dëshmi edhe drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj. Plani hetimor i rishikuar nga kryetari demokrat i komisionit, Arben Ristani parashikon mbledhjen e informacionit për ndërhyrjen në server, të pretenduar nga opozita, nga Ministria  e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Dhe pjesë e hetimeve do të jetë edhe dëshmia e Shehajt, gjë e cila u kundërshtua nga përfaqësuesit e mazhorancës.

  • Aleanca e Grave Deputete, lobim në
    trevat shqiptare për të drejtat e grave

    Aleanca e Grave Deputete në Parlamentin e Shqipërisë nisi një tur takimesh në rajon, për të lobuar për të drejtat e grave, të cilat jetojnë në trevat shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë.  Takimi i parë u zhvillua në Tetovë me Kryetaren e Komunës, Teuta Arifi. 

  • Basha:Në dogana e tatime mungojnë
    326 mln $, Rama gjeti 3 koka turku

    Fjalën e tij të hapjes në mbledhjen e grupit parlamentar mesditën e kësaj të mërkure e hapi me cështjen e doganave shqiptare duke theksuar se në këtë sektor buxhetit të shtetit i mungojnë 326 mln $.Basha tha se Rama gjeti vetëm 3 koka turku për të justifikuar vjedhjen e tij.

  • Bumçi sulmon ambasadorin Hoffman
      "Bllokoi në kufi 13 500 shqiptarë"

    Nënkryetari demokrat i komisionit parlamentar për politikën e jashtme, Aldo Bumçi u shpreh sot se ambasadori gjerman, Helmut Hoffman dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kanë kthyer në kufi 13 500 shqiptarë, të dyshuar si azilkërkues. Komisioni i Jashtëm/Debate për azilkërkuesit, 52 mijë aplikime në 9 muaj 

  • Sherr në PD, katër skenarët për
    rivotimin e kryetarëve të degëve

    Basha mbledh koordinatorët. Bozdo e Ruli kërkojnë ristrukturimin e degëve. Ja 4 projektet për ndryshimin e strukturës së drejtimit të Partisë Demokratike në bazë. Debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura mes kryetarit Basha dhe përfaqësuesve të grupit të punës.

  • Zgjedhjet FRPD, Këlliçi fiton në
    Mat me 122 vota, lë pas Nebiajn

    Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka mbajtur votimin e parë për zgjedhjen e kreut të ri. Anëtarët e FRPD-së në Mat kanë votuar me 122 vota Belind Këlliçin, Ervin Salianjin me 71 vota, dhe Oriela Nebiajn me 10 vota. Në votime morën pjesë 206 persona.

    Këlliçi ka lënë pas Nebiajn

    Redaksia online
    (S.m/shqiptarja.com)

  • Hetimi i CEZ, mazhoranca shtyn
    projektiligjin e PD-së/ DEBATET

    Shumica parlamentare në komisionin e Ligjeve vendosi të shtyjë projektligjin e propozuar nga Partia Demokratike për hetimin ndërkombëtar të ish-kompanisë së Shpërndarjes së energjisë CEZ. Sipas mazhorancës nevojitet kohë për të përgatitur si edhe për të marrë opinionin e institucioneve të ndryshme. Ky argument i mazhorancës duket se nuk i pëlqeu deputetëve demokrat.  VIDEO

  • Thellohen përplasjet për kreun e
    FRPD, në garë vetëm 3 kandidatë

    Zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike kanë shënuar  tërheqje të tjera të garuesve. Tashmë janë tërhequr nga kjo përballje kandidatët Enri Çeno, Greta Koçi dhe Lisandër Hoxha. Në garë vetëm Belind Kellici, Ervin Salianji dhe Oriela Nebiaj. Priten deklarata zyrtare nga kandidatët per te argumentuar vendimin.
    FRPD, pas Vlorës, Salianji fiton edhe në Kavajë, Greta Koçi 1 votë
    Salianji fiton në Vlorë, Greta Koçi vetëm 17 vota

  • Përmbytjet, 'rimëkëmbet' Novosela
    Edi Rama: Kompensuam fermerët

    Kryeministri Edi Rama bashkë me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti, prezantuan të martën në Novoselë, 20 km larg qytetit të Vlorës në jug të vendit, projektin për rimëkëmbjen nga përmbytjet.  VIDEO

  • Luan Rama: Të emëruarit në 
    administratë të gjithë sipas ligjit

    Të gjithë të emëruarit në administratë, qofshin këta dhe me teserën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë bërë kundrejt ligjeve dhe konkurseve. Ka qenë kjo përgjigja e sekretarit të LSI-së Luan Rama ndaj pretendimeve të deputetëve të Partisë Socialiste në mbledhjen e grupit parlamentar të hënën mbi terrenin e fituar në punësime nga kjo forcë.
     

  • LSI faqe online për transparencën
    mbi buxhetin e financimin e partisë 

    Buxheti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim tashmë do të jetë transparent për publikun, në një faqe online të posaçme. Kështu ka deklaruar në një dalje për mediat Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama. Sipas tij për çdo veprimtari të LSI-së do të publikohet fatura financiare brenda 2 ditëve.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv