Politikë

  • Në letrën që kreu i Komisionit të Venecias Gianni Buquiçhio, i ka dërguar Presidentit Bujar Nishani, mbi reformën në drejtësi, bie në sy një lapsus. Teksa Buquiçhio flet mbi analizën që Komisioni i Venecias po u bën projekt-ndryshimeve të propozuara nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, pa pjesëmarrjen e opozitës, padashur ka bërë pjesë të kësaj të fundit, edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.
  • "Skandalet e shëndetësisë", PD:
    Në 4 barna abuzimi mbi 9 mln $

    Partia Demokratike vijon të denoncojë  skandalet që sipas saj po bëhen në sistemin shëndetësor.  Deputetja  Albana Vokshi  tha se dosja e abuzimeve po shtohet përditë, ndërsa evidentoi vjedhjen prej 9 milionë dollarë  të një kompanie të  vetme faramceutike.  VIDEO

  • Reforma në Drejtësi, Nishani letër
    nga kreu i Komisionit të Venecias

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë këtë të martë një letër nga presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquiçhio, në lidhje me reformën në drejtësi. Në letrën në fjalë kreu i Komisionit të Venecias e ka vlerësuar përkushtimin e Presidentit të Shqipërisë për të shënuar përparim në reformën e drejtësisë, ndërsa deklaron se Komisioni i Venecias ka qenë dhe mbetet në dispozicion të autoriteteve shqiptare për t’i ndihmuar në këtë proces.

  • Shtyhet Këshilli i Mandateve për
    deputeten e PS Valentina Leskaj

     Kuvendi  ka shtyrë mbledhjen  e planifikuar  për në orën 16:00 të Këshillit të Mandateve, që do të shqyrtonte  kërkesën e demokratëve për  heqjen e mandatit nënkryetares Valentina Leskaj

  • Basha: Situata alarmante, qeveri
    teknike, zgjedhje të parakohshme

    Prej kohësh figura të rëndësishme të PD-së si ish-kryeministri Berisha dhe ish-kryeparlamentarja Topalli flasin për zgjedhje të parakohshme, por këtë të martë, lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar publikisht se zgjedhjet e parakohshme dhe një qeveri teknike janë e vetmja zgjidhje nëse qeveria nuk reflekton për të realizuar në kohë dekriminalizimin dhe për të luftuar korrupsionin.  VIDEO

  • Ankesa të shumta nga deputetët 
     në mbledhjen e grupit të PS-së

    Mbledhja e përjavshme e grupit parlamentar socialist, e drejtur nga Gramoz Ruçi, këtë të hënë është karakterizuar nga ankesa të shumta të ngritura nga deputetët e majtë.

  • Lu takon Tahirin, më tej kokë më
    kokë me Bashën në selinë e PD-së

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu e ka nisur mëngjesin e kësaj të marte me një takim me ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri. Takimi mes tyre u mbajt tek Hotel Tirana aty ku pritej të niste një konferencë kundër terrorizmit. 

  • Emërimet, Pollon e ‘braktisin’
    kolegët, i vetëm në komision

    Edhe pse prej dy vjetësh opozita kërkon me ngulm hetim të emërimeve në adminsitratë gjatë muajit të parë të marrjes së qeverisë nga të majtët, është po ajo që zvarrit punimet e këtij komisioni. Ky organ i posaçëm parlamentar i cili drejtohet nga deputeti demokrat Genc Pollo, ka një vit që është ngritur, dhe ende nuk ka kryer ndonjë hetim, teksa pak kohë më parë, kuvendi miratoi zgjatjen e afatit të tij. 

  • Dënimi i "shpifjes", Gjosha: Rama
    mori nismën nga sulmet në Kuvend

    Akuzat e përjavshme të opozitës në Kuvend janë bërë shkak që mazhoranca të propozojë ndryshimin e Kodit Penal, me qëllim kriminalizimin e shpifjes. Një qëndrim të tillë e shprehu dje ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, e cila theksoi se nismën e mori vetë kryeministri Edi Rama

  • Basha-gazetarëve: Futni dorën në 
    xhep! S'ka lekë? Jua ka marrë Rama

    Kryedemokrati Basha e çeli konferencën duke ju drejtuar gazetarëve e duke i kërkuar të fusin dorën në xhep për të parë se sa lekë kanë. Një shenjë simbolike kjo me të cilën kreu i PD-së deshi të tregojë se xhepat e shqiptarëve janë varfëruar dhe fajtor për këtë situatë është kryeministri Edi Rama.  VIDEO

  • Qeveria kopjace? Rama: Ngelësin s'e
    kopjon kush, gërhitu i qetë o SHQUP

    Kryeministri Edi Rama e ka ironizuar deklaratën e liderit të opozitës Basha se qeveria po kopjon alternativat e Partisë Demokratike për biznesin e vogël.

  • FRPD, pas Vlorës, Salianji fiton
    edhe në Kavajë, Greta Koçi 1 votë

    Ervin Salianji ka fituar sot zgjedhjet për kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, edhe në Konventën e degës së Kavajës. Pas prezantimit të platformave dhe zhvillimit të debatit mes kandidatëve, anëtarët e FRPD iu drejtuan kutive të votimit.

  • Reforma në Drejtësi, nisin nga
    ​Elbasani takimet konsultative

    Është mbajtur sot tryeza në lidhje me paketën e ndryshimeve kushtetuese në Elbasan. Kjo ishte tryeza e parë nga 6 që do të mbahen dhe që synojnë të konsultohen më të gjithë gjygjsorët dhe grupet e interesit për Reformën në Drejtësi.

  • Zhgënjehet Shpëtim Gjika me
    PS-në e Vlorës: Pse më përjashtuat?

    Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika është i zhgënjyer nga dega e PS-së në Vlorë, drejtuesit e së cilës, i akuzon për anashkalim dhe përjashtim. Ja çfarë shkruan ai në Facebook.

  • Zerimi i taksave, Basha: Rama kopjac
    i keq i PD..por s'ka të qartë konceptin

    Plani i qeverisë për të zeruar taksat e biznesit të vogël me xhiro vjetore deri në 5 milionë lekë të rinj, është përkthyer nga lideri i opozitës Basha si vjedhje e propozimit të Partisë Demokratike.  VIDEO

  • Vasili: Çdo financim i LSI-së do të
    bëhet transparent në faqen zyrtare

    Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili tha është miratuar në mënyrë unanime bërja transparente e të gjitha financimeve dhe shpenzimeve të partisë dhe se ato cdo qytetarë mund t'i shohë fare qartë në faqen zyrtarë të LSI-së.

  • LSI, Meta: Jo biznesmenë në
    parlament dhe në poste publike

    Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim miratoi platformën politike në lidhje me transparencën dhe përfaqësimin politik të LSI-së. Ajo ka vendosur të kufizojë sa të jetë e mundur numrin e biznesmenëve në poste publike të zgjedhura apo të emëruara. Në kapitullin “Përzgjedhja e Kandidatëve për deputetë, kryetar bashkie dhe detyra të tjera publike” të platformës, LSI shprehet se ‘nisur nga shqetësimet publike për nivelin e papërshtatshëm të përfaqësimit publik të partive politike dhe në respekt të plotë të nevojës së publikut për përfaqësim dinjitoz të tij në vendimmarrje, LSI vendos që: “Të përkrah fuqimisht platformën e dekriminalizimit dhe te distancohet qartësisht nga çdo individ me rekorde kriminale, apo nga cilido me rekorde të tilla që synon të përfaqësojë 

  • Danielsson: Mezi pres reformën në
    drejtësi, ka strategji por duhet zbatim

    Minsitrja e Integrimit Klajda Gjosha ka theksuar se  do të analizohen me kujdes të gjitha rekomandimet, dhe do të hartohet një plan i detajuar pune për ti adresuar ato në mënyrë e duhur.Deklaratën ajo e ka bërë ditën e sotme gjatë një takimi me me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson.Ky i fundit nga ana tjetër e vuri edhe njëherë theksin tek Gjyqësori, krimi i organizuar apo 5 prioritetet kyçe.  VIDEO

  • Greta Koçi tërhiqet nga gara për
    kreun e FRPD pas zhgënjimit në Vlorë

    Greta Koçi duket se është tërhequr nga gara për t'u zgjedhur kryetarja e ardhshme e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Tërheqja e saj vjen pas rezultatit zhgënjyes që mori në Vlorë, i cili ishte qarku i parë ku zhvillua votimi i anëtarësisë së FRPD-së për kreun e ri, ku mori vetëm 17 vota.

  • "Zbutet" qeveria për kuponin
    tatimor: Gjobë deri në 1 vit burg

    Qeveria zbut qendrimin në lidhje me ato biznese që nuk lëshojnë kupon tatimor duke zbutur denimin për shkëlësit. Pas kritikave nga grupet e interesit, opozitës por edhe nga brenda mazhorancës në Komisionin e Ligjeve u vendos që moslëshimi i kuponit tatimor te mos konsiderohet më krim qe dënohej me 3 vjet burg, por kundravajtje penale duke ulur masën e dënimit nga 3 vjet që ishte propozuar fillimisht në 1 vit . 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv