Politikë

  • Hyrja në fuqi e ligjit për Dekriminalizimin pas miratimit në Parlament nuk e ndërpret aspak  mandatin e të zgjedhurve në funksionet publike për aq kohë sa nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë.Ky fakt është konfirmuar nga nënkryetari Balla
  • Gjykatë për krimet e komunizmit
    Doda: Shqipëria të bëjë si Estonia

    Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi dhe deputetja Mesila Doda mbështesin nismën e ministrit të Drejtësisë së Estonisë për ngritjen e plaftormës europiane për dënimin e krimeve të komunizmit, si dhe ngritjen e Gjykatës Ndërkombëtare që do të quhet Nuremberg 2. Deputetja Doda thotë se përveçse kanë nisur amendamentet përkatëse ligjore në Kuvend, do t'i dërgohet një kërkesë zyrtare për këtë çështje edhe ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

  • Terrorizmi, Rama: S'ka vend për
    panik. Tusk: S'na frikësojnë dot

    Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk dhe kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama në deklaratën e bërë pas takimit në kryeministri dhanë mesazhin se pas sulmeve terroriste në Paris më 13 nëntor, nuk ka vend për panik. "Shqipëria do të marrë çdo masë të mundshme, jeta do të vazhdoi normalisht", tha Rama. "Sot në Tiranë, Paris, Bruksel, njerëzit ndjejnë të njëjtën shpresë dhe frikë, por shpresa është më e fortë. Besoj fort që terroristët nuk do na frikësojnë sepse liria dhe solidariteti janë më të forta se dhuna dhe frika", u shpreh Tusk.  VIDEO

  • PD përfundon analizën e zgjedhjeve
    Ristani: Draft për shtimin e degëve

    Partia Demokratike ka finalizuar analizën e rezultatit zgjedhor në të gjitha degët e saj në rrethe ndërsa po hartohet drafti përfundimtar që do t'i paraqitet kryesisë së madhe të PD-së. Arben Ristani thotë për Shqiptarja.com se do të propozohet krijimi i degëve të reja , por nuk përjashton mundësinë që drejtues degësh do të mbajnë përgjegjësi për humbjen .
     

  • Dekriminalizmi, Balla: Ligji do
    ketë efekt të menjëhershëm

    Nënkryetari socialist i Komisionit të Posaçëm për Dekriminalizimin ka deklaruar nga Korça se projektligji i miratuar me konsensusin e maxhorancës dhe opozitës, do të ketë efekt të menjëhershëm.
     

  • Murrizi: PD nuk mund ta ndahet
    në 400 degë, ul nivelin politik

    Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Lushnje, Myslim Murrizi hedh poshtë propozimin e Genc Rulit, Eno Bozdos dhe Fatbardh Kadillit, për ndarjen e degëve të PD, duke e cilësuar si skup me qëllim çuarjen në zgjedhje të disa degëve, kryetarët e të cilave kanë qenë kritik ndaj deputetëve. Gjatë një prononcimi për “Shqiptarja.com”, Murrizi thotë se organizimi i partive politike bëhet me funksion zgjedhje politike dhe jo të parcelizohet sipas njësive vendore, gjë që sipas tij zvogëlon figurën dhe peshën e kryetarit të degës së rrethit. 

  • Valentina Leskaj ruan
    mandatin, rrëzohet PD

    Deputetja e Vlorës, Valentina Leskaj nuk rrezikon mandatin e saj. Mazhoranca në Këshillin e Mandateve vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për t'i hequr mandatin e deputetes, me argumentin se djemtë e saj kanë përfituar tendera vlerë në miliona euro. 

  • FRPD, Këlliçi ja merr Salianjit
    në Shkodër, aktualisht në "fron"

    Belind Këlliçi ja doli të fitojë në Shkodër me një diferencë prej 400 votash më shumë përballë kandidatit tjetër për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili deri para këtij debati kryesonte garën. 

  • Kërkohet një foto e Ylli Manjanit!

    Në faqen zyrtare të kryeministrisë ku janë të shfaqur me foto dhe CV-të personale të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar, kryesuar nga kryeministri Edi Rama, Ylli Manjanit i ka mbetur vetëm emri, pasi ende nuk është gjetur një foto për të. 

  • Rama takim me strukturat e PS
    në Fier: Për hapjen e re të partisë

    Përmes një statusi në rrjetin social ‘facebook’, Rama shkruan se në fokus të takimit me strukturat e Partisë Socialiste ishin reformat dhe hapja e re e partisë.
    Rama po ashtu vlerësoi edhe punën e kryebashkiakut të ri të Fierit.

  • Opozitë-mazhorancë konsensus për 
    dekriminalizimin, ngec testi i drogës

    Komisioni i posaçëm parlamentar për Dekriminalizimin, ka miratuar dje me konsensus projektligjin e dakordësuar mazhorancë-opozitë, për ngritjen e “barrierave” që pengojnë zgjedhjen dhe ushtrimin e funksionit nga persona me rekorde kriminale.

  • Funksionarëve publikë në detyrë u 
    ndërpritet mandati ose shkarkohen

    Dekriminalizimi/ Projektligji ka efekte prapavepruese për rastet e zyrtarëve të inkriminuar. Edhe politikanët që kanë ndryshuar emrin do të humbasin mandatin. 
    Ligji i dekriminalizimit prek deputetët aktualë dhe të burgosurit
    PDF- Projektligji
    Felaj: Qytetarët e dënuar për krime të rënda s'votojnë në zgjedhje
    Basha: Erë e re pa krimin e veshur me pushtet

  • Djali i Azemit sulmon kandidatët e
    FRPD, Kiri Hajdari: Etje për pushtet 

    Kiri Hajdari, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, djali i liderit të Lëvizjes Studentore të dhjetorit 1990, Azem Hajdari, sulmon kandidatët për kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Në një vlerësim të garës zgjedhore, teksa janë zhvilluar 6 Konventa

  • "Kthimi i Pronave", PR: Qeveria
    dështoi në 2 vjet, të tërheqë ligjin e ri

    Partia Republikane, nëpërmjet ish-deputetit të saj, Maksim Begeja ka reaguar për projektligjin e pronave që pritet të kalojë në Kuvend. PR e cilëson ligjin e ri si një përpjekje për të mashtruar ish-pronarët.

  • Rrëzohet kërkesa e opozitës
    për t'i hequr mandatin Leskajt

    Mazhoranca në Këshillin e Mandateve vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për t'i hequr mandatin e deputetes socialistes Valentina Leskaj. Sipas deputetëve të shumicës nuk ka asnjë shkelje kushtetuese që të çojë në mbarimin e mandatit të deputetes. Demokratët kanë denoncuar dy tendera që i janë dhënë dy djemve të deputetes Leskaj me vlerë në miliona euro. Në seancën plenare të së enjtes do të paraqiten për votim dy raporte, një i shumicës dhe ai i opozitës.  VIDEO

  • Mungojnë në seancë, Meta u 
    pret rrogat ligjvënësve 'indiferentë'

    Mungesa e deputetëve nuk duket vetëm në komisionet parlamentare, por edhe në seancat plenare të së enjtes. Zgjatja e punimeve parlamentare për orë të tëra, bën që të shohim sallën thuajse bosh, sidomos pas mesditës. Megjithëkëtë, ka deputetë që nuk marrim fare pjesë në seancë, përkundër atyre që vijnë në sallë dhe shkëputen gjatë punimeve.

  • Ja 34 dembelët që shpërfillin
    çdo ditë Kuvendin e Shqipërisë

    Kreu i Kuvendit Ilir Meta u pret rrogën ligjvënësve "indiferentë" që nuk marrin pjesë në seancat plenare të së enjtes. Gazeta Shqiptarja.com sjell emrat e parlamentarëve që nuk kanë diskutuar për asnjë projektligj në komisione dhe ata që shkojnë në çdo seancë. Tabela e plotë me pagat e marra pas pushimeve të gushtit. 17 prej deputetëve në asnjë komision përgjatë muajit shtator.

  • Basha: Ligji i ri dhunon të drejtat e
    pronarëve, kundërshtojmë pr.ligjin

    Ligji i ri për kompensimin e pronave sipas kreut të opozitës Lulzim Basha është dhunim i të drejtave të pronarëve. Sipas Bashës projektligji bie ndesh me jurispudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

  • Konventa e FRPD në Pogradec
    fiton Ervin Salianji me 132 vota

    Konventa e Pogradecit për kryetarin e ardhshëm të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, është fituar me rezultat të thellë nga Ervin Salianji. ​Ai ka marrë 132 vota, duke lënë pas me një diferencë të ndjeshme prej 87 votash, Belind Këlliçin i cili u votua 45 të rinj të FRPD. 

  • Akuzat e PD-së për "Trimed"
    Qeveria: Në treg nga 2004-a

    Partia Demokratike akuzoi këtë të premte Ministrinë e Shëndetësisë se prej dy vitesh po shpall fituese të tenderave të ilaçeve kompaninë "Trimed". Reagon kryeministria duke sqaruar se kompania "Trimed" ka operuar në sektorin e farmaceutikës që prej vitit 2004, vit në të cilin është themeluar.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv