Politikë

  • Minsitrja e Integrimit Klajda Gjosha ka theksuar se  do të analizohen me kujdes të gjitha rekomandimet, dhe do të hartohet një plan i detajuar pune për ti adresuar ato në mënyrë e duhur.Deklaratën ajo e ka bërë ditën e sotme gjatë një takimi me me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson.Ky i fundit nga ana tjetër e vuri edhe njëherë theksin tek Gjyqësori, krimi i organizuar apo 5 prioritetet kyçe.  VIDEO
  • Greta Koçi tërhiqet nga gara për
    kreun e FRPD pas zhgënjimit në Vlorë

    Greta Koçi duket se është tërhequr nga gara për t'u zgjedhur kryetarja e ardhshme e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Tërheqja e saj vjen pas rezultatit zhgënjyes që mori në Vlorë, i cili ishte qarku i parë ku zhvillua votimi i anëtarësisë së FRPD-së për kreun e ri, ku mori vetëm 17 vota.

  • "Zbutet" qeveria për kuponin
    tatimor: Gjobë deri në 1 vit burg

    Qeveria zbut qendrimin në lidhje me ato biznese që nuk lëshojnë kupon tatimor duke zbutur denimin për shkëlësit. Pas kritikave nga grupet e interesit, opozitës por edhe nga brenda mazhorancës në Komisionin e Ligjeve u vendos që moslëshimi i kuponit tatimor te mos konsiderohet më krim qe dënohej me 3 vjet burg, por kundravajtje penale duke ulur masën e dënimit nga 3 vjet që ishte propozuar fillimisht në 1 vit . 

  • Tërhiqet qeveria gjykata rikthen
    në punë nëpunësit e shkarkua

    Ndryshimet e Kodit të Punës janë votuar në Komisionin  e Ligjeve. Mazhoranca shpjegoi se ka reflektuar pas kërkesës së opozitës për t'i dhënë të drejtë gjykatës të rikthejë në punë punonjësit në shtet, nëse janë larguar në mënyrë të paligjshme.

  • Basha në Selenicë:100 milionë $ për
    bujqësinë, zerojmë taksat për fshatin

    Kryetari i Partisë Demokratike kanë vijuar me shpalosjen e programit ekonomik duke premtuar për fermerët vëmendje të veccantë të përkthyer në shifra konkrete. Gjatë një takimi me fermerë të Selenicës kryetari i opozitës tha se programi i demokratëve parashikon 40 milion dollarë për zerimin e taksave për fshatin dhe 100 milion dollarë buxhet vetëm për bujqësinë .  VIDEO

  • Ndocaj indinjohet nga biznesmeni
    i 'fuqOshëm', kapelja ende në shitje

    Kapelja që deputeti kaubojs nxorri në shitje për t'i ardhur në ndihmë vogëlushit të sëmurë Kristi Maze, ende nuk ka një pronar. Deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë tha se ishte gënjyer nga një biznemen, i cili i kishte thënë se do ta blente kapelen për 200 mijë dollarë, pasi në të vërtetë i ka ofruar vetëm 5 mijë lek të reja. 

  • Bregu: Hapja e negociatave për
    BE s'mund të jetë garë pa kohë

    Në takimin e parë pas progres raprotit të KE-së, kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, deputetja demokrate Majlinda Bregu tha se hapja e negociatave për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian nuk mund të mos ketë një afat.  VIDEO

  • Zgjedhjet në FRPD, Salianji fiton
    në Vlorë, Greta Koçi vetëm 17 vota

    Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka mbajtur votimin e parë për zgjedhjen e kreut të ri. Anëtarët e FRPD-së në Vlorë kanë votuar për gjashtë kandidatët në garë ku më i votuari ka rezultuar Ervin Salianji.

  • Zgjedhjet në FRPD, Basha: Asnjë
    kandidat s’ka mbështetje të veçantë

    Debati kombëtar që i praprin zgjedhjes së kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka nisur nga Vlora. Sipas liderit të opozitës Lulzim Basha, asnjë nga 6 kandidatët nuk do të ketë mbështetje të veçantë, por të gjithë do të kenë mbështetje të plotë.

  • Kokëdhima sfidon Asamblenë 
    afate të reja për zgjedhjet në PS

    Veç vendosjes mbi të tjerët duke hartuar strategjinë e strukturimit të PS-së, Koço Kokëdhima ka dalë mbi Asamblenë Kombëtare të PS-së edhe sa i takon afateve të procesit zgjedhor brenda partisë. Ndryshe nga ç’ka miratuar Asambleja gjatë mbledhjes së saj në 18 korrik 2015, deputeti i Vlorës, argumenton se këto afate janë të paarsyeshme, ndaj duhet një program i ri, të cilin ai e ka përgatitur në detaje. 

  • Ekskluzive/ Plani i Kokëdhimës 
     projekt 44 faqe për të ribërë PS

    Koordinatori i jugut shpall platformën kombëtare për riorganizimin e selisë rozë. Deputeti sfidon Asamblenë: Kongresi të mblidhet në prill. Në strukturat e reja jo riciklim, por gjithëpërfshirje dhe të "rënëve nga fiku". Fushata me "stinë të re në PS".

  • Rama luan bilardo, "kaubojsi" e
    ndjek me admirim hap pas hapi
    VIDEO-Shëtitja e Ramës

    Ka qenë mjaft e pazakontë për qytetarët lezhjanë që të shohin në rrugët e qytetit kreun e qeverisë Edi Rama, por edhe më të habitur kanë mbetur kur kryeministri është futur në bilardo dhe ka nisur të luajë. Deputeti i Lezhës Eduard Ndocaj i është bashkuar Ramës në bilardo dhe madje e ka ndjekur me admirim lojën e kreut të qeverisë. Në takimin e PS-së "Për të pastruar më tej Shqipërinë" edhe ish-deputeti socialist Arben Ndoka.

  • Ndocaj anëtar i Veprimtarisë 
    Prodhuese, Doda e Shëndetësisë

    Deputeti Eduard Ndocaj është caktuar anëtar në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Vendimi është marrë nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe hyn në fuqi menjëherë. Ndërkohë deputetja Mesila Doda me dorëheqjen nga Partia Demokratike dhe kalimin si deputete e pavarur është caktuar anëtare e komisionit për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

  • 'PD mbështet protestat e tregtarëve'
    Basha: Në 2 muaj ikën 73 mijë vetë

    Opozita mbështet çdo protestë që bëhet kundër politikave të qeverisë së majtë. Deklarata vjen nga kryetari i PD Lulzim Basha, i cili ftoi qytetarët që me çdo mjet demokratik të largojnë nga pushteti dyshen Rama-Meta, e cila sipas tij po i detyron të braktisin vendin. Kryetari i PD tha se dy aleatët në qeverisje janë të fokusuar tek punët e tyre ndërsa vetëm për dy muaj kanë humbur vendin e punës të paktën 73 mijë qytetarë.  VIDEO

  • 31 mijë të rinj anëtarësohen në PD
    përballja për FRPD të dielën në Vlorë

    Rreth 31 mijë të rinj janë anëtarësuar në Partinë Demokratike, në kuadër të procesit për zgjedhjen e kryetarit të ri të forumit rinor demokrat. Ndërkaq shpalosja e platformave të 6 kandidatëve në këtë garë nis të dielën nga Vlora ku do të jetë i pranishëm dhe kryetari i PD Lulzim Basha.

  • Shpifja, Rama: Gazetarët meritojnë
      respekt, nuk cënohet fjala e lire

    Kryeministri Edi Rama kërkoi edhe njëherë ndjesë përballë mediave për keqkuptimin  siç e quan ai, se edhe gazetarët do të prekeshin nga kriminalizimi i shpifjes. "Ndjesa ime që e përsëri ta dëgjojë kushdo ndër njerëzit e shtypit se ka plot të tillë që meritojnë respekt: kurrë nuk do të cënohet asgjë për çka ka të bëjë me fushën e lirisë së tyre", - theksoi kreu i qeverisë.

  • PD, Alibeaj: I akuzuari për trafik në
    Interpol. Policia: Hetimet u pushuan

    Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj tha se ministri ka kthyer në një detyrë të rëndësishmë siç është zyra e Interpolit, Alban Ahmetaj, i cili vetëm pak kohë më parë u largua nga detyra e Shefit të Forcave Operacionale pasi sipas denoncimit të PD-së rezultoi i përfshirë në trafik droge.  Policia: Emerimi i ligjshem, Prokuroria i pushoi hetimet.
    VIDEO

  • Parlamenti Evropian/ "Nevrikoset"
     Macovein, ndryshon rregulloren 

    Debatet e ashpra dhe herë pas here pa etikë komunikimi që jemi mësuar t’i shohim në seancat parlamentare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare në Tiranë, ditën e martë janë zhvendosur edhe në Bruksel. 

  • Kuvend, Topalli: Të bëjmë kryengritje 
     Peleshi: Në 2016 çelim negociatat

    Pas sherrit me kryetarin e PD, Lulzim Basha, në mbledhjen e grupit parlamentar, se pse opozita nuk thërret protestat dhe pse nuk iu bashkohet atyre të studentëve, ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, bëri thirrje dje nga foltorja e Kuvendit, për kryengritje të shqiptarëve kundër qeverisë. Për ish numrin dy të PD, protestave të studentëve duhet tu bashkohen të gjithë qytetarët, të cilët sipas saj duhet të nisin kryengritjen në të gjithë vendin.

  • Reforma në drejtësi, Naço - 
    Manjani takim "kokë më kokë"

    Nasip Naço dhe Ylli Manjani janë takuar këtë mëngjes në një nga bar-kafetë e kryeqytetit. Ky takim është zbuluar nga Shqiptarja.com. Më poshtë ju sjellim dhe fotot.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv