Politikë

  • Eduard Ndocaj pritet të jetë deputeti më i ri i parlamentit të Shqipërisë. Ai pritet të marrë mandatin e deputetit të dorëzuar nga Arben Ndoka.
  • Kuvendi i Shqipërisë në
    procesin e integrimit

    Kuvendi i Shqipërisë, si organi më i lartë përfaqësues dhe ligjvënës në vend, luan një rol kyç në procesin e integrimit europian të vendit, duke garantuar legjitimitetin demokratik dhe kontrollin ligjor dhe politik të këtij procesi.

  • Shumë shpejt dekriminalizimi!
    PD dhe PS tashmë asnjë ndasi

    Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentit Ermonela Felaj doli nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste me besimin se dy forcat më të mëdha kundërshtare politike në vend, janë shumë afër për arritjen e konsensusit për procesin e dekriminalizimit. Felaj: Praktikisht nuk ka asnjë çështje që na mban të ndarë.VIDEO

  • PD: Djalit të Leskajt "iu fal" tenderi
    MT: Ishte i hapur dhe konform ligjit

    Ministria e Transportit ka reaguar ndaj akuzës së Partisë Demokratike se djali i nënkryetares së Kuvendit ka marrë me tender për 25 vjet hekurudhën Fier-Ballsh-Vlorë pa respektuar rregullat e garës. Dikasteri i drejtuar nga Edmond Haxhinasto duke i cilësuar akuzat keqinformuese, thotë se tenderi i zhvilluar ka qenë i hapur dhe në përputhje me ligjin e prokurimeve publike.  VIDEO

  • Ironia e Taulant Ballës: Opozita në 
    gjumë, punën e tyre e bëjmë ne

    Deputetët e Partisë Demokratike nuk morën pjesë dje në mbledhjen e komisionit parlamentar të Integrimit ku do të diskutohej dhe miratohej pr/ligji për “Efiçencën e Energjisë”. Zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja prezantoi projektligjin përpara ligjvënësve, duke theksuar se sfidë mbetet rritja e investimeve në energji, me qëllim përmirësimin e efiçencës së energjisë.

  • Mirëmbajtja e mjeteve, PD: Qeveria 
    gënjen,2 milion euro ndërtuesve

    Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se po thellon skandalin me luksin qeveritar duke theksuar se është një gënjeshtër mirëmbajtja e automjeteve pasi 2 milion eurot Rama ka vendosur t'ia japë ndërtuesit të tij persona.  VIDEO

  • "Në Shqipëri sundon mafia", PD"
    Lajmi jehonë dhe në mediat italiane

     Prej disa ditësh Partia Demokratike ishte tërhequr nga akuzat e saj për ministrin Tahiri dhe i kishte adresuar ato drejt ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Por një shkrim i të prestigjiozes italiane "Corriere della Sera" për policin në arrati Dritan Zagani, ka rikthyer sërish sulmin e selisë blu ndaj ministrit të Punëve të Brendshme  VIDEO

  • PD e PDIU kundër ministrit në
    krye të Këshillit të Shoqërive Civile
    PDF- Pr.ligji për Këshillin e OJQ-ve

    Projektligji i  qeverisë për krijimin e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile ka sjellë debate në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Sociale.  Kryetarja Albana Vokshi debatoi me  zëvendësministren Gentiana Sulaj duke e konsideruar këtë ligj si tentativë për të kontrolluar shoqërinë civile, pasi në krye është menduar të vihet ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Kundër draftit u shpreh dhe nga deputeti i PDIU-së, Omer Mamo.

  • Rikthimi në punë me vendim gjykate
    'Ligjet' lënë pezull nenin përjashtues

    Ndryshimet e Kodit të Punës të sjella nga qeveria kanë shkaktuar debate në Komisionin parlamentar të  Ligjeve. Një nen i ri i shtuar pengon rikthimin në punë të individëve edhe kur gjykata e vlerëson shkarkimin të paligjshëm. Debati u nis nga opozita dhe u mbështet dhe nga Fatmir Xhafaj, i cili kërkoi të njihet me rekomandimet ndërkombëtare në këtë fushë para miratimit të këtij neni.

  • Kriza e refugjatëve, Rama në
    Bruksel: Shqipëria ka detyrime!

    Samiti i Brukselit/ Domosdoshmëri për koordinim në nivel rajonal dhe Evropian ka kërkuar kryeministri Edi Rama në samitin e Brukselit, si zgjidhje për krizën e refugjatëve të cilët nisen nga Siria e Afganistani e përmes Ballkanit synojnë të prekin Gjermanin, Austrinë e Suedinë.
    VIDEO  FOTO

  • Tërheqja e Arben Ndokës, KQZ:
    Mandati i kalon Eduard Ndocajt

     Eduart Ndocaj do të jetë deputetit më i ri që  do të bëjë betimin në sallën e parlamentit këtë të enjte. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pas shumë debateve vendosi me shumicë të thjeshtë votash ti japë mandatin  Ndocajt, i cili zëvendëson Arben Ndokën në qarkun e Lezhës. Ndoka heq dorë nga mandati Dedaj:Nuk largohem nga Bashkia
    Ndocaj: PS e vetmja forcë progresiste

  • Bruksel, liderët evropianë dush
    të ftohtë presidentit të KE Juncke

    Liderët e vendeve të ashtuquajturës “rruga e Ballkanit kanë debatuar me presidentin e Komisionit Evropian. Jean-Claude Juncker dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel. Madje disa prej tyre kanë përdorur argumentin se BE mund të shpërbëhet për shkak të eksodit të emigrantëve. 

  • Meta: Ç'po ndodh me Shqipërinë
    Kosovën, Ballkanin dhe shqiptarët

    Në një intervvistë për gazetën “Illyria” dhe radio “Kosova” të RTK me gazetarin Denion Ndrenika‏ kreu i kuvendit Meta bën një analizë të gjërë të situatës ku ndodhet Shqipëria, Kosova shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe Ballkanin.

  • Paloka: Zhvatje me tenderat kriteret
    qepen për miqtë e Ramës që fitojnë

    Sipas Partisë Demokratike tenderat po fitohen nga ndërtues të cilët kanë lidhje me kryeministrin Rama dhe janë miqtë të tij. Vazhdojnë akuzat nga të djathetët drejtuar kryeministrit. Përmes një deklarate për shtyp kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, denoncoi edhe një herë tjetër Ramën për përvetësim të parave nga tenderat  VIDEO

  • "Drejtësia" dhe Dekriminalizimi
    LSI: Kanë nevojë për konsensus

    Është koha për të finalizuar reformën në drejtësi.Sipas kryetarit të grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili dhe nënkryetarit të kësaj force politike Ylli Manjani 25 vite te humbura shkojnë në dëm të shqiptarëve.Në një dalje për mediat ata theksuan se reforma nuk duhet të politizohet për vetë rëndësinë e procesit.  VIDEO

  • Azilantët, Bumçi: Shqiptarët të
    reflektojnë me votë keqqeverisjen

    Kthimi nga gjermania i 100 mijë azilkërkuesve nga shqipëria dhe kosova është një vendim I pritshëm. Ish ministri i jashtëm Aldo Bumci thotë se pavarësisht vëshstirësive që kanë, shqiptarët nuk mund të ndryshojnë të ardhmen e tyre duke u larguar, por pakënaqësitë mund ti shprehin me votë duke përcaktuar qeveiritë në që ata duan dhe jo keqqeverisjen.

  • Vokshi: Gara e FRPD të mos 
    ndikohet nga paradhoma e liderit

    INTERVISTA/ Vokshi një përgjigje për kryeministrin Rama kur ai thërret "Pamela". Deputetja analizon situatën në PD. Deputetja Albana Vokshi shprehet gjatë një interviste për “Shqiptarja.com” se në PD nuk kapërplasje brezash” dhe se debatet mes deputetëve dhe kryetarëve të degëve janë një proces i natyrshëm.

  • Denoncimi, Qeveria: Është duke u
    hetuar ish-drejtuesi i CEZ

    PD, Luçiano Boçi: Kontrata me cez pengon hetimin, ja nenet bllokuese të procesit. Reagon kryeministria:Procesi do jetë i plotë. Qeveria ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike sipas të cilës disa nene të marrëveshjes me CEZ-in ndalonin hetimin e kësaj afere.

  • Hetimi i CEZ, akuzat që lidhin
    Berishën Ramën, Boden e Gjiknurin

    Çështja “CEZ” mbart në vetvete një specifik kë të veçantë sepse në rrethin e akuzave për korrupsion, janë disa prej qeveritarëve më të rëndësishëm aktualisht, por njëkohësisht ato rëndojnë edhe mbi ish kryeministrin Sali Berisha me ish ministrin e Financave, Ridvan Bode. Opozita riktheu në vëmendje “CEZ”-in pas marrëveshjes që qeveria shqiptare nënshkroi me kompaninë çeke, një zgjidhje ‘pajtimi’ prej 95 milionë eurosh që pala shqiptare i pagoi kompanisë çeke, duke e cilësuar këtë si marrëveshje abuzive, pasi kostoja e saj në buxhetin e shtetit arrin në 600 milionë euro. 

  • KLSH kërkon komision hetimor
    PD prokurorë ndërkombëta

    Kërkesa për hetim të posaçëm i çështjes CEZ është drejtuar jo vetëm nga Partia Demokratike, por edhe nga institucioni i pavarur, KLSH. Kontrolli i Lartë i Shtetit i është drejtuar Kuvendit me një shkresë për raportin auditues pranë Ministrisë së Energjetikës, për mbylljen e marrëveshjes me CEZ-in. Institucioni i drejtuar nga Bujar Leskaj
    i rekomandon Kuvendit ngritjen e një komisioni të posaçëm ekspertësh nga ana e Parlamentit. Leskaj kërkon gjithashtu të dëgjohet në një seancë të posaçme dëgjimore, në të cilën KLSH do të raportojë në lidhje me këtë auditim. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv