Politikë

  •  Partia Demokratike akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama se po i ofron miqve të tij pa asnjë garë tendera. Këtë radhë, demokratët, përmes deputetes Eleina Çiriçi tha se jo vetëm makinat jaguarë që do të marrë qeveria do të blihen në dyqanin e Agron Papulit, por edhe ambulancat mazhoranca i ka blerë tek i njëjti persona me vlerë 1 miliardë e 247 milionë lekë  VIDEO
  • Ndoka: Basha fajtor që ika nga
    PD, nuk e mban fjalën si Berisha

    Nga kjo e enjte, Partia Demokristiane përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë me dy deputetë, me kryetarin e kësaj force politike Nard Ndoka dhe me parlamentarin më të ri Eduard Ndocaj i cili sot bën betimin e deputetit. I ftuar ne Report TV kreu demokristian Nard Ndoka flet per bashkejetesen ne koalicionin e majte, vleresimin per Bashen dhe Berishen, si dhe qendrimin qe do te mbaje ne kuvend perballe masave kunder informalitetit. Ndoka: Ndocaj eshte profesional ne stilin e tij.

  • "Kaubojsi" nga sot deputet: U
    ndjeva si ditën e parë të shkollës

    Deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë mbërriti për herë të parë në Parlament me një Benz të vjetër të viteve '60 me targa italiane, ngjashëm me makinën historike të përdorur në filmin “Il padrino” (Kumbari) I veshur me xhinse, kemishe te celur dhe xhakete, Ndocaj ra ne sy me dosjen e ndezur ngjyre portokalli teksa ngjiti per here te pare shkallet e Parlamentit. Betohet ne Kuvend.
    VIDEO FOTO
    VIDEO/Makina me të cilën erdhi në kuvend deputeti Eduart Ndocaj 

  • Kufiri detar, Bushati: ‘Pakti i
    ri ose arbitrazh ndërkombëtar'

    Zgjidhja e konfliktit për kufirin detar me fqinjin tonë jugor, Greqinë, ka dy rrugë sipas shefit tonë të diplomacisë, Ditmir Bushati: ose një marrëveshje e re, ose alternativa e fundit është arbitrazhi ndërkombëtar.

  • Mirditë, e majta zgjedh anëtarin e
    PD-së sekretar të Këshillit Bashkiak

    Në Bashkinë e Mirditës janë zhvilluar këtë të mërkurë, zgjedhjet për Sekretarin e Këshillit Bashkiak. Në këtë post është zgjedhur me 12 vota pro, Gasper Topollaj, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, i propozuar nga koalicioni i majtë.

  • Ndocaj drejt Parlamentit, 'kaubojsi'
     pritet në Rinas me kalë të bardhë

    Deputeti më i ri i Parlamentit të Shqipërisë i cili pritet të betohet të enjten para kolegëve, Eduard Ndocaj, la Italinë ku jetonte prej vitesh me familjen dhe mbërriti këtë pasdite ne atdhe për të nisur këtë rrugëtim të ri në karrierën e tij politike.  FOTO
     

  • Xhaçka numëron dështimet e Bashës
    "Ja pse nuk e beson dot më askush" 

    Akuzave për korrupsion për qeverinë të bëra nga lideri i opozitës, Lulzim Basha gjatë një takimi me qytetarët në Fier, i është kundërpërgjigjur deputetja e PS-së, Olta Xhaçka. Deputetja e PS-së numëroi “dështimet” e Bashës si ministër Transporti, ministër i Jashtëm, ministër i Brendshëm dhe së fundmi dhe si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

  • Kushdo që nuk lëshon kupon tatimor
    gjobë për herë të parë, burg të dytën

    Çdo kush që  ka të drejtë të lëshojë kuponin tatimor dhe nuk e jep atë  do të mbajë përgjegjësi administrative dhe në rast përsëritje do të ketë ndëshkim penal.  Pas shqetësimit të ngritur nga deputetët socialist dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim një ditë më parë, se neni 13 i Kodit Penal i ndryshuar, ishte i paqartë në pikën se kush do të mbante përgjegjësi, administratori apo punonjësi, qeveria solli një tjetër formulim që parashikon të penalizim të  personit që ka detyrimin e lëshimit të kuponit tatimor.
    Qeveria tërhiqet, zbuten dënimet për biznesin, ndryshimet e neneve

  • Kushtetuesja:Mandati i Kokëdhimës 
      më 23 nëntor, PD padit Kuvendin

    Gjykata Kushtetuese vendosi të pranojë kërkesën e avokatit të deputetit Koço Kokëdhima si palë në procesin gjyqësor ndërsa shqyrtimi I kësaj çëshshtje do të bëhet me 23 nëntor. PD iu drejtua këtij organi, duke i kërkuar papajtueshmërinë e mandatit të deputetit si dhe kundërshtimin e vendimit të Kuvendit për këtë çështje.

  • NDI, Meta-Benjamin: Kuvendi
    ka bashkëpunim të shkëlqye

    Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit në një takim nga Drejtori Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan, Robert Benjamin. Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i shoqëruar nga kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Arta Dade u prit në një takim nga Drejtori Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), Robert Benjamin. 

  • Paloka: Tërhiqemi nga testi i drogës
    nëse rekomandojnë ndërkombëtarët

    Opozita vijon të këmbëngulë deri në fund ndaj kërkesës së saj për bërjen e testit të drogës nga politikanët. PD-ja mund të tërhiqet vetëm nëse anëtarët e Komisionit të Venecias mund ta rekomandojë heqjen e kësaj pike nga procesi i dekriminalizimit për hir të konsensusit .Këtë qëndrim ka mbajtur kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka, gjatë analizës së zgjedhjeve në Kukës.

  • Konsensus për dekriminalizimin?
    Opozita s'tërhiqet nga testi i drogës 

    Opozita ka një qëndrim krejt të ndryshëm nga ajo që Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj deklaroi një ditë më parë sipas së cilës maxhoranca dhe opozita janë shumë afër arritjes së konsensusit për dekriminalizmin. Me sa duket testi i drogës po mban larg arritjen e konsensusit për miratimin e një ligji të përbashkët për dekriminalizimin.

  • Koncesioni i hemodializës, qeveria
    Ja kush është fituesi i tenderit

    Pas akuzave të Partisë Demokratike mbi dhënien e koncesionit të shërbimit të hemodializës një kompanie fantazmë e pa përvojë, ka reaguar qeveria nëpërmjet portalit Transparenca.al duke sqaruar se fitues i tenderit është shpallur bashkimi i dy operatorëve ekonomikë, “Evita” Sh.p.k. dhe “American Hospital” Sh.a., pasi ky subjekt ka plotësuar kriteret e vlerësimit nga Autoriteti Kontraktor në DST.

  • PD: Rama pas vjedhjes së parave
    po u vjedh veshkat shqiptarëve

    Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama për dhënien e koncesionit të dializës njerëzve të afërt të tij. Përmes deputetes Albina Deda ajo tha se Rama pasi u ka marrë shqiptarëve paratë tashmë po u merr edhe veshkat  VIDEO

  • Rama në Hong Kong- investitorëve 
     aziatikë: Shqipëria ofron mundësi 

    Kryeministri Edi Rama nisi një vizitë 3 ditore në Hong Kong ku fokusi i parë ishte forumi ekonomik. Në fjalën e tij gjatë këtij forumi Rama ftoi të gjithë investitorët kinezë dhe ata aziatikë të investojnë në Shqipëri pasi ofrohen mundësi.

  • Ndëshkimi për bizneset, Braçe:
    Rakordim brenda PS para votimit

    Kreu i komisionit të Ekonomisë ka kërkuar rishikim të projektligjit mbi ashpërsimin e masave për dënimin e bizneseve që u konstatohet shkelje. Braçe mësohet të ketë kërkuar një rakordim qëndrimesh brenda PS dhe diskutim me aletëtë për vetë ndjeshmërinë e diskutimit gjatë mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste konfirmojnë burime për shqiptarja.com

  • DEBATET/Astrit Veliaj akuza Pollos
    dhe Kadillit për humbjen në Berat

    Debatet e ashpra kanë shoqëruar edhe analizën e Partisë Demokratike në degën e Beratit. Ka qenë deputeti i këtij qarku, Astrit Veliaj i cili ka deklaruar se për listat e këshilltarëve janë paguar nga 1 500 euro si dhe në to nuk gjetën vend demokratët, por figura të dyshimta, me të kaluar si përfaqësues të Partisë Socialiste. 

  • Hapja e dosjeve/Partitë në garë
    për të besuarit te lustracioni

    13 kandidatët për anëtarë të Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi Dosjet e Ish-sigurimit të Shtetit, ose ndryshe komisioni që do të hapë dosjet, janë në pritje të mbështetjes nga politika. Grupet parlamentare janë njoftuar nga administrata e Kuvendit, për të shprehur mbështetjen për kandidaturat e preferuara prej tyre. 

  • Akuzat e PD për jaguarët, qeveria
    Kursejmë duke i marrë me qira

    Pas akuzave të Partisë Demokratike se qeveria do të shpenzojë 2 milionë euro për 44 makinat luksoze, reagon qeveria nëpërmjet portalit Transparenca.al, duke i quajtur shifrat e PD-së si spekulative dhe të pavërteta. Qeveria gjithashtu thekson se marrja me qira e makinave do kursejë shtetin shqiptar.

  • ​Nard Ndoka ironizon PD dhe PS:
    PDK i zbresin deputetët nga qielli

    Kreu i Partisë Demokristine, Nard Ndoka e cilëson deputetin në pritje që do të marrë mandatin e Arben Ndokës si pjesë të partisë së tij.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv