Politikë

  • Zbardhen replikat e mbledhjes me dyer të mbyllura mes Edi-Palokës dhe kryetarit të kuvendit. Meta sigurohet që drafti i PD të ketë miratimin e Berishës.Debati me dyer të mbyllura, Halimi e Spaho mbrojnë Bashën. Shqyrtimi i projektligjit të sjellë nga Partia Demokratike për hetimin ndërkombëtar të çështjes “CEZ” është shoqëruar me debate në mbledhjen me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve. 
  • Vrasja e Remzi Hoxhës, faktet 
    të çojnë te Berisha-Gazidede

    Takimi i Milosheviç-Berisha-Gligorov dhe filmimi nga Hoxha shkaku i i dyshuar. Kreu i SHIK i vdekur, Sefgjini i graduar, Kumbaro në arrati, Meçe në koma, Koldashi i "çmendur" Kur kanë kaluar 20 vite nga zhdukja e Remzi Hoxhës, biznesmenit dhe veprimtarit shqiptaro-maqedonas, vendndodhja e eshtrave të tij mbetet mister.

  • Shkodër,ish-kryekomunari përplasje 
    me Bushatin:Kështu s'e keni mbarë

    Mbledhja e strukturave të Partisë Socialiste në Shkodër është zhvilluar me debate e akuza. Teksa mbahej analiza e zgjedhjeve të 21 qershorit në mbledhjen me dyer të mbyllura ish-kreu i komunës Bërdicë, Besnik Xhemali ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si po zhvillohen mbledhjet e analizës pas zgjedhore. “Kam dhënë kontribut në zgjedhjet lokale.

  • Qeveria: Është duke u hetuar
    ish-drejtuesi i CEZ në Shqipëri 

    Qeveria ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike sipas të cilës marrëveshja me CEZ është bërë për arsye të ndalimit të hetimit. 

  • PS: Oferta e Bashës është kthimi
    mbrapa tek qeveria e Sali Berishës

    Premtimet që kryetari i opozitës Lulzim Basha po u jep qytetarëve gjatë takimeve me ta, cilësohen si absurde nga krahu i majtë. Gjatë një deklarate për shtyp, deputeti socialist Ervin Bushati tha se Basha po përpiqet të premtojë, por harron që ai nuk di t’i mbajë premtimet, ndërkohë që i kujton borxhet e mëdha që u lanë shqiptarëve mbi kurriz.

  • Ulni taksat! Basha paralajmëron
    trazira në këshillin bashkiak Durrës

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar këtë të shtunë me tregtarët e tregut industrial në Durrës, ku ka ndarë me ta shqetësimet e tyre. Janë rreth 400 tregtarë që ushtrojnë aktivitetin në këtë treg, të cilët ankohen për taksat e larta të vendosura nga qeveria, ku sipas tyre tregu trajtohet njësoj me dyqanet në qendër të qytetit.

  • Dekriminalizimi, Basha-Fleckenstein
    Nxjerrim kriminelët jashtë Kuvendit

    Dekriminalizimi ka qenë në fokus te takimit mes Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Raportuesit për Shqipërinë pranë Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein. Basha i ka shprehu Fleckensteinit shqetësimin se mazhoranca po zvarrit procesin e Dekriminalizimit duke mbrojtur personat me rekorde kriminale.

  • Vendimi: Kongresi i PS nuk shtyhet
    Gramoz Ruçi fiton ndaj Kokëdhimës

    Kongresi i Partisë Socialiste do të mbahet në janar të vitit të ardhshëm. Në këtë mënyrë Ruçi ka fituar “betejën politike” brenda partisë me Koço Kokëdhimën. Me kundërshtinë e të gjithë deputetëve dhe ministrave, propozimi i koordinatorit të jugut Kokëdhima për shtyrjen e tij me të paktën 2 muaj, nuk është pranuar. 

  • Analiza/ Kryesia e PD: Shkarkim 
     Stafës! Akuza Dumës për klane

    Mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike në degën e Durrësit, është shoqëruar me debate gjatë analizës për zgjedhjet e 21 qershorit. Kritika rezultatin e dobët ka patur për kryetarin e degës, Osman Stafa, koordinatorin e zgjedhjeve, njëherazi nënkryetar i PDSH, Edmond Spaho dhe mbi kandidaten Grida Duma.

  • Jo politizim të reformës,Xhafaj
    s'merr pjesë nesër në "Venecia"
    PDF/ Ja letra e plotë e Xhafajt
    PDF/ Axhenda e plotë e Komisionit

    Kreu i Komisionit të ligjeve Fatmir Xhafaj nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit të Venecias parashikur për në datën 24 tetor  ku do të shqyrtohet drafti me ndryshimet kushtetuese të propozuara nga grupi i ekspertëve vendës dhe të huaj, që do t’i hapë rrugë reformës në drejtësi.Në një letër drejtuar presidentit të komisionit Gianni Buqicchio Xhafa sqaron se me këtë vendim do të shmangë politizimin e reformës në drejtësi.

  • Dule: Koalicioni Rama -Meta
    marrëdhënie ndërpersonale 

    Marrëdhëniet mes dy aleatëve qeverisës Rama-Meta, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se nuk është një koalicion institucional, por një marrëdhënie ndërpersonale, dhe si e tillë karakterizohet nga dobësitë njerëzore

  • Zëvendësimi i Arben Ndokës
    KQZ vendos ditën e hënë

    Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të vendosë të hënë për plotësimin e vakancës në Kuvend, pas dorëheqjes së Arben Ndokës.

  • Strazimiri: Edi Rama gënjën për
    milionat, plaçkitja e OSHEE vazhdon 

    Sërish akuza  për mashtrim ndaj kryeministrit Rama nga Partia Demokratike. Deputeti Gent Strazimiri akuzoi kryeministrin Rama se po gënjën, dhe se u ka dhënë miliona lekë deputetëve të tij.  VIDEO

  • Basha në PPE: Nuk tërhiqemi
    nga zbardhja e aferës së CEZ

    Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka ngritur në takimin e PPE-së shqetësimin për inkriminimin e kuvendit dhe institucioneve vendimarrëse në Shqipëri. Shefi i opozitës, tha se PD-ja është e vendosur për të çuar deri në fund zbardhjen e marrëveshjes së CEZ që u kushton shqiptarëve 600 milion euro.

  • Tenderi për “Jaguar”, PD: Populli pa
    bukë qeveria makina luksi, REAGIMI

    Partia Demokratike ka akuzuar Gardën e Republikës e cila sipas tyre po zhvillon një tender për blerjen e 29 makinave tip jaguar për ministrat e qeveirsë. Sipas deputetit demokrat Edmond Spaho akuzoi kryeministrin dhe anëtarët e kabinetit qeveritar si të korruptuar ndaj fondeve publike. Qeveria: Spekulim, pa fakte.

  • Meta vizitë në SHBA, merr pjesë në
    Forumin e Sigurisë dhe Inteligjencës

    Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta është nisur sot në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Para nisjes drejt SHBA-ve ku do të marrë pjesë në Forumin e Inteligjencës dhe Sigurisë në Kongres, Meta pati një takim me ambasadorin amerikan në vendin tonë Donald Lu.  VIDEO  FOTO

  • Meta: Impulse të reja në çdo 
    moment, Rama: S'ka ndryshime 

    Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta mbajtën një takim në rezidencën qeveritare, ku të pranishëm ishin edhe Ruçi, Vasili, ministrat Naço dhe Tahiri. Meta: Neser prezantimi i draftit per reformen ne drejtesi ne Komisionin e Venezias, hap pozitiv. Ndryshimet ne qeveri? Impulset duhen ne cdo moment. Ndërkohë kryeministri Rama gjatë një emisioni televiziv mbrëmë tha se s'ka ndryshime në qeveri. Ruçi: Besoj se na patë nuk kishte ndonjë të vrenjtur apo jo?! Ishin të gjithë të lumtur”VIDEO FOTO

  • "Tryeza e Integrimit", Meta e Bregu
    qëndrim të unifikuar për azilkërkuesit

    Tryeza e mbajtur ne kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian nxori edhe njëherë në pah qëndrimet ndryshe brenda mazhorancës sa i takon rritjes së numrit të azilkërkuesve. Lëvizja Socialiste për Integrim dhe PD kanë ndarë në këtë konferencë të njëjtin qëndrim se shkak i rritjes së numrit të azilantëve janë papunësia, reformat e munguara dhe korrupsioni. Fleckenstein: S'ka integrim pa reformen ne drejtesi.
    VIDEO

  • Basha e Berisha takime 
    paralele me përfaqësues të PE

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe lideri historik, Sali Berisha kanë zhvilluar takime të veçanta me zyrtarë të lartë të Partisë Popullore Europiane si dhe të Parlamentit Europian, gjatë punimeve dy ditore te Kongresit të PPE, në kryeqendrën e Spanjës, Madrid.

  • Selia rozë në "heshtje", përfundon
    mbledhja e PS me koordinatorët

    Ka përfunduar pas rreth 3 orësh mbledhja me grupin organizativ për fushatën e zgjedhjeve 2017 në selinë e Partisë Socialiste. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se u raportuan konstatimet për strukturat e PS në 6 rajone të vendit ndërkohë që kryeministri Rama nuk deklaroi të ketë shtyrje të kongresit të partisë ashtu sikurse deputeti Kokëdhima dhe të tjerë kishin propozuar.Asnjë prej deputetëve të pranishëmve në mbledhje nuk u prononcua për mediat.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv