Politikë

  • Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffmann nënvizoi të shtunën rëndësinë e reformës në drejtësi, e cila sipas tij, “mund të jetë e suksesshme vetëm nëse do të arrijë të rivendosë vërtet besimin në sistemin e drejtësisë”.
  • Ndryshimet në PD, nis verifikimi
    i të punësuarve dhe anëtarëve

    Partia Demokratike pritet të nisë riorganizimin e saj të brendshëm duke verifikuar anëtarësinë dhe lëvizjet e mundshme të tyre gjatë 2 viteve të qeverisë Rama dhe më pas zgjedhjet vendore në 61 bashkitë e vendit.

  • Ndryshime?Rrezikojnë ministrat 
    që pengojnë bashkëjetesën PS-LSI

    Kryeministri Edi Rama dhe aleati i tij kryesor Ilir Meta në takimin e së shtunës mësohet se janë fokusuar edhe tek ndryshimet në qeveri. Por cilët janë ministrat që rrezikojnë nga ndryshimet e mundshme të kabinetit qeverisës? Rama paralajmëroi nje muaj me pare që nëse Meta do të kërkonte ndryshime, atëherë ata që rrezikojnë janë ministrat që do të pengojnë marrëdhëniet mes PS-së dhe LSI-së.  VIDEO

  • PD, Basha rikthen në kryesi
    Arben Imamin e Jemin Gjanën 

    Kryesia e PD ka marrë disa vendime të rëndësishme, përsa i përket riorganizimit të strukturave të saj. Pjesë e vendimeve të sotme ka qenë edhe kooptimi në kryesinë e demokratëve të 5 anëtarëve të rinj.  VIDEO

  • Aleatët ‘shkrijnë akujt’, Rama 100
    minuta tek Meta, mesazh gazetarëve
    Videoaljm/ Rama ecën i vetëm në këmbë

    Kryeministri, Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kanë zhvilluar një takim në Kryesinë e Kuvendit. Takimi i dy liderëve të koalicionit qeverisës erdhi pas kthimit të Ramës nga vizita 1-javore në SHBA dhe kur po flitet për një krisje të mazhorancës. Në përfundim të takimit nuk pati asnjë prononcim mbi atë çfarë u diskutua në këtë takim.  VIDEO

  • Në janar PS zgjedhje për 
    61 krerët e forumit të gruas

    Partia Socialiste synon që në kongresin e saj për herë të parë 50% e të deleguarve të jenë femra. Në një mbledhje të Forumit të Gruas Socialiste, deputetja Olta Xhaçka bëri thirrje për anëtarësim të grave dhe vajzave në strukturat e PS-së, nën moton “Bashkë për të ardhmen e Shqipërisë”.

  • "Mediat italiane" PD:Tahiri të japë 
    dorëheqjen, të dalë para drejtësisë

    Partia Demokratike ka vijuar sërish akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili sipas tyre është i zhytur në trafikun e drogës. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e selisë blu Oriela Nebiaj ka përsëritu kërkesën për dorëheqjen e Tahirit të cilit i bëri thirrje të dorzohet përpara drejtësisë.  VIDEO

  • Rama: LSI se ka problem përballjen
    me opozitën e lodhur, u rrit në luftë

    Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama deklaron se nuk ka ftohje të marrëdhënieve mes dy forcave kryesore aleate të koalicionit, pavarësisht që pranon se për shkak të natyrës së këtyre dy forcave, ato nuk mund të konsiderohen të shkëlqyera .

  • 25-vjetori i bashkimit gjerman, uron
    Nishani: Dita na bashkoi të gjithëve

    Presidenti i vendit Bujar Nishani i ka përcjellë Gjermanisë një urim në kuadër të 25-vjetorit të Bashkimit të dy Gjermanive.Në urimin e tij presidenti i Shqipërisë thekson se kjo ditë i hapi rrugën bashkimit të kontinentit dhe vlerave të përbashkëta Europiane.

  • Protesta tek Medreseja, Berisha:
    Qeveria ka dështuar, gjoba abuzive

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për protestën e sotme të tregtarëve tek zona industriale e Medresesë të cilat pretendojnë se gjobiten padrejtësisht nga tatimorët. Në një postim në rrjetin social “Facebook” Berisha theksoi se kjo qeveri ka dështuar pasi sipas tij po vendosen gjoba për të mbushur gropën prej 300 milionë eurosh.

  • Kreu i PD Lulzim Basha nis
    nga Lushnja dëgjesat me qytetarët

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nis javën e ardhshme nga qyteti i Lushnjes turin e dëgjesave me qytetarët, sipërmarrësit dhe fermerët, për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe parashtruar alternativën e opozitës për daljen e vendit nga kriza.

  • “Dekriminalizimi, Krichbaum për
    DW: Kushti parësor për negociatat”

    Shqipëria është shumë larg fillimit të bisedimeve, raporti i ODIHR, shqetësues .Deputeti gjerman dhe kreu i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag, Gunther Krichbaum, shprehet gjatë një interviste për “Deutsche Ëelle” se Shqipëria është shumë larg çeljes së negociatave të anëtarësimit me BE

  • Basha: CDU e Merkel mbështet
    hetimin ndërkombëtar për CEZ

    CDU-ja e kancelares Angela Merkel mbështet kërkesën e Partisë Demokratike për të ftuar prokurorë të huaj, për hetimin e CEZ-it. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas vizitës dy ditore që zhvilloi në Bundestagun gjerman.

  • Terrorizmi, fjalimi i kryeministrit
    Rama botohet në Financial Times

    Fjalimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama është botuar nga prestigjiozja Financial Time si editorial me titullin “Për të mposhtur terrorizmin nevojiten të dyja, dialogu dhe forca”. Kjo ishte fjala e kryeministrit shqiptar në Samitin e liderëve botërorë për luftën kundër ISIS dhe ekstremizmit të dhunshëm të organizuar nga Presidentit Barack Obama. 

  • PD nis protestat ekonomike
    Basha të martën në Lushnjë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nis javën e ardhshme nga qyteti i Lushnjës turin e dëgjesave me qytetarët, sipërmarrjen dhe fermerët, për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe parashtruar alternativën e opozitës për daljen e vendit nga kriza. Kjo duket se do të jetë lëvizja e radhës e kryetarit Basha, me kryefjalë, sipas opozitës, problemet ekonomike që po kalon vendi, me rritjen e papunësisë, rëndimin e barrës fiskale për biznesin apo dhe për masat shtrënguese kundër informalitetit. 

  • ​Kadeli i LSI-së i thur lavde Erjon
    Braçes: Nuk ka të dytë si ai!

    Deputeti i LSI-së në Lezhë, Gjovalin Kadeli nuk i kursen vlerësimet dhe lavdet, ndaj kolegut të tij socialist, Erjon Braçe. Ai e cilëson deputetin socialist, si unik në Parlament, duke i renditur disa cilësi të tij.

  • “Drejtësia”,PD depoziton 54 vërejtje
     për përmbajtjen e standardeve

    Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend opinionet për amendamentet e njëanshme kushtetuese të hartuara nga mazhoranca për reformën në drejtësi. PD i kundërshton nismën e ndërmarrë nga mazhoranca duke prezantuar 54 vërejtje mbi përmbajtjen dhe cënimin e standardeve nga projektligji i hartuar në mënyrë të njëanshme sipas PD.Ne opinion PD i kërkon Metës ti përcjellë vërejtejt në Komisionin e Venecias
     

  • Analiza, krerët e degëve humbëse
    në rrezik, priten zgjedhje në PD

    Kryetari i PD-së Lulzim Basha thërret këtë të shtunë kryesinë e Partisë Demokratike për të vendosur piketat mbi analizën e zgjedhjeve të 21 qershorit. Pas analizës së bërë në degët e partisë në bazë këto zgjedhje dhe me mbledhjen e të dhënave për rezultatin, këto të dhëna pritete të diskutohen në kryesinë e PD, duke iu nënshtruar analizës së plotë sipas informacioneve që vijne nga çdo degë. 

  • "CEZ", Manjani: “Çakejntë” i kanë
    vënë syrin 135 milionë eurove

    Nënkryetari i LSI-s Ylli Manjani ka akuzuar grupin politiko-mediatik se po kërkojnë të përfitojnë 135 milionë euro nga çështja e CEZ që aktualisht po shqyrtohet në arbitrazh. Manjani ka ngritur akuza se disa persona po sillen në rolin e ukut, hijenës dhe çakallit për të dëmtuar shtetin shqiptar në arbitrazh.  VIDEO

  • Justifikimi i Berishës për mungesën
    në votimin për çështjen e CEZ-it

    Ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili në një kohë është akuzues dhe i akuzuar për aferën CEZ nuk ishte i pranishëm në votimin e Kuvendit për nismën e PD-së për hetim ndërkombëtar të përshpejtuar.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv