Politikë

  • Beteja politike në Partinë Lëvizja e Legalitetit është zhvendosur në media. Pas deklaratës së ish-kreut të PLL, Ekrem Spahia i cili shprehej se kur kishte mësuar për përjashtimin nga partia kishte kujtuar se ishte 1 prilli e vlerësonte se Sulejman Gjana nuk është i denjë për kreun e PLL. Ky i fundit ka reaguar sot duke theksuar se përjashtimi i Spahias ka ardhur pasi ka tentuar ta rrëzojë nga kreu i partisë.
  • Gjirokastër, konstituohet Këshilli 
     i Qarkut, përjashtohet ish-kreu

    Armand Hila është zgjedhur kryetar i Këshillit të Qarkut në Gjirokastër përballë Sulo Muçobegajt. Mbledhja e konstituimi i Këshillit të Qarkut Gjirokastër është shoqëruar me debate.

  • Prapaskenat/ Portugalia "ndikoi" 
    në imunitetin e Armando Prengës

    Në procesverbalin e zbardhur të mbledhjes së datës 7 shtator, mësohet se kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka kërkuar që seanca të mbahej paradite, pasi pasdite, vec afatit të prokurorisë, ishte dhe ndeshja e Kombëtares me Portugalinë. 

  • E enjtja “Kurban Bajram” 
    nuk ka seancë parlamentare

    Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka kërkuar në Konferencën e Kryetarëve që të ndryshohet data e thirrjes së parlamentit, të mërkurën ose të premten, për të respektuar festën e myslimanëve, si dhe për tu dhënë mundësi zyrtarëve të jenë pjesë e kalendarit të aktiviteteve për këtë festë. 

  • Helidon Bushati: Të nisin protestat në
    të gjithë vendin, “s’mban më ujë pilafi”

    Dhjetëra qytetarë shkodranë u tubuan sot në një protestë paqësore, të thërritur nga Sindikatat.  Edhe pse nuk është protagoniste e kësaj proteste, nga ana tjetër Partia Demokratike mbështet të drejtën e qytetarëve për të protestuar kundër varfërisë.

  • Qeveria rishikon mandatin e
    OSBE, ja letra me argumentet

    Në një letër që Ministria e Jashtme u ka dërguar ministrive të tjera dhe institucioneve te vendit argumenton se prania e OSBE-së shihet me vend për tu reduktuar. Kjo kërkesë argumentohet me faktin se organizata për siguri dhe bashkëpunim në Europë është e tepërt në një vend tashmë anëtar i NATO-s, i cili pret të anëtarësohet në BE. Letra: Kufizime ne buxhet, rishikoni projektet me OSBE-në.  VIDEO

  • Berisha: Kryetari i bashkisë së
    Poliçanit është trafikanti i drogës

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Policanit, Adriatik Zotken si pjesmarrës në trafik droke dhe kultivues i bimës narkotike. 

  • PD: Dorëhiqu! Tahiri: Faleminderit
    që i bëni jehonë suksesit të policisë

    Partia Demokratike ka kërkuar sërish dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe dorëzimin e tij para drejtësisë. Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka nga zyrat e PD ka hedhur përsëri akuza ndaj Tahirit, si një zyrtar të lidhur me bandat e trafikimit të drogës. Reagon Ministria:  Falenderojmë PD që me konferencat e saj i bën jehonë sukseseve te policise.
     VIDEO

  • PD, Shehu: Shqiptarët në Greqi të 
    votojnë partinë "Nea Demokracia"

    Partia Demokratike ka shprehur mbështetjen e saj për partinë Nea Demokracia në zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen gjatë ditës së nesërme në Greqi. 

  • Aksioni kundër informalitetit, Basha
    paralajmëron protesta në gjithë vendin

    Protesta në Shkodër kundër aksionit që ka ndërmarrë qeveria për të luftuar infomalitetin në biznese duket se është vetëm fillimi i një vale protestash që pritet të nisin në të gjithë Shqipërinë. Me fjalinë “Shkodran ngrihet, Shqipëria ngrihet” lideri i opozitës paralajmëron nisjen e një “revolucioni” popullor kundër këtij aksioni që demokratët dhe vetë qytetarët e denoncojnë si selektiv.

  • Berisha: Nis revolucioni në Shkodër 
    biznesi në kthetrat e mafies-qeveri

    Për ish-kryeministrin Berisha, protesta e sotme në Shkodër është fillimi i një revolucioni. Në qëndrimin e tij të bërë publik në Facebook, Berisha shkruan se Shkodra është në protestë masive në mbrojtje të punësimit, biznesit dhe kundër politikës staliniste të qeverisë, aksionit të bandave të saj.

  • Rama në SHBA javën e ardhshme 
     merr pjesë në Asamblenë e OKB

    Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës javën e ardhshme. Sipas burimeve nga Kryeministria, kreu i qeverisë pritet të mbajë disa fjalime për tema të ndryshme si ekstremizmi, zhvillimi i qëndrueshëm, barazia gjinore etj. Të premten Rama do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

  • PD propozon amnisti për bizneset
    Cara:Kemi draftin gati për Kuvend

    Demokratët do t’i propozojnë Kuvendit që i vjen në ndihmë biznesit duke propozuar amnisti për të gjithë mallrat e paregjistruara. Në kuadër të aksionit të qeverisë ndaj informalitetit, deputeti i Partisë Demokratike Igli Cara zbardh nismën e opozitës që u jep kohe bizneseve deri më 1 janar të regjistrojnë produktet që nuk janë të tilla.  VIDEO

  • Shqipëria pa ambasador në
    OSBE, Nishani s'firmos lirimin

    Në këto ditë kur marrëdhëniet mes politikës shqiptare dhe OSBE duket se kanë mëse të nevojshme shtigjet diplomatike, Shqipëria mbetet pa përfaqësues diplomatik në selinë qendrore të OSBE-së në Vjenë. Ambasadorit Spiro Koci i ka mbaruar mandati prej nje viti. Presidenti Nishani nuk firmos dekretin e lirimit, Bushati "terheq" ambasadorin ne atdhe.  VIDEO

  • Ndryshime në strukturat e PD
    Basha komandon Alibeajn e Turkun

    Tre muaj pas zgjedhjeve lokale, ku dy drejtues te departamenteve ne Partine Demokratike fituan bashkitë e Shkodrës dhe Kukësit, kryetari Lulzim Basha bën emerimet e para në strukturat qëndrore të partise.

  • PLL përjashton Ekrem Spahiun
    Ish-kreu: Lojë e liderit aktual!

    Partia Lëvizja e Legalitetit ka vendosur të përjashtojë nga partia ish-kryetarin e saj Ekrem Sqahia. Shkak është një nismë që Spahiu ka ndërmarrë për të rihapur garën për kryetarin e Partisë duke sfiduar Sulejman Gjanën. 

  • "Droga", Meta - Brahos: Lëri 
    skupet, ndiq rrugën e drejtësisë

    Në një deklaratë që dha sot për mediat, kryetari i Kuvendit Ilir Meta iu përgjigj dhe deklaratës së deputetit të tij, Spartak Braho, i cili në komisionin e posaçëm për dekriminalizimin, u shpreh se përdorues droge ka nga të dy krahët politikë. Sipas Metës, ky qëndrim është në kontradiktë me formimin profesional të Brahos.

  • Në dy vite, PD 884 deklarata
    kundër Ministrit të Brendshëm

    Ministri Saimir Tahiri duket se po shkon drejt një rekordi “Guinness”, sa i përket numrit të konferencave të shtypit që një forcë politike organizon kundër një ministri, jo vetëm në Ballkan dhe Europë, por edhe më gjerë. Javanews.al ka zbuluar se në harkun kohor të dy viteve që ai mban postin e ministrit të Brendshëm, PD-ja ka zhvilluar plot 884 konferenca shtypi kundër tij me një mesatare 1.5 konfereca shtypi në ditë.

  • Shqipëria, jashtë listës së vendeve
    nën monitorim për pastrim parash

    Shqipëria nuk figuron më në listën Këshillit të Evropës e vendeve nën monitorim për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Mbledhja e Komitetit Moneyval të Këshillit të  Evropës, që mbikqyr autoritetet shqiptare në këtë drejtim, ka konfirmuar këtë fakt, pas përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit nga ana e Qeverisë Shqiptare.  VIDEO

  • Kuvendi shtyn me 15 ditë afatin
    për komisionin që do hapë dosjet

    Kuvendi ka shtyrë me 15 ditë afatin e aplikimit për të gjithë ata që do të aplikojnë për anëtarë të komisionit që do të hapë dosjet e sigurimit të shtetit. Kuvendi ka rifreskuar shpalljen në 14 shtator, dhe në 15 ditët në vijim do të priten aplikantët e tjerë. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv