Politikë

  • Prania e ministrit të Punëve të Jashme Ditmir Bushati në Komisionin e Jashtëm i ka kujtuar deputetit Aldo Bumçi, email-in që Rama  u ka dërguar ministrave. Bumçi i ka bërë  një pyetje kuriozë ministrit, pyetje e cila hapi debate mes të pranishmëve në mbledhje.
  • Rrëfimi i Dokles: Ja ç'bënte
    Berisha kur u vra Miri i Xhikes

    Deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle rrefen se diten kur eshte vrare Miri i Xhikes, trafikant droge i vrarë në vitin 2003, ka degjuar Sali Berisha te urdheroje permes nje telefonate qe cdo socialist qe do ti shkonte ne varrim te nxirrej ne gazete si i korruptuar dhe i lidhur me krimin.

  • Lu "tur" takimesh me Ramën 
     Tahirin, Metën dhe Nishanin

    E hëna ka nisur me një axhendë të ngjeshur për ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili është takuar me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Punëve të brendshme Saimir Tahiri dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta. Takimet vijnë në një moment kur politika shqiptare ka nisur diskutimet për dekriminalizimin si dhe për realizimin e reformës në Drejtësi. Takimi me  Ramen vetëm pak ditë para vizitës së tij në SHBA.  VIDEO

  • Rama mbledh PS-në, nis
    përgatitjet për zgjedhjet 2017

    Partia Socialiste nisi këtë të hënë përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017. Kryeministri Edi Rama, kryetari i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi dhe nënkryetari Taulant Balla kanë drejtuar së bashku një mbledhje organizative në selinë e kësaj force politike.  VIDEO

  • Shkodër, nis përçaja e koalicionit
    PS-LSI, socialistët romancë me PD

    Të gjithë çuçurisin nën zë për një përçarje mes koalicionit PS dhe LSI por ende askush nuk ka guximin ta pranojë publikisht. Duket si një dashuri e sforcuar që përbrenda ka akumuluar shumë urrejtje. Kjo ndjenjë kombëtare për plasaritjen e PS me LSI mesa duket ka mbërritur edhe në Shkodër. Në fakt ka shumë kohë që përflitet se administrata në Shkodër dhe shumë drejtori rajonale do jenë pjesë e disa ndryshimeve jo të vogla.

  • Tahiri: Mirënjohje shqupistave që i
    bëjnë jehonë sukseseve të policisë

    Pak me vonesë siç e thotë edhe vetë ministri Tahiri reagon në Facebook lidhur me akuzat e kreut të grupit të PD për makinën e tij dhe përfshirjen në trafikun e drogës.Tahiri shkruan edhe njëherë se falenderon PD për shërbimin e vyer që po bën duke i bërë jehonë të përditshme sukseseve të policisë së shtetit.

  • Paloka: Tahiri nëpërmjet Habilajve
    trafikonte drogë, e fakton Tims

    “Sistemi Tims tregon se Ministri Tahiri nëpërmjet kushërinjëve të tij Habilajve fakton trafikun e drogës”-kështu është shprehur mesditën e kësaj të djele kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka në një dalje për mediat  VIDEO

  • Eduart Ndocaj letër Metës:Më fut 
    ​në Kuvend,mos mbaj inate politike

    Kuvendi i Shqipërisë këtë sesion të ri Parlamentar ka në axhendën e saj ligje e reforma të rëndësishme si dekriminializimi dhe sistimin e drejtësisë. Por lënia e mandatit të deputetit nga Arben Ndoka dhe me Armando Prengën në burg i ka lënë qytetarët e Lezhës pa përfaqësuesit e tyre në mazhorancë. Pikërisht ky ka qenë edhe thelbi i letrës së dërguar nga emri i radhës në listë, Eduart Ndocaj, kreut të Kuvendit Ilir Meta. 

  • Ylli Shehu pasion muzikën, reagon
    për gafën ne FB: Analfabetizmi sfidë 

    Pasioni për muzikën rezulton të jetë një tjetër aspëkt i fshehur i deputetit të LSI, që u zgjodh nën siglën e Partisë Republikane Ylli Shehu. Ai ka folur  për braktisjen e PR për të shkuar te LSI duke  thënë se ishte një vendim personal që nuk kishte lidhje me karrierën e babait të tij Vesel Shehu.

  • Basha:Shifrat tregojnë se shqiptarët
    varferohen dhe qeveritaret majmen

    Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për shifrat e publikuara nga Eurostat për azil kërkuesit. Sipas Bashës duke oparë këto shifra shqiptarët varfërohen, por qeveritarët majmen.

  • Dekriminalizimi, Ngjela: Kush preku 
    Kodin Zgjedhor të mbajë përgjegjësi

    Spartak Ngjela bëhet pjesë e debatit për dekriminalizimin e politikës duke ndezur edhe më shumë përplasjet mbi përgjegjësit apo vullnetin e palëve për të realizuar këtë proces. Në një intervistë ai bën përgjegjës të dy palët politike në vend për pjesëmarrjen e personave të inkriminuar në Kuvend dhe funksionet e tjera të larta publike, qendrore apo vendore.  VIDEO

  • Raporti konfidencial i OSBE
    Shehi: Aty ka edhe të vërteta

    Një nga aleatet e hershem të Partisë Demokratike, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi shprehet se raporti konfidencial i OSBE-së mbi aferat korruptive të politikaneve përmban edhe të vërteta. Ai pranon se ka një bazë vërtetësie në rreshtat e raportit, por pa saktësuar se kujt i adresohen ato. Në intervistë Shehi kërkon që procesi i dekriminalizimit te realizohet ne konsensus mes palëve politike dhe shpreh besimin se ajo do të realizohet falë presionit të ndërkombëtareve  VIDEO

  • Deputetët mund të futen në polici
    vetëm me dokumentin zyrta

    Në ambientet e Policisë së Shtetit edhe Deputetët e Kuvendit kanë për detyrë të paraqesin dokumentin që vërteton statusin e tyre.  VIDEO

  • Kushi: Në krye të degëve të PS
     njerëzit me integritet të lartë

    Partia Socialiste do të jetë e kujdesshme që në zgjedhjet brenda partisë që do të zhvillohen deri në dhjetor, të mos kandidojnë apo të zgjidhen persona të inkriminuar. 

  • Qirjako Qirko:S'ka largim apo 
     tkurrje të OSBE në Shqipëri

    Nuk ka asnjë përpjekje të qeverisë shqiptare për të larguar Prezencën e OSBE-së në Shqipëri. VIDEO 

  • Sherri, Basha shmang Berishën
    shkel statutin emëron 2 drejtues

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komanduar dje dy drejtuesit e rinj të departamenteve, pas vakancave të shkaktuara nga zgjedhjet e 21 qershorit. Përmes këtyre dy emërimeve, kryetari Basha ka bërë një lëvizje surprizuese,jo veç për faktin që vendosi të rikthejë në PD dy ish kandidatë të zgjedhjeve të 21 qershorit, por duke thyer rregullat e statutit dhe përmes kësaj strategjie, shmang përplasjen me ish liderin e PD, Sali Berisha.

  • Javën e ardhshme, Rama
    vizitë 5 ditore në SHBA

    Javën e ardhshme, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë pesë ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

  • Berisha:U vetëvra për faj të tatimeve
    policia: Humbi jetën aksidentalisht

    Ish-kryeministri Sali Berisha përmes rrjetit social "Facebook" shprehet se një i 31-vjeçar ka dhënë fund jetë për shaka ët gjobitjes nga ana e tatimores. Ndërkohë që më herët vdekja e Elsjon Nonajt është raportuar nga ana e policisë si aksidentale.  

  • PLL, Gjana‏: Spahiun e munda 
    ​me vota, ai përpiqet me kulisa

    Beteja politike në Partinë Lëvizja e Legalitetit është zhvendosur në media. Pas deklaratës së ish-kreut të PLL, Ekrem Spahia i cili shprehej se kur kishte mësuar për përjashtimin nga partia kishte kujtuar se ishte 1 prilli e vlerësonte se Sulejman Gjana nuk është i denjë për kreun e PLL. Ky i fundit ka reaguar sot duke theksuar se përjashtimi i Spahias ka ardhur pasi ka tentuar ta rrëzojë nga kreu i partisë.

  • Gjirokastër, konstituohet Këshilli 
     i Qarkut, përjashtohet ish-kreu

    Armand Hila është zgjedhur kryetar i Këshillit të Qarkut në Gjirokastër përballë Sulo Muçobegajt. Mbledhja e konstituimi i Këshillit të Qarkut Gjirokastër është shoqëruar me debate.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv