Politikë
-
Me shumicë të thjeshtë të votave , të kryetar dhe të tre anëtarëve të së majtës në KQZ, dhe me tre votat kundër të së djathtës, ky institucion vendosi të marrë në shqyrtim dokumentet që PS pretendon se janë manipuluar firmat e disa zgjedhësve që mbështesin kandidatin e PSD për bashkinë e Përrenjasit, Artur Topi. VIDEO 14 Maj 2015, 15:51
-
Qafzezi e PD:Veliaj mashtron sërish
14 Maj 2015, 15:26
do t’ia kujtojmë përditë qytetarëveTë gjitha premtimet e pambajtura dhe mashtrimet do ia kujtojnë Erion Veliajt nëpërmjet postimeve në një faqe “Facebook-u”. Kështu ka deklaruar sot Nertila Qafzezi, kandidate e PD-së për Këshillin Bashkiak të Tiranës.
-
Nishani fund ngërçit me qeverinë
14 Maj 2015, 14:17
dekreton Rekën në MaqedoniPrecedent në diplomacinë shqiptare, Nishani dekreton Fatos Rekën ambasador në Maqedoni, Ministria e Jashtme nis nesër të dërguarin me punë Bashkim Rama. Burime nga Ministria e Jashtme thanë për televizionin A1Report se nuk kundërshtojnë të dekretuarin e Presidentit, por se deri në përmbyllje të procedurave për Rekën, nesër nisin Bashkim Ramën për Maqedoni, nisur nga situate e tensionuar në Maqedoni. VIDEO
-
Basha nga Elbasani: Qeveria të lërë
14 Maj 2015, 14:08
fasadat, por të garantojë vende puneKryetari i PD Lulzim Basha ditën e djeshme ka bërë një takim e të rinjtë dhe studentët e qytetit të Elbasanit. Basha u njoh me shqetësimet e tyre që lidhen me tarifat e larta të studimit, papunësinë dhe nxjerrjen në rrugë të të rinjve të kualifikuar. VIDEO
-
Blushi: Të refuzojmë ndihmat
14 Maj 2015, 14:08
e Erdogan, shkollat nuk mbyllen
VD/ Erdogan: Të jemi të qartë për GulenDeputeti i Partise Socialiste Ben Blushi nga foltorja e Kuvendit i ka kërkuar qeverisë te mos pranoje kushtin e vendosur nga presiednti turk Erdogan per te mbyllur ne Shqiperi aktivitetet e Lëvizjes “Hizmet” të imamit dhe manjatit Fetullah Gulen, një ish-aleati i tij, tashmë në “azil” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nese ky eshte kushti per te perfituar nga investimet turke, the Blushi, atehere duhet ta refuzojme, -iu drejtua kolegeve te tij deputeti, pasi nuk jemi koloni turke.
Kush është Fethullah Gylen
VIDEO
Erdogan:Luftojmë terrorizmin, kanë baza edhe në Shqipëri
Burime për A1 Report: Rama-Erdogan dakord për ndërtimin e Parlamentit të ri -
Betohen 8 deputetë të rinj në
14 Maj 2015, 11:43
vend të kandidatëve për BashkiSeanca e kësaj të enjteje nisi me betimin e 8 deputetëve të rinj të cilët fituan mandatin për shkak të kandidatëve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit që u zgjodhën nga radhët e deputetëve. Pesë nga deputetët e rinj janë gra, duke e çuar në 31 numrin e grave në sallën e parlamentit ose në 22% të anëtarësisë së Kuvendit.
VIDEO -
Veliaj: Ose të qajmë hallin e të
14 Maj 2015, 11:24
ikurve, ose të fitojmë bindshëmMungesa e ndriçimit dhe rrugët e shkatërruara, ishin dy nga shqetësimet që banorët e Laprakës i bënë prezent kandidatit të koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.
-
Halim Kosova ndryshe nga Basha
14 Maj 2015, 10:43
"Do të bashkëpunoj me qeverinë"Kandidati i opozitës Halim Kosova ka premtuar bashkëpunim me cdo forcë politike në të mirë të kryeqytetit dhe qytetarëve në ndryshim nga kreu aktual i bashkisë Basha, ku bashkepunimi me qeverine ende mbetet nje ngerc ne drejtimin e Bashkise se kryeqytetit. Deklarata e doktor Kosoves u be gjatë një takimi me banorët e fshatrave të Tiranës. VIDEO
-
Bulevardi i ri, Kosova: Le ta presë
14 Maj 2015, 10:29
Rama shiritin, vetëm të nisë projektiNë një bashkëbisedim që pati me qytetarë të Tiranës në fillimin e Bulevardit të Ri, pranë “stacionit të trenit”, kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, u shpreh se për të çuar përpara projektin e "Bulevardit të Ri" të Tiranës është i gatshëm të bashkëpunojë me qeverinë
-
Përçahet PD Vlorë, Meminaj:
14 Maj 2015, 09:57
Basha abuzoi me këshilltarëtPërçahet edhe Partia Demokratike në prag të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Kreu i PD së Vlorës. Moisi Meminaj shpreh pakënaqësinë për listat e këshillave bashkiakë
-
Ndryshimet në arsim,Berisha:Rama
14 Maj 2015, 09:52
është paguar miliona për këtë ligjNë seancën e sotme plenare ish-kryeministri, Sali Berisha, pasi ka akuzuar qeverinë se të gjitha reformat që po ndërmerr po varfërojnë e po zhysin më shumë në mjerim shqiptarët, është ndalur për të folur për ndryshimet në ligjin e arsimit parauniversitarë. Duke folur për këtë ai u shprehur se këto ndryshime i shtojnë më shumë varfërinë familjeve shqiptare, duke akuzuar Kryeministrin Rama se është paguar miliona lekë për këtë ligj. VIDEO
-
Duma: Projekt real për ta kthyer
14 Maj 2015, 09:41
Durrësin destinacioni të parë turistikTurizmi dhe kthimi I Durrësit në destinacionin e parë turistik ka qënë fokusi i bashkëbisedimit të kandidates së djathtë për bashkinë e Durrësit Grida Duma me operatorët dhe bizneset turistike. VIDEO
-
Shpifjet! Berisha, Basha e Paloka
14 Maj 2015, 07:40
para gjykatës, 10 padi në 7 muajGjuha e përdorur në seancat plenare dhe akuzat e pakontrolluara në foltoret e partive, janë përkthyer në padi të njëpasnjëshme për shpifje për tre aktorët kryesorë të Partisë Demokratike. Në vetëm 7 muaj, kryetari i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka janë paditur në të paktën 10 raste për shpifje
-
10 pyetjet që shpjegojnë 'rebelimin'
14 Maj 2015, 07:35
e Blushit, Rama e ambicia për PSDeputeti socialist Ben Blushi replikoi dje në distancë me kryetarin e grupit të tij parlamentar Gramoz Ruçi. Në përgjigje të ironisë që Ruçi përdori ndaj tij duke e cilësuar si publicist, Blushi i kujtoi kreut të grupit se teksa flet për publicistë duhet t’i referohet kandidatit të PS-së në Tepelenë, Tërmet Peçi sepse ai kërkon fitore publicitare. Blushi theksoi se pavarësisht se nuk e shpreh edhe vetë Ruçi është i pakënaqur që në PS nuk ka zgjedhje të brendshme.
-
Vizita e Erdogan/ 5 pyetjet që
14 Maj 2015, 07:30
shpjegojnë aleancën Shqipëri-TurqiVizita e presidentit turk Rexhep Tayp Erdogan një ditë më parë në Shqipëri u shoqërua me disa momente të rëndësishme që kanë një sfond historik nga pas, tek disa prej të cilave ia vlen të thellohesh për të kuptuar ngjyrimet e marrëdhënieve dypalëshe.
-
Veliaj:Basha i paaftë nuk shpërndau
13 Maj 2015, 22:31
as banesat sociale që i la gati RamaKandidati i të majtëve për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar sot para banorëve të njësisë 4 në Tiranë se janë rreth 400 banesa sociale që qëndrojnë bosh e nuk shpërndahen për qytetarët në nevojë. Kjo sipas Veliajt sepse kryebashkiaku është i paaftë. VIDEO
-
Meta takon presidentin turk,Erdogan:
13 Maj 2015, 21:35
Bashkëpunimi mes vendeve në rritjeKryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta priti sot Presidentin e Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe delegacionin e nivelit të lartë që e shoqëron gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.
-
Vlorë,Lame e Leli bashkëbisedim me
13 Maj 2015, 20:30
banorët për çështjen e legalizimeveDrejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame i shoqëruar nga kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për kryetar bashkie Dritan Leli zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e zonës informale pranë ish ushqimores në Vlorë. VIDEO
-
Kosova vijon takimet me banorët:
13 Maj 2015, 20:12
Halli juaj do bëhet halli i BashkisëKandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua sot me tregtarë të vegjël dhe me qytetarë në rrugën e Bogdanëve, Him Kolli, dhe Myslym Shyri. Kosova duke konstatuar problemet që kanë qytetarët me varfërinë e pamundësinë i ka siguruar ata se do të jetë në krah të tyre. “Halli i njërit është edhe halli i të gjithëve, por ne duam që halli juaj të jetë halli i Bashkisë”, u shpreh Kosova.
-
Veliaj: Basha i paaftë, pati 540 mln
13 Maj 2015, 19:08
lek për shkollat, nuk shpenzoi asgjëErion Veliaj kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me banorë të njësisë Nr 9 në Kryeqytet, ku ka vlerësuar se kundërshtari i tij është lënë vetëm për shkak se Basha dhe ish-ministrat e PD nuk mund t’u dalin më përpara qytetarëve.