Politikë
-
Partia Demokratike rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese për reformën territoriale. Kjo do të thotë se zgjedhjet lokale të 2015 do të mbahen me ndarjen e re administrative e cila prej shtatorit është në fuqi dhe përcakton që qeverisja lokale në Shqipëri përbëhet nga 61 bashki. Rama komenton vendimin: Vuloset nje reforme historike. Rama tha se rrëzimi i kërkesës së demokratëve për ta shpallur të antikushtetues ligjin për ndarjen e re administrative-territoriale të vendit, i hap rrugën organizimit të territorit të shërbimeve. Presidenti Nishani dekreton 21 qershorin 2015 për zgjedhjet lokale. VIDEO
Vasili: Vendimi i Kushtetueses për “Territorialen”, moment pozitiv 15 Dhjetor 2014, 16:28 -
Presidenti Nishani dekreton 21
15 Dhjetor 2014, 16:17
qershorin 2015 për zgjedhjet lokalePresidenti Bujar Nishani ka dekretuar 21 qershorin 2015 për zhvillimin e zgjedhjeve lokale. Sipas Kushtetutës dita e sotme ishte dhe afati i fundit që Kreu i Shtetit kishte në dispozicion për t'u shprehur përmes dekretit për datën e zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme. VIDEO
-
Pyjet, PD: Rama-Meta asnjë
15 Dhjetor 2014, 14:55
shpjegim për 1.2 mln $ korrupsionPartia Demokratike ka vijuar edhe ditën e sotme akuzat ndaj qeverisë dhe Ministrisë së Mjedisit se ka favorizuar një kompani të caktuar në tenderat e pyjeve duke i dhënë 1.2 milionë dollarë. PDF - Tenderat e pyjeve për vitin 2014
Ministria e Mjedisit: Ju filozofinë e fjalës, ne punën
'Mjedisi'-PD-së: S'bëjmë tendera me pyjet, i prenë njerëzit e Berishës
PD: Skema korruptive me tenderët në Min.e Mjedisit, për rekord Gines
PD: Fondi i pyjeve, i biri tenderon 1.2 mln dollarë për firmën e babait
PS: Vaj medet për PD, hajduti Jamarbër bërtet "kapeni hajdutin" -
MB merr drejtimin e INUK, Felaj
15 Dhjetor 2014, 14:27
"Ndërtimi pa leje deri 8 vjet burg"Komisioni i Ligjeve ka zyrtarizuar kalimin e INUK në varësi të Ministrisë së Brendshme. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin , Ermonela Felaj, në prezantimin e nismës ligjore, tha se kjo bëhet për shkak të situatës emergjente, ndërsa INUK ndryshon emër dhe quhet Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Në komisioni pati debate, për dyfishimin e masës së dënimit për ata që ndërtojnë pa leje, që do jetë nga 2 deri në 8 vjet.
-
Energjia, Basha-Ramës:Na sqaro
15 Dhjetor 2014, 14:05
mesatarizimi rrit apo ul çmimin?!Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur në qarkun e Dibrës, në turin e bashkëbisedimit me qytetarët. Rritja e çmimeve, faturat aforfe të energjisë elektrike, mungesa e tregut dhe e subvencioneve për fermerët kanë qenë disa prej shqetësimeve të shprehura nga banorët. FOTO VIDEO
-
PD: Gjinkuri debitor ndaj energjisë
15 Dhjetor 2014, 13:59
duhet të ishte në burg e jo ministër!Minisitri i Energjitikës Damian Gjiknuri ka qenë debitor i energjisë elektrike më 2010. Ky është denoncimi që Partia Demokratike ka bërë ditën e sotme në një dalje për mediat të koordinatorit Ervin Salianji. VIDEO
-
PD: Urimi i Ramës, letër nga ferri
15 Dhjetor 2014, 13:35
shqiptarët në mjerim e errësirëPartia Demokratike ka reaguar ndaj letrës së hapur të dërguar nga kryeministri Edi Rama ndaj qytetarëve që paguajnë energjinë elektrike, duke e cilësuar atë si një letër të dërguar nga ferri. VIDEO
-
Rama letër qytetarëve që paguajnë
15 Dhjetor 2014, 13:07
energjinë: Inkurajim për punën tonë
PDF - Letra e hapur e kryeministrit RamaKryeministri Edi Rama përmes një letre të hapur ka falënderuar të gjithë qytetarët e Shqipërisë të cilët paguajnë në mënyrë të rregullt energjinë elektrike dhe që siç thekson ai për bën një detyrim të fortë për qeverinë për të luftuar fenomenin e turpshëm të vjedhjes së energjisë elektrike.
-
Rama: Kur bëhet fjalë për ekonomi
15 Dhjetor 2014, 12:46
i referohem fjalimit të Vaklav HavelPërpara nisjes për në Beograd ku do të marrë pjesë në samitin ‘Kinë, Europa Qendrore dhe Lindore’ kryeministri Rama duke folur për të përditshmen serbe ‘Blic’, tha se kur bëhet fjalë për çështjet ekonomike i referohet fjalimit të mbajtur nga ish-presidenti çek, Vaklav Havel në Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos në vitin 1992.
Samiti i Beogradit, mediat kosovare 'Mustafa s'është ftuar të marrë pjesë' -
Ligji i tokave bujqësore, deputetët
15 Dhjetor 2014, 11:52
e PS kundër: Të përcaktohen afatetKomisioni i Ligjeve ka shtyrë për pasditen e sotme votimin e projektligjit “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, pas kundërshtimit të shprehur nga ana e kreut të këtij komisioni parlamentar Fatmir Xhafaj dhe deputetëve socialistë Pandeli Majko dhe Bashkim Fino.
-
Doda: Komunistët e rinj sharlatanë
15 Dhjetor 2014, 09:47
duhet të heshtin për 8 Dhjetorin '90Deputetja demokrate Mesila Doda ka zgjedhur t’i përcjellë një mesazh të gjithë atyre, e veçanërisht politikanëve, që hodhën baltë sipas saj, mbi studentët e lëvizjes së 8 Dhjetorit të 1990-ës. Ajo i quan tentativa për të shtrembëruar simbolin e asaj lëvizjeje që erdhi si fuqi e një populli të shtypur nga diktatura, dhe jo nga “disa komunistë” të rinj siç e kanë vlerësuar disa personalitete.
-
Rama nesër përsëri në Beograd
15 Dhjetor 2014, 08:00
serbët ngrenë njësinë 'anti-dron'Kryeministri Edi Rama së bashku me dy ministrat e kabinetit qeverisës, do të marrë pjesë në samitin e Kinës me vendet e Europës Lindore dhe Qendrore që do zhvillohet në Serbi. Për të monitoruar çdo të papritur si ajo e mbrëmjes së 14 tetorit në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri, policia serbe ka ngritur një strukturë të posaçme anti-dron.
Rama: Thyem një akullnajë Vuçiç mbulon diellin me shoshë
Rama në Preshevë, policia serbe bllokoi për 50' gazetarët shqiptarë
Vizita historike në Serbi, Rama tha në shqip: Kosova, e pavarur!
Rama: Shqipëria e Madhe, mit Kosova e pavarur, jo provokim! -
Basha:Bujqësia po shkon në kolaps
14 Dhjetor 2014, 19:52
MB: E pavërtetë! Hajde informohu!Sektori i bujqësisë është kthye në “mollën e sherrit” në distancë ndërmjet kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Ministrisë së Bujqësisë. Ka qenë kreu i demokratëve i cili gjatë vizitës së tij në Korçë ka akuzuar qeverinë se nuk po mban premtimet e bëra në fushatën zgjedhore për fermerët. Ndërsa nga ana tjetër ka reaguar Ministria e Bujqësisë, e cila i ka cliësuar si të pavërteta akuzat e bëra nga Basha. VIDEO
Basha: Bujqësia drejt kolapsit ndërsa Rama e papagajtë shkrihen -
Bujqësia, PS i përgjigjet Bashës
14 Dhjetor 2014, 17:42
"Fshati shqiptar po rimëkëmbet"Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, që sipas tij bujqësia është në kolaps. Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti tha shifrat dhe faktet që flasin vetë, ndryshe nga koha kur në qeveri ishte Berisha. Sipas saj është fakt që në një vit në fshat janë rritur edhe eksportet edhe të punësuarit, tregon se fshati shqiptar po rimëkëmbet. VIDEO
-
'Mjedisi'-PD: Ju filozofinë e fjalës,
14 Dhjetor 2014, 15:41
ne punën, rehabilitojmë dëmet tuajaMinistria e Mjedisit ka reaguar ndaj akuzave të bëra sërish nga Partia Demokratike, lidhur me tenderat e pyejeve, dhe pretendimit të opozitës se është favorizuar një kompani e caktuar karshi të tjerëve.
PD: Fondi i pyjeve, i biri tenderon 1.2 mln dollarë për firmën e babait
PS: Vaj medet për PD, hajduti Jamarbër bërtet "kapeni hajdutin" -
PD: Skema korruptive me tenderët
14 Dhjetor 2014, 13:57
në Min.e Mjedisit, për rekord GinesPër rekord Gines, e ka cilësuar Partia Demokratike, tenderin e Ministrisë së Mjedisit për pyllëzimin, duke ngritur pretendime për një skemë të pastër korruptive. Nebiaj: 1.2 milionë dollarë, i biri drejtor ia tenderon babait biznesmen. VIDEO
PD: Fondi i pyjeve, i biri tenderon 1.2 mln dollarë për firmën e babait
PS: Vaj medet për PD, hajduti Jamarbër bërtet "kapeni hajdutin" -
PD: Rama iu ka hequr të drejtën
14 Dhjetor 2014, 13:53
për arsim 40 përqind të studentëvePartia Demokratike ka akuzuar qeverinë se iu ka hequr të drejtën për arsim 40 përqind të studentëve. Drejtuesi i Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Luçiano Boci ka thënë se rritja e tarifave financiare është tjetër akt armiqësor ndaj studentëve, dhe favorizim i klientelës private. Sipas tij protesta e tyre është e drejtë dhe do të mbështetet nga qytetarët. VIDEO
-
Reforma, më 2018 pensionet e
14 Dhjetor 2014, 08:46
fshatit do të barazohen me të qytetitPensionet e fshatit do të barazohen me ato të qytetit në 2018. Reforma e re e pensioneve do tu japë mundësi të vetëpunësuarëve në zonat rurale që të përfitojnë të njëjtën masë pensioni si ata në qytet. Zyrtarët në ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, thonë se të vetëpunësuarit në bujqësi kanë një shans për të përfituar pension sa më të lartë, nëse do të blejnë vitet që kanë qenë të pasiguruar që nga '94.
-
Denada Prifti, e preferuara e
14 Dhjetor 2014, 08:35
mazhorancës në krye të BSHTanimë nuk është për askënd sekret fakti se për kreun e qeverisë Edi Rama nuk ka kandidaturë më të preferuar në krye të bankës qendrore se Denada Prifti. Këtë ai e ka shprehur që në fillim të këtij muaji.
-
Mimi Kodheli: Mbrojtja kolektive
14 Dhjetor 2014, 08:22
e NATO-s, ja pikëpamjet e miaMinistri i Mbrojtjes Mimi Kodheli në Institutin e Shërbimeve të Bashkuara Mbretërore Londër, mbajti një ligjeratë të gjatë, teksa ka ndarë pikëpamje dhe mendime përreth Rajonit të Ballkanit Perëndimor, i ndikuar nga kërcënimet në zonën Lindore dhe Jugore kufizuese me NATO.