Politikë
-
Deputeti Eduard Halimi theksoi sot se Partia Demokratike nuk do ta njohë hartën e interesave politike e klienteliste. Sipas PD, Rama dhe Meta shkelën vazhdimisht Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për të mbuluar zullumin e korrupsionit e inkriminimit. VIDEO 16 Dhjetor 2014, 16:14
-
“Territorialja”, propozimi i Tavos
16 Dhjetor 2014, 15:33
për Bashkinë Dropull përplas PS-LSINjë ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, reforma territoriale ka “zbritur” në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Me shumicë votash anëtarët e Ligjeve kanë miratuar amendamentin e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo për të ndryshuar në hartën territoriale qendrën e Bashkisë Dropull, nga Sofatrikë të kalojë në Jorgucat. VIDEO
-
Rama-Basha “xixa” për Rrugën e
16 Dhjetor 2014, 15:14
Arbrit: "E nisëm ne, e gjete gati"Nënshkrimi i bashkëpunimit mes qeverisë dhe firmës Kineze “Chinese Exim Bank” për ndërtimin e rrugës së Arbrit vitin e ardhshëm ka prodhuar replika në distancë mes Kryeministrit Rama dhe Kreut të opozitës Lulzim Basha, përmes rrjeteve sociale. VIDEO
-
MPJ dënon ngjarjen në Pakistan
16 Dhjetor 2014, 14:51
ofrojmë mbështetje për situatënMinistria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë përmes një deklarate për mediat dënon me forcë sulmin terrorist taleban në Peshawar, në veriperëndim të Pakistanit, si pasojë e të cilit mbetën të vdekur mbi njëqind persona të pafajshëm dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.
-
Meta takon Yazdgerdi: Të fokusuar
16 Dhjetor 2014, 14:48
në avancimin e axhendës eurpoianeKryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Drejtorin për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore të Departamentit amerikan të Shtetit, Thomas Yazdgerdi.
-
PD: Krimet po shtohen, policia
16 Dhjetor 2014, 13:48
ka prioritet propagandën e RamësSekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka reaguar për ngjarjet e rënda ditën e sotme ku ka pasur 3 viktima në Tiranë dhe 1 të plagosur në Durrës. Sipas Ristanit këto ngjarje po dëshmojnë se rendi dhe siguria vazhdojnë të jenë në gjendje kritike në Shqipëri dhe pasiguria për qytetarët po rritet çdo ditë. VIDEO
-
Meta: Jam i zhgënjyer nga Basha
16 Dhjetor 2014, 13:07
harta e re e favorizon për Tiranën“Harta e re territoriale favorizon Kreun e Bashkisë së kryeqytetit Lulzim Basha pasi Tirana është dyfishuar dhe askush nuk e pengon që të fitojë sërish.” Kështu është shprehur Kreu i Kuvendit Ilir Meta lidhur me akuzat e bëra nga opozita kundër reformës territoriale, një ditë pas vendimit të Gjykatë Kushtetuese. Meta: PD qëndrim me 2 standarde, kur nuk i pëlqen nuk njeh vendimet e gjykatave. Lidhur me plotësimin e vakancës në BSH, Meta: Të premten seancë dëgjimore me kandidatët për bordin e BSH VIDEO
Basha: Nuk është hartë, s'do e pranojmë kurrë
Vasili: Vendimi i Kushtetueses për “Territorialen”, moment pozitiv
Nishani dekreton 21 qershorin 2015 për zgjedhjet lokale -
Raporti i CIA, Majko: Shqipëria e
16 Dhjetor 2014, 12:41
përfshirë në pyetjen e territoristëveIsh-Kryeministri i Shqipërisë dhe njëkohësisht deputeti socialist Pandeli Majko gjatë një interviste të dhënë për televizionin amerikan “Fox News” ka folur lidhur me raportin e fundit të publikuar nga CIA për torturat ndaj terroristëve si dhe përfshirjen e Shqipërisë në këtë raport.
-
Hoffmann: Hapja e dosjeve vlerë
16 Dhjetor 2014, 11:32
si Bunk’Art, s’rehabiliton EnverinAmbasadori gjerman Hellmut Hoffmann nuk e sheh si rehabilitim të figurës së ish-diktatorit Enver Hoxha hapjen për publikun të bunkerit të regjimit komunist. Madje sipas tij, shndërrimi në ekspozitën e pagëzuar “Bunk’Art”, është mjaft pozitive duke shprehur njëherësh keqardhje për interpretimet negative që iu bënë hapjes së tij. Hoffmann: E kam vizituar Bunk'Art 3 here, fjalimi i Rames ishte mbreslenes. VIDEO
-
Veliaj: Dosjet hapen në janar '15
16 Dhjetor 2014, 10:44
ligji gati, çdo vonesë është kosto!Qeveria hap dosjet në Janar të vitit 2015. A1 Report ka mësuar se ekzekutivi ka tashmë gati draftin i cili do të depozitohet në kryesinë e Kuvendit për t’i hapur rrugë në këtë mënyrë transparencës me të shkruarën komuniste. Kjo nismë u prezantua nga Ministri Veliaj, i cili tha se ne kete proces do te ndiqet modeli gjerman. Veliaj: Komision me personalitetet më të njohur për të verifikuar 14 mijë fashikujt e regjimit VIDEO
-
Basha i shpreh shqetësimet zyrtarit
16 Dhjetor 2014, 10:15
të DASH: Oligarkia, realiteti ynë sotKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti Drejtorin për Çështjet e Europës Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit, Thomas Yazdgerdi në një takim ku shprehu shqetësimin e thellë sipas tij të rrënimit nga mazhoranca në një vit e gjysëm të standardeve demokratike të arritura në 24 vite.
-
Guvernatori i BSH, Meta: Duhet
15 Dhjetor 2014, 22:09
emër bindës e i njohur publikishtKreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta thotë se Guvernatori i Shqipërisë do të zgjidhet gjatë javëve të ardhshme, ndërsa thekson se për këtë pozitë kërkohet një emër bindës dhe një figurë e njohur publikisht. I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, kreu i Kuvendit, njëherësh kryetar i LSI tha se grup-lista e paraqitur deri më tani përmbante emra jo shumë bindës. Meta: Bojkoti i PD ka mbaruar prej kohësh, i takon vetë opozitës për të zgjedhur kohën për t’u kthyer në Kuvend.
-
SHBA ul në tryezë PD-PS
15 Dhjetor 2014, 21:27
për zhvillimet politike në vend6 deputetë të Parlamentit shqiptar, Taulant Balla, Valentina Leskaj e Ben Blushi nga Partia Socialiste dhe Majlinda Bregu, Aldo Bumçi dhe Oerd Bylykbashi kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një darkë pune të organizuar nga ana e ambasadës së SHBA me zyrtarë të DASH. VIDEO
-
Akuzat e PD, M.Mjedisit:Kompania
15 Dhjetor 2014, 20:49
disa herë aplikuese, por s'ka fituaMinistria e Mjedisit në përgjigje të akuzave të nga foltorja e selisë blu, sqaron edhe një herë publikun se kompania Alb-Garden është shpallur fitues në tenderat nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor si autoritete kontraktore.
-
Ulsi Manja: Qeveria vëmendje për
15 Dhjetor 2014, 20:12
Qarkun e Dibrës, po bën financimeDuke iu përgjigjur akuzave të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, për mungesë të investimeve në qarkun e Dibrës, deputeti i PS Ulsi Manja tha se këtë zonë qeveria po bën financime. PD: Rama themeloi papagallin me rrotacion, disa pyetje për deputetin Manja.
-
Nishani takon Thomas Yazdgerd
15 Dhjetor 2014, 19:43
“Të angazhuar kundër terrorizmit”Presidenti Bujar Nishani ka takuar ditën e sotme Drejtorin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, zotin Thomas K. Yazdgerdi, me të cilin shkëmbeu opinione dhe informacione me interes për të dy vendet, por edhe në nivel rajonal e global.
-
Reforma territoriale, Basha: Nuk
15 Dhjetor 2014, 19:13
është hartë, s'do e pranojmë kurrëKreu i Partisë Demokratike deklaroi se nuk do të pranojë kurrë ndryshimet që sjell reforma e territoriale, duke paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme kundër saj. VIDEO
-
Bojkoti për zgjedhjet, Vasili:Opozita
15 Dhjetor 2014, 18:10
të tregojë se respekton KushtetutënKryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ftuar në studion e A1 Report, i pyetur në lidhje për një bojkot të mundshëm të opozitës në zgjedhjet lokale 2015 pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzonte kërkesën e saj për reformën territoriale, ai ka theksuar se ky është momenti që opozita të tregojë se edhe ajo e zbaton Kushtetutën. VIDEO
-
Komisioni i Ligjeve miraton në
15 Dhjetor 2014, 17:59
parim pr/ligjin për Gjykatën e LartëKomisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin për Gjykatën e Lartë, i cili synon të zgjidhë ngërçin për emërimin e anëtarëve. Sipas këtij projektligji të depozituar nga disa deputetë në Kuvend, synohet të krijohet një tjetër mënyrë e emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë. VIDEO
-
Ndalohet targimi i automjeteve
15 Dhjetor 2014, 16:54
me timon në krahun e djathtëMe propozim të deputetit Socialist Artan Gaçi, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar ndalimin e targimit dhe dhënies së lejes së qarkullimit, për ato makina me sistem drejtimi në kahun e djathtë, që hyjnë në Shqipëri. Kështu, nëse një qytetar do të dojë të marrë një makinë me timon nga e djathta, nuk do të mundet më dot. Nga ana tjetër, është diskutuar dhe ulja e gjobës për ata që kalojnë semaforin e kuq, nga 40-50 mijë lek në 20-30 mijë lek të reja. VIDEO