Politikë
-
Njëzetedy punëtorë më shumë se një vit më parë dhe indirekt, 5000 familje të përfshira në skemën e sipërmarrjes së tij. Këto janë efektet e para të investimit të një sipërmarrësi në Bajzë të Shkodrës, në fushën e grumbullimit, përpunimit dhe paketimit të bimëve mjekësore, pas përfitimit nga skemat e Qeverisë të mbështetjes së bujqësisë. Qendrën e re të të cilit vizitoi sot Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Bujqësisë Edmond Panariti. VIDEO FOTO
Lezhë, Rama: Mbështetje për grumbullimin, tharjen dhe përpunimin e gështenjës
Rama në Fushë-Krujë inspekton Zyrën e Legalizimit, qytetarët: Të kënaqur 5 Dhjetor 2014, 16:40 -
Bushati takime me homologët e
5 Dhjetor 2014, 16:16
Turqisë, Izraelit e AzerbajxhanitGjatë takimit të 21të të Këshillit të Ministrave të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së, që po organizohet në Bazel të Zvicrës, Ministri Bushati zhvilloi disa takime dypalëshe me Ministrat e Punëve të Jashtme të Turqisë, Izraelit dhe Azerbajxhanit.Në takimin me Ministrin turk, Mevlüt Çavuşoğlu, u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në të gjitha fushat dhe nivelet.
-
Mesila Doda “kundërshton”
5 Dhjetor 2014, 16:10
vendimin e Bashës për bojkotinPavarësisht mesazhit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, se kushdo që shkel bojkotin parlamentar do të përjashtohet nga radhët e kësaj partie, deputetja demokrate Mesila Doda është e vendosur që ta mbrojë propozimin e saj dhe të kreut të PDIU-së Idrizi për ligjin e Lustracionit në Parlament. Nga ana tjetër, mandatet e deputetëve të opozitës mbarojnë në janarin e vitit të shkuar, teksa kreu demokratëve Basha është i vendosur që të mos hyjë në Parlament nëse qeveria nuk plotëson kushtet e opozitës. Mesila Doda reagon në FB pas deklaratës së Bashës: Asnjë shqetësim VIDEO
Sondazhi në "Shqiptarja.com"/A do t'i sugjeronit ju PD-se kthim ne Parlament?
Bojkoti i Kuvendit, në pikëpyetje ankimimet e PD në Kushtetuese -
KLD rrëzon propozimin e Naços
5 Dhjetor 2014, 15:37
kërkon rritje pagash për gjyjatësitNë mbledhjen e sotme të KLD, Presidenti Bujar Nishani është shprehur se do të komunikojë me Qeverinë dhe Kuvendin për rritjen e pagave për gjykatësit e Shkallës së Parë dhe të Apelit. Anëtarët e KLD ndërkaq kanë rrëzuar propozimin e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për procedimin e një gjyqtari. Në mbledhjen e sotme kanë nisur detyrën dy anëtarët e rinj të këtij Këshilli, Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta. VIDEO
KLD, më 5 Dhjetor pranon Albana Shtyllën e Vangjel Kostën -
Basha: Çmimi i naftës u ul 40% në
5 Dhjetor 2014, 14:31
botë, por në Shqipëri fare...protestaKreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar akuzat e qeverisë, për gjendjen ekonomike të vendit. Në një dalje për mediat, Basha ka akuzuar qeverinë për çmimin e hidrokarbureve, dhe konkretisht për naftën, ku siç u shpreh kreu i PD, ulja me 40% e çmimit të saj në të gjithë botën, nuk është reflektuar në tregun shqiptar. VIDEO
-
Rama: Në 8 vite në Pukë vetëm një
5 Dhjetor 2014, 14:26
legalizim...edhe ai në vijën e rrugësSipas kryeministrit Rama, në Pukë në 8 vjet është bërë vetëm 1 legalizim. Edhe ky, shkruan kryeminstri Rama, është bërë mbi vijën e rrugës për të marrë lekët e shpronësimit. Kjo vijon, kryeministri Rama, i ka sjellë 100 milionë lekë dëm shtetit.
-
Falja 80 % e kamatëvonesës, Rama:
5 Dhjetor 2014, 13:48
Respekt për kë paguan energjinë!Falja në masën 80 % e kamatëvonesave të faturave të papaguara të energjisë elektrike, i ka dyndur qytetarët debitorë drejt zyrave të OSHEE për të përfituar nga ky vendim deri në fund të shkurtit të 2015. Rama: Zyrat e OSHEE hapur naten dhe ne fundjave. Respekt per ke paguan.
-
Paralajmërimi i Bashës: Doda
5 Dhjetor 2014, 10:12
përjashtohet nëse thyen bojkotinI pyetur në ‘Top Story’ për rastin e deputetes Mesila Doda, një zë kritik brenda PD-së e cila gjithmonë ka dalë hapur kundër bojkotit të opozitës, Basha tha se nëse nuk i përmbahet vendimit të PD, ‘bëhet ajo që bëhet në çdo parti’.
-
Bazel, Bushati në samit: Kosova
5 Dhjetor 2014, 10:03
duhet të ketë vendin e saj në OSBEMinistri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë sot në takimin e 21 të Këshillit të Ministrave të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së, i cili u zhvillua në Bazel të Zvicrës. VIDEO
-
Kuvendi i hap rrugë
5 Dhjetor 2014, 08:15
zëvëndësimit të Elivar GolemitDeputetët e mazhorancës miratuan dje në seancë plenare, projektvendimin për procedurën paraprake për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë. Në këtë mënyrë në Kuvendi i hap rrugë zgjedhjes së Inspektorit të ri të Përgjithshëm në BSH, që do të zëvëndësojë në këtë detyrë Elivar Golemin.
-
Forumi urban në Berat, Peleshi: Të
4 Dhjetor 2014, 19:48
restaurojmë sistemin e vleraveZëvendëskryeministri Niko Peleshi është ndalur sot në qytetin e Beratit ku u mbajt “Forumi Urban”, ndërsa theksoi se qeveria është e fokusuar në zhvillimin e zonave rurale.
-
Elbasan, Bamir Topi: Kemi një
4 Dhjetor 2014, 18:36
klasë të papërgjegjshme politikesh Presidenti Bamir Topi ka vijuar edhe ditën e sotme akuzat ndaj klasës politike në Shqipëri të cilën e quajti të papërgjegjshme politike. “Kemi një parlament që nuk mund të quhet parlament. Opozita ka tradhtuar elektoratin. Mazhoranca nuk mund të qeverisë e vetme. Të dyja kanë faje. Nuk mund të vazhdohet në këtë mënyrë.”- u shpreh Topi gjatë takimit të zhvilluar me anëtarë të FRD-së në qytetin e Elbasanit. VIDEO
-
Rama: Akuzat e PD për kreun e
4 Dhjetor 2014, 18:02
OSHEE, sajesë për luftë politikeSajesë për luftë politike e vlerëson kryeministri Rama, akuzën e PD se kreu i ri OSHEE, Ardian Çela është nën hetim nga Prokuroria Durrës për 8 tendera të zhvilluar, me dëm ekonomik 1.3 milionë dollarë.
-
PD: Drejtori i ri i OSHEE, nën hetim
4 Dhjetor 2014, 17:37
për dëm ekonomik 1.3 mln dollarëPartia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë dhe konkretisht kryeministrin Edi Rama për emërimin në krye të OSHEE-së të Ardian Çelës, pasi sipas PD ai është nën hetim nga ana e Prokurorisë së Durrësit për 8 tendera të zhvilluar, me dëm ekonomik 1.3 milionë dollarë, në kohën që ai ishte Kryetar i Komisionit të Tenderave në qytetin bregdetar. VIDEO
-
Nis takimi i Këshillit të Ministrave të
4 Dhjetor 2014, 15:52
OSBE, takohen Çavushoglu-BushatiFilloi sot në Bazel të Zvicrës mbledhja e 21-të e Këshillit të Ministrave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Në këtë mbledhje janë takuar ministrat e Jashtëm të më shumë se 50 vendeve, ku merr pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.
-
Berlin, Harito në samit me Merkel
4 Dhjetor 2014, 15:45
"1300 shërbime drejt dixhitalizimit"Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike Milena Harito ndodhet në Berlin në samitin që po zhvillohet me pjesëmarrjen e kancelares gjermane Angela Merkel, me temë “Dixhitalizimi i Europës, mundësitë për gjeneratën e re.”
-
KLD, më 5 Dhjetor pranon
4 Dhjetor 2014, 15:37
Albana Shtyllën e Vangjel KostënPas refuzimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar hyrjen në fuqi të ligjit të ri për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, kreu i këtij institucioni Presidenti Bujar Nishani ka vendosur që të premten më 5 dhjetor të thërrasë mbledhjen e radhës.
-
Vendet vakante në Gjykatën e Lartë
4 Dhjetor 2014, 14:50
Nishani: Aplikimet deri në 15 dhjetoPresidenti Nishani përmes një komunikate për shtyp, ka njoftuar vijimin e procedurave për plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën e Lartë. Presidentit Nishani, ka ftuar të gjitha subjektet e interesuara të dorëzojnë kërkesën e tyre për të qenë anbëtarë të Gjykatës së Lartë, duke nisur që nga data 5 deri më 15 dhjetor të këtij viti.
-
Minoritetet, Rama i përgjigjet
4 Dhjetor 2014, 14:43
Dules: Ne, shembull në BallkanSjella e Shqipërisë me minoritetet është shembulli që duhet ndjekur nga vendet e tjera të Ballkanit, por jo vetëm, edhe në Rajon e botë. Këtë përgjigje i dha kryeministri Edi Rama, aleatit të tij në qeveri, kreut të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cili i kërkoi interpelancë pikërisht për të dhënë shpjegime për të drejtat e minoritetit në vendin tonë. VIDEO
-
Burgosja e 5 vjeçares, PD: Rama
4 Dhjetor 2014, 13:33
thellon skandalin, të nisin hetimet!Partia Demokratike ka vijuar sot akuzat ndaj qeverisë, për rastin e denoncuar ditën e djeshme, për shoqërimin në policinë e Tiranës të një vajze 5 vjeçare së bashku me nënën e saj, për shkak se kësaj të fundit i ishte zbuluar lidhje e paligjshme e energjisë.