Politikë
-
Qyteti i Librazhdit ishte ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama, ku u njoh nga afër me punimet për hidrocentralet Rapun e Rapun 2. Rama zgjodhi pikërisht këtë vend për të lëshuar mesazhin e qartë, se nuk do ketë rritje të çmimit të energjisë dhe se operacioni kundër vjedhësve të energjisë do vazhdojë. VIDEO 25 Nëntor 2014, 18:38
-
PD mbledh Këshillin e ri Kombëtar
25 Nëntor 2014, 17:58
të dielën, zgjedh Sekr.PërgjithshëmPartia Demokratike mbledh për herë të parë Këshillin e ri Kombëtar këtë të diel në orën 11:00 në selinë e saj qendrore. Në rend të këtij takimi pritet të jetë zgjedhja e drejtuesve të departamenteve, 22 të tilla për çdo sektor social, politik apo ekonomik si dhe emërimi i 6 sekretarëve përfshi këtu edhe sekretarin e përgjithshëm.
-
Rama: Ligji i ri për energjinë
25 Nëntor 2014, 17:35
nuk do të ketë asnjë falje faturashKryeministri Edi Rama thotë se ligji i ri për energjinë elektrike synon mbrojtjen e konsumatorit dhe konkurrencë të ndershme në këtë sektor. Në mbledhjen e dhjetë të Këshillit Ekonomik Kombëtar, kreu i qeverisë është ndalur tek aksioni i OSHEE kundër vjedhjes së energjisë elektrike, duke theksuar se ky operacion do të vazhdojë deri në luftimin e këtij fenomeni, ndërsa ka theksuar se nuk do të ketë falje faturash. Rama: Kemi rritur 3 taksa; për karbonin, duhanin e depozitat VIDEO
-
Ekspertizë ndërkombëtare për
25 Nëntor 2014, 17:23
zbatimin e reformës territoriale“Shqiptarët në zgjedhjet e reja vendore do të votojnë në 61 bashki të reja”. Kështu deklaroi ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, ndërsa njoftoi se një nga kompanitë më të mëdha në botë e cila ofron shërbime profesionale në fushën e financave dhe auditimit, KPMG, do të ndihmojë për zbatimin e reformës territoriale.
-
OSHEE: Aliaj i shkarkuar që në 21
25 Nëntor 2014, 16:32
nëntor 2014, shpërdoroi detyrënOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike deklaron se Dine Aliaj është i shkarkuar nga detyra e kreut të OSHEE njësia Lushnjë që në datën 21 nëntor të vitit 2014. Motivacioni i shkarkimit ka qenë për shpërdorim detyre dhe performancë të dobët. Sipas OSHEE, “zëdhënëset e Partisë Demokratike dezinformojnë në mënyrë të qëllimshme duke deklaruar se ky person është ende në detyrë”. VIDEO
-
PS, Klosi: Opozita flet SHQUP
25 Nëntor 2014, 14:52
thërret qytetarët të shkelin ligjitPërballë akuzave të opozitës përballë aksioneve të fundit të qeverisë, deputeti socialist Blendi Klosi, akuzoi liderin e opozitës Lulzim Basha dhe ndjekësit e tij se po stimulojnë mos zbatimin e ligjit. VIDEO
-
Dosjet e sigurimit, Meta në
25 Nëntor 2014, 14:30
sinkron me Ramën: Të hapen!Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, edhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka kërkuar hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit në kohën e diktaturës komuniste. Sipas Kreut të Kuvendit Meta duhet të bëhet hapja e dosjeve të sigurimit pasi është në funksion të transparencës së opinionit publik, por se sipas tij, kjo procedurë duhet të kryhet duke iu përmbajtur Kushtetutës dhe pa cënuar sigurinë e shtetit. Meta: Debatet për buxhetin? Shenjë që parlamenti funksionon. VIDEO
Hoffmann: Hapja e dosjeve të komunizmit me rëndësi. Arvizu: Mos fshihet e kaluara
VIDEO e plote e emisionit Tete a tete ne A1 REPORT -
PD: Dhjetëra të papunë prej javësh
25 Nëntor 2014, 14:03
në errësirë, të futen në sistemSipas Koordinatori i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, dhjetra banorë në zonën e Fushës së Aviacionit në Tiranë, gjenden prej javësh në errësirë, për shkak se janë përballur me fatura abuzive dhe aforfe, fatura që nuk kanë pasur mundësi të paguajnë.
-
Gauck: Gjermania do mbështesë
25 Nëntor 2014, 12:16
reformat tuaja me të gjitha mjetet“Gjermania do mbështesë reformat e Shqipërisë me të gjitha mjetet” Deklarata është bërë nga Presidenti i Republikës së Gjermanisë, Joachim Gauck në një letër që ky i fundit i ka dërguar homologut të tij shqiptar Bujar Nishani, ku ka uruar popullin shqiptar me rastin e Festës Kombëtare.
-
Basha i ankohet FMN-së: Nuk
25 Nëntor 2014, 09:56
janë shtuar mësuesit, por policëtKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në takim përfaqësuesit e FMN, z.Nadeem Ilahi dhe z.Jens Reinke, me të cilët ndau shqetësimin mbi situatën e sektorit energjetik në vend, ku dënoi aksionet selektive të qeverisë dhe faktin se Kryeministri kërcënon e ndëshkon qytetarët që s’kanë mundësi financiare, në vend se t’u japë atyre mundësi për të bërë shlyerjen e detyrimeve.
-
Gara për Sekretarin e Partisë
25 Nëntor 2014, 08:38
Demokratike mbyllet këtë javëBrenda kësaj jave Partia Demokratike do të zgjedhë Sekretarin e Përgjithshëm të saj. Burime brenda opozitës konfirmojnë faktin se para ditës së shtunë Partia Demokratike do të mbyll garën për Sekretarin e Përgjithshëm.
-
Mesila Doda thyen "perden e
25 Nëntor 2014, 08:34
hekurt" të bojkotit të opozitësPas protestës së 22 nëntorit me sa duket opozita nuk është më e unifikuar sa i përket bojkotit ndaj institucionit të Kuvendit. Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda, gjatë ditës së djeshme ka lënë mënjëanë perden e hekurt të bojkotit të opozitës dhe ka qenë e pranishme në ambientet e Kuvendit.
-
Kryeparlamentari turk, Xhemil
25 Nëntor 2014, 07:30
Çiçek sot vizitë zyrtare në ShqipëriKryeparlamentari Turk Cemil Çiçek (Xhemil Çiçek) sot do të jetë në Tiranë në kuadër të një vizite dy ditore në Shqipëri. Ai pritet të takohet me homologun e tij shqiptar si dhe krerët e tjerë të vendit.
-
Bushati: Bujar Nishani si opozita
24 Nëntor 2014, 22:42
...ka bojkotuar çdo komunikim!5 Pyetjet nga Babaramo/ Marrëdhënia mes Ministrisë së Jashtme dhe Presidencës me sa duket nuk është ajo e duhura. Pavarësisht insistimeve të ministrit Bushati për të komunikuar me Nishanin lidhur me incidentet në stadiumin e Beogradit, por edhe ngjarjet më pas, kryediplomati shqiptar thotë se nuk ka patur ende një takim me Kreun e Shtetit. Bushati: Marrëveshja detare me Greqinë drejt arbitrazhit. VIDEO
-
Braçe: Berisha ka frikë nga hapja
24 Nëntor 2014, 20:09
e dosjeve të Sigurimit të ShtetitDeputeti socialist Erjon Braçe ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha, se po hedh baltë ndaj Bunk-Art ( bunkerit anti-bërthamor të Enver Hoxhës) pasi ka frikë nga hapja e dosjeve. Në një status në rrjetin social Facebook, Braçe shkruan se Berisha ka frikë nga hapja e dosjeve.
-
Hapja e dosjeve, Klosi: Pjesa
24 Nëntor 2014, 19:14
kryesore e tyre janë eliminuar
VIDED/'Emisioni 'Tete a Tete' i plotë"Dosjet le të hapen, por pjesa kryesore e tyre janë eliminuar". Këtë e ka deklaruar ish-drejtori i SHISH, Fatos Klosi, në emisionin “Tete a Tete” të gazetarit Artur Nura. Të ftuar në studion e “A1 Report” , për të folur për çështjen e hapjes së dosjeve të ish-sigurimit të shtetit, kanë qenë edhe shkrimtari dhe ish-i persekutuar Visar Zhiti, dhe politologu Afrim Krasniqi. Krasniqi: Politika, 24 vjet vijon të jetë peng i dosjeve të së kaluarës. VIDEO
Hoffmann: Hapja e dosjeve të komunizmit me rëndësi, Arvizu: Mos fshihet e kaluara
Bunkeri anti-bërthamor i Enver Hoxhës, Rama: Do hapim dosjet -
Obama mesazh Nishanit: Mirënjohje
24 Nëntor 2014, 17:56
kontributit të Shqipërisë në NATOPresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka uruar sot nëpërmjet një mesazhi Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, me rastin e Festës së Pavarësisë, ku ndër të tjera shpreh mirënjohje për kontributet e Shqipërisë në NATO.
-
Ndikimi rus, Gjosha-Karpushin
24 Nëntor 2014, 16:20
'Ballkani Perëndimor aspiron BE'Ministrja Gjosha theksoi se për Shqipërinë procesi i integrimit është prioritet kombëtar dhe vuri theksin tek bashkëpunimi rajonal me të cilin ndahet e njëjta aspiratë.
-
Barroso falenderon Nishanin, do
24 Nëntor 2014, 16:01
rritet bashkëpunimi BE-ShqipëriIsh-Presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso i ka dërguar një mesazh presidentit Bujar Nishani për bashkëpunimin mes tyre. Sipas tij bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian do të vazhdojë të zgjerohet e të thellohet në të ardhmen.”
-
Vjenë, Rama: Duhet bashkëpunim
24 Nëntor 2014, 15:48
rajonal në infrastrukturë dhe energjiKryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë në Forumit Ekonomik të Vjenës, i cili pati si temë qendrore “Vizione dhe përgjegjësi në një kohë të ndryshimeve”. Kreu i qeverisë u ndal fillimisht te raporti “Doing Business”, që ka rritur në renditje Shqipërinë me 40 vende, përsa i përket kushteve që ofron për të bërë biznes. Më pas ,kryeministri Rama u ndal te bashkëpunimi ekonomik mes vendeve të rajonit, si mundësia e vetme për të përballuar sfidat e përbashkëta. VIDEO