Shëndeti

  • Duke qenë se hipotiroidizmi mund të shkaktohetnga sulmi që sistemi imun i bën organeve sëmundje rrit riskun që të zhvillohen edhe sëmundje të tjera autoimune, megjithëse ndodh rrallë. Këto sëmundje përfshijnë deficiencën e vitaminës B12, vitiligon (njolla në lëkurë që shkaktohen nga humbja e pigmentit), insuficiencën renale, strumën, sëmundjet kardiake. Gjithashtu, nëse nuk trajtohet, hipotiroidizmi mund të rrisë nivelet e kolesterolit në gjak, duke ju bërë më të prirur për të pësuar një infarct të zemrës apo të trurit.
  • Kanceri i tiroides, i rrallë dhe
    me prognozë të mire

    Pavarësisht se momenti i diagnostikimit të kancerit të tiroides zakonisht është i frikshëm për pacientin, prognoza zakonisht është e mirë. Së pari, sepse pjesa më e madhe e kancereve të tiroides kurohen lehtë me anë të kirurgjisë.

  • Tiroidja, sëmundjet më të
    shpeshta nga mungesa e jodit

    Tiroidja, përmes çlirimit të hormoneve të saj, përcakton ritmin me të cilin prodhohet energjia nga rezervat e trupit, ndryshe metabolizmin e tij. Ajo mund të jetë më active se duhet ( gjendje e quajtur hipertiroidizëm) ose më pak aktive se duhet ( gjendje e quajtur hipotiroidizëm).Duke qenë se çrregullimet e tiroides mund të shkaktojnë ndryshime në ciklin menstrual dhe në humor, ndonjëherë simptomat ngatërrohen me ato të menopauzës.
    Kanceri i tiroides, i rrallë dhe me prognozë të mire

  • Altin Stafa, mjeku i suksesshëm
    në Itali, konferencë për etikën në Tiranë

    Altin Stafa është një nga ata të rinj që pas viteve 90’ vendosën të ndërtonin të ardhmen e tyre jashtë Shqipërisë. Pas një përiudhe dy vjeçare në Fakultetin e Mjekësisë, në Tiranë, Altini vendos të rifillojë studimet për mjekësi në Universitetin e Bolonjës në vitin 1996. Mjeku i suksesshëm shqiptar në Itali sjell në Tiranë personalitete të njohura të mjekësisë evropiane.

  • ISKSH shpërndan 85% e ilaçeve për
    të sëmurët kronike në zonat e izoluara

    Hana tha se, “aktualisht janë dërguar pjesa më e madhe e medikamenteve për të sëmurët kronike. Janë mbuluar 85 % e tyre dhe prioriteti ynë kanë qenë pacientët me sëmundje të rëndë si kancer, diabet, zemër etj”.

  • Urinimi i pavullnetshëm
    dhe shkaqet e tij

    Lagia natën (eneuresis nocturna) apo urinimi i pavullnetshëm konsiston në urinimin gjatë natës kur fëmija është në gjumë. Në shumicën e fëmijëve nuk ka një arsye specifike. Mbi të gjitha nuk ndodh për faj të fëmijës, por për arsye të prodhimit me tepricë të urinës.

  • Suksesi i doktor Gliozhenit
    1000 bebe In Vitro që nga 2004

    Ishte viti 2004 kur në atëhershmen “Gazeta Shqiptare” publikuam lajmin e bukur për shumë çifte: Doktor Orion Gliozheni kishte realizuar lindjen e fëmijëve të parë “In-Vitro”, duke kurorëzuar një punë të gjatë në klinikën e tij. Sot nuk është çudi që mjekë të njohur në Europë t’u thonë çifteve shqiptare se “në Shqipëri keni një mjek shumë të mirë në këtë fushë” dhe në të vërtetë janë bërë shumë hapa përpara. Në Tiranë sot vijnë dhe shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia për të realizuar me sukses ëndrrën e të pasurit fëmijë.

  • Spitali Ushtarak nuk
    ka as hollues gjaku

    Të sëmurët që shkojnë për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale pranë spitalit ushtarak, duhet ta blejnë vetë edhe holluesin e gjakut. Ndërsa në këtë spital mungojnë edhe të gjithë antibiotikët, që të sëmurët i blejnë sërish te privati.

  • Era e keqe e gojës:
    Nga se shkaktohet?

    Ushqimet që ne marrim çdo ditë kontribuojnë në shëndetin e gojës dhe konsumimi i ushqimeve të tilla si hudhra, qepa absorbohen nga sistemi i qarkullimit të gjakut në mushkëri dhe nxirren përmes frymëmarrjes . Për sa kohë ky ushqim nuk eliminohet nga trupi ynë, përben një potencial të erës së keqe të gojës.

  • 1/3 e meshkujve
    ejakulojnë para kohe

    Ejakulacion i parakohshëm ndodh atëhere kur mashkulli, gjatë aktit seksual, ejakulon përpara seç do të dëshironte ai dhe partnerja e tij. Për sa kohë ndodh shumë rrallë, nuk duhet të përbëjë problem. Nëse ndodh rregullisht dhe përpara se të fillojë kontakti seksual apo direkt sa ka filluar, atëherë me të vërtetë përbën një problem!

  • Migrena, gjithçka
    që duhet të dini

    Dhimbja e kokes është simptoma më e shpeshtë shqetësuese që gati të gjithë e kanë përjetuar. 80-90% e popullsisë së përgjithshme pohon të ketë patur të paktën një herë dhimbje koke. Termi simptomë nuk nënkupton një sëmundje, por një ndryshim që ne vëmë re në organizëm dhe që mund të përbëjë shenjën e një sëmundjeje.

  • Rregullore e re për stazhin
    e mjekëve të rinj

    Mjekët e rinj do të bëjnë vetëm 3 muaj stazh përpara se të futen në provimin e shtetit. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili shpjegon se kjo ka qenë një 'luftë' e kahershme e tij, ndaj kjo nuk duhet ngatërruar me fushatën për postet drejtuese të fakultetit të Mjekësisë.

  • Ndotja, Elbasanit i shtohen
    edhe mbeturinat spitalore

    Fantazma e ndotjes vazhdon ta ndjekë pa mëshirë Elbasanin. Pas metalurgjikut e fushës së plehrave, qytetit i shtohet së fundmi edhe helmimi nga mbetjet spitalore. Alarmi jepet nga drejtori I Agjensisë Rajonale të Mjedisit, Adi Madhi. Sipas tij, mbetjet spitalore nuk digjen në incenerator, por i bashkohen mbeturinave urbane duke rritur në mënyrë dramatike shkallën e ndotjes.

  • Fëmijët obezë, Studimi:
    Shikojnë mbi 4 orë TV

    Fëmijët shqiptarë po bëhen obezë edhe për shkak të qëndrimit të gjatë përpara televizionit. Sipas një studimit të bërë nga mjekët, rreth 88 për qind e të rinjve të moshës shikojnë mbi 4 orë TV në ditë gjatë ditëve të javës, ndërkohë që mesatarja e BE-së është 25.6%. Vajzat janë me të kujdesshme ndaj peshës së tyre dhe tentojnë të mbajnë diete, por pa i kushtuar vëmendje veprimtarisë fizike.

  • Silikoni kancerogjen? Shqiptaret në
    Alarm, Karaj: Jo vend për panik

    Femrat shqiptare, të cilat u janë nënshtruar ndërhyrjeve estetike me silicon janë alarmuar pas skandalit me silikonin kancerogjen në Francë. Por kirurgu i njohur, Agim Karaj i qetëson të gjitha duke thënë se ky lloj nuk është future në vendin tonë.

  • Albana, gjinekologe në Itali
    që diagnostikon me të parë

    Albana Çerekja, gjinekologia e pasionuar me profesionin e saj, e cila prej vitesh punon dhe jeton në Romë, fituese mes qindra konkurrentëve, në konkursin ndërkombëtar on-line thefetus.net mbi diagnostikimin bazuar në imazhet ekografike. (Ne foto: Gjinekologia Albana Cerekja)

  • Çmimet e ilaçeve, qeveria
    “pazar” me importuesit

    Qeveria ka vendosur të aplikojë një sistem të ri të kontrollit të çmimit të barnave. Një komision me 6 anëtarë, do të krahasojë çmimet e një bari me atë që shitet në Shqipëri me atë në Itali, Greqi dhe Maqedoni, dhe në vendin tonë do të vendoset çmimi më i ulët që aplikohet në këto shtete referente.

  • Paketa ekonomike
    Invalidët kundër ligjit të ri

    Personat me aftësi të kufizuar janë për përforcim të kritereve të atyre që do të marrin statusin e paaftësisë, por jo për shkurtim të përfitimeve ekonomike që ata marrin. Pikërisht për këtë arsye ata kanë kundërshtuar edhe nismën e re të qeverisë, për vendosjen e kritereve specifike për disa shërbime ekonomike që ata marrin

  • Të sëmurët mendorë, gati drafti

    Personat që vuajnë nga çrregullimet mendore do të trajtohen në qendra komunitare. Ministria e Shëndetësisë ka hartuar draftin për trajtimin e të sëmurëve në këto qendra të specializuara, duke thënë se po plotësohen në këtë mënyrë kërkesat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

  • Gripi, mjekët: Kujdes me
    përdorimin e antibiotikëve

    Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero u ka bërë apel të gjithë pacientëve shqiptarë të bëjnë kujdes në përdorimin e antibiotikëve, duke u nisur edhe nga situata gripale që ka përfshirë vendin tonë. Ai ka sugjeruar që më parë të bëhet antibiograma për të përcaktuar se cili prej tyre u jep efekt dhe më pas të nisin kurën e duhur.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv