Sport
-
Futbolli është biznes ose më saktë, është kthyer në i tillë. Këtë e thotë edhe legjenda e futbollit italian Francesco Totti. Sipas kapitenit legjendar të Romës, sot është e vështirë që një klub me financa jo dhe aq të mëdha të mbajë futbollist-flamur në ekip.
13 Shkurt 2018, 19:58 -
Kupa e Shqipërisë, ekipet
13 Shkurt 2018, 19:31
kërkojnë kualifikimin në 1/2 finale
Të mërkurën pasdite luhen 4 ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, nga ku do të përcëktohen 4 ekipet gjysmëfinaliste. Në orën 14:00, do të nisin dy takime, Kukësi-Tirana dhe Luftëtari-Laçi, ndërsa në orën 17:00, Partizani pret Flamurtarin në “Selman Stërmasi”, ndërsa Skënderbeu pret Teutën në Korçë. Ndeshja e parë mes Kukësit dhe Tiranës ka përfunduar në barazim 1-1 dhe kualifikimi mbetet i hapur. Do të jetë një ndeshje e luftuar edhe për shkak se terreni është zbardhur nga bora, ndërsa gjendja e stadiumit nuk është e mirë. Kampionët në fuqi kanë vendosur heshtje për shtyp, ndërkohë që hyrja në stadium do të jetë falas.
-
Botërori 2018/Presidenti i
13 Shkurt 2018, 18:31
Ukrainës: Bojkotoni Rusinë!
Ukraina dhe Rusia ndodhen në një klimë urrejtjeje, ku natyrisht lufta ka lënë edhe viktima pas, ku të paktën 800 ukrainas kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Krime dhe vende të tjera. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, u shpreh në një televizion vendës se vendi i tij mund të tërhiqet nga Botërori i Rusisë.
-
Sulmuesi i Kombëtares do luajë në
13 Shkurt 2018, 14:20
Seria B, firmos me Virtus Entella
Azdren Llullaku është zyrtarisht një futbollist i Virtus Entella në Serinë B. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka nënshkruar të martën kontratën që e lidh me këtë klub dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Alieti në vijimin e sezonit.
-
Bogdani shpall listën e Kombëtares
13 Shkurt 2018, 12:26
U-19 për “Roma Caput Mundi”
Skuadra kombëtare e futbollit U-19, nën drejtimin e trajnerit Erion Bogdani do të marrë pjesë sërish nga data 18-23 shkurt në turneun “Roma Caput Mundi”, turne të cilin e fitoi edicionin e kaluar.
-
Bora mbulon stadiumin, shtyhet
13 Shkurt 2018, 11:54
përsëri ndeshja Tërbuni-Erzeni
Reshjet e dendura të dëborës kanë shtyrë sërish ndeshjen mes Tërbunit dhe Erzenit. Sfida e Kategorisë së Parë ishte ndërprerë para pak ditësh për shkak të motit të keq dhe reshjeve të shiut.
-
Debutim i mirë i Kosovës
13 Shkurt 2018, 10:42
në Olimpiadën Dimërore
Mund të kishte shkuar edhe më mirë, por të renditesh në mesin e sportistëve elitarë të botës në debutim, mund të quhet padyshim një rezultat për t’u përshëndetur.
-
Juventus-Tottenham nis 1/8 e
13 Shkurt 2018, 09:31
Champions, në fushë edhe City
Sonte rikthehet Champions League me dy ndeshje të fazës së një të tetave. Juventusi pret në shtëpi Tottenham që është përballja kryesore e mbrëmjes ndërsa Manchester City luan në Zvicër ndaj Basel.
-
Turqi, dhunë midis tifozëve dhe
13 Shkurt 2018, 02:57
futbollistëve, 4 lojtar me dëmtime
Sërish dhunë në futboll, pas përfundimit të ndeshjes në Turqi ka pësuar një ngjarje tronditëse pasi tifozët dhe lojtarët e skuadrës mike janë konfliktuar në dhunë fizike midis tyre, duke plagosur në gjendje të rëndë katër prej lojtarëve.
-
Piong Çang, acari ndryshon
12 Shkurt 2018, 19:51
orarin e garave olimpike
Sot, erërat e forta dhe temperaturat tejet të ulëta shkaktuan shtyrjen e garës për femra në ski tre orë përpara se ajo të fillonte. Një ditë më parë u shty gara për meshkuj. Të dyja garat pritet të mbahen të enjten.
-
Tirana, kërkesë të veçantë në
12 Shkurt 2018, 19:42
FSHF për sfidën me Kukësin
-
Prodani:Votuan 16 pseudo-delegatë
12 Shkurt 2018, 19:19
Asambleja e FSHF-së të ankimohet
Këtë e thotë edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i institucionit të Futbollit, Eduard Prodani, i cili në një intervistë ekskluzive për “Shqiptarja.com”, tregon pse fitoi Duka dhe hapat e mëtejshëm për të shpallur të pavlefshëm Asamblenë Zgjedhore.
VIDEO
-
Olimpiada Dimërore/ Kanadezi,
12 Shkurt 2018, 19:12
vjet për pak vdiq, sot fitoi medalje
Një histori prekëse vjen nga Olimpiada Dimërore që po zhvillohet në Korenë e Jugut. Mark McMorris, një vit më parë, në mars të 2017-ës, ishte i shtruar në spital me fraktura të rënda pas një aksidenti (u përplas me një pemë gjatë stërvitjes për shkak të mjegullës).
-
Armando Sadiku tregon arsyen
12 Shkurt 2018, 15:10
e mosgrumbullimit me Levantën
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, nuk është grumbulluar edhe për ndeshjen e dytë me Levanten, atë në transfertë kundër Valencias, e humbur në shifrat 1-3.
-
Kupa e Shqipërisë, Skënderbeu
12 Shkurt 2018, 15:01
nuk bie dakord për orarin
Të mërkurën zhvillohen ndeshjet e kthimit për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Skënderbeu pret Teutën në Korçë, ekip që në ndeshjen e parë e ka mundur 0-2 dhe kualifikimi është thuajse i sigurt.
-
Roma goleadë Beneventos
12 Shkurt 2018, 09:36
për vendin 4, fiton Valencia
Roma mposht 5-2 Beneventon dhe merr vendin e katërt në Serinë A. Shkëlqen me dy gola turku Under. Ndërsa në Spanjë është rikthyer tek fitorja Valencia që mposhti 3-1 Levanten e Armando Sadikut.
-
Liverpool mposht Southampton,
11 Shkurt 2018, 19:41
tani i treti në Premier League
Liverpool ka kaluar një transfertë të vështirë, duke fituar 2-0 kundër Southampton. Me këtë sukses, Liverpool ngjitet në vend të tretë, por gara për një vend në Champions do të jetë e fortë deri në fund të sezonit. Ndërsa Southampton rrezikon më shumë se kurrë rënien në këto sezone të fundit.
-
La Liga, Barcelona nuk fiton
11 Shkurt 2018, 18:17
sërish, Atletico -7 pikë larg
Barcelona vijon të mbajë rekordin e pathyeshmërisë në kampionatet kryesore të Europës, por sërish është ndalur në La Liga, me dy barazime radhazi dhe tani Atletico Madrid është 7 pikë larg dhe mund të konkurrojë për vendin e parë.
-
Premier League, Manchester
11 Shkurt 2018, 17:25
United thyhet nga Newcastle
Manchester United është mposhtur 1-0 nga Newcastle dhe tani rrezikon kualifikimin në Champions League.
-
Inter zgjohet pas 8 ndeshjeve,
11 Shkurt 2018, 17:17
ngjitet në vend të tretë
Nuk fitonte prej 8 ndeshjeve radhazi, duke humbur jo vetëm kreun e renditjes në Serie A, por duke rrezikuar edhe Champions League, por më në fund Inter kthehet te suksesi, duke fituar 2-1 ndaj Bologna-s. Ky trepikësh e ngjit në vendin e tretë, duke parakaluar Lazion dhe njëkohësisht duke i ikur Romës.
