Sport

  • Ylli i kombëtares së Kilit  Arturo Vidal është përfshirë në një aksident mesantën e mbrëmshme pasi sipas policisë drejtonte automjetin në gjëndje të dehur.  FOTO
  • Duro: Rikthehem te Shkëndija
    për të fituar të paktën një trofe

    Shpëtim Duro rikthehet sërish në drejtimin e ekipit të Shkëndijës së Tetovës pas aventurës së shkurtër dhe pa shumë sukses me Partizanin. 

  • Jo vetëm Napoli, Schalke 04
    Jep 5 mln euro për Elseid Hysaj

    Elseid Hysaj është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares do largohet nga Empoli dhe Napoli shihet si destinacioni më i mundshëm. Por mediat flasin se në garë për Hysaj është future fuqishëm edhe skuadra gjermane e Schalke 04. 

  • Milan shkarkon Filippo Inzaghin,
    emëron Sinisa Mihajloviç

    Ish-mbrojtësi serb, Sinisa Mihajloviç ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me ekipin e Milanit pas largimit nga drejtimi i Sampdorias në fillim të këtij muaji. Ai ka zëvendësuar Filippo Inzaghi, i cili ka luajtur me Milanin nga viti 2001 deri sa u tërhoq nga futbolli në vitin 2012. Inzaghi zëvendësoi Clarence Seedorf, në qershor.

  • Cikalleshi kalon testet në Turqi

    Sulmuesi kuqezi Sokol Cikalleshi ka kaluar me sukses testet mjekësore në ekipin e ri në Turqi, Istanbul Basaksehir. Pas arritjes së marrëveshjes mes palëve, Cikalleshi ka kaluar gjatë ditës së martë dhe testet mjekësore.

  • Merkato, Fiorentina në gjurmët e
    mesfushorit shqiptar Taulant Xhaka

    Mesfushori i ekipit kombëtar të futbollit, Taulant Xhaka që luan me ekipin e Baselit në kampionatin zviceran kërkohet nga ekipi i Fiorentinës në Serie A.

  • Hakmarrja, skenar për 'Serbinë 
     e Madhe' në Shkodër, ja plani

    Serbët kanë gati një plan për të sulmuar në Shkodër gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi që pritet të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Duket se serbët nuk do rrinë duarkryq dhe po punojnë që të hakmerren pas dronit me flamurin e Shqipërisë etnike që fluturoi mbi Beograd në ndeshjen Serbi-Shqipëri. 

  • Letra e Gianni De Biasi: Atij i 
    dedikoj jetën! Faleminderit baba!

    Në fillimin e një vere të nxehtë, më 16 qershor të 1956, në Sarmede-n e bukur, të provincës së Treviso-s, lindi nga nënë Bruna e baba Girolamo, që i thërrisnin “momo”, vogëlushi Giovannino. Nga mezi i viteve ’50, ndodhte shpesh që në fshatrat e vegjël, gratë lindnin në shtëpi e nëna ime nuk e shkeli rregullin. Ishin vite të vështirë, nuk ishte ende boom-i i atyre viteve që do të sillnin mrekullinë e “verilindjes”.

  • Partizani blindon ekstremet e fushës
    Demi rinovon me Hoxhën dhe Racic

    Partizani ka blinduar dy lojtarë kryesorë duke firmosur rinovimin për edicionin e ri. Kështu Presidenti Gaz Demi ka rinovuar zyrtarisht me dy ekstremet e fushës, portierin Alban Hoxha dhe sulmuesi Stevan Racic. 

  • Barcelona “lidh” Neymar deri në vitin 2020

    Barcelona është shumë e kënaqur me sulmuesin brazilian, Neymar, të cilin ka vendosur që ta shpërblejë me kontratë të re. Sipas shumë gazetave, Neymar ka vendosur që ta vazhdojë kontratën deri në vitin 2020 para se të udhëtonte për t’iu bashkuar kombëtares së Brazilit, nderkohë që njoftimi zyrtar do të bëhet shumë shpejt.

  • Shqipëria ngjitet në vazon e 3
    për shortin e Botërorit të Rusisë

    Tashmë është zyrtare, Shqipëria ngjitet në vazon e 3 për shortin e eliminatoreve të kampionatit Botëror të Rusisë për 2018. 

  • De Biasi: Januzaj u soll keq
    suksesi i Shqipërisë nga uniteti

    Në situata të ndryshme dhe në një moment magjik për Shqipërinë, trajneri italian De Biasi është rikthyer që të flasë sërish për refuzimin që Adnan Januzaj i bëri fanellës kuqezi.

  • FOTOLAJM/ Vajza me shami
    që jeton me pasionin bardheblu

    Pasioni për skuadrën e zemrës jo pak herë shfaqet edhe në veshjet e tifozëve...kjo përgjithësisht në rastet kur ndeshja ndiqet në stadium. Por për këtë vajzë “Tirona” mesa duket është një dashuri edhe më e madhe, aq sa veshja e saj e përditshme është e gjitha e kombinuar bardh e blu, siç është flamuri i skuadrës së futbollit të Tiranës. 

  • Hysaj te Napoli, sot takohen
    dy presidentët për çmimin

    Ekipi napolitan është vënë në kërkim të disa lojtarëve të Empolit, me të cilëve gjendet dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elsedi Hysaj. 21-vjeçari shihet si zëvendësues perfekt për Christian Magjio dhe Camilo Zuniga.

  • Kuçova fiton titullin kampion
    për ndeshjet e lira MMA

    Ekipi i Kuçovës është shpallur fitues i kampionatit të ndeshjeve të lira ndër 7 skuadra nga e gjithë Shqipëria. Kampionati u zhvillua në disa kategori dhe grupmosha që fituan gjithashtu titullin përkatës.

  • Sepp Blatter bëhet pishman, do
    tentojë të qëndrojë në krye të FIFA-s

    Sepp Blatter mund të tentojë për të qëndruar në krye të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), shkrujnë sot mediat zvicerane, transmeton Anadolu Agency (AA). Më pak se dy javë pasi Blatter dha dorëheqjen nga kreu i FIFA-s

  • Video Lajm/Portieri pret penalltinë
    por....Ja pse arbitri e quan gol 

    Shikoni çfarë ndodh në finalen e Kupës skoceze për 14 vjeçarët.
    Portieri e pret penalltinë por nga entuziazmi harron të shohë se çbëhet me topin.. Ndërkohë topi rrotullohet duke u futur në rrjetë dhe si për çudi edhe pas protestave të shumta të lojtarëve arbitri konfirmon atë si gol.
     
     

  • Presidentja e Kroacisë: Dënoj
    vendosjen e kryqit nazist në fushë 

    Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç dënoi ashpër shfaqjen e kryqit nazist në fushën e stadiumit ”Poljudi” në Split.
    Dënojmë ashpër kryqin nazist në fushë, gjatë ndeshjes mes ekipeve kombëtare të Kroacisë dhe Italisë. Kroacia ka probleme shumë serioze me huliganët që kanë për qëllim të denigrojnë jo vetëm futbollin kroat, por edhe shtetin e Kroacisë”, thuhet në deklaratën e presidentes kroate.

  • Cana mund të largohet nga Lacio
    babai: Kemi katër oferta në tavolinë

    Kapiteni i kombëtares kuqezi, Lorik Cana po shikon mundësin për t’u larguar nga ekipi i Seria A në Itali, Lacio. Qendërmbrojtësi shqiptar luan me Lacion që prej korrikut të vitit 2011, ndërsa më parë ka luajtur për PSG, Marsejën, Sandërlandin dhe Gallatasarain. “Pas katër vitesh në ekip, është koha për të provuar një eksperiencë të re, edhe pse kontrata me Lacion nuk përfundon brenda 12 muajve”, është shprehur babai i Canës për gazetarët.

  • 0 shans për 'Euro 2016', turpërohet
    Greqia, mundet nga Ishujt Faroe

    Greqia jo vetëm që nuk ka më asnjë shans për të qenë pjesëmarrëse në “Euro 2016”, por tashmë është kthyer në një ekip të kategorisë së dytë. Kombëtarja greke është e fundit në Grupin F me vetëm dy pikë pa gjashtë ndeshjesh. Deri në këtë fazë eliminatorë, Greqia regjistron katër humbje dhe dy barazime, ku dy herë shtë mundur nga Ishujt Faroe, ekip i cili në renditen e FIFA-s gjenden në vendin e 102 (Greqia 25).

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv