Sport
-
Probleme për Hamilton dhe Scherzinger. Një haker ka thyer sigurinë e telefonit të këngëtares dhe ka publikuar një video intime të dy personazheve që për 8 vite kanë qenë të lidhur.
19 Shkurt 2019, 17:34 -
Befason Jose Mourinho, ja çfarë thotë për armikun e madh që hasi në “Premier League”
19 Shkurt 2019, 15:38Jose Mourinho ka befasuar me fjalët e tij për Arsene Wenger, ish-trajnerin e Arsenalit që sa herë ndesheshin në “Premier League” shkaktonin polemika.
-
Bastiset Flamurtari, ikën edhe Alla me Torrasën. Daja me dhimbje koke për Partizanin
19 Shkurt 2019, 14:51Albi Alla zyrtarisht nuk do të jetë më futbollist i Flamurtarit, por së bashku me të edhe Agustin Torrasa është përshëndetur me klubin vlonjat. Me këto dy largime shkon në 6 numri I firove që nga janari, duke bërë me dhimbje kokë trajnerin Daja. Arseyja e gjithë këtyre largimeve janë pagat e prapambetura, të cilat janë kthyer në një problem shqetësues në Superligë.
-
Liverpool-Bayern "ndez" Championsin, Barcelona ndaj Lyon
19 Shkurt 2019, 11:56Dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Champions premtojnë spektakël. Liverpool me mungesa në mbrojtje pret Bayernin e Mynihut në “Anfield”. Trajneri i bavarezëve Niko Kovac premton një ndeshje me gola. Ndërsa Barcelona favorite për të fituar trofeun është e impenjuar në Francë ndaj Olimpique Lyon.
-
Manchester United eleminon Chelsean nga Fa Cup
19 Shkurt 2019, 04:23Manchester United ka mundur te sigurojë një vend në çerekfinalet e FA Cup, e këtë gjë e arriti duke mposhtur Chelsean me rezultatin e pastër 2-0. Pwr skuadrwn e United shwnuan Ander Herrera dhe Poul Pogba.
-
Futboll/ Skuadrat kryesuese në top 5 ligat më të mëdha evropiane
19 Shkurt 2019, 01:34Manchester City kryeson Premier Ligën, Barcelona mbetet kryesuesja e La Ligas, Juventusi i Italisë në Serinë A, Paris Saint Germain ndodhet në krye të Ligës së Parë në Francës, Borussia Dortmund në Bundesligë.
-
Kamza zyrtarizon trajnerin e ri, Gentian Stojku është shpresa për mbijetesën
18 Shkurt 2019, 20:49Pas dorëheqjes së Ernest Gjokës para pak ditësh, dhe Klodian Duros vitin e kaluar "Blutë" kanë zgjedhur një trajner të një kategorie më të ulët për të sfiduar pjesën e mbetur të sezonit.
-
Wanda bën prapaktheu, flet me lot në sy në emër të Icardit: Familja jonë është Interi
18 Shkurt 2019, 18:51Wanda Nara ka bërë prapaktheu për çështjen Ikardi duke deklaruar se futbollisti do të luante edhe falas për Interin. Bsshkëshortja e lojtarit ghithashtu pohon se ata kurrë nuk mund të bëhen pjesë e një klubi tjetër.
-
Gjici: Cungu do vijojë të jetë trajner i Kukësit, nuk do të udhëtojë më çdo ditë në Shkodër
18 Shkurt 2019, 14:47Presidenti i Kukësit Safet Gjici pavarësisht rezultateve negative që ka marrë klubi në javët e fundit ka konfirmuar trajnerin Cungu në krye të klubit. Numri 1 i verilindorëve më tej ka shtuar se është optimist që në fund Kukësi të shpallet kampion.
-
Ja dy kushtet e Zidane për të pranuar pankinën e Chelseat
18 Shkurt 2019, 14:42Rinovimi me Hazard dhe 200 mln euro për të bërë merkato. Këto janë dy kushtet që ka vënë Zinedine Zidane për tu ulur në pankinën e Chelseat.
-
Hamidou Diallo shpallet “Supermeni” i “NBA All Star 2019” (VIDEO)
18 Shkurt 2019, 10:11Hamidou Diallo, basketbollisti me origjinë nga Guinea, fluturoi mbi kokën e gjigandit O'Neal, i gjatë 2 m e 16 cm dhe ndërsa shënoi u shpall “mbret” i zhytjes se topit në kosh dhe “Supermen”.
-
Napoli ngec me Torinon, Juventusi shkëputet në 13 pikë
18 Shkurt 2019, 09:50Napoli ngec në një barazim ndaj Torinos dhe tashmë ndodhet plot 13 pikë larg Juventusit të vendit të parë. Shumë raste për napoletanët por asnjë gol në stadiumin “San Paolo”.
-
Hipizëm, kalit i bie infarkt, kalorësi në gjendje të rëndë
18 Shkurt 2019, 00:24Garat me kuaj të mbajtura në Sirakuzë ditën e dielë, kanë rezutuar gati fatale për kalorësin Marcello Belli. 47 vjecari është rrëzuar në xhiron e katër të kësaj gare pasi kali të cilin kalëronte ka pësuar një infarkt nga sforcimi I tepërt, duke u rrëzuar e duke zënë përfund kalorësin.
-
Icardi dhe Wanda në tribunë, Interi 'vulos' fitoren me Sampdorian në 5 minuta
17 Shkurt 2019, 20:50Edhe pse pa bomberin e saj, Mauro Icardi, Inter ka siguruar një fitore e cila ka ardhur në pjesën e dytë, kur D'Ambrosio dhe Naingolan shënuan dy golat në minutat e 73 dhe 78
-
Flamurtari mposht pastër Skënderbeun, super goli i Kobinas i mohon tre pikët Luftëtarit
17 Shkurt 2019, 20:03Flamurtari ka marrë tre pikë në sfidën me Skënderbeun pasi ka fituar pastër 2-0 në sfidën e zhvilluar në Vlorë. Ndërkohë Tirana dhe Flamurtari kanë ndarë pikët pasi në “Selman Stërmasi” sfida është mbyllur me shifrat 1-1.
-
100-vjetori e gjen Vllazninë në Kategorinë e Parë/ Ademi: Këtë vit do të jetojmë me emocionet
17 Shkurt 2019, 18:10Më 16 shkurt të vitit 1919, 75 përfaqësues të mbledhur në Shkodër, krijuan atë që sot të gjithë tifozët e njohin me emrin Vllaznia, skuadra shkodrane me ngjyrat kuqeblu, 9 herë fituese e titullit kampion dhe 6 herë fituese e Kupës së Shqipërisë.
-
Kamza e zhytur në fund/ Ernest Gjoka jep dorëheqjen: Nuk vazhdohet kështu
17 Shkurt 2019, 17:46Gjoka është trajneri i tretë që largohet nga Kamza këtë edicion pas Bledar Devollit dhe Klodian Duros.
-
Laçi shtang Partizanin, fiton me penallti të diskutueshme, Kastrioti mposht Kamzën
17 Shkurt 2019, 16:37Partizani ka marrë humbjen e parë pas 8 ndeshjesh pasi është mposhtur nga Laçi me rezultatin 1-0. Ndërkohë Kastrioti ka fituar me po të njëjtin rezultat ndeshjen e mbijetesës kundër Kamzës.
-
Reali i Madridit shtanget në shtëpi, Girona i merr tre pikët dhe e dërgon në vendin e tretë
17 Shkurt 2019, 15:26Reali i Madridit ka hedhur një hap shumë fals në kampionat pasi është mposhtur 1-2 në “Bernabeu” nga Girona pavarësisht se “galaktikët” kaluan të parët në avantazh.
-
Fantastiku Piontek nderon Milanin, fitore me aromë “Championsi” kundër Atalantës së shqiptarëve
17 Shkurt 2019, 11:21Milan ka kaluar me sukses testin e vështirë të Bergamos pasi ka mposhtur me shifrat 1-3 Atalantën e Gjimshitit dhe Berishës. Në këtë takim shkëlqeu edhe një herë sulmuesi Piontek.