Sport

  • Pasi surprizoi në Europianin e vitit 2016 dhe pasi e përsëriti surprizën me kualifikimin në Botërorin 2018, Islanda kërkon të bëjë një tjetër surprizë. Tifozëria islandeze fitoi simpatinë e të gjithë botës gjatë “Euro 2016”, por ajo nuk do të ndalet këtu. Islanda ka 338 mijë banorë dhe është vendi më i vogël në botë që është kualifikuar në një event të tillë, si Botërori i futbollit.
  • Skënderbeu-Partizani në masa të 
    rrepta, 300 policë dhe 100 specialë

    Sot luhet një nga duelet më të forta të sezoneve të fundit të Kategorisë Superiore, ku Skënderbeu pret në Korçë ekipin e Partizanit. Sfida, që do të fillojë në orën 17:00, vlen më shumë për tifozët, por edhe për synimin e Partizanit, pasi Skënderbeu është i shkëputur në krye. 

  • Punimet në Arenën Kombëtare 
    stadiumi gati në vjeshtë/VIDEO

    Punimet në “Arenën Kombëtare” po tejkalojnë edhe parashikimet, me punimet që vazhdojnë me ritme më të shpejta edhe se afatet e përcaktuara.

  • Sulmi ndaj Gjokës, Ademi: Nuk ka 
    ndodhur as në 1997, por ecim para

    Ademi deklaroi se incidenti nuk i bën nder qytetit të Shkodrës dhe kërkoi zbardhjen e ngjarjes për të vendosur autorin sa më shpejt para drejtësisë.  VIDEO

  • Hidhet shorti i 1/8 të Europa
    League, Milani përballë Arsenalit

    Është hedhur sot në Nyon të Zvicrës shorti për 1/8 e Europa League. Përballja më e fortë duket se do të jetë ajo mes Milan dhe Arsenal, por edhe sfida të tjera interesante i presin ekipet konkurruese.

  • Sulmi me thikë ndaj Gjokës, Shoqata e
    Trajnerëve vërtetoi se është fantazmë

    Kur Report TV publikoi për herë të parë faktin se shoqatat me të drejtë vote në Asamblenë Zgjedhore në FSHF ishin të paregjistruara, pati reagime duke dalë kundër termit “fantazmë” nga anëtarë të këtyre shoqatave. Ndër to, edhe shoqata e Trajnerëve, por që dje dhe sot e tregoi edhe “de fakto” se epitetin e mësipërm e ka të merituar.  VIDEO

  • Sulmi, flet gruaja e trajnerit Gjoka: U
    zgjova nga një ëndërr e tmerrshme

    Sulmi ndaj Ernest Gjokës ka tronditur futbollin shqiptar dje. Por, më shumë se gjithkush nga kjo ngjarje, sigurisht që është tronditur familja e tij, e cila jeton në kryeqytet. Ata kanë mbetur të tmerruar nga ky agresion dhe këtë e thotë vetë bashkëshortja e trajnerit.

  • Sulmi me thikë ndaj Gjokës,FSHF
    shtyn ndeshjen Luftëtari-Vllaznia

    Federata Shqiptare e Futbollit ka pranuar kërkesën e ekipit të Vllaznisë për të shtyrë ndeshjen me Luftëtarin. Vllaznia bëri kërkesë që ndeshja e planifikuar të luhet nesër të shtyhet pas sulmit me thikë ndaj trajnerit Gjoka pasditen e djeshme.

  • Gareth Bale dhe Real
    Madrid drejt divorcit

    Me shumë gjasa karriera e Gareth Bale në “Santiago Bernabeu” po përfundon. Duket se tashmë Real Madrid ka marrë vendimin për të mos vazhduar me lojtarin nga Wellsi sezonin e ardhshëm.

  • Ndeshja e Europa League, përleshje
    midis tifozëve, humb jetën një polic

    Ndeshja e Europa League ndërmjet Bilbaos e Spartak Moskës në Spanjë nuk kaloi e qetë. Një përleshje masive ka ndodhur ndërmjet huliganëve të klubit rus dhe atij spanjoll, nga ku ka vdekur një polic. Rreth 200 tifozë rus kishin udhëtuar në Spanjë për të “mbështetur” klubin e tyre, megjithatë një rrahje masive me fansat e klubit kundërshtar ndodhi para fillimit të takimit jashtë stadiumit. VIDEO

  • Gabimi i Berishës i jep goditjen fatale
    Atalantës nga Europa League

    Atalanta eleminohet nga Europa League. Skuadra italiane ka barazuar 1-1 në Bergamo kundër gjermanëve të Borussia Dortmund, ndërsa ndeshja e parë e luajtur në Gjermani  përfundoi 3-2 për verdhezinjtë. Lojtari I parë që shënoi ishte Toloi në minutën e 11-të, por Schmelzer barazoi për Dortmund në minutën e 83-të duke shënuar ëndrrën e Atalantës.

  • Video kompromentuese/Bode-Duka
    në ndeshjen e përfolur të Skënderbeut

    Një video me zë dhe figurë e ish-ministrit të financave Ridvan Bode dhe ish- presidentit të Skënderbeut, Agim Zeqo, në krah të presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e bërë në vitin 2011, tregon qartë synimet e personave në fjalë për të shpallur ekipin korçar me patjetër kampion. Është ndeshja Skënderbeu-Dinamo, e 13 nëntorit 2010, e luajtur në Korçë dhe e përmendur si e trukuar në raportin hetimor të UEFA-s.  VIDEO

  • Gjoka rrëfen agresionin: Autorin e
    godita, ra në tokë dhe iku me vrap

    Trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka i cili u bë sot viktimë e një sulmi të dhunshëm ëhstë shprehur se nuk e njeh agresorin. Trajneri tha se ka qenë në shoqërine e kapitenit të Vllaznisë Gilman Lika, kur një person i panjohur e ka goditur papritur.

  • Iran, gruaja maskohet si
    burrë për të hyrë në stadium

    Në Iran femrat nuk lejohen të shkojnë në stadium dhe të shohin ndeshje futbolli. Por një grua e ka gjetur zgjidhjen dhe pasionin për futbollin e ka realizuar, edhe pse ka rrezikuar shumë. Zahra Khoshnavaz nuk është lejuar të shohë ndeshjet e futbollit të skuadrës iraniane pasi ajo është një femër, kështu që vendosi të shkonte duke u maskuar si burrë.

  • Dhunohet trajneri i Vllaznisë,
    tentojnë ta godasin me thikë

    SHKODER - Trajneri i ekipit të Vllazinës Ernest Gjoka ka rënë pre e një sulmi thikë ditën e sotme, pasi ka debatuar fillimisht me autorët e krimit. Trajneri Gjoka ka marrë disa lëndime në kokë, por fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën.  VIDEO

  • Huliganët rusë, pakt me
    argjentinasit kundër anglezëve

    Një grup prej 10 tifozësh ultras rusë, ku 7 i përkisnin tifogrupit të Zenitit të Shën Pjetërburgut dhe 3 Dinamos së Moskës,  më 31 janar kanë qenë në Buenos Aires, për të takuar grupe të ndryshme të “barras bravas” dhe krijuar një aleancë për Botërorin e ardhshëm rus. Qëllimi është të vendosin nën shënjestrën e sulmeve huliganët anglezë gjatë “Russia 2018”.

  • Shqipëria dhe Kosova mbyllin
    Olimpiadën, Tola i 36-ti

    Mbyllen garat për sportistët shqiptarë në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut. Erjon Tola u rendit në vendin e 36-të në garën e slalomit special. Skiatori shqiptar në dy provat e tij regjistroi kohë të mira dhe, duke përfituar nga fakti që shumë garues nuk i kryen me sukses të dyja provat, u klasifikua në një pozicion të mirë, mes 108 pjesëmarrësve në garë, i 36-i.

  • Vllaznia U-19 fiton Kupën e
    Shqipërisë ndaj Shkëndijes

    Vllaznia U-19 fitoi Kupën e Shqipërisë në futboll, në finale e zhvilluar në Elbasan, duke fituar 4-0 kundër Shkëndijës së Tiranës. Një triumf i regjistruar që në pjesën e parë, me 3 gola te shënuar nga Gruda ne minutën e 25-të, Qardaku në minutën e 30-të dhe Fakja në shtesë. Në pjesën e dytë Lilaj në të 72-tën vulosi suksesin.

  • Real Madrid ngjitet i 3 në
    La Liga, mund 3-1 Leganes

    Trajneri Zidane kishte bërë shumë ndryshime në formacion por sërish Real fitoi duke marrë hak ndaj Leganes që e eliminoi nga Kupa e Mbretit. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv