Sport

  • Ronaldo ka shënuar 4 gola në fitoren 6-3 të Real Madrid ndaj Gironas. Në La Liga është mundur Atletico Madrid ndërsa Barcelona fitoi 2-0 ndaj Bilbaos dhe e dërgon në 11 pikë diferencën nga vendi i dytë.
  • Sponsorizimi i sportit, Braçe kundër
    Ramës, sulmon ashpër Dukën

    Deputeti i PS, Erjon Braçe vijon akuzat ndaj FSHF dhe Presidentit Duka për korruptim dhe manipulim të ndeshjeve të futbollit shqiptar duke përcaktuar fituesit dhe humbësit. Ai thotë se po përgatitet rënia e Vllaznisë një kategori më poshtë, ndërsa Partizani dhe Flamurtari po sakatohen. 
     

  • Napoli kalon Genoan, -2 nga
    Juvja, Lajpcig përmbys Bayernin

    Napoli mundi me vështirësi Genoan dhe shkon në minus 2 pikë nga Juventusi që kryeson Serinë A. Barazon Lazio ndërsa në Gjermani Lajpcig ka mundur 2-1 Bayernin e Mynihut.

  • Skënderbeu s’e fal Luftëtarin,
    +18 pikë nga vendi i dytë

    Titulli kampion për këtë sezon duket se është vendosur që në mars, me Skënderbeun që ka shkuar në +18 pikë në krye nga vendi i dytë, edhe pse Kukësi do të luajë nesër ndaj Vllaznisë.

  • Messi shënon supergol,
    Barcelona mposht Bilbaon

    Barcelona kalon me lehtësi Athletic Bilbaon dhe marshon drejt kampion në La Liga, deri tani pa asnjë humbje, me 23 fitore dhe 6 barazime.

  • Milan përmbys Chievon,
    Roma “blindon” vendin e tretë

    Shtatë ditë më parë i ka dhuruar 3 pikët kuqezinjve në minutën e 94-t, në takimin e fituar 1-0 në fushën e Genoa-s. Sot, Andre Silva kur ka qenë minuta e 82-të, i ka dhuruar fitoren 3-2 milanezëve, që mund të rezultojë vendimtar në luftën për vendin e katërt.

  • Tom Doshi dyfishon premion, 10
    mijë euro për fitoren e Vllaznisë

    Tashmë dihet që Tom Doshi iu ka premtuar shkodranëve se në rast fitoresh, ai do të shpërblejë skuadrën me një premio prej 5 mijë eurosh, por pavarësisht se me Partizanin nuk fituan, deputeti Doshi sërish i ka shpërblyer djemtë.

  • Laçi kap vendin e dytë,
    Teuta përmbys në Lushnjë

    Kanë përfunduar dy ndeshje të javës 26-të të Kategorisë Superiore në futboll. Laçi ka surprizuar jo pak në javët e fundit, teksa edhe sot ka marrë një fitore me mjaft vlerë në shtëpi, 1-0 ndaj Kamzës. Vendasit kanë kaluar në avantazh me Uzunin në minutën e 70-të, ndërsa në fund Rexhinaldo ka dyfishuar, për të marrë suksesin e radhës.

  • PSG përmbys Nice, vendos
    Di Maria dhe Dani Alves

    Mungon Neymar, por në fushën e lojës kanë qenë të gjithë yjet e tjerë të PSG-së, me Cavani-n, Mbappe, Di Maria e shumë të tjerë, që i kanë dhënë fitoren ekipit parizien 2-1 në transfertë ndaj Nice. 

  • Inter fiton 5-0 ndaj Sampdorias,
    4 gola shënon Icardi

    Pikërisht në ditën kur ka marrë vesh se nuk do të jetë me kombëtaren argjentinase, Mauro Icardi ka shpërthyer tek Inter, duke shënuar plot 4 gola në fitoren e thellë 5-0 ndaj Sampdorias në transfertë. 

  • Asnjë votë për President, FSHF
    e bën Shpëtim Halën vëzhgues

    Kandidati për president i Federatës Shqiptare të Futbollit, Shpëtim Hala, i cili nuk  mori asnjë votë në zgjedhjet e zhvilluar më datën 7 shkurt, nuk ka ngelur pa gjë.

  • Spal frenon Juventus, United
    dhe Tottenham në 1/2 e Fa Cup

    Pas 12 fitoreve radhazi frenohet Juventusi kryesuesja e Serisë A. Ndeshja e javës së 29-të mes Spal dhe Juves u mbyll pa gola. Napoli ka mundësi të ngushtojë diferencën. Ndërsa në Angli janë kualifikuar për në gjysmëfinale të FA Cup Manchester United dhe Tottenham.

  • Mëziu hyn në fushë,Vllaznia:
    Kërcënoi me plumb 17-vjeçarin

    Dhuna e ushtruar pasditen e sotme nga drejtuesit dhe futbollistët e ekipit të Korabit ndaj futbollistëve dhe stafit të "Vllaznia B" është dënuar përmes një deklarate për shtyp të saposhpërdarë nga ana e klubit shkodran. Në këtë deklaratë, i bëhet thirrje FSHF të ndërhyjë për të dënuar aktet e sotme të dhunës dhe për të marrë masat e duhura ndaj shkaktarëve të saj.

  • Lilaj dhe Gavazaj: Të lumtur që
    jemi pjesë e kombëtares

    Sabjen Lilaj dhe Enis Gavazaj janë dy lojtarët e Skënderbeut të ftuar nga trajneri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci, në kuadër të takimit miqësor ndaj Norvegjisë, që do të luhet më 26 mars në Elbasan. Të dy mefushorët e e ekipit korçar kanë treguar emocionet e ftesës kuqezi. I pari ka folur Lilaj, që rikthehet në Kombëtare pas një sezoni fantastik.  VIDEO

  • Skandali/Trajneri Kraja:Mëziu i
    tha lojtarit se do t’i fusë plumbin

    Një tjetër skandal ka ndodhur në Kategorinë e Parë të futbollit në Shqipëri. Është trajneri i Vllaznisë B, Ervis Kraja, që akuzon drejtpërdrejt administratorin e Korabit, Femi Mëziu, se ka kërcënuar me jetë kapitenin e skuadrës së tij, Enes Isufi. Në takimin që Korabi vendas luajti me Vllazninë B, në fund ishin dibranët ata që fituan me shifrat 1-0.

  • Derbi i shtyrë Milan-Inter,
    sfida luhet më 4 prill

    Liga Italiane e Futbollist ka përcaktuar datën dhe orën kur do të luhet derbi mes Milan dhe Inter, i vlefshëm për javën e 22-të të Serie A, por që u shty pas tragjedisë së Davide Astori, mbrojtësi i Fiorentina që u nda nga jeta. Pas eliminimit të Milan nga Europa League u vendos që kjo ndeshje do të luhet të mërkurën më 4 prill, ora 18:30, një orar i detyruar, sepse në mbrëmjen e asaj dite luhet Champions League.

  • Trajneri Dalipi: Partizani
    mund të arrijë vendin e dytë

    Klevis Dalipi ka dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme, ku ka bërë prognozën e tij për ndeshjen e radhës në kampionat, që të kuqtë do ta luajnë në “Selman Stermasi”, ndaj Flamurtarit.

  • Bushi do fitore me Sllovakinë:
    Keqkuptim me Manajn

    Ekipi kombëtar U-21 i Shqipërisë do të ketë dy ndeshje mjaft delikate, pasi do të luajë ndaj Sllovakisë dy herë brenda 4 ditëve, dy ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2019. Trajneri Alban Bushi pasi ka shpallur listën e futbollistëve për këto 2 ndeshje, ka komentuar rëndësinë e tyre, por së pari, kërkon fitoren në sfidën e shtëpisë.

  • Kategoria I/Tirana i shkëputet Bylisit
    Kastrioti thuajse në Superiore
     

    Përfundojnë 8 ndeshjet e Kategorisë së Parë, si në Grupin A, ashtu edhe në Grupin B. Një javë shumë pozitive për Tiranën, që fiton ndeshjen e vet ndaj Tomorit, ndërsa Bylis është ndalur në shtëpi 1-1 me Pogradecin dhe kështu bardheblutë janë shkëputur në kry me 4 pikë.

  • Katër prurje të reja, Panucci
    'rinon' kombëtaren Shqiptare

    Në Kombëtaren shqiptare duket se ka nisur një epokë tjetër. Christian Panuci ka surprizuar për ndeshjen miqësore me Norvegjinë, që do të luhet më 26 mars në Elbasan. Tekniku italian ka sjellë në ekipin kuqezi jo pak, por 4 futbollistë të rinj, që më parë nuk ishin grumbulluar në ekipin e parë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv