Top 24
-
Një automjet është gjetur i djegur mëngjesin e sotëm.
10 Korrik 2019, 09:42 -
Meta takon Pendarovksin: Sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot nga dekreti për anulimin e 30 qershorit
10 Korrik 2019, 09:16Presidenti Ilir Meta ka takuar gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Sarajevës presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovksi. Teksa shpreh kënaqësinë e tij për këtë takim, Meta përcjell edhe një mesazh për palët politike në Shqipëri, teksa kujton se një muaj nga sot shpalli dekretin për anulimin e 30 qershorit.
-
Moti i keq në Lezhë dhe Shkodër/ Shtyllat bien mbi automjete, disa zona pa energji elektrike (VIDEO)
10 Korrik 2019, 08:58Moti i keq i cili ka përfshirë vendin mbrëmjen e djeshme ka sjellë dëme materiale në Shkodër dhe Lezhë. Në Shëngjin era e fortë ka rrëzuar shtyllat e energjisë elektrike të cilat kanë rënë mbi automjetet e parkuara pranë tyre.
-
Trafik heroine në Itali në '97/ Arrestohet anëtari i 'bandës' së Durrësit, ishte në kërkim
10 Korrik 2019, 08:46Një 48-vjeçar, pjesë e grupit kriminal të Dritan Dishës, Agron Disha është arrestuar mesditën e sotme, pas muajsh në kërkim.
-
Një lajm i mirë për të gjithë ata që pëlqejnë turizmin malor
10 Korrik 2019, 08:26Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm me një lajm të mirë për të gjithë pushuesit që pëlqejnë turizmin malor. Rama njofton se tashmë kanë nisur punimet në kantierin e ndërtimit të Qendrës së Turizmit në Valbonë, e cila tashmë do të ofrojë një standard të ri shërbimesh dhe aktivitetesh.
-
Nga Tiziano tek Caravaggio, koleksioni i famshëm i artit të familjes Durazzo (FOTO)
10 Korrik 2019, 08:20-Familja më e njohur në metropolet evropiane emigroi nga Durrësi më 1389-n dhe u nis drejt aventurës së një jete të re në Itali. Ata nxorën 9 dozhë (presidentë) të Republikës gjenoveze, 30 ambasadorë e konsuj, dhjetëra senatorë, dy kardinalë të famshëm, artistë e jezuitë të njohur në botën e dorëshkrimeve, etj.
-
Tremujori i dytë, BSH: Ndjesia e ekonomisë është në rënie
10 Korrik 2019, 07:55Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ra me 0.7 pikë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019. Niveli i TNE-së, në vlerën 105.8, vijon të mbetet mbi mesataren e tij afatgjatë. Me gjithë përmirësimin e besimit në sektorin e shërbimeve, rënia e TNE-së pasqyroi rënien e besimit në sektorët e industrisë, ndërtimit, tregtisë dhe besimit konsumator.
-
Ja si votuan deputetët pro dhe kundër shkarkimit të Ilir Metës
10 Korrik 2019, 07:3427 deputetë të opozitës së re pro shkarkimit të Ilir Metës, ligjvënësit që votuan kundra, që abstenuan dhe munguan në seancë.
-
Zbulohet motivi/ Vrau kunatin dhe më pas veten, dyshonte se kishte lidhje intime me ish-gruan (VIDEO)
10 Korrik 2019, 07:37Një histori sentimentale duket se është bërë sebepi i ngjarjes me dy viktima në Korçë. Gramoz Nako dhe kunati i tij Serefedin Zenellari mësohet të jenë konfliktuar për një histori intime, pasi dyshonte se Gramoz Nako kishte krijuar lidhje me ish-bashkëshorten e Serefedin Zenellarit.
-
Tronditëse! Abuzoi seksualisht me të bijën, arrestohet babai monstër në Kurbin
9 Korrik 2019, 22:11Një rast tronditës, incesti brenda familjes ka ndodhur në Kurbin, ndërsa policia ka arrestuar babanë monstër që abuzoi seksualisht me vajzën prej 3 vitesh.
-
La gruan me katër fëmijë dhe u nis drejt Maqedonisë, gjendet pas 4 vitesh Florin Nuredini
9 Korrik 2019, 21:54Pronari i Florin Nuredinit në Maqedoni ka bërë me dije se ai është i burgosur në Kroaci.
-
Tentoi të vrasë një person pas sherrit për zhavorrin, kapet pas një muaji i riu në Kamëz
9 Korrik 2019, 21:44Efektivë të komisariatit nr. 5 në Kamëz kanë arrestuar një 30-vjeçar pasi një muaj me parë tentoi të vrasë një person me armë zjarri. Në pranga ka përfunduar 30-vjeçari Ervis Xhixho nga Kamza.
-
Shkarkimi i Metës/ Hajdari: Dënimi më i madh është ta lëmë brenda në Presidencë, rezolutën e votuam nën presion (Debati i plotë)
9 Korrik 2019, 21:16Pasditen e djeshme u miratua raporti i komisionit të Ligjeve për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta me 102 vota pro, 7 deputetë nga opozita e re votuan kundër, ndërsa pati edhe dy abstenime.
-
S'ka rimbursim për Rrugën e Kombit! Koncensionari 'presion' shtetit, u merr tarifën invalidëve
9 Korrik 2019, 20:52Prej 4 ditësh tashmë, invalidët, për arsye të panjohura zyrtarisht, paguajnë të njëjtën vlerë si udhëtarët e zakonshëm. Sipas kontratës me koncensionarin, të gjithë invalidët përjashtohen nga tarifa dhe kalojën falas në Rrugën e Kombit, vlerë e cila rimbursohet nga shteti.
-
Bojkotoi zgjedhjet, por opozita i kërkon KQZ-së materialet e 30 Qershorit dhe pamjet: Do nxjerrim manipulimet
9 Korrik 2019, 19:18Partitë e koalicionit opozitar i kërkojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’u vërë në dispozicion materialet zgjedhore të 30 Qershorit. Opozita shprehet se synimi i saj është që përmes këtyre materialeve, të dëshmojë sipas saj manipulimet e kryera më 30 Qershor, ku akuzon PS-në se mbushi kutitë duke rritur fiktivisht numrin e pjesëmarrjes.
-
EMRAT/ Dhunuan policët që shkuan për t'u mbyllur lokalin, arrestohen 3 të rinj në Kamëz
9 Korrik 2019, 18:50Personat e arrestuar akuzohen për dhunë ndaj policëve. Ngjarja ka ndodhur me datë 05.07.2019.
-
Harrojeni plazhin këtë javë, ja si do të luhaten temperaturat
9 Korrik 2019, 18:32Moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë edhe alternimet me diell kryesisht gjatë pjesës së parë të ditës
-
Dilemat e aksionit opozitar/ Basha: Etje për ndryshim! Kryemadhi: Duam më shumë Shqipërinë se partinë
9 Korrik 2019, 17:44Lideri demokrat Lulzim Basha ka postuar një tjetër mesazh në rrjetet sociale pas protestës së 10-të që opozita zhvilloi mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ai thotë se shqiptarët janë të etur për ndryshim të vërtetë për ti dhënë fund tranzicionit, ndërsa shton se zgjedhjet e lira do i hapin rrugë këtij transformimi.
-
Tiranë, 24-vjeçari vdes në aksident, policia fsheh ngjarjen e tre ditëve më parë
9 Korrik 2019, 17:19Një aksident i mori një të riu tre ditë më parë dhe shoku i tij mbeti i plagosur, ndërsa policia fshehu ngjarjen.
-
7 kallashnikovë, 5 pistoleta dhe fishekë/ Zbulohet arsenal armësh pas atentatit në Elbasan
9 Korrik 2019, 16:49Një ditë pas atentatit ndaj dy vëllezërve Baho në Elbasan, policia gjatë kontrollit të zonës ka gjetur në disa shkurre një arsenal armësh, pranë rrugës nacionale në Papër.
