Top 24
-
Gazetari i Report Tv, Enver Doçi bën me dije se në Dibër një 50-vjeçar ka nevojë urgjente për ndihmë mjekësore, pasi sipas familjarëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
13 Janar 2019, 11:56 -
106-vjetori i Policisë së Shtetit/ Lleshaj: Lëvizje tek uniformat blu, Forca e Ligjit vazhdon
13 Janar 2019, 11:32Në 106-vjetorin e Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm u shpreh se do të ketë lëvizje në radhet e uniformave blu për përmisimin e fundit. Lleshaj theksoi se operacioni Forca e Ligjit vazhdon. Për vjedhjen e armëve në Pashaliman Sandër Lleshaj tha se hetimet po bëhen nga Policia Ushtarake
-
Balla me emigrantët në Athinë: Opozita bllokon votën tuaj, por do bëjmë gjithçka të votoni në 2021
13 Janar 2019, 11:22Me socialistët shqiptarë që punojnë në Greqi, sekretari i PS, Taulant Balla tha se do të bëhet gjithcka e mundur që emigrantët të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 2021. Në këtë takim kanë qenë edhe Blerina Gjylameti, Bledi Cuci, Alket Hyseni e Stefan Cipa.
-
Greqi/ Jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos, shkak marrëveshja për emrin e Maqedonisë
13 Janar 2019, 11:15Ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Aleksis Tsipras ka dhënë dorëheqjen për cështjen e Maqedonisë. Kammenos tha se Maqedonia e bëri të "sakrifikojë" karrigen. Tsipras kërkon votëbesimin në parlament të enjten. Ministri i ri i Mbrojtjes, Shefi i Mbrojtjes, Admiral Evangelos Apostolakis.
-
Ngujimi/ Një grup studentësh kalojnë natën tek Ekonomiku, tek Inxhinieria hyjnë me forcë brenda Fakultetit
13 Janar 2019, 11:11Një grup studentësh kanë kaluar natën tek Ekonomiku me batanije. Ata kanë vendosur që të organizojnë një mbledhje në orën 18:00 të pasdites për të vendosur se cili do të jetë hapi i radhës. Ndërsa tek Inxhinieria studentët kanë hyrë me forcë në godinë.
-
Aksidenti me dy të vdekur në Durrës- Banorët e ish-kënetës protestë për mungesën e sinjalistikës/ Në 10 vite, 24 jetë të humbura
13 Janar 2019, 10:35Banorët kërkuan vendosjen e sinjalistikës rrugore dhe ndricimit. Ditën e djeshme, dy gra humbën jetën, pasi u përplasën nga një 22-vjecar. Rruga "Vëllazërimi", konsiderohet si rruga e Vdekjes, pasi në 10 vite kanë humbur jetën 24 persona për shkak të aksidenteve rrugore.
-
Ekskluzive/ Donatorët e rinj te Tirana, Nuri: Jam i gatshëm që nesër, nuk kursehem, e dua ekipin me gjithë shpirt
13 Janar 2019, 10:36Lutfi Nuri është ish-donator i klubit të Tiranës që përflitet se do të rikthehet për të kontribuar pas thirrjes që presidenti Refik Halili bëri në fund të vitit të kaluar. I intervistuar nga “Report TV” ai shprehet se është i gatshëm për të bashkëpunuar pa vendosur asnjë kusht.
-
Censusi në Parkun e Divjakës, nis numërimi i shpendëve ujorë, emigratorë dhe autoktonë
13 Janar 2019, 10:32Nis në Parkun Kombëtar të Divjakës censusi për përcaktimin e llojit të shpendëve ujore të zonës, duke i ndarë ata në emigratorë dhe autoktonë. I mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian, rezultatet e këtij projekti do të rëndisin për herë të parë edhe Shqipërinë në hartën e vendeve të zonave të mbrojtura.
-
Problemet me dëborën dhe qarkullimin, ARRSH: Ja situata në Kukës, Tropojë, Shkodër e Gjirokastër
13 Janar 2019, 10:09Moti i keq që përfshiu vendin ditët që lamë pas po shkon drejt normalizimit. Situata me kalimin në akset nacionale është përmirësuar, si në Rrugën e Kombit, në Gjirokastër, e Shkodër. Problematike vazhdon të jetë situata në disa njësi administrative në Kukës.
-
Iu gjetën armë dhe municione, 5 vëllezërit Sallaku rikthehen në burg, 2 gratë në arrest shtëpie - Si doli zbuluar familja nga përgjimet
13 Janar 2019, 09:35Rikthehet në burg biznesmeni shqiptar në Itali, Gëzim Sallaku bashkë me 4 vëllezërit e tij. Ata u arrestuan në nëntor për trafik droge dhe armësh, por u liruan pasi vëllai i tij, Saimiri mori përsipër të gjithë fajin. Pas hetimeve zbulohet implikimi i të gjithë familjes Sallaku përfshirë këtu edhe të grave, të cilat janë lënë në arrest shtëpie.
-
Helikopteri i Forcave Ajrore shpëton 15 persona në Dukagjin, mes tyre edhe mësuesit e bllokuar nga dëbora (VIDEO)
13 Janar 2019, 09:16Report Tv solli dy ditë më parë në ekran apelin e 8 mësuesve që ishin bllokuar nga dëbora brenda një shkolle në Dukagjin. Pas tyre, një tjetër mësues zgjodhi redaksinë e Report Tv, për të kërkuar ndihmë. Mësuesi Ndue Leka tha sot se ndodhej i vetëm në një banesë në Bushalë të Dukagjinit. Helikopteri i Forcave Ajrore u nis mëngjesin e sotëm dhe i shpëtoi.
-
Durrës/ Pas grabitjes së biznesmenit dyshohet se është grupi që vodhi 7.5 mln lekë të Patentave 1 muaj më parë (FOTO)
13 Janar 2019, 08:59Elton Kelmendi u grabit dje në Durrës, ndërkohë që djali i tij u mor peng nga grabitësit. 9 të shoqëruar për grabitjen e djeshme, të cilët janë marrë në pyetje dhe janë liruar. Grabitja e djeshme, e dyta brenda 1 muaji në Durrës, pas grabitjes së 7.5 mln lekëve në Shkozet. Ende asnjë i arrestuar për të dyja ngjarjet. Policia dyshon se është i njëjti grup që pasi bën grabitjet largohet nga Durrësi. Autorët, të veshur me uniformat e Shqiponjave.
-
Mediat italiane: Saimir Pirgu si në përrallë, nga Shqipëria në operat e mëdha
13 Janar 2019, 08:18-Tenori shqiptar, ylli i “Ballos me maska” mbrëmë në Parma, flet për Corriere della Serra: “Isha duke punuar në një restorant, Pavarotti më zbuloi”
-
Letrat me vlerë/ Bonot e Thesarit dhe obligacionet, sa vlejnë dhe kush mund t’i përdorë
13 Janar 2019, 08:13Titujt Qeveritare janë instrumente borxhi, të cilët emetohen dhe garantohen nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë emeton rregullisht në treg nëpërmjet ankandeve tituj qeveritarë, të cilët mund të blihen nga individët
-
Sarandë/ U ndje keq gjatë punës, vdes rrugës për spital punonjësi i Policisë kufitare (EMRI)
13 Janar 2019, 08:00Polici është Ilirjan Goga, 63 vjeç. Mësohet se Goga është ndjerë keq gjatë orarit të punës dhe është nisur për spital por ka mbërritur i vdekur.
-
Duan të përfitojnë prej jush, bëni kujdes! Ja parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 13 janar 2019
13 Janar 2019, 07:53Lexoni parashikimin e horoskopit për dashurinë dhe punën për cdo shenjë.
-
Ndryshon ligji/ ILDKPI, Kuvendi i hap rrugë Shkëlqim Ganajt për mandat të dytë
13 Janar 2019, 07:48Hiqet kufizimi ligjor, kreu i institucionit që kontrollon pasuritë e zyrtarëve mund të garojë për një mandat të dytë
-
Tjetër grabitje, zbriti për nevojat personale, maskat i rrëmbejnë ‘Benz’-in kuksianit në Krujë
12 Janar 2019, 22:22Gazetari i Report Tv në Krujë, Julian Shota raporton se Kaloshi kishte ndaluar për të kryer nevojat personale, kur dy personat e maskuar dhe të armatosur i bënë presion që të mos lëvizte duke i marrë makinën.
-
Varfëria shtyn të rinjtë e Kurbinit drejt vjedhjeve, ankohen banorët
12 Janar 2019, 22:04Vjedhjet në banesa në qytetin e Kurbinit dhe rrethina janë kthyer në shqetësim për banorët e zonës. Në prag dhe në mbarim te festave të fundvitit vjedhjen e shtuan, ndërsa banorët raportojne vjedhjet janë një shqetësim i vjetër në këtë qytet.
-
Durrës, 3 persona me maska, armë e të veshur si policë lidhin dhe i grabisin rreth 11 mijë € biznesmenit, morën peng djalin disa minuta
12 Janar 2019, 21:24Shënohet një tjetër grabitje në qytetin e Durrësit. Një biznesmen transporti mallrash është grabitur mbrëmjen e sotme nga tre persona të maskuar, armatosur dhe të veshur si policë. Biznesmeni që u grabit është Elton Kelmendi. Ata i lidhën burrë e grua duke marrë 10800 mijë euro, ndërsa rrëmbyen edhe djalin për disa minuta në mënyrë që biznesmeni të mos njoftonte policinë. Ngjarja në Shkozet, aty ku një muaj më parë u grabit po nga tre persona të maskuar dhe armatosur makina që po transportonte 7.5 milionë lekë të reja të Drejtorisë së Patentave.
