Top 24
-
Portieri i Partizanit Alban Hoxha do të dalë të martën në orën 10 para gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. 31-vjeçar u arrestua në orët e para të ditës së dielë për drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe rrezikon të dënohet deri në 6 muaj burg.
26 Nëntor 2018, 14:44 -
‘Unaza e Madhe’, Veliaj inspekton banesat sociale në Shkozë: Të aplikojnë dhe banorët e 'Astirit', ose bonus qiraje
26 Nëntor 2018, 14:11Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në zonën e Shkozës ku inspektuar kushtet komode që ofrojnë banesat sociale që do u shpërndahen familjeve që do të zhvendosen nga Unaza e Madhe. Teksa ka përgëzuar punën e bërë të Inspektoriatit Kombëtar të Territorit tha se banorët e Unazës së Madhe po përdoren politikisht, por kjo nuk do ta ndalojë zhvillimin e duhur që të marrë kryeqyteti.
-
Rama dhe Haradinaj me stemën e Skënderbeut në xhaketë, mediat serbe: Është i yni, i ka rrënjët nga Nemanjići
26 Nëntor 2018, 13:42Mbledhja e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në qytetin e Pejës nuk është pritur mirë nga mediat serbe. Përveçse quajtën provokim deklaratat e dy kryeministrëve Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, mediat serbe kanë komentuar edhe spilën që kishin vënë dy kryeministrat duke u shprehur se heroi kombëtar Gjergj Kastrioti është serb.
-
'Dola nga lokali kur nisi sherri'/ Zbardhet dëshmia e Ajaks Boshnjakut në polici për vrasjen në ish-bllok
26 Nëntor 2018, 12:59Miku i Ervin Matës, Ajaks Boshnjaku i vetëdorëzuar në policinë e Tiranës një ditë më parë, ka deklaruar se ka qenë në lokal "Monopol" në fillim të sherrit dhe sa ka filluar përleshja e armatosur ka dalë nga ambientet e lokalit.
-
'Mirëseerdhe në komisionin natyral'/ Pas lënies së detyrës së ministrit, Xhafaj rikthehet te 'Ligjet', surpriza nga kolegët (VIDEO+FOTO)
26 Nëntor 2018, 12:13Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është rikthyer në detyrën si anëtar në Komisionin e Ligjeve, aty ku ka qenë kryetar për vite me radhë përpara se të merrte detyrën e ministrit të Brendshëm.
-
Kontakte me krimin e organizuar, KPK shkarkon gjyqtarin e Apelit të Shkodrës, Luan Dervishi
26 Nëntor 2018, 12:00Shkarkimi i gjyqtarit është bërë për shkak se sipas DSIK ai ka rezultuar me kontakte me botën e krimit të organizuar. Gjithashtu nga hetimet e kryera dhe informacionet e sjella nga ILDKPI, u be e ditur se Dervishi ka kryer deklarim te rreme te pasurise.
-
'Unaza e Re', 4 grupe në terren nga ARRSH: U krye vlerësimi për 17 objekte me dokumente pronësie (VIDEO-FOTO)
26 Nëntor 2018, 11:44Report Tv mëson se në terren janë 4 grupe vlerësimi nga ARRSH, të cilët kanë bërë matjet e para për të përcaktuar vlerën e shpronësimit për ato objekte që janë me leje. Sipas ARRSH, janë vlersuar 17 objekte.
-
Emrat për KED, Presidenti Ilir Meta nuk hedh shortin: Ka vakum ligjor
26 Nëntor 2018, 11:36Burime për Report Tv bëjnë me dije se as këtë vit shorti për KED nuk do të hidhet në Presidencë. Lista me emrat që pritet të mbushin shtatë vendet vakante në Gjykatën Ksuhtetuese iu dorëzuan presidentit Ilir Meta nga prokuroja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.
-
10 mijë $ nga llotot dhe hetime të paplota, Vettingu 'djeg' prokurorin Artur Selmani
26 Nëntor 2018, 11:01Selmani ka rezultuar me probleme me pasurinë. Ai ka deklaruar 10 mijë dollarë të fituar nga bastet sportive, gjë e cila nuk ka bindur trupën e KPK-së.
-
Mbledhja e dy qeverive në Pejë, Rama: BE me dy fytyra ndaj Kosovës, Serbia thikë pas shpine shqiptarëve
26 Nëntor 2018, 10:47Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur mbi vendimet që pritet të merren pas mbledhjes së dy qeverive. Ndërkohë në fjalën hapëse të mbledhjes, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pohuar se Kosova dhe Shqipëria kanë pasur dhe do të kenë gjithmonë njëra-tjetrën, pavarësisht rrethanave historike.
-
Ish-ministri Kotzias: Diplomatët grekë, të implikuar në trafikun e organeve të fëmijëve të pashoqëruar
26 Nëntor 2018, 10:47Akuza e rëndë e ish-kryediplomatit të Greqisë për diplomatët helenë që lëshuan vizat. Sipas tij, janë 93 raste dhe disa prej zyrtarëve po vuajnë dënimin në burgje
-
Unaza e Madhe, IKMT nis shembjet e 16 banesave në Shkozë (VIDEO)
26 Nëntor 2018, 10:26Ka nisur nga Shkoza aksioni i IKMT për shembjen e banesave për t'i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe. Në zonën e Shkozës janë 16 objekte të cilat do prishen.
-
'Shtëpitë s'do prishen edhe sikur të ngjallet Enveri', Basha publikon sërish videon e Ramës: Gënjen dhe mohon veten
26 Nëntor 2018, 09:38Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar sërish videon e kryeministrit Edi Rama për banesat pa leje të ndërtuara në "Unazën e Re" në vitin 2013, në prag të zgjedhjeve parlamentare.
-
Furnizoheshin me drogë nga Shqipëria, policia italiane shkatërron bandën e trafikut, 41 në pranga (VIDEO)
26 Nëntor 2018, 09:29Mediat në Itali bëjnë me dije se Guardi Di Financia ka arrestuar 41 persona, prej të cilëve 30 ndodhen në burg dhe 11 të tjerë në arrest shtëpiak.
-
Kandidate për në Gjykatën Kushtetuese, KPK konfirmon në detyrë këshilltaren ligjore Fiona Papajorgji
26 Nëntor 2018, 09:18KPK vërejti javën e kaluar në sajë të raportit të ILDKPIK se këshilltarja ligjore e Gjykatës Kushtetuese nuk ka bërë deklarim të saktë pasurie. Mirëpo vendimi i trupës së KPK sot ka qenë në favor të Papajorgjit dhe ajo ka kaluar me sukses Vettingun duke u rikonfirmuar në detyrë.
-
Mbledhja e dy qeverive acaron Vuçiçin: Kulmi i hipokrizisë, ne na taksojnë 100%, vetë heqin taksat
26 Nëntor 2018, 09:01Lajmi për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Pejë ka sjellë reagimin e ashpër të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Ai e ka quajtur hipokrizi takimin e pestë mes dy qeverive, ndërsa marrëveshjet që priten të nënshkruhen si ajo për heqjen e taksave, i ka konsideruar të papranueshme, kur nga ana tjetër, sipas tij, Kosova takson me 100% produktet serbe.
-
Rusia sulmon anijen e Ukrainës, rriten tensionet mes dy vendeve
26 Nëntor 2018, 08:41Rusia thotë se anijet ndodheshin në ujëra ruse dhe akuzon Ukrainën për akte provokative. Sipas Moskës, 3 anijet ukrainase po përpiqeshin të krijonin një situatë konflikti në rajon.
-
Sot në Pejë, mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, marrëveshjet që priten
26 Nëntor 2018, 08:18Në këtë mbledhje pritet të arrihen marrëveshje që bizneset e Kosovës të mos kenë barriera të panevojshme, dhe të mos paguajnë taksa të panevojshme ose në shumë të larta në Shqipëri. Një tjetër marrëveshje e rëndësishme pritet të jetë edhe ajo për heqjen e tarifave telefonike roaming mes dy vendeve.
-
Hapni zemrën tek partneri, nuk do ketë surpriza të hidhura/ Ja parashikimi i zodiakut për sot, 26 nëntor 2018
26 Nëntor 2018, 07:45Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, e hënë, 26 nëntor 2018.
-
Strakosha titullar, Lazio barazim të çmendur ndaj Milanit në minutën e 94 (VIDEO)
25 Nëntor 2018, 22:50Sfida nisi me një ritëm të lartë me aksione nga të dy krahët. Mundësinë e parë për të shënuar e kishin Kuqezinjtë me Hakan Calhanoglu i cili pasi i vjen topi brenda zonës lëshon një goditje të bukur drejt portës, por refleksi i Strakoshës ishte spektakolar teksa portieri shqiptar arrin të devijojë topin drejt shtyllës së djathtë.
