Top 24
-
Edmond Panariti ka thënë se në takimin e zhvilluar dje në Pejë mes dy qeverive, kryeministri Edi Rama, i kaloi atributet e një kryeministri. Ish-ministri i LSI-së në qeverinë Rama 1, komentoi edhe debatin për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se korrigjimi i kufijve, në thelb është ndryshim i tyre.
27 Nëntor 2018, 16:14 -
Gara për kreun e KLSH-së/ Gjyqtarja Vitore Tusha para Komisionit të Ekonomisë
27 Nëntor 2018, 15:27Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, propozuar nga Meta për të marrë kreun e KLSH-së, ka raportuar sot para Komisionit të Ekonomisë. Tusha ka thënë se nën drejtimin e saj, KLSH do të jetë një institucion i pavarur.
-
Veliaj takon banorët e Unazës së Re: Mund të rritim bonusin e qirasë, PD e pafytyrë, se e bëri vetë projektin
27 Nëntor 2018, 14:32Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim në sallën e Këshillit Bashkiak një përfaqësi të zgjeruar të banorëve të “Astirit”, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe. Veliaj u shpreh se zbatimi i projektit do ta kthejë këtë segment të Unazës në një rrugë sipas të gjitha standardeve, duke çliruar në të njëjtën kohë edhe trafikun e makinave.
-
'Unaza e Re', del lista e 107 subjekteve që përjashtohen nga procesi i legalizimit (EMRAT)
27 Nëntor 2018, 14:06ALUIZNI ka publikuar listën me 107 pronarët që përjashtohen nga procesi i legalizimit të banesave të ndërtuara në zonën e "Astirit" të cilat preken nga projekti i zgjerimit të "Unazës së Madhë".
-
Plagosja e polices, Ministria e Brendshme: Do të ndërpritet importi i kapsollave, ja dëmet që mund të shkaktojnë (VIDEO)
27 Nëntor 2018, 13:40Në Shqipëri nuk do të tregtohen dhe as do të përdoren më kapsolla. Ministria e Brendshme ka vendosur të ndalojë kapsollat dhe çdo person do të arrestohet nga Policia nëse i mban ato. Ndërkohë nëpërmjet eksperimenteve Ministria e Brendshme tregon me video se kapsolla është në gjendje të të pres gishtat nëse shpërthen në dorë.
-
Debati në PE/ Deputeti qipriot citon Ramën: 'Shqipëri-Kosovë bashkohen në 2025', dua shpjegime. Balla: Anëtarësohemi në BE
27 Nëntor 2018, 13:15Eurodeputeti qipriot, Takis Hadjigeorgiou, kërkoi shpjegime nga Taulant Balla për këto deklarata të Ramës, i cili nuk ngurroi t'i përgjigjej duke saktësuar se 2025-a është viti i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
-
‘Nuk qëllova, por u futa poshtë tavolinës’/ Lirohet nga burgu miku i komandos që vrau në ish-Bllok
27 Nëntor 2018, 12:56Hoti deklaroi se nuk ka qëlluar gjatë kohës kur ishte në lokal pasi sapo kishte parë dy personat me armë ishte futur poshtë tavolinës nga frika. Në ngjarjen e 5 tetorit, Geldo Hoti ishte në tavolinë së bashku me truprojën e Elvana Gjatës, komandon Merviol Bilo, të dashurin e këngëtares Ervin Mata dhe me Fabjol Alushin.
-
Panë 'El Classico-n' me paratë e biznesmenit, Krimet e Rënda çojnë në gjyq tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit
27 Nëntor 2018, 12:27Gjyqtarët Kliton Spahiu, Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri akuzohen se në tetor të vitit 2014 kanë udhëtuar në Spanjë, për të parë ndeshjen Real Madrid – Barcelona, ndërsa paratë janë paguar nga një biznesmen i cili ishte në proces civil dhe po shqyrtohej pikërisht nga këta gjyqtarë.
-
Izolimi i kokave të krimit në burg, Gjonaj te ‘Ligjet’: Regjimi, jo më i gjatë se 1 vit (Detajet)
27 Nëntor 2018, 12:10Në ligj specifikohet se me kërkesë të të dënuarit ose të paraburgosurit, pas një periudhe njëvjeçare, ministri i Drejtësisë mund të rivlerësojë nëse janë kushtet për vazhdimin e regjimit të posaçëm të ushtrimit të të drejtave ndaj të dënuarit ose të paraburgosurit.
-
Plagosja me armë mbrëmë në Tiranë, autorët dyshohet se ngatërruan shënjestër (Detaje)
27 Nëntor 2018, 11:5655-vjeçari Urim Vata është pronar i një pike bastesh, ndërsa rezulton pa asnjë precedent penal, prandaj dyshohet se ka qenë një ngatërresë e autorëve. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së zonës ku ndodhi ngjarja për të shkuar në gjurmët e autorëve.
-
Korrupsioni në drejtësi, dënohet me 2 vite e 6 muaj burg gjyqtari Shkëlqim Miri
27 Nëntor 2018, 11:25Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 2,6 vite burg ish-gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri i cili u shpall fajtor për korrupsion, pasi i ndryshoi veprën penale një të dënuari për vrasje kundrejt 30 mijë eurove. Prokuroria kishte kërkuar 4 vite burg për Mirin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, i uli 1/3 e dënimit.
-
Sinjale konsensusi nga Brukseli? Balla: Jemi gati që të votojmë Reformën Zgjedhore me opozitën brenda Krishtlindjeve
27 Nëntor 2018, 11:18Taulant Balla paralajmëron sinjale konsensusi maxhorancë-opozitë brenda vitit 2018. Nga takimi i Nivelit të Lartë në Bruksel, kreu i grupit parlamentar socialist tha se maxhoranca është e gatshme që të votojë me opozitën ligjin për Reformën Zgjedhore.
-
VIDEO/Ishte në kërkim nga Italia për vrasje, kapet në Tiranë i riu i shumëkërkuar (EMRI)
27 Nëntor 2018, 11:13Gjykata e Torinos në Itali kishte vendosur ndaj Donald Rushitit masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.
-
Turizmi, Rama: Prioritar do të jetë hoteleria, s'do të ketë më asnjë leje për fshatra turistikë
27 Nëntor 2018, 10:55Kryeministri Edi Rama është shprehur sot nga konferenca për turizmin se prioritet do t'i jepet hotelerisë, duke paralajmëruar se nuk do jepet më asnjë leje për fshatra turistikë.
-
Takimi i nivelit të lartë në Bruksel, Hahn: Shqipëria ka bërë progres në zbatimin e reformës në drejtësi
27 Nëntor 2018, 10:48Në tryezën e nivelit të lartë në Bruksel u diskutua për procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor ku u theksua se Shqipëria ka shënuar progres në përmbushjen e detyrimeve për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE
-
U arrestua i dehur në timon, kapiteni i Partizanit lirohet para derbit, gjykata vendos 'detyrim paraqitje'
27 Nëntor 2018, 10:37Trupi gjykues ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje dy herë në muaj për Hoxhën, i cili u arrestua ditën e diel në rrugën “George W Bush” pranë parlamentit pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
-
Gjuetia e paligjshme s'kursen as shpendët e rrallë, saçmat e armës së gjahut vrasin Pelikanin Kaçurrel në Lagunën e Nartës (VIDEO-FOTO)
27 Nëntor 2018, 10:05Pamje të dhimbshme këto që vijnë nga Laguna e Nartës në Vlorë ku mëngjesin e sotëm është gjetur një Pelikan Kaçurrel i vrarë me armë gjahu. Dora njerëzore vijon të tregohet e pamëshirshme ndaj këtij shpendi të rrallë dhe autokton.
-
Djali i deputetit Rraja përfiton gjykim të shkurtuar, Xhisiela në gjykatë: Gënjeva për akuzat
27 Nëntor 2018, 10:00Gjykata e Krujës ka pranuar kërkesën e Rexhep Rrajës për gjykim të shkurtuar. Seanca e radhës do të zhvillohet në datë 4 dhjetor. Në rast dënimi Rraja do përftojë ulje dënimi me 1/3. Në seancën e sotme ku u pranua edhe gjykimi i shkurtuar ishte e pranishme dhe Xhisiela Maloku.
-
Zbardhet dëshmia/ Si nisi sherri me një të vrarë në ish-bllok: ''O p... motre, pse shikon?'' (Dokumenti)
27 Nëntor 2018, 09:33Ajaks Boshnjaku, mik me Ervin Matën ka rrëfyer përpara prokurorëve si ndodhi sherri me armë në lokal "Monopol" në ish-bllok mes dy grupeve mbrëmjen e 4 tetorit, ku u vra Fabjan Gaxha, ndërsa mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.
-
Carlo Bollino: Gazetarët nuk duhet të pranojnë të përdoren nga politikanët
27 Nëntor 2018, 09:18Botuesi i Report TV Carlo Bollino, i ftuar mbreme në emisionin “A-Show” të Adi Krastës në News 24.
