Top 24
-
Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme, me nisjen e vitit të ri shkollor, se 150 shkolla janë mbyllur në rang vendi. Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar, Zamira Gjini, e ftuar në studion e Report Tv, ka thënë se nuk disponon të tilla shifra 17 Shtator 2018, 15:09
-
Letërporosia nga Mali i Zi, prokuroria: Përgjigja nuk kishte asnjë të dhënë
17 Shtator 2018, 14:24Përgjigjia nga Mali i Zi ka mbërritur në prokurori në muajin Korrik 2018, dhe sipas prokurorëve nuk ka të dhëna të mjaftueshme, ka shumë gjëra të paqarta, që thuajse nuk tregojnë asgjë.
-
Donald Lu në zyrën e Fatmir Xhafajt, takimi i fundit përpara largimit nga Shqipëria (FOTO)
17 Shtator 2018, 14:44Në mbyllje të misionit dipomatik në Shqipëri, ambasadori i SHBA, Donald Lu ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj ku kanë disklutuar për reformën në drejtësi, luftën kundër krimit apo dhe Vettingun në polici.
-
Thaçi insiston: S'duhet të humbasim shansin për marrëveshje me Serbinë përmes korrigjimit të kufirit
17 Shtator 2018, 14:16Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi insiston për korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi, duke përfshirë në territorin e Kosovës Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.
-
Mega-operacion në Ballkan/ 180 të arrestuar, mes tyre shqiptarë, sekuestrohen drogë e armë
17 Shtator 2018, 14:11Një super aksion antidrogë është zhvilluar në Ballkan. Operacioni është zhvilluar në 6 shtete dhe në aksion kanë marrë pjesë 8300 agjentë. Operacioni në total është finalizuar me 180 të arrestuar, 32 gjatë fazës paraprake dhe 148 në fazën finale
-
Velipojë, zjarr në një kallamishte në fshatin Ças, rrezikohet kurora e gjelbër (VIDEO)
17 Shtator 2018, 13:57Zjarri ndodhet jashtë shtëpive të banimit, por rrezikon kurorën e gjelbër të Velipojës e cila është shpallur zonë e mbrojtur.
-
Doli nga Exchange me 10 mijë € në çantë, si u grabit kambisti në Vlorë, autorët të maskuar dhe me armë
17 Shtator 2018, 13:12Zbardhen detaje të reja nga grabitja e pronarit të Exchange mbrëmjen e kaluar në lagjen "Çole" të Vlorës. Arsen Lilajt iu mor nga dora një çantë ku kishte 10 mijë euro. Autorët kanë qenë tre persona të maskuar dhe njëri i armatosur.
-
Gazetari mesazh mësueses së djalit: Mësoje të japë e të marrë dashuri, tregoji sekretin e lumturisë
17 Shtator 2018, 13:09Gazetari Denis Dyrnjaja ka zgjedhur të urojë me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, mësuesen e djalit të tij. Dyrnjaja thotë se se nuk i ka besuar mësueses thjesht një fëmijë, por dritën e syve.
-
Pretenca/ Prokuroria kërkon 2,8 vite burg për gjyqtarin e Apelit, Shkëlqim Mirit mund t'i kthehen 30 mln lekë
17 Shtator 2018, 12:57Prokuroria ka lexuar sot pretencën për gjykatësin e Apelit, Shkëlqim Miri i akuzuar për korrupsion. Organi i akuzës pranoi gjykimin e shkurtuar dhe nga 4 vite burg, kërkoi që ai të dënohet me 2,8 vite.
-
Meta takon Papa Françeskun, mesazhi i Atit të Shenjtë: Mbani të rinjtë në Shqipëri me çdo kusht!
17 Shtator 2018, 12:38Papa Françesku ka shprehur një mesazh për të gjithë politikën shqiptare për të bërë sa më shumë në mënyrë që të rinjtë shqiptarë të mos largohen nga vendi.
-
Videoja virale ku i thur lavde Enver Hoxhës, Tërmet Peçi: Kritika nga Rama? As numrin s’ja kam
17 Shtator 2018, 12:16Pas videos virale ku i thur lavde Enver Hoxhës, kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi jep versionin e tij për ngjarjen. Peçi mohon të jetë kritikuar nga ndonjë përfaqësues i PS apo nga vetë kryeministri Rama.
-
Shkulja e mandarinave në Konispol, kryebashkiaku: Fermeri s'respektoi kontratën, dje i mbolli në tokën e vet
17 Shtator 2018, 12:02Kryebashkiaku i Konispolit Shuaip Beqiri thotë në një prononcim për Report Tv se fermeri Koço Jani shkeli kontratën me Bashkinë pasi ktheu në pemëtore tokën e dedikuar për kullota. Pasi u shkulën, ai tha se fermeri i mbolli dje rrënjët në tokën e vet
-
Rrëfimi i Greg Ramës: Zaho, pika ime e dobët, mami është njeriu që dua më shumë në jetë
17 Shtator 2018, 12:08“Fidem” është ekspozita e parë e Gregut, ndërkohë që në një intervistë ai ka treguar detaje nga jeta e tij private. Greg Rama thotë se pika e tij e dobët është i vëllai Zaho, ndërsa njeriu që do më shumë, mamaja e tij, Matilda.
-
PDIU në koalicion me PD, reagon Kryemadhi: Ky është lajm i mirë, spektri politik opozitar po zgjerohet
17 Shtator 2018, 11:33Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përshëndetur kalimin e PDIU-së në koalicionin opozitar.
-
'Mos u lëndoftë kush si ne', familjarët e 5-vjeçares që humbi jetën në aksident protestë për drejtësi
17 Shtator 2018, 11:13Gjyshja e 5-vjeçares, Lumturi Metohu, bën thirrje për drejtësi, ndërsa dyshimet e familjarëve janë se aksidenti ka qenë i qëllimshëm. Familjarët pretendojnë se është manipuluar ekspertiza e aksidentit dhe është liruar autori.
-
Nxënës fiktivë në klasa për të ruajtur vendin e punës/ Drejtoresha dhe 15 mësues në Lushnje pezullohen nga detyra
17 Shtator 2018, 11:17Pezullohen nga detyra drejtoresha dhe 15 mësues të shkollës 9-vjeçare në Çermën e Sipërme, Divjakë. Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke regjistruar fiktivisht nxënës
-
Berat, i riu me motor 'Yamaha' përplas 70-vjeçarin, përfundojnë të dy në spital (VIDEO+FOTO)
17 Shtator 2018, 10:47Aksidenti ka ndodhur në aksin Berat-Poshnje ku një motor tip "Yamaha" i drejtuar nga një 25-vjeçar ka përplasur një të moshuar 70-vjeçar. Në spital kanë përfunduar të dy si i moshuari ashtu edhe i riu.
-
‘Benzi’ përplas kalimtarin në vijat e bardha në Elbasan, çfarë ka mbetur në vendin e aksidentit (VIDEO)
17 Shtator 2018, 10:37‘Benzi’ me targa EL 3866 C përplas këmbësorin tek vijat e bardha në lagjen “Syria Dylgjeri”. Policia nis hetimin për rastin në fjalë
-
Aty ku mori mësimet e para në jetë, Ardit Gjebrea rikthehet te shkolla 'Kosova' pas 30 vitesh (VIDEO)
17 Shtator 2018, 11:42Ardit Gjebrea mbërriti i pari sot te shkolla Kosova. Ja si e kujton ai shkollën ku hodhi hapat e parë në mësim: Mbylla sytë dhe erdha që të gjeja atë ndërtesën një katëshe që ishte në formë U-je dhe shikoni se çfarë shikoj. Është e pabesueshme...
-
VIDEO/ Përplas motorin dhe largohet, kamerat e makinës tjetër tradhtojnë shoferin në Tiranë
17 Shtator 2018, 10:00Policia arreston një 37-vjeçar që ka shkaktuar aksident një natë më parë tek 'Pallati me Shigjeta'. Jo vetëm nuk ka respektuar semaforin, por edhe nën efektin e alkoolit, shoferi zgjedh të largohet pas aksidentit
