Top 24
-
Policia ka nisur hetimin pasuror për 24-vjeçarin Florjan Zeqja, i cili është dënuar në Itali me 6 vite burg për shfrytëzim prostitucioni. I riu u arrestua nga Policia e Dibrës më 25 prill të këtij viti, ndërsa i është sekuestruar makina 20-euroshe. 3 Maj 2018, 16:00
-
Vendi pa Gjykatë Kushtetuese, vetingu shkarkon Altina Xhoxhajn
3 Maj 2018, 14:58Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e gjyqtares së Kushtetueses Altina Xhoxhaj. Edhe pse solli prova të reja, Komisioni deklaroi sot se gjyqtarja nuk e kalon procesin e Vettingut, pasi nuk justifikon pasurinë.
-
Dorëzimi i mandatit, Basha: E kërkoi Gjermania, Rama-Tahiri vijojnë lojën
3 Maj 2018, 14:24Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas dorëzimit të mandatit nga Saimir Tahiri. Për liderin e opozitës, vendimi i sotëm i Tahirit është në vijim të lojës mes ish-ministrit dhe Ramës.
-
Bosi i 1 ton kokaine në Spanjë, vëllai i pronarit të një qendre tregtare në Tiranë/ Emri
3 Maj 2018, 13:55Arjan Ndoci 41-vjeç është emri i një prej të arrestuarve, i cili rezulton vëllai i biznesmenit të ndërtimeve Viktor Ndoci, i cili gjithashtu është ortak në një qendër të madhe tregtare në Tiranë.
-
Kritikat e Tahirit, reagon Xhafaj: Nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë deri tani
3 Maj 2018, 13:15Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas deklaratave kritike të Saimir Tahirit se numëron bandat në TV. Xhafaj nuk komentoi dorëheqjen nga mandati, por për kritikat tha se nuk u heq asnjë presje atyre që ka thënë.
-
Pas Robert Bitrit, dy deputetë të tjerë ‘braktisin’ sot LSI-në/ Emrat
3 Maj 2018, 12:46Pavarësisht fjalëve në publik, opozita nuk është e bashkuar. Jo vetëm PD dhe LSI që nuk janë në një qëndrim, por edhe brenda LSI duket se ka divergjenca.
-
Prej 2 vitesh ishte në kërkim, kapet anëtari i bandës së Habilajve/ Emri
3 Maj 2018, 12:24Pas dy viteve në kërkim policia ka arrestuar Xhovalin Bacon, ndërsa sot Krimet e Rënda i kanë komunikuar masën e arrestit me burg.
-
PD braktis Kuvendin, LSI jo, Rama: PS rron një mijë vjet në pushtet po të jetë për këtë opozitë
3 Maj 2018, 11:22Opozita nuk është në unison. Në momentin që Rama mori fjalën në foltore, PD u largua nga seanca plenare duke e braktisur, ndërsa LSI jo
-
Saimir Tahiri sulmon Xhafajn: Tmerr! Numëron bandat në televizor
3 Maj 2018, 11:00Ish-ministri i Brendshëm Samir Tahiri në konferencën për shtyp që njoftoi dorëzimin e mandatit të deputetit nuk la pa sulmuar edhe shumicën dhe qeverinë përpos opozitës.
-
1 ton kokainë në Spanjë, kolumbianët: Shqiptarët veprojnë me profesionalizëm ushtarak
3 Maj 2018, 09:39Mediat kolumbiane zbardhin detaje të reja për mafien shqiptare që furnizohej me kokainë në Amerikën Latine, ndërsa e transportonte me avionë të vegjël në Spanjë.
-
Tahiri lë mandatin e deputetit: Të gjithë bashkë kundër meje, por do ia dal/ VIDEO
3 Maj 2018, 08:48Saimir Tahiri nga sot nuk do të jetë më deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ish-ministri i Brendshëm përmes një konference për mediat njoftoi se ka vendosur që të tërhiqet nga mandati i deputetit për t’u përballur me drejtësinë
-
Vettingu/ KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Apelit të Tiranës Fatjona Memçaj
3 Maj 2018, 08:42Fatjona Memçaj është prokurorja e parë që kalon vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi sot se prokurorja e Apelit në Tiranë, Fatjona Memçaj kaloi procesin e vettingut duke e konfirmuar atë në detyrë.
-
Rënie e fortë ditore e euros në këmbimet valutore në Tiranë
3 Maj 2018, 07:45Ekspertët e agjencive valutore pohuan se ka pasur një fluks të shtuar prej turistëve, por që gjithsesi nuk shpjegon tkurrjen e madhe ditore.
-
Komisioni "Tahiri” , Ekskluzive/ 8 shkresat që trembin PD, të dhënat nga Basha tek Balili
3 Maj 2018, 07:33Zbardhen shkresat e socialistëve që nuk firmosen nga Edi Paloka, kërkohen të dhëna për trafikun e drogës dhe personat e implikuar gjatë qeverisjes Berisha
-
Ekskluzive/ Performanca e ministrave, në krye Xhafaj, ja të fundit
3 Maj 2018, 07:14Raporti i llogaridhënies/ Arritjet e secilit ministër të qeverisë ‘Rama 2’ në gjashtë muajit e parë të mandatit, kush e ‘shkëlqen’ dhe kush rrezikohet në shtator
-
Rama: Ata që u dorëhoqën nga Vettingu, do kthehen të japin llogari para drejtësisë
2 Maj 2018, 17:50"Ata të cilët dhanë dorëheqje për t'i shpëtuar procesit të Vettingut, do rikthehen te drejtësia, por këtë herë për të dhënë llogari për gjithçka kanë bërë në sistemin e drejtësisë", tha Rama.
-
Xhafaj: 3 banda të rrezikshme veprojnë në Durrës, 'kokat' e krimit në burg, do iu merret pasuria
2 Maj 2018, 17:27Xhafaj paralajmëroi ‘kokat’ e bandave kriminale se jo vetëm do të përfundojnë në burg, por do t’iu merret dhe pasuria e tyre kriminale,që do të vihet në shërbim të qytetarëve. Ai tha se 3 grupe kriminale, me aktivitet 10-15 vjeçar veprojnë në Durrës.
-
Të skualifikuarit nga Vettingu 'ngelen rrugëve', s'do pranohen as si avokatë
2 Maj 2018, 17:03Një gjë e tillë konfirmohet nga kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia i cili tha: Nuk duam ta kthejmë avokatinë në strehën e të korruptuarve, apo të të larguarve nga Vettingu.
-
Prenë hekurat, tentojnë që të arratisen 5 të dënuar nga burgu i Fushë Krujës
2 Maj 2018, 15:02Pesë të dënuar kanë tentuar që të arratisen nga burgu i Fushë Krujës.
-
Studimi amerikan/ Liderët botërorë më aktivë në rrjetet sociale; Rama në “Top 10” bashkë me Trump e Trudeau
2 Maj 2018, 14:53Rama ndodhet në vendin e 10-të në botë, mes liderëve më efikasë dhe aktivë në rrjetet sociale.
