-
-
Protesta zbehet në ditën e 5-të! Tensione te Drejtoria e Policisë, protestuesit tentojnë të çajnë gardhin metalik te pema e Vitit të Ri, hidhet gaz lotsjellës! Disa të shoqëruar
Në ditën e pestë, protesta për Klodjanin është zbehur! Në ndryshim nga 4 ditët e kaluara, këtë të diel ka pasur një prezencë më të ulët të pjesëmarrësve, edhe pse nuk kanë munguar aktet dhunës, ku janë hedhur gurë e sende të forta në drejtim të policisë, por nuk kanë shpëtuar as semaforët, sinjalistika rrugore e stacionet e autobusëve. Edhe mbrëmjen e sotme përpara kryeministrisë janë mbledhur disa protestues ku siç duket nga pamjet, organizatorë duket se janë ish deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi dhe ish deputeti tjetër i LSI-së Përparim Spahiu.
13 Dhjetor 2020, 18:00 -
Protestuesit s’kursejnë as bizneset private! Molotov dyqanit të atleteve në zonën e '5 majit'
Dhuna e shfaqur nga protestuesit ndaj pronës publike dhe institucioneve nuk ka kursyer as bizneset private. Në zonën e 5 majit në Tiranë, hedhja e molotovëve ka shkrumbuar bizneset, ndërsa pronarët shprehen të shqetësuar për dëme të mëdha deri në 100 mln lekë.
13 Dhjetor 2020, 17:09 -
Gjonaj në Report Tv: PD e LSI po paguan fëmijët për dhunën në protestë! Qeveria tregoi se nuk mbron efektivin, ndryshe nga Berisha më 21 janar
Në një intervistë për Repor Tv Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se PD dhe LSI po paguajnë fëmijë për të kryer akte dhune në protesta, ndërsa tha se prokuroria po heton për të gjetur organizatorët. Në lidhje me vrasjen e Klodian Rashës ministrja tha se qeveria nxit organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi, ndryshe nga qeveria Berisha që mbrojtur gardistët që vranë 4 protestues në 21 janar.
13 Dhjetor 2020, 13:30 -
Gjermania mbyllje totale për shkak të COVID, Merkel: Masat e para nuk funksionuan, sistemi shëndetësor është i lodhur, duhet të veprojmë tani
Gjermania vendosi mbyllje totale nga 16 dhjetori deri më 10 janar, kjo pasi shifrat e të infektuarve me COVID-19 është rritur në mënyrë të ndjeshme.
13 Dhjetor 2020, 11:52 -
Intervista në Report Tv/ Lleshaj: Kam vizituar privatisht familjen e Klodjan Rashës! Kamerat kanë regjistruar gjithçka për vrasjen (VIDEO)
Ministri i Brendshëm ende në detyrë Sandër Lleshaj, në një intervistë ekskluzive për Report Tv pas aktit të dorëheqjes së pak ditëve më parë, i pyetur fillimisht për komentin e tij për protestat e dhunshme të ditëve të fundit, u shpreh se organizatorët politikë të protestave të dhunshme, duke përdorur të mitur, synojnë destabilizimin e vendit
12 Dhjetor 2020, 20:13 -
Të hënën hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e tunelit të Llogarasë! Balluku: Krijon gjerdan infrastrukturor në jug! Ëndërr e të gjitha qeverive, e realizuam ne
Të hënën hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Vepra do të financohet me paratë e buxhetit të shtetit dhe do të kushtojë 155 milionë Euro. Ka qenë ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku e cila e ka bërë me dije duke thënë se ndërtimi i këtij tuneli hap një porte të re drejt Jugut të vendit dhe është një ëndërr e të gjitha qeverive por që e bëhet realitet sot.
12 Dhjetor 2020, 19:21 -
-
VIDEO/ Pak para protestës, Stresi kërcënon Ramën nga arratia: Dorëzo Ardi Veliun ose do të të djegim shtëpinë në Surrel! Po vij me djem nga Kosova e Maqedonia
Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si Stresi nuk i ka ndalur kërcënimet edhe pse është shpallur në kërkim nga policia pasi mori pjesë në ditën e parë të protestës së dhunshme për vrasjen e Klodian Rashës, ku pas saj u arratis në Kosovë.
12 Dhjetor 2020, 17:10 -
-
Tirana 100 vite kryeqytet, ekspozohen 120 foto bardhezi në sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
Në këtë 100-vjetor të Tiranës kryeqytet është çelur në sheshin “Skënderbej” një ekspozitë me foto në bardhezi. Organizatori i kësaj ekspozite, Saimir Rusheku, tregon evoluimin e kryeqytetit në një shekull
12 Dhjetor 2020, 14:38 -
Protesta/ Milva Ekonomi në Report Tv: Shoqëria ka të drejtë të reagojë por dhuna është e patolerueshme, fëmijë po përdoren nga forca politike
Shoqëria ka të drejtë të jetë e acaruar pas vrasjes së Klodjan Rashës por dhuna duhet përjashtuar. Ky është qëndrimi i deputetes së Partisë Socialiste, Milva Ekonomi. Në një intervistë të dhënë për Report Tv, Ekonomi deklaron se dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, tregon moralitetin dhe personalitetin e tij.
12 Dhjetor 2020, 14:21 -
Dita Botërore e Mbulimit Universal, Manastirliu në Durrës: Rritje historike buxheti për shëndetësinë
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ditën e sotme ditën Botërore të Mbulimit Shëndetësor Universal inspektoi qendrën shëndetësore të Porto Romanos në periferi të Durrësit, ku deklaroi se, programi i 300 qendrave shëndetësore do të vijojë, për të siguruar aksesin e barabartë dhe shërbimet falas për të gjithë qytetarët.
12 Dhjetor 2020, 12:41 -
-
Dhunë në Shkodër/ Të miturit në krye të 'rebelimit', shkatërrojnë selinë e PS! Mbërrijnë Balla dhe Beqaj: E organizoi PD-LSI, Monika të heqë dorë nga pagesat për minorenët
Ajo që nisi si një marshim qytetar në qytetin e Shkodrës për vrasjen e Klodjan Rashës, në fakt precipitoi në dhunë dhe shkatërrime nga disa të rinj, kryesisht të mitur. Ata kanë nisur të thyejnë çdo gjë që u ka dalë para, ndërsa u vendoset flaka tabelave të reklamave dhe koshave të mbeturinave në rrugë.
12 Dhjetor 2020, 11:26 -
Protesta në Tiranë/ 25 të arrestuar, nën hetim 130 të tjerë! Policia, 'nxitësve e ushtruesve të dhunës': U plagosën 3 efektivë, reagojmë proporcionalisht
25 persona janë arrestuar dhe 130 të tjerë janë në hetim pas protestës së mbrëmshme në Tiranë, për të tretën ditë radhazi pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha. Policia njofton se të gjithë këta persona akuzohen se organizuan grumbullim dhe tubim të paligjshëm dhe kanë ushtruar dhunë, duke plagosur 3 punonjës të Policisë si dhe shkatërruan pronën publike e private.
12 Dhjetor 2020, 11:08 -
Meta me të rinjtë: Vendit i duhet një ndryshim i fortë, ky sistem pengesë për të ardhmen
Presidenti Ilir Meta është shprehur se vendit i duhet një ndryshim i fortë dhe i madh dhe këtë mund ta bëjë vetëm rinia. Ndërsa nuk kurseu akuzat nga qeverisë duke thënë se reforma në drejtësi u keqpërdor nga ana e saj.
12 Dhjetor 2020, 10:15 -
'Dogjën' Durrësin gjatë protestave, 7 të arrestuar, 15 nën hetim në gjendje të lirë, 2 në kërkim
Protesta e djeshme në qendrën të Durrësit të organizuara për vrasjen e Klodjan Rashës u kthyen në një protestë shkatërruese duke thyer e djegur objekte të ndryshme nga protestuesit. Për këtë policia ka arrestuar në flagrancë gjatë protestave 7 persona, ka proceduar penalisht 15 persona, mes tyre dhe 3 organizatorët e protestave dhe ka shpallur në kërkim 2 persona.
12 Dhjetor 2020, 09:37 -
Sa njerëz mund të shtyjë drejt varfërisë COVID-19, sipas Bankës Botërore
COVID-19 mund të shtyjë në varfëri ekstreme 88 deri në 115 milionë njerëz, sipas Raportit të Varfërisë dhe Prosperitetit të Përbashkët 2020. Azia Jugore pritet të përmbajë 63% të të varfërve, që jetojnë me më pak se 1.90 dollarë në ditë. Vlerësimet e shumta dëshmojnë mjedisin e pasigurt që ka shkaktuar koronavirusi.
12 Dhjetor 2020, 08:33 -
VIDEO/ Puna e epidemiologëve në terren dhe testimi i pacientëve me COVID-19, Rama: Shqipëria po forcon kapacitetet testuese
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku duket puna e epidemiologëve në terren në gjurmimin e rasteve dhe bërjen e tamponit të pacientëve të dyshuar se mund të kenë COVID-19, pas simptomave të shfaqura në mënyrë që të shkëputet zinxhiri i transmetimit të virusit.
12 Dhjetor 2020, 08:23 -
Pas Kanadasë dhe Britanisë, SHBA autorizon vaksinën Pfizer, i hap rrugë vaksinimit në masë (VIDEO)
Administrata amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet (FDA) autorizoi të premten vaksinën e kompanisë Pfizer dhe BioNTech për përdorim emergjent, duke i hapur rrugën vaksinimit të miliona njerëzve. Autorizimi i vaksinës shënon një pikë kthese në Shtetet e Bashkuara, ku pandemia ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 292 mijë njerëzve.
12 Dhjetor 2020, 07:46