-
Zjarr i madh në Shkodër/ Shkrumbohen gjatë natës 2 lokale, shkak plasja e bombolës! Digjet fasada e pallatit, ballkonet... e grilat por shpëtojnë banesat (VIDEO)
Digjen gjatë natës dy lokale në qendër të Shkodrës, si pasojë e një zjarri të madh që është përhapur pasi ka plasur një bombol gazi në njërin prej tyre. Një fakt i tillë është pohuar nga shefi i Repartit të Ndërhyrjes në Zjarrfikësen e Shkodrës, Rdivan Bushati. Ai ka treguar gjithçka ka ndodhur në orën 03:20 minuta të mengjesit të sotëm ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë qenë prezent 5 mjete zjarrfikëse të cilat kanë vënë nën kontroll zjarrin.
9 Dhjetor 2020, 08:11 -
Nuk ka treg, domatet po kalben në serat e Fierit! Fermerët: Shiten 20 lek/kg! S'kemi përfituar nga subvencionet
Mbi 100 fermerë në Petovë të Fierit kanë investuar në sera për kultivimin e perimeve. Ata ankohen se nuk po gjejnë treg, ndërsa janë detyruar të hedhin me qindra kilogram domate. Sakaq ankesa kanë edhe fermerët e luleshtrydheve të cilët nuk përfitojnë nga skema e subvencioneve në bujqësi.
9 Dhjetor 2020, 07:31 -
Peza në Report TV: Nga 'Deputeti që duam' mund të dalin më shumë se 20 kandidatë (VIDEO)
PS mbylli një ditë më parë aplikimet në platformën "Deputeti që duam", ku kishin aplikuar 1600 kandidatë. Alfred Peza tha se nga këto aplikime, brenda kësaj jave do të përcaktohen 100 më të mirë dhe më pas do të nis trajnimi i tyre. Në fund tha Peza mund të zgjidhen 20 kandidatët më të mirë, por ky nuk është një numër fiks pasi mund të jetë më i lartë.
8 Dhjetor 2020, 18:27 -
'Asgjë nuk harrohet'/ Rrëfehet i penduari, SPAK zbardh vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut! Urdhër arreste për Emiljano Shullazin, Lul Berishën dhe 5 bashkëpunëtorë
SPAK zbardh vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut para disa vitesh. Për këtë akuzon Emiljano Shullazin, Lul Berishën dhe bandat e tyre. Rihapja e hetimeve ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit Luftar Reçi. Lul Berisha dhe Plarent Dervishaj aktualisht janë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa Indrit Taullai, Luftar Reçi (i penduar), Viktor Ymeri janë arrestuar.
8 Dhjetor 2020, 18:09 -
“Azem Hajdari ka mbetur vetëm”, si ka ndryshuar ceremonia nga PD në Ditën e Rinisë
Gjithçka mund të ketë ndryshuar në PD, si nga forma e organizimit ashtu edhe nga njerëzit. Ajo që PD ruan me fanatizëm është ceremonia e homazheve në monumentin e heroit të demokracisë, Azem Hajdari, në Qytet Studenti. Por vetëm ceremonia ama.
8 Dhjetor 2020, 18:00 -
Preç Zogaj e Mujo Buçpapaj rrëfejnë ‘8 dhjetorin’: Ishte një ditë zgjimi për demokracinë! Në 30 vite humbëm kohë në shumë stacione (VIDEO)
Preç Zogaj dhe Mujo Buçpapaj, dy prej intelektualëve që iu bashkuan studentëve të asokohe, rendisin kujtimet e 8 Dhjetorit, që në memorien e tyre ende kumbojnë si para 30 vitesh.
8 Dhjetor 2020, 17:48 -
E braktisi foshnje, sot lufton për jetën/”Pa Gjurmë” i përcjell nënës lajmin për vendndodhjen e të birit pas 28 vitesh (VIDEO)
Lufton për jetën çdo ditë që prej një viti kur është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë. Mimoza Llanaj, e cila jeton në Greqi nuk ka reshtur së kërkuari djalin, që lindi 28 vite më parë në maternitetin e Fierit.
8 Dhjetor 2020, 17:48 -
Vrasja e 25-vjeçarit në Tiranë/ SHÇBA: Polici ishte në kundërshtim me ligjin! S'ishte në kushtet e vetëmbrojtjes! Është arrestuar (DINAMIKA E NGJARJES)
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) pas hetimeve të kryera, ka dalë në përfundimin se polici që vrau 25-vjeçarin Klodjan Rasha, ka vepruar në shkelje të ligjit, pasi nuk ka qenë në kushtet e vetëmbrojtjes. Referuar njoftimit zyrtar, SHÇBA ka zbardhur të gjithë skemën se si ka ndodhur ngjarja, për të cilën thekson se për këtë ka edhe prova filmike të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
8 Dhjetor 2020, 16:41 -
-
Letër sehirxhinjëve nga fronti i Ferrit: Kush kujdeset dhe shërben vuan bashkë me të sëmurin, të vetmit që lumturohen janë sehirxhinjtë e vuajtjeve
Autoambulancat aty tregojne se sistemi po funksionon, ndonëse detyruar të përballet me “ngarkesa të tonazheve te larta” të cilat as vete sistemet shëndetësore solide nuk i përballuan. Automjetet private autokolonë në Itali, ku sondat e oksigjenit futeshin nga dritaret e makinave private, ishin dëshmia e fundit, ndërkohë që ti i dashur vëzhgues mizantrop, tregoje I shpenguar autoambulancat si dështim të sistemit. Jo ato janë pjesë dëshmi, se sistemi po funksionon nën peshën e tejet të rëndë të pandemisë se sistemi nuk dorëzohet...
8 Dhjetor 2020, 14:11 -
Naftë 50% më e lirë/ Vetëm 1500 fermerë të pajisur me NIPT në 2 muaj, zv. ministri i Bujqësisë Kristo në Report Tv: Do të bëjmë fushatë 'agresive' ndërgjegjësimi
Që në tetor Qeveria shqiptare ka dhënë një lajm shumë të rëndësishme për të gjithë fermerët. Kryeministri Rama shpalli projektin e Qeverisë për të hequr nga karburanti për prodhim bujqësor akcizën, taksën e qarkullimit dhe të karbonit.
8 Dhjetor 2020, 13:47 -
-
Komiteti Teknik i Ekspertëve: Në bazë të shifrave të kësaj jave vendosim nëse do ketë masa shtesë! Shqipëria në 'dritaren e parë' për marrjen e vaksinës anti-COVID
Kjo javë do të jetë shumë e rëndësishme për të përcaktuar nëse do të ketë masa shtrënguese ose jo me qëllim parandalimin e COVID-19. Komiteti Teknik i Ekspertëve në daljen e tyre të përjavshme kanë bërë me dije se e gjitha do të përcaktohet në varësi të rasteve të reja dhe viktimave me koronavirus.
8 Dhjetor 2020, 13:07 -
-
Instituti Piepoli dhe Report Tv publikojnë sondazhin e parë për zgjedhjet 2021! Qeveria Rama akoma shumicë, PD në rritje, votat e LSI-së i kalojnë PS-së
Sondazhi i zhvilluar nga Report tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli nxjerrin Partinë Socialiste shumicë në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Demokratike është në rritje krahasuar me vitin 2017, ndërsa votat e LSI-së i shkojnë Partisë Socialiste. Në lidhje me rolin dhe qëndrimet e presidentit Meta, shqiptarët e kanë kritikuar shumë, ku shprehen se nuk po mbron Kushtetutën, por interesat personale e partiake.
8 Dhjetor 2020, 11:36 -
-
Aksidenti ku vdiq 22-vjeçarja në Kamëz, 'arrest shtëpie' për shoferen e 'Smartit'! Dy të rejat ishin kunata! Prindërit e viktimës: Marrëdhëniet tona familjare janë sqaruar
Jepet masa "arrest shtëpie" për Denisa Dokun, 19 vjeçaren e cila po drejtone makinën tip "Smart" kur ndodhi aksidenti fatal të shtunën (5 dhjetor) në rrugën "Demokracia" në Kamëz, që i mori jetë 22 vjeçares pasagjere, Alida Spahiu.
8 Dhjetor 2020, 11:01 -
30 vjet nga Lëvizja Studentore/ Basha homazhe në monumentin e Azem Hajdarit, i shoqëruar nga ish-deputetë të PD
Kreu i PD Lulzim Basha ka bërë homazhe në monumentin e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, në Qytetin Studenti në nderim të lëvizjes studentore të 8 Dhjetorit 1990. Në këto homazhe ai është shoqëruar nga disa ish-deputetë të PD.
8 Dhjetor 2020, 10:47 -
-
'Po ndryshohet vendbanimi i qytetarëve'/ PD kërkesë të shtyhet miratimi i aktit për shpërndarjen e mandateve! Reagon KQZ, kërkon informacion nga Gjendja Civile
Partia Demokratike me anë të një kërkesë zyrtare i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të shtyhet miratimi i aktit për shpërndarjen e mandateve në zgjedhjet e 25 prillit .
8 Dhjetor 2020, 10:07 -