-
Pjesë e grupit të fajdeve në Shkodër, arrestohet i riu në tentativë për të hyrë në Shqipëri
24-vjeçari është ndaluar në lagjen "Qemal Stafa" teksa po tentone të hynte në Shqipëri, ndërsa ishte i shpallur në kërkim pasi pas më 12 mars të vitit që lamë pas gjykata e Shkodrës ka vendosur arrest me burg për veprën penale “Ushtrim pa licencë i veprimatrisë bankare me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
10 Shkurt 2020, 14:16 -
Burgu i Lezhës së shpejti me spital për të dënuarit e sëmurë (VIDEO)
Në burgun e Shënkollit në Lezhë, vuajnë dënimin ose priten të dënohen 150 persona, pasi pjesa tjetër e të burgosurve janë zhvendosur në burgun e Reçit, për shkak të dëmeve që ka pësuar godina nga tërmeti i 26 nëntorit.
10 Shkurt 2020, 12:53 -
-
Dhoma Amerikane e Tregtisë: 'Duty Free' u pengua të investojë, duhet reformë e thellë për klimën e biznesit! (VIDEO)
Dhoma amerikane e Tregtisë këshillon qeverinë që të ndërmarrë një reformë të thellë për të përmirësuar klimën e biznesit. Presidenti i dhomës Enio Jaco solli në vëmendje rastin e dyqaneve “Duty Free, ku sipas tij burokracitë po pengojnë një investim 3 milionë dollarë. Ai tha se korrupsioni dëmton rëndë investimet, duhet të zgjidhet çështja e pronave dhe të mos ndryshohen vazhdimisht sistemet e taksave. Pas kësaj deklarate ka reaguar kreu i opozitës Lulzim Basha i cili thekson se korrupsioni është problemi kryesor që po pengon investimet e huaja.
10 Shkurt 2020, 12:14 -
-
Zbardhet dëshmia e Gjutës në polici: Pistoletën e mbaja për të ruajtur 100 mijë eurot
10 Shkurt 2020, 11:22 -
Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Mish viçi me bizele dhe Verë e ngrohtë
Në këtë hapësirë të faqes sonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të përgatitura nga Zonja Vjollca .Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin "Rreze Dielli" nga ora 08:45 -10:00
10 Shkurt 2020, 11:18 -
OFL i vihet pas pasurive të 'Kumbarit të Shkodrës' me pallat 2 mln €...dhe të dënuarit për kokainë 400 mln € në Gjermani (VIDEO)
Bardhok Pllanaj, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore dhe Albert Lame Kochsiek nga Durrësi i dënuar në Gjermani për trafik droge, do duhet të dorëzojnë brenda 48 orësht auto-deklaratën për të justifikuar pasuritë dhe burimin e të ardhurave.
10 Shkurt 2020, 11:03 -
Vdekja e shqiptarit në burgun e Francës/Flet nëna: Ma kanë mbyt djalin dhe haber s'na kanë sjellë! I lutem Ramës që t'ma sjellë trupin në shtëpi (VIDEO)
Familja Rexha ka hapur dyert e mortit, edhe pse nuk kanë trupin e djalit që ta qajnë. Me lot të sy, e veshur me të zeza, nëna e Mentor Rexhës, shqiptarit që u gjet i vdekur në burgun e Francës, Rukie gjen forcën për të folur para mediave, për të kërkuar ndihmë drejtuar specifikisht kryeministrit Edi Rama që t'i sjellë trupin e djalit të saj në shtëpi. Ajo shprehet se bindur se djali i saj nuk është vetëvrarë, siç autoritetet franceze pretendojnë, por e kanë vrarë.
10 Shkurt 2020, 11:00 -
-
-
Gjuta kapet me pistoletë me fishekë në gojë, i maskuar me kapele pranë selisë së PS, pak minuta para mbledhjes /Video
Efektivët e Gardës, në detyrë për të ruajtur sigurinë gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS-së në selinë rozë, pikasin një person të dyshimtë me kapele e çantë në brez pranë një exchange afër PS-së. Efektivët ndërhyjnë për ta ndaluar dhe rezulton të jetë Vladimir Gjuta të cilit i bie arma në tokë. Sekuestrohet pistoleta me fishekë në gojë dhe çanta Gucci me mbi 100 mijë euro brenda. Gjuta në polici: Pistoletën e kisha për vetëmbrojtje pasi do këmbeja paratë. Garda rrit sigurinë e kryeministrit Rama, pas mbledhjes nuk largohet me Benz por me një "Lincoln".
10 Shkurt 2020, 10:06 -
Balla: Ristrukturim total i PS! Ndryshime edhe në statut... Meta të zgjohet dhe të bëjë detyrën Kushtetuese (VIDEO)
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në përfundim të mbledhjes, ka dhënë një prononcim për mediat ku ka zbuluar atë se çfarë është diskutuar në ata takim.
10 Shkurt 2020, 09:50 -
Ambasadorja Yuri Kim: Investimet, integrimi dhe mbrojtja e Shqipërisë, tre prioritetet e SHBA (VIDEO)
Kim shprehet se është e privilegjuar që do të shërbejë për SHBA në Shqipëri, dhe se reformat e kërkuara do sjellin begati e qëndrueshmëri për vendin e rajonin. Ndër pikën e parë që ajo ka renditur si fokusim të punës së SHBA në Shqipëri është thellimi i marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes së Shqipërisë.
10 Shkurt 2020, 09:32 -
Interi përmbys Milanin,fiton derbin dhe merr kreun! Fiton Lazio (VIDEO)
Derbi i Milanos vishet zikaltër. Interi përmbys Milanin, fiton 4-2 derbin dhe merr kryesimin e kampionatit italian. Interi realizoi një përmbysje të “çmendur” nga humbje 2-0 në fitore 4-2 në pjesën e dytë. Lacio është në garë të plotë për titullin kampion. Fiton me përmbysje Barcelona ndërsa Bajern Mynih-Lajpcig u mbyll pa gola.
10 Shkurt 2020, 09:27 -
Bilanc lufte në Kinë ai i epidemisë prej koronavirusit, 910 viktima, rastet e të infektuarve tejkalojnë shifrën 40,000 (VIDEO)
Po bëhet gjithnjë e më i rëndë bilanci i viktimave të epidemisë prej koronavirusit. 97 viktimat e regjistruara në 24 orët e fundit e kanë çuar numrin e vdekjeve në Kinë në 910, ndërsa rastet e të infektuarve kanë tejkaluar shifrën 40,000 (40.547).
10 Shkurt 2020, 08:51 -
'Parasite' shkruan historinë, lista e plotë e fituesve në ‘Oscars 2020’
Filmi koreanojugor ka hyrë në histori duke u bërë filmi i parë joanglishtfolës që e fiton çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë. "Paraziti" fitoi katër çmime në total, ndërsa 1917 i Sir Sam Mendes mori tre.
10 Shkurt 2020, 07:25 -
Vrasje apo vetëvrasje e shqiptarit në burg?! Motra: Duam ndihmë të kthejmë trupin! Ambasadori: Në kontakt me autoritetet franceze për hetimet
Një 36-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë më 1 shkurt teksa ndodhej në qeli në një burg në Francë, i arrestuar per djegien e disa makinave. Autoritetet franceze thonë se Mentor Rexha është vetëvrare, por familjarët në një komunikim me Shqiptarja.com ngrenë dyshime se ai është vrarë. Motra udhëton nga Italia ne France për të marrë trupin: Katastrofë, s'ke cfare t'i shohësh, ka shenja hekuri. Ambasadori ne Paris për Shqiptarja.com, tha se është në kontakt me familjarët dhe autoritetet atje, dhe se për kthimin e trupit në atdhe nëse familja nuk ka mundësi financiare duhet te kontaktojë me shërbimin social.
9 Shkurt 2020, 22:54 -
Stuhia 'Ciara' sjell anulimin e udhëtimeve në të gjithë Europën (FOTO)
Paralajmërimet e udhëtimit janë lëshuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga "Zyra Meteorologjike Britanike", me erëra të mëdha që priten në pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit gjatë gjithë ditës së dielë.
9 Shkurt 2020, 20:05 -
-
Ekskluzive/ Motra e shqiptarit të vrarë në burgun e Francës: Ç'a t'i çoj nënës për të qarë! Ambasada shqiptare më tha s'kemi fonde për të sjellë trupin (VIDEO)
Suela Rexha, motra e Mentor Rexhës i cili u gjet i vrarë në burgun e Francës në një lidhje telefonike ekskluzivisht për Report TV ka treguar si ka marrë vesh lajmin për vdekjen e vëllai të saj, teksa bën fajtore shtetin francez.
9 Shkurt 2020, 18:16
