-
Beteja për Kopshtin Botanik/ Gjykata pranon padinë e FSHN, 5 gjyqtarë do vendosin për fatin e çështjes (VD)
Gjykata Administrative e Apelit pranoi padinë e FSHN për kalimin e Kopshtit Botanik në administrim të Bashkisë së Tiranës. Në seancën e radhës gjykata me 5 gjyqtarë do të vendosë nëse do të hetojë çështjen apo do ta kalojë tek Gjykata e Shkallës së Parë. Ndërkohë dtudentët e FSHN me pankarta në duar kanë dalë në protestë duke kërkuar anulimin e VKM që i kalon Kopshtin Botanik, Bashkisë së Tiranës.
29 Tetor 2019, 12:23 -
Report Tv në fshatin e trafikantit nga Hasi/ 17 mijë paund për 1 udhëtim me kamion drejt Anglisë...babai në Has i 'mbytur' në borxhe
Report Tv ishte në familjen e Kastriot Ahmataj të zbuluar nga Daily Mail si pjesë e një grupi në trafikun e klandestinëve në Angli. Familja e tij jeton në fshatinNikoliq, disa kilometra larg qytetit të Krumës. I larguar tre vite më parë, babai i tij, ende nuk ka shlyer dot borxhin 7500 paund që mori për ta dërguar me kamion të birin në Londër.
29 Tetor 2019, 12:15 -
-
'Mbytën' me kokainë Kolumbie 5 shtete të BE-së/ Sekuestrohen 3 milionë € pasuri në Shkodër! Kreu i bandës investime në emër të kunatit
Më 26 qershor, policia sekuestroi 200 mijë euro 10 milionë lekë, 7 automjete, 7 banesa dhe 1 biznes, në operacionin "Goldfinger", koordinuar nga Europol-i dhe i drejtuar nga autoritetet e hetimit në shtetet ky grupi kishte shtrirë aktivitetin kriminal.
29 Tetor 2019, 11:09 -
Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Pulë me patate e kos dhe Ëmbëlsirë me biskota dhe krem
Në këtë hapësirë të faqes sonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të përgatitura nga Zonja Vjollca .Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin "Rreze Dielli" nga ora 08:45 -10:00
29 Tetor 2019, 11:09 -
Dalin konkluzionet, prokuroria: RENEA nuk shkeli ligjin në vrasjen e Kacifasit në Bularat
Dosja e ekstremistit Konstandino Kacifas do të rishortohet tek Krimet e Rënda për të zëvendësuar dy prokurorët e larguar Besnik Mucin i cili shkoi në Kushtetuese dhe Njazi seferin të dorëhequr për arsye shëndetësore. Ndërsa ReportTv mëson se nga hetimet e deritanishme rezulton se reparti RENEA nuk ka asnjë shkelje të ligjit për përdorimin e armëve gjatë operacionit për neutralizimit të Kacifas.
29 Tetor 2019, 10:49 -
Shkollimi dhe përfshirja në politikë/ Kandidatet për Kushtetuese në 'testim' para Komisionit të Ligjeve (VIDEO)
Ka nisur mbledhja në Komisionin e Ligjeve, lidhur me vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese ku prezentë do të jenë edhe 3 kandidatët për plotësimin e vendeve vakante: Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska.
29 Tetor 2019, 10:26 -
Problemet me pronat/ 'Riviera e Jonit e Butrinti del me nga 4 pronarë' Artan Lame: Skandal edhe në Spille e Shëngjin
Zonat bregdetare janë më problematiket sa i takon abuzimit me pronat. Kreu i Kadastrës Artan Lame ka listuar zonat ku abuzimet kanë qenë të shumta, veçanërisht në Karaburun Shëngjin dhe Durrës. Lame ka theksuar se ka zona që dalin me 3-4 pronarë.
29 Tetor 2019, 10:18 -
-
Takimi në Athinë/ Mitsotakis: Së shpejti do të njohim patentat! Rama: Shpresojmë një pakt për detin, hiqni ligjin e luftës (VIDEO)
“Shqipëria është shembull i shndritshëm i respektimit të minoriteteve”, kështu i është përgjigjur kryeministri Edi Rama homologut të tij grek Micotaqis pas deklaratave të këtij të fundit se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri është parakusht për vendin tonë për integrimin në Bashkimin Europian.
29 Tetor 2019, 07:40 -
622 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në BE në dekadën e fundit, kryesojnë Italia e Greqia, rritet ndjeshëm Gjermania
Janë 622 mijë shqiptarë që në dekadën e fundit (2008-2018) kanë marrë leje qëndrimit në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor.
29 Tetor 2019, 07:38 -
-
Intervista/ Jaho Brahaj: Mitologjia iliro-arbërore e gdhendur në lahutë (FOTO+VIDEO)
Flet studiuesi i njohur: Përse lahuta shqiptare është më e vjetra në Ballkan. Përse mungon studimi i saj. Lahuta, kult, trajtohej si qenie njerëzore. Si i kanë interpretuar albanologët mitet si gjarpri, ora dhe kreshniku. Si po rrezikohet antikuarët në Shqipëri nga blerësit në Kroaci. Pse ngeli në sirtar Dosja për futjen e lahutës shqiptare në UNESCO.
29 Tetor 2019, 07:21 -
Baze: Të mbytesh në një pellg me ujë, nga zakoni për të gënjyer
Basha hyn tek ata politikanë që kanë deklaruar miliona euro sa kanë futur këmbët në qeveri dhe nuk është se trondisin njeri me shifrat e pasurisë. Ai po hetohet për lekë në tre kontinente, nga Rusia në Tiranë e Uashington.
28 Tetor 2019, 22:58 -
Anti-informaliteti me dorë të hekurt/ Mbyllet Diamond Coffe Store! Braçe: Po rrënojnë veten
Në kuadër të aksionit anti-informalitet është mbyllur ditën e djeshme një nga lokalet më të frekuentuara në zonën e 21 dhjetorit, Diamond Coffe Store. Lajmin e ka bërë të ditur zv. kryeministri Erion Braçe i cili ka thënë se gjithashtu janë mbyllur disa biznese edhe në zonën e Rinasit.
28 Tetor 2019, 20:43 -
-
Drafti: Të dyfishohen gjobat për bizneset që nuk lëshojnë kupon...përsëritësve u bllokohet aktiviteti!
Ministria e Financave ka një propjektligj që synon dyfishimin e gjobave për tatimpaguesit që shkelin ligjin tatimore. Me draftin e ri të hartuar biznesi i vogël qe nuk lëshon kupton tatimor do gjobitet 50 mijë lekë dhe jo më 25 mijë lekë. Biznesi i mesëm do të gjobitet 100 mijë lekë dhe i madhi me 150 mijë lekë. Dhe në rast ripërsëritetje, biznesi do të bllokohet
28 Tetor 2019, 18:44 -
Reagon Kajmaku: Nuk e dija që isha në hetim nga Greqia dhe se duhet ta deklaroja në formular, e mësova nga mediat
Në një dokument që mban datën 28 tetor drejtuar kryeprokurores Arta Marka dhe KQZ, Kajmaku sjellë dy argumente se përse nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit arrestimin e tij në Greqi për falsifikim të parave.
28 Tetor 2019, 18:38 -
Fermerët të mërkurën në protestë/ Kryemadhi: LSI e mban fjalën, ne kemi një program që përkrahë bujqësinë e blegtorinë
Në një deklaratë për mediat, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se ajo dhe partia që drejton e mbajnë fjalën e dhënë, kështu fermerët duhet tu besojnë atyre. Ndër të tjera Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama, duke thënë se po vjedh edhe tek njerëzit më të varfër që ngrihen natën për të siguruar bukën e gojës.
28 Tetor 2019, 18:10 -
-
